Tag: arbrit

  • Hidhet nga ura në rrugën e Arbrit, në Klos/ Nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit nga humnera

    Hidhet nga ura në rrugën e Arbrit, në Klos/ Nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit nga humnera

    Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës është gjetur i pajetë në Fshatin Fshat në Klos, në rrugën e Arbrit. Ai dyshohet që të jetë hedhur nga ura, rreth 160 metra e lartë, gjatë mbrëmjes së të hënës, rreth orës 23:00.
    Në vendngjarje ishin të pranishme zjarrfikëset, forcat Shqiponja dhe policia e Burrelit, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga humnera. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por pritet reagimi i policisë, e cila po bën ekspertizën në Tiranë nëse ka kryer vetëvrasje apo është vrarë.
    Klodian Kulla ishte nipi i Nehat Kullës, i cili njihej si “Gjenerali” dhe banda e tij veproi në Tufinë në vitet 1997-1998.

  • Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete te “Ura e Vocit”

    Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete te “Ura e Vocit”

    Një aksident është regjistruar mesditën e këSaj të hëne në zonën e quajtur “Ura e Vocit”, në rrugën e Arbrit.
    Një automjet tip “Skoda” është përplasur me një tjetër mjeti tip “Audi” dhe si pasojë ky i fundit ka dalë nga rruga dhe kapërfunduar në një tokë djerrë.
    Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
    Policia ndodhet në vendngjarje.

  • SKANDALI i rradhës/ Deformohet traseja, Rruga e Arbrit rrezikon të shembet në afërsi të tunelit të Murrizit

    SKANDALI i rradhës/ Deformohet traseja, Rruga e Arbrit rrezikon të shembet në afërsi të tunelit të Murrizit

    Rruga e Arbrit rrezikon të shembet në segmentin e Xibrit. Edhe pse në këtë zonë nga tunelet në fshatin Shkallë deri tek tunelit i Murrizit është ndërhyrë disa herë për riparimin e deformimeve që pësonte rruga, situata mbetet e njëjtë, madje ka ardhur duke u rënduar.
    Në afërsi të tunelit të Murrizit traseja e rrugës ka pësuar deformim në anën e poshtme të saj. Të gjithë ata që vijnë nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër përballen me disnivelin e rrugës në vendet ku ka pësuar çarje dhe shtypje. Sipas specialistëve reshjet e shiut pritet të ndihmojnë në dëmtimin e mëtejshëm të karrexhatës pasi uji hyn në të çarat e asfaltit.
    Ndonëse 6 vite më parë kjo rrugë u hap në mënyrë provizore me hapjen për qarkullim të tunelit të Murrizit u konsiderua e përfunduar. Drejtuesit e mjeteve do tju duhet të bëjnë shumë kujdes në segmentin e Xibrit pasi problemet kanë nisur bashkë me shirat e vjeshtës.
    Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo rrugë ka qenë problematike që kur është ndërtuar dhe sipas tyre problemet do të vijojnë edhe në të ardhmen. Më problematike situata është në ditët me shi pasi automjetet që përballen me deformimin e asfaltit mund të përfundojnë të aksidentuar.

  • FOTO/ Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, 4 persona dërgohen me urgjencë te Trauma

    FOTO/ Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, 4 persona dërgohen me urgjencë te Trauma

    Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit në Rrugën e Arbrit.

    Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Njëra nga makinat është kthyer përmbys.

    Kanë qenë disa shoferë të rastit, të cilët kanë pikasur aksidentin dhe kanë njoftuar policinë e ambulancën të cilët kanë shkuar në vendngjarje, ku dhe kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës.

    Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit, teksa paraprakisht mendohet lagështira në rrugë si dhe shpejtësia  e madhe.

  • Aksident te “Ura e Vashës” në rrugën e “Arbrit”, një makinë përplaset me furgonin

    Aksident te “Ura e Vashës” në rrugën e “Arbrit”, një makinë përplaset me furgonin

    Një aksident është regjistruar në Rrugën e Arbrit, mbi “Urën e Vashës”, në hyrje të tunelit nr. 6, ku një automjet është përplasur me një furgon.
    Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes për të kryer verifikimet e para.
    Sipas informacioneve paraprake, automjeti udhëtonte në drejtim të Tiranës, ndërsa furgoni po lëvizte drejt Dibrës. Grupi hetimor pritet të përcaktojë shkaqet e këtij aksidenti.
    Klos/ Informacion paraprak
    Rreth orës 12:10, në vendin e quajtur “Ura e Vashës”, është përplasur automjeti tip “furgon” që transporton mallra, me drejtues shtetasin M.M., me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin V.P.
    Si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Dy automjete përplasen në Rrugën e Arbrit, gjashtë të plagosur

