Tag: arbrit

  • Digjet makina në rrugën e Arbrit, shpëtojnë personat që ndodheshin brenda

    Digjet makina në rrugën e Arbrit, shpëtojnë personat që ndodheshin brenda

    Një automjet tip benz mori flakë pasditen e kësaj të premteje në rrugën e Arbrit.

    Ngjarja ndodhi në segmentin mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës, teksa një automjet tip benz që po lëvizte në drejtim të Peshkopisë mori flakë në pjesën e pasme të tij.
    Fatmirësisht zjarri u pikas shpejt nga drejtuesi i automjetit i cili e ka ndaluar menjëherë dhe prej tij kanë zbritur të gjithë personat që ndodheshin në të.

    Në vendngjarje mbërriti shërbimi zjarrfikës i Bulqizës i cili ndërhyri për shuarjen e zjarrit.
    Automjeti është shkrumbuar thuajse i gjithi ndërsa po hetohen shkaqet e rënies së zjarrit.

  • Aksident në ‘Rrugën e Arbrit’, makina përfundon në kanal

    Aksident në ‘Rrugën e Arbrit’, makina përfundon në kanal

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në ‘Rrugën e Arbrit’ në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, ku makina ka dal nga rruga dhe ka përfunduar afër një përroi.
    Fatmirsisht ka shpëtuar drejtuesi i mjetit, një 30- vjeçar nga Maqellara i cili ishte denoncuar i humbur prej tre ditësh nga familja e tij.
    Makina në vendin ku ka ndodhur aksidenti është vënë re nga kalimtarë të rastit, ndërsa policia po heton rastin.

  • Berisha: Për Edi Ramën Rruga e Arbrit nuk bëhej kurrë! Agron Malaj nga oficer garde u bë njeriu më i pasur i Matit

    Berisha: Për Edi Ramën Rruga e Arbrit nuk bëhej kurrë! Agron Malaj nga oficer garde u bë njeriu më i pasur i Matit

    Berisha: Për Edi Ramën Rruga e Arbrit nuk bëhej kurrë! Agron Malaj nga oficer garde u bë njeriu më i pasur i Matit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një bisedë me banorët e Klosit, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se dikur shprehej se Rruga e Arbrit nuk bëhej dhe kryebashkiakun Agron Malaj, si njeriun më të pasur të zonës.

    Berisha tha se, për Edi Ramën, Rruga e Arbrit nuk bëhej kurrë. Agron Malaj nga oficer garde u bë njeriu më i pasur i Matit.

    Berisha: Ju falënderoj shumë përzemërsisht, për këtë pritje kaq të ngrohtë, kaq vonë, por unë nuk mund ta kaloja turin tim në Dibër pa u ndal tek ju.

    Banorët e mrekullueshëm, mbështetësit e fuqishëm të PD, pa u përshëndetur me ju dhe kam shumë kënaqësi që vij këtu me Xhelal Mziun, udhëheqësin e qarkut të Dibrës për PD-ASHM, dhe këta kandidatë për deputetë, personalitete të vërtetë të këtij qarku, të PD dhe të vendit në tërësi, të cilët do t’ju përfaqësojnë ju dhe interesat tuaja me dinjitet të madh në parlamentin e ardhshëm.

    Unë, nuk ka nevojë t’ju flas për këta kandidatë për deputetë, se i njihni vet, sa i njoh dhe unë. Por një gjë është e sigurt, se midis Basir Çollakut, Xhemal Gjunkshit, Xhelal Mziut. Midis Përparim Spahiut, dhe ish-kryetares së PD dhe tani kandidate, Denisa Vata, dhe përfaqësuesve të tyre në Mat dhe në Dibër, është një ndryshim i jashtëzakonshëm.

    Miq, ky Agron Malaj, para disa vitesh, ky ishte oficer në organet e rendit apo të Gardës së Republikës. Sot ky, është njeriu më i pasur i Matit dhe ju siguroj se, atë pasuri, së bashku me vëllain e tij, Fatosin, e ka qindarkë për qindarkë të vendosur vetëm nga korrupsioni shtetëror, nga tenderat, që normalisht nuk duhet t’i fitonte kurrë në shtet.

    Këta krijuan një sistem që nuk ka ekzistuar kurrë. Këta krijuan sistemin që, paratë dhe taksat tuaja që përdoren për shkolla, për ndërtime, për të gjitha, t’i marrin për vete. Të krijojnë sipërmarrje dhe t’i marrin vet.

    Dhe, çfarë solli kjo? Kjo solli, po të vish sot në Mat, dhe kudo në jug, janë të mbetura aty ku kanë qenë, asnjë investim të përfillshëm. Rrugë të rrënuara, shkolla të rrënuara, qendra shëndetësore të shkatërruara. Ndërkohë, miliarda e miliarda euro tendera të shndërruara në pasuri të tyre.

    Ndaj dhe, çfarë bëri Edi Rama, miq.

    Edi Rama i mori një e nga një këta dhe i tha: këto para që keni vjedhur, unë i dua vota.

    Ju vërtetë u bëtë pasanikë, por tani unë dua vota.

    Secili prej tyre, në mënyrë absolute, ka dosje në prokurori për vjedhje dhe korrupsion. Dhe këta tani, bëjnë gjithçka të rrëmbejnë votat tuaja.

    Por ky është vetëm njëri aspekt. E keni dëgjuar shumë ju se ka akuzuar Edi Ramën se ka diskriminuar veriun. E ka diskriminuar, ua them unë, se kot nuk mund ta akuzoja kurrë.

    Ai është një njeri që trashëgon urrejtje për veriun, sepse e kanë patur baballarët e tij atë urrejtje dhe me radhë. Por, çfarë mund t’ju them për këtë.

    Ai, edhe jugun. Paratë i ka çuar atje, por ai ka vjedhur, nuk ka investuar për qytetarët. Jo, absolutisht!

    Unë isha në Gramsh. Asnjë kilometër rrugë. Edhe t’u them një gjë, Gramshi është jashtëzakonisht i paurbanizuar, të themi të vërtetën. Asnjë kilometër, asnjë investim. Vetëm propagandë.

    Ishte në dibër dhe foli tha: nuk them më që nuk do bëj Rrugën e Arbrit. Dy gjëra do t’u them ju dhe të gjithë banorëve të këtij qarku.

    Në mënyrë absolute, Rruga e Arbrit për Edi Ramën nuk bëhej kurrë, ta dini këtë.

    Se, nuk thotë dot 1 kilometër rrugë të re që ka hapur në të gjithë zonën e veriut, 1 kilometër, po jo më të hapte Rrugën e Arbrit. E dyta, ju garantoj, sepse thashë, ne e ndërtuam 32 kilometrat mbetën 27, ato nuk mund të lihen të papërfunduara. Dhe e lamë gati. Paratë dhe kontratën. E prishi kontratën.

    Tani bëri ç’bëri një gjë dua t’u them banorëve të këtij qarku, që ajo rrugë, e cila në kontratë është për t’u vendosur taksa, nuk do vendos taksë kurrë në atë në rrugë. Dhe ju duhet që do të qarkulloni pa asnjë taksë, sikundër ju,sikundër të gjithë. Se ka vënë dy taksa. Për të ardhur tjetri nga Tropoja, duhet të paguajë një taksë në Kalimash dhe një taksë tek Ura e Limuthit. Dy taksa, por nuk janë pak. Se janë 7 euro së bashku, dhe po të jetë kamion është 40 euro, është 50 euro, është qamet. Këto do të hiqen në mënyrë përfundimtare.

  • Arusha “surprizon” shoferët, del në Rrugën e Arbrit

    Arusha “surprizon” shoferët, del në Rrugën e Arbrit

    Një arushë është filmuar pranë rrugës në zonën e Fushë-Bulqizës, përgjatë Rrugës së Arbrit.
    Sipas qytetarit që ka dërguar videon, kafsha është shfaqur pranë zonës së banuar, duke kaluar në afërsi të automjeteve.
    Shoferët që kalojnë në këtë segment këshillohen të lëvizin me kujdes, veçanërisht gjatë orëve të vona ose herët në mëngjes.
    “Arusha n’malet e Dibrës – mjerë ai që e sulmon,” shkruan qytetari.

  • VIDEO / Rama i bie daulles në rrugën Maqellarë-Peshkopi, shoqërohet nga Noizy

    VIDEO / Rama i bie daulles në rrugën Maqellarë-Peshkopi, shoqërohet nga Noizy

    Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur vizitën e tij në Dibër gjatë mbrëmjes së sotme, në një mënyrë të pazakontë.
    I shoqëruar nga muzika e vallet në sfond, si dhe reperi Nizy, kryeministri Edi Rama i ka rënë dhe vetë daulles. Rama ka inauguruar edhe rrugën Maqellarë-Peshkopi, segmenti i fundit që përmbyll Rrugën e Arbrit.
    “Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër”, shkruan Rama.
    Postimi i kryeministrit Edi Rama:
    Dibër – Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër, që pa këtë segment do të na linte në shpinë romuzet e bulevardit të Peshkopisë, i cili meqë ra fjala, po qendiset bukur edhe ai tani që flasim

     

  • Rama: Pas Rrugës së Arbrit mandatin e katërt bëjmë rrugën Burrel-Ulëz, nxitje investimeve në turizëm

    Rama: Pas Rrugës së Arbrit mandatin e katërt bëjmë rrugën Burrel-Ulëz, nxitje investimeve në turizëm

    Kreu i PS-së, Edi Rama siguroi sot banorët e Burrelit se mandatin e katërt do të bëhet rruga Burrel-Ulëz. Në një takim elektoral në qytetin e Burrelit, Rama prezantoi investimet 10-vjeçare në qarkun e Dibrës. Ai u ndal te investimet në infrastrukturën rrugore, ku veçoi Rrugën e Arbërit.
    ”Jemi vetëm 9 ditë larg nga takimi me historinë në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe jam realisht shumë i lehtësuar për faktin që nuk po bëjmë një tjetër fushatë duke premtuar se do të mbarojë Rruga e Arbrit, por po bëjmë një fushatë duke ardhur nga Rruga e Arbrit”, tha Rama.

    Kryeministri po ashtu shprehu bindjen se në dekadën e ardhshme Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë. ”Natyrisht që akseset në pikat më të bukura janë të domosdoshme dhe ne jemi në proces dhe shpresoj shumë se deri në fund të këtij viti ta kryejmë edhe rrugën e Lurës”, tha Rama.
    Nga ana tjetër, Rama siguroi banorët e Burrelit se mandatin e katërt mbetet për t’u bërë edhe rruga që lidh Burrelin me Ulzën, pasi është një zonë shumë e bukur. ”Tani që nga Rruga e Arbrit shkohet kaq lehtë, ajo rrugë kur të transformohet do ta bëjë shumë të lehtë mundësinë për të bërë investime të tjera në atë anë”. Po ashtu kryeministri siguroi se qeveria do të investojë edhe në rrugën Skuraj-Burrel, me gjatësi prej 36 kilometrash.

  • “Dibra më e lakmuara në turizëm”, Rama nga Burreli: Do të bëjmë rrugën e Lurës dhe Ulëzës

    “Dibra më e lakmuara në turizëm”, Rama nga Burreli: Do të bëjmë rrugën e Lurës dhe Ulëzës

    Nga takimi përmbyllës i fushatës në Mat, kryeministri Edi Rama zbuloi edhe projektet kryesore që do të zbatohen në mandatin e ardhshëm për të përmirësuar infrastrukturën, kryesisht atë rrugore, në këtë zonë.
    Rama tha se rrugën e Arbrit, që u finalizua me hapjen e tunelit të Murrizit, do ta pasojnë investimet për ndërtimin e rrugës së Lurës dhe Ulëzës.
    “Unë jam i lehtësuar që nuk po bëjmë tjetër fushatë duke vazhduar të themi se do bëjmë Rrugën e Arbrit, por po bëjmë fushatën duke ardhur nga Rruga e Arbrit. Unë them se ka qenë dibran ai që ka thënë se “oreksi vjen duke ngrënë”. Kjo rrugë sjell jo vetëm lehtësim të lidhjes së njerëzve me Tiranën, por hap edhe horizont krejt të ri për investimet në turizëm. E di që ka konkurrencë të brendshme mes Dibranëve dhe Matjanëve, pasi sa herë i them ndonjë gjë për dibranët nuk ka duartrokitje të nxehta, por mos u mërzisni se do bëhet edhe rruga e Lurës, edhe ajo e Burrelit me Ulzën. Zonë shumë e bukur dhe tani që vihet më lehtë, e do transformohet, ku do lehtësojë edhe mundësinë e investimeve të tjera”, tha kreu i mazhorancës.
    Shefi i qeverisë shtoi më tej se “në dekadën e ardhshëm Dibra do jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë”, ndaj nënvizoi se akseset në pikat më të bukura janë të domosdoshme.
    “Jemi në proces dhe me ndihmën e Zotit shpresoj që deri në fund të vitit të arrijmë edhe rrugën e Lurës”, tha Rama.

  • “Sot vijmë nga rruga e Arbrit për fushatë”, Rama: Mandatin e katërt ndërtojmë rrugën që lidh Burrelin me Ulzën

    “Sot vijmë nga rruga e Arbrit për fushatë”, Rama: Mandatin e katërt ndërtojmë rrugën që lidh Burrelin me Ulzën

    Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të premte në qytetin e Burrelit ku zhvilloi një takim elektoral me qytetarët e zonës.
    Ai theksoi se ndihet krenar që sot vjen në fushatë jo më për të premtuar ndërtimin e rrugës së Arbrit, por vjen për fushatë duke kaluar nga rruga e Arbrit.
    Më tej kryeministri premtoi se në mandatin e katërt do të ndërtohet rruga e Lurës si dhe rruga që lidh Burrelin me Ulzën.

    “Nuk po bëjmë një fushatë duke premtuar se do mbarojë rruga e Arbirt, por po bëjmë një fushatë duke ardhur nga rruga e Arbrit. Unë them që duhet të ketë qenë Dibran dhe ai që ka thënë se “Oreksi vjen duke ngrënë”. E di që kemi shumë për të bërë. Ajo që është vlera e madhe ekonomike që do të sjellë rruga e Arbrit është që do të hapë një horizont të ri krejt për investimet në turizëm. Uën jam i bindur se në dekadën e ardhshme Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë. Natyrisht që akseset në pikat më të bukura janë të domosdoshme. Ne jemi në proces dhe shpresoj shumë që në fund të këtij viti të kryejmë dhe rrugën e Lurës. E di që këtu ka dhe një konkurencë të brendshme mes Matjanëve dhe Dibranëve se sa herë them ndonjë gjë për Dibranët sikur nuk ka duartrokitje të nxehta. Mandatin e katërt do të bëjmë edhe rrugën që lidh Burrelin me Ulzën”, tha Rama.

  • Live! Rama takim në Burrel: Rruga e Arbrit do të hapë horizont për investimet e reja në turizëm

    Live! Rama takim në Burrel: Rruga e Arbrit do të hapë horizont për investimet e reja në turizëm

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin përmbyllës elektoral në Burrel.
    Rama u shpreh se rruga e Arbrit do të hapë horizont për investimet e reja në turizëm/
    “Doja të ndaja me ju disa fakte, shifra. Kam akoma punë për të vërë. Rruga e Arbrit do të hapë horizont për investimet e reja në turizëm. Në dekadën e ardhshme, Dibra do jetë pjesa më e lakmuar. Ne jemi në proces dhe deri në fund të këtij viti ta kryejmë edhe rrugën e Lurës. Në mandatin e katërt, mbetet për t’u bërë rruga që lidh Burrelin me Ulzën”, theksoi ai.

    “Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shprehet kryeministri në postimin e tij në rrjetin social Facebook, në prag të nisjes së tkaimit.

  • Aksident në rrugën e “Arbrit” disa të plagosur! Bllokohet qarkullimi te tuneli i Murrizit

    Aksident në rrugën e “Arbrit” disa të plagosur! Bllokohet qarkullimi te tuneli i Murrizit

    Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e “Arbrit” në afërsi të tunelit të Murrizit.
    Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur disa persona të palgosur, ndërsa është bllokuar qarkullimi.
    Raportohet se personat e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore drejt spitalit.