Tag: arbitrin

  • Kështu u “kacafyt” Mbappé me arbitrin e katërt: Shikomë mua kur të flas…

    Kështu u “kacafyt” Mbappé me arbitrin e katërt: Shikomë mua kur të flas…

    2 Dhjetor 2025

    9:52

    Alfred Lleshi

    Lojtarët e Real Madridit nuk u larguan aspak të kënaqur nga Montilivi të dielën e kaluar, pas barazimit 1-1 me Girona, duke vazhduar kështu ecurinë e keqe, që i bëri të humbin kreun në favor të Barcelonës. Kylian Mbappé, që shënoi nga penalltia, nuk mundi t’u siguronte fitoren shokëve të tij.
    Sulmuesi francez pati një përplasje të fortë me arbitrin e katërt, teksa kamerat e “Movistar Fútbol” e kapën momentin nga afër. Mbappé iu afrua për të protestuar mbi një situatë loje, por për shkak të qëndrimit të arbitrit Alejandro Clemente u acarua më shumë dhe i tha disa herë: “Më shiko kur të flas!”
    Alejandro Clemente, duke u përpjekur ta qetësonte Mbappé, më në fund e shikoi dhe i tha “më dëgjo”, por francezi nuk i kushtonte më vëmendje. “Pse po shikon atje? Shikomë mua kur të flas!” – i përsëriti ai.

  • TV i Real Madridit sulmon arbitrin, pas barazimit me Girona: Gabime të pafalshme, La Liga e korruptuar

    TV i Real Madridit sulmon arbitrin, pas barazimit me Girona: Gabime të pafalshme, La Liga e korruptuar

    1 Dhjetor 2025

    11:15

    Alfred Lleshi

    Barazimi 1-1 me Girona nuk u pranua nga Real Madridi. Përveçse ia dorëzoi Barcelonës kryesimin e La Liga-s, paraqitja e dobët e skuadrës së Xabi Alonso nxiti polemika të mëdha, përforcuar nga mikrofonat e “Real Madrid TV”. Kanali zyrtar i klubit sulmoi arbitrin Ricardo de Burgos Bengoechea, duke e akuzuar për “gabime të dukshme dhe të pafalshme” ndaj “Los Blancos”.
    Tensioni shpërtheu që në pjesën e parë, kur goli i Mbappé u anullua pas verifikimit të VAR-it për një prekje me dorë. Sulmuesi francez shënoi më vonë nga penalltia, duke iu përgjigjur golit të Ounahi. Real Madridi pretendoi edhe një penallti tjetër në minutën e 80-të për kontakt të lehtë ndaj Rodrygo.
    RMTV deklaroi: “La Liga është e korruptuar. De Burgos është një nga arbitrat që e dëmton më shumë Realin. Kjo ndodhi vitin e kaluar dhe po ndodh përsëri”. Ndërkohë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tha se “arbitrat gjithmonë kanë favorizuar Realin”, duke rihapur debatet mbi drejtësinë në kampionatin spanjoll.
     

  • Vidal godet arbitrin në tunelin e stadiumit, tani rrezikon pezullimin ekzemplar

    Vidal godet arbitrin në tunelin e stadiumit, tani rrezikon pezullimin ekzemplar

    12 Gusht 2025

    9:50

    Alfred Lleshi

    Arturo Vidal rrezikon pezullimin e  gjatë. Ish-lojtari i Interit dhe Juventusit, tani te Colo Colo, gjatë ndeshjes me Everton de Viña del Mar pati një përplasje të ashpër me gjyqtarin në tunelin që të çon në zhveshtore.
    Sipas “Olè”, Vidal u përplas me arbitrin ndërsa po kthehej në dhomat e zhveshjes pas barazimit në minutat e fundit nga Everton. Vidal dukej shumë i zemëruar për penalltinë e dhënë kundërshtarëve, e cila u konsiderua e diskutueshme dhe çoi në golin e barazimit përfundimtar.
    Gjyqtari e raportoi incidentin me Vidal në raportin e ndeshjes, ndaj mesfushori tani rrezikon sanksion të rëndë disiplinor nga Federata e Futbollit e Kilit. Minimalisht, ai mund të pezullohet për dy ndeshje.

  • Plas sherri në fund të ndeshjes Vllaznia-Dinamo, Ilir Daja del nga vetja dhe kapet keq me arbitrin

    Plas sherri në fund të ndeshjes Vllaznia-Dinamo, Ilir Daja del nga vetja dhe kapet keq me arbitrin

    4 Maj 2025

    22:22

    Telesport

    Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Dinamos në gjysmëfinale, duke prerë biletën për finalen e madhe, aty ku do përballet me fituesin mes Egantias dhe Partizanit. Në fund të ndeshjes së sotme mes Vllaznisë dhe Dinamos nuk munguan tensionet, protagonist kryesor Ilir Daja.
    Trajneri i Dinamos i pakënaqur me arbitrin kryesor të takimit Eldorjan Hamiti, i cili dha dy penallti në pjesën e parë për shkodranët, gjë që duket se e ka acruar keq teknikun kryeqytetas.
    Në fund të ndeshjes, Daja ka dalë nga vetja dhe ka nisur me ofendime në drejtim të Hamitit. U desh ndërhyrja e pjesës tjetër të stafit të Dinamos për parandaluar situatën që mund të shkonte më keq se kaq.

  • Greqia kërkon arbitrin nga Shqipëria, Enea Jorgji shkon për të gjykuar AEK-Panathinaikos

    Greqia kërkon arbitrin nga Shqipëria, Enea Jorgji shkon për të gjykuar AEK-Panathinaikos

    Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar dhe për arbitrin ndërkombëtar Enea Jorgji, i cili është zgjedhur për të gjykuar njërën nga ndeshjet më të forta dhe më të ndjekura në kampionatin grek, derbin e zjarrtë të Athinës, mes AEK Athens FC dhe Panathinaikos.
    Ky takim, i vlefshëm për fazën “Play Off” në “Super League Greece”, do të luhet më 4 maj në orën 19:00 dhe pritet me interes të madh, për shkak të rivalitetit historik mes dy skuadrave dhe garës për titullin kampion.
    Caktimi i arbitrit shqiptar në këtë sfidë vjen pas një kërkese zyrtare të Federatës Greke të Futbollit drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, si dëshmi e besimit dhe vlerësimit që federatat europiane kanë për nivelin e arbitrimit në Shqipëri.
    Arbitri 40-vjeçar do të ketë në krah asistentët e tij të përhershëm, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, duke përfaqësuar së bashku me dinjitet dhe profesionalizëm Shqipërinë në këtë sfidë të nivelit të lartë.
    FSHF e konsideron këtë një tjetër moment suksesi për arbitrimin shqiptar, i cili prej vitesh ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe po vlerësohet gjithnjë e më shumë nga institucionet ndërkombëtare të futbollit. Përfshirja e arbitrave shqiptarë në takime të tilla prestigjioze është rezultat i punës së vazhdueshme për rritjen e cilësisë dhe standardeve në këtë sektor.

  • Hyri në fushë dhe sulmoi arbitrin, procedohet penalisht presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima

    Hyri në fushë dhe sulmoi arbitrin, procedohet penalisht presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima

    Presidenti i klubit futbollistik “FK Apolonia” për femra, Koço Kokëdhima është proceduar penalisht pas një incidenti gjatë një ndeshjeje futbolli.
    Sipas njoftimit të policisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet FK Apolonia dhe FK Gramshi, në stadiumin “Loni Papuçiu”, K. K. ka hyrë në fushë dhe ka debatuar me arbitrin, shtetasin D. M., duke e shtyrë me duar.

    Për këtë ngjarje, është nisur procedimi penal për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për hetime të mëtejshme.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • “Juve ju vendosnin koburet në kokë”/ Kokëdhima sherr me Jeminin: Të kanë rrahur në fushë…

    “Juve ju vendosnin koburet në kokë”/ Kokëdhima sherr me Jeminin: Të kanë rrahur në fushë…

    Presidenti i klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima është vendosur nën hetim për incidentin e djeshëm kur hyri në fushë gjatë ndeshjes së futbollit të femrave dhe u përplas fizikisht me arbitrin.

    I ftuar në një lidhje direkt në “Shqipëria Live”, Kokëdhima shpjegoi se çfarë e shtyu të merrte atë veprim, teksa pati dhe një “përplasje” të ashpër me ish-arbitrin Lorenc Jeminin, me këtë të fundit që e kundërshtoi veprimin e presidentit të klubit fierak, me debatin që kaloi dhe në ofendime.
    Kokëdhima: Unë kam protestuar aty. Madje kam zbritur dy herë në fushë. Kam folur me arbitrin dhe herën e dytë, mu desh të zbrisja prapë, sepse delegati më tha që të tre zyrtarët donin të dilnin nga fusha. Zbrita, i thashë disa fjalë atij zotërisë dhe ata dolën. Kjo është ajo që duket. Por ajo që mua më nxeh është që arbitri u përpoq me vetëdije të plotë ta vriste atë ndeshje. Kjo është e papranueshme në kulturën time. Ai kërkoi që të vendoste rezultatin kundër vajzave tona. Apolonia sivjet ka luajtur tre herë me Gramshin dhe Gramshi ka marrë vetëm një fitore në tavolinë. Ajo që pamë në Fier, ishte një situatë e papranueshme. Kodet tona nuk i lënë lojtaret tona të protestojnë.
    Sidorela Gjoni: E ka kërcënuar trajneri arbitrin?
    Kokëdhima: Me çfarë mund të kërcënojë trajneri? Trajneri ynë është një djalë i shkëlqyer. Edhe për trajnerin e Gramshit kam respekt. Me çfarë? Duke qarë dhe duke shpërthyer në revoltë kundër një arbitri në një ndeshje që s’ka tension? E vret ndeshjen në minutën e 65’, duke dhënë dy kartonë të kuq.
    Jemini: Duhet të shoh rastet. Por nga informacionet që kam, më thanë që ishin kartonë të drejtë. E marrim të mirëqenë se nuk kanë qenë. Përsëri, sjellja që ka bërë presidenti, mua më duket gjë e jashtëzakonshme. Të futet presidenti, trajneri dhe staf t’i bëjnë presion trajnerit e ta ofendojnë, është e patolerueshme. Nëse fusha ‘pushtohet’ nga persona të tjerë që i bëjnë presion arbitrit, aty mbaron ndeshja. Nuk ka më futboll.
    Kokëdhima: Jemini mirë bën që i thotë mendimet e tij, se s’janë të panjohura për mua këto mendime. Ai duhet të konsiderojë që arbitrat mund të bëjnë gabime, sepse janë njerëz dhe gabime bëjnë të gjithë, por nëse një arbitër komploton dhe kërkon të vendosë rezultatin e ndeshjes, kush duhet të protestojë? Kush ngre zërin ndaj abuzuesve?
    Jemini: Duke u futur në fushë dhe duke bërë vetëgjyqësi?
    Kokëdhima: Çfarë vetëgjyqësie po thua ti? Unë jam zyrtar i Apolonisë dhe mund të bëj çdo shkelje dhe të marrë masën, çfarë problemi ka?
    Jemini: Ju merrni karton të kuq, masë disiplinore vetëm duke shkelur fushën e blertë, e jo më duke u përplasur me arbitrin.
    Kokëdhima: Ti do më heqësh mua të drejtën të revoltohem?
    Jemini: Padrejtësitë nuk i vendosni ju, por Komisioni i Disiplinës.
    Kokëdhima: Komisioni i Disiplinës nuk i gjykon gjyqtarët. Unë kam qenë në atë tip tribune që ka aty…
    Jemini: Për arbitrat ka komision të veçantë në FSHF, që merren me çdo veprim të tyre. Dhe ju do futeni në Komision.
    Kokëdhima: Ti fshihesh pas gishtit dhe nuk e kam personale me ty, por me të gjithë që janë të një race me ju.
    Jemini: Këtë mos ma kërko mua. Flasim për incidentin. Jo për gjëra që nuk kam informacion fare.
    Kokëdhima: Ke. Verifikoje publikisht. S’ke parë gjë ti. Nuk e ke parë ndeshjen, por gjykimin e ke, sepse s’ke nevojë të shohësh fakte ti. Mos e merr fare të mirëqenë.
    Jemini: Ju nuk keni asnjë të drejtë të futeni në fushë. Kaq e thjeshtë.
    Kokëdhima: Unë kam të drejtën time si investitor.
    Jemini: Në asnjë mënyrë.
    Kokëdhima: Ti do më ndalosh mua të jetoj?
    Jemini: Unë të ndaloj që ti të futesh në fushë. Nuk mund të futesh me semafor të kuq.
    Kokëdhima: Nuk më ndalon mua të revoltohem. Është liria ime. Unë i marr përsipër pasojat.
    Jemini: Nëse merr pasojat, mbaji pra.
    Kokëdhima: Dua të jem i sigurt që ti je një person i paanshëm atje.
    Sidorela Gjoni: Të rrëmbyen pak emocionet?
    Kokëdhima: Unë jam gjithmonë emocional. E jetoj biznesin si dashurinë. Kjo nuk është gjë për t’u kritikuar. Kjo është jeta ime. Unë nuk e pranoj dot përdhunimin nga askush.
    Më pas, Kokëdhima vijoi debatin me Jeminin, duke iu drejtuar kështu:
    Kokëdhima: Përpara se të vija unë president aty, ju nuk guxonit të vinit, se ju vendosnin koburet në kokë. Unë e kam kthyer Apoloninë një ekip që respekton çdo ekip dhe çdo gjyqtar.
    Jemini: Nga momenti që Kokëdhima thotë që mban përgjegjësi për veprimet që ka bërë, këtu mbaron. Unë them që nuk i shkon vetëm për emrin që ka. Imagjino çfarë mund të ndodhë në fushat më të ashpra. Nëse një ndeshje ndërpritet 25 minuta…
    Kokëdhima: E di pse u ndërpre?
    Jemini: Se nuk ka pasur forca policie.
    Kokëdhima: Nuk është e vërtet. Ka pasur forca policie. Arbitri tha se ishte i frikësuar dhe kërkonte forca shtesë. Për çfarë nuk i mjaftonin policët atij?
    Jemini: Për sa kohë e keni kërcënuar, atëherë normal që ai do kërkonte forca shtesë.
    Kokëdhima: Je i turpshëm. Je një racë me ta. Je i paguar në këto qëndrime. Kur them që këto janë struktura kriminale.
    Jemini: Ti nuk mban etikë këtu, e jo më në fushë.
    Kokëdhima: Ti je dhunuar në fushë. Të kanë rrahur e më tregon mua.