    Dy automjete përplasen në Rrugën e Arbrit, gjashtë të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën e Arbrit, në afërsi të Gjoricës, ku janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes raportohet për 6 persona të plagosur.
    Dy prej të plagosurve janë nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, ndërsa katër të tjerë po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Peshkopisë.
    Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.
    Banorët e zonës thonë se kjo nuk është hera e parë që në këtë segment të rrugës ndodhin aksidente, disa prej të cilave edhe me pasoja në jetë njerëzish

  • Disa të lënduar në rrugën e Arbrit nga përplasja e dy makinave

    Disa të lënduar në rrugën e Arbrit nga përplasja e dy makinave

    Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën në vendin e quajtur “Vanar” në Njësinë Administrative Xibër.
    Në aksident u përfshin një automjet tip “Opel” dhe një automjet tip “Volvo”. Të dy po lëviznin në drejtim të Dibrës ndërsa dëshmitarët thanë se në momentin e aksidentit ka qenë autokolonë automjetesh të cilat po lëviznin në drejtim të qarkut Dibër për fundjavë.
    Po ashtu, dyshohet se një automjet ka tentuar të ndalet në rrugë e për pasojë të gjitha automjetet është dashur të frenonin ndërsa automjeti i fundit ka goditur nga pas automjetin e parafundit, në rastin konkret Vovlon në të cilën udhëtonin katër persona të së njëjtës familje.
    Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe autoambulanca ku u bë e mundur transportimi për kontroll mjekësor të personave të përfshirë në aksident. Sipas bluzave të bardha të Qendrës Shëndetësore Klos, të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
     
    Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Ndërkohë, rruga e Arbrit ka një fluks të ngarkuar lëvizjesh në fundjavë për shkak se shumë qytetar që banojnë në Tiranë kthehen të kalojnë fundjavën në vendlindje.

  • Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar

    Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar

    Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën në vendin e quajtur “Vanar” në Njësinë Administrative Xibër.
    Në aksident u përfshin një automjet tip “Opel” dhe një automjet tip “Volvo”. Të dy po lëviznin në drejtim të Dibrës ndërsa dëshmitarët thanë se në momentin e aksidentit ka qenë autokolonë automjetesh të cilat po lëviznin në drejtim të qarkut Dibër për fundjavë.
    Po ashtu, dyshohet se një automjet ka tentuar të ndalet në rrugë e për pasojë të gjitha automjetet është dashur të frenonin ndërsa automjeti i fundit ka goditur nga pas automjetin e parafundit, në rastin konkret Vovlon në të cilën udhëtonin katër persona të së njëjtës familje.
    Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe autoambulanca ku u bë e mundur transportimi për kontroll mjekësor të personave të përfshirë në aksident. Sipas bluzave të bardha të Qendrës Shëndetësore Klos, të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Ndërkohë, rruga e Arbrit ka një fluks të ngarkuar lëvizjesh në fundjavë për shkak se shumë qytetar që banojnë në Tiranë kthehen të kalojnë fundjavën në vendlindje.

  • Aksidenti i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar

    Aksidenti i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar

    Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën në vendin e quajtur “Vanar” në Njësinë Administrative Xibër.
    Në aksident u përfshin një automjet tip “Opel” dhe një automjet tip “Volvo”. Të dy po lëviznin në drejtim të Dibrës ndërsa dëshmitarët thanë se në momentin e aksidentit ka qenë autokolonë automjetesh të cilat po lëviznin në drejtim të qarkut Dibër për fundjavë.
    Po ashtu, dyshohet se një automjet ka tentuar të ndalet në rrugë e për pasojë të gjitha automjetet është dashur të frenonin ndërsa automjeti i fundit ka goditur nga pas automjetin e parafundit, në rastin konkret Vovlon në të cilën udhëtonin katër persona të së njëjtës familje.
    Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe autoambulanca ku u bë e mundur transportimi për kontroll mjekësor të personave të përfshirë në aksident.
    Sipas bluzave të bardha të Qendrës Shëndetësore Klos, të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.