Tag: arbitri

  • Magji me topin, jo arrogancë: Spektakël i pastër në fushë, edhe arbitri “driblon” (video)

    Magji me topin, jo arrogancë: Spektakël i pastër në fushë, edhe arbitri “driblon” (video)

    Kjo është shfaqje, jo provokim. Pamjet që po bëjnë namin në rrjetet sociale nuk vijnë nga një stadium europian, por nga zonat e Kasi Flava në Afrikën e Jugut, aty ku futbolli nuk është thjesht sport, por kulturë, art dhe krenari komunitare.
    Kjo video “virale” tregon një ndeshje midis Mudagasi dhe Jukulyn, ku futbollistët, me numrin 10 dhe 9 në veçanti, shfaqin repertor magjik me topin, pa asnjë pengesë nga kundërshtarët, që i shikojnë me respekt dhe admirim.

    𝐊𝐚𝐬𝐢 𝐅𝐥𝐚𝐯𝐚 𝐫𝐞𝐦𝐚𝐢𝐧𝐬 𝐮𝐧𝐦𝐚𝐭𝐜𝐡𝐞𝐝 🔥
    Mudagasi brought out ALL the tricks and then wrapped it up with a well-taken goal to win the match.#SSDiski | #eKasiChampOfChamps pic.twitter.com/Qk2lsLhPQD
    — SuperSport Football ⚽️ (@SSFootball) July 20, 2025

    Driblime të çmendura, finte artistike, pasime me thembër e gjoks… Dy minuta që duken si një film i edituar, por janë krejtësisht reale. Dhe më pas, si në një skenar të shkruar me kujdes: asist i gjatë perfekt dhe gol vendimtar në minutën e 90-të.
    Në fakt, më i paparë është arbitri. Në kohën shtesë, ai kontrollon topin me gjoks, e zbut me klas, vallëzon për pak sekonda dhe pastaj mbyll ndeshjen. Spektakël mbi spektaklin.
    Po çfarë është Kasi Flava? Një institucion kulturor në township-et e Afrikës së Jugut, aty ku futbolli nuk luhet për pikë, por për shpirtin e lojës. Kasi Flava përfaqëson një stil futbolli të lirë, artistik dhe emocional, që lindi në lagjet e izoluara gjatë apartheid-it, si mënyrë për të ruajtur identitetin dhe kreativitetin.

    Vintage Bafana Mosia 🕺
    Everyone wants to dish out the Kasi Flava at #eKasiChampOfChamps, even the refeere too 🤣#SSDiski pic.twitter.com/c0jnAEzX2D
    — SuperSport Football ⚽️ (@SSFootball) July 21, 2025

    Ndeshjet janë amatore, por transmetohen “live” në TV. Për vendasit, si pjesë e shpirtit të përbashkët, çdo driblim është një deklaratë e tillë: “Ja kush jemi ne. Dhe shikoni sa bukur mund të luajmë”.
    Në epokën ku gjithçka është efikasitet dhe taktika, Kasi Flava të kujton pse e dashurojmë futbollin në radhë të parë: për emocionin, artin dhe lidhjen me rrënjët.

  • EURO U-21: Spanja bie përballë Anglisë, “Tre Luanët” kalojnë në gjysmëfinale ku i pret Holanda

    EURO U-21: Spanja bie përballë Anglisë, “Tre Luanët” kalojnë në gjysmëfinale ku i pret Holanda

    Pas Holandës, Anglia është gjysmëfinalistja e dytë e Euro U-21, që po zhvillohet në Sllovaki. Anglezët kanë mposhtur 3-1 Spanjën, në një ndeshje tejet të lufutuar nga fillimi në fund.
    Sfida nisi sumë vrullshëm. Në minutën e 3-të, arbitri kryesor i takimit jep penallti për spanjollët, pasi qendërmbrojtësi Charlie Cressëell prek topin me dorë brenda zones.
    Pas protestave të anglezëve, arbitri sinjalizon se vendimi i penalltisë do të kontrollohet duke përdorur VAR-in. Pasi sheh pamjet në ekran, arbitri vendos të anullojë vendimin për dhënien e penalltisë për spanjollët.
    Anglezët shënojnë dy gola për 5 minuta, fillimisht në minutën e 10-të me yllin e Man. City, James McAtee, dhe pesë minuta më pas me yllin e Liverpool, Harvey Elliott, i cili gjendej në kohën dhe në vendin e duhur dhe dërgon topin në rrjetë, pas goditjes së fuqishme nga distanca të Jarell Quansah dhe grushtimit të portierit spanjoll.
    Në minutën e 37-të, Jarell Quansah, bëhet sërish protagonist, po këtë herë për keq, pasi pengon Brenda zonës, Alberto Moleiro, arbitri nuk ka dyshime dhe jep penallti për Spanjën. Topin e merr Javi Guerra dhe e dërgon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për anglezët.
    Në pjesën e dytë, spanjollët u përpoqën të barazonin shifrat, por nuk ia dolën dot. Elliot Anderson vulosi fitoren e anglezëve me golin e tij nga penalltia në minutën e 94-të. Anglia do të përballet në gjysmëfinale me Holandën, e cila eleminoi Portugalinë 1-0.

  • 10-0 për Bayernin, dyshimet e Müller: Pse arbitri nuk donte që të festoja?

    10-0 për Bayernin, dyshimet e Müller: Pse arbitri nuk donte që të festoja?

    Mesfushori i Bayern Munich, Thomas Müller, është ende protagonist me fanellën e bavarezëvem para lamtumirës së paralajmëruar nga klubi (e cila vjen pas Kupës së Botës për Klube). Dy gola dhe një asist për të në fitoren dërrmuese 10-0 ndaj Auckland City.
    “Bëmë një ndeshje solide dhe të përqendruar, duke treguar intensitet të madh, – ishin fjalët e tij pas ndeshjes. – Mbas çdo goli ishim menjëherë gati për të shënuar sërish. Këtë fitore kaq të thellë e meritonim plotësisht. Pavarësisht vapës, e shijuam shumë këtë ndeshje, atmosfera në stadium ishte fantastike dhe fusha në kushte perfekte. Tani duhet të ruajmë këtë vrull dhe ta çojmë shpirtin e kësaj paraqitjeje në ndeshjet e ardhshme”.
    Më pas, një episod i çuditshëm. Pas golit të tij të parë, arbitri senegalez Issa Sy ndaloi menjëherë festimet, duke i kërkuar që të rifillonin lojën, siç tregoi vetë Müller: “Arbitri vazhdimisht na vinte në presion. Nuk e di pse. Ndoshta është ndonjë rregull i FIFA-s. Na dërgoi menjëherë në gjysmën tonë të fushës për të vazhduar ndeshjen”.
    Megjithatë, Müller theksoi se arbitri ishte “njeri i mirë”: “Pata një dialog të mirë me të, por mbi disa gjëra nuk ishim dakord”. Për shembull, te goditjet standarde, 35-vjeçari zbuloi: “Në çdo goditje këndi na mbante 5 apo 10 sekonda për të na shpjeguar që të mos mbahemi me duar, edhe pse askush ende nuk kishte bërë ndonjë gjë të tillë.
    Kjo e ngadalësonte lojën. Në të njëjtën kohë, pas çdo goli nuk duhet të festonim, por menjëherë të ktheheshim në gjysmën tonë të fushës, që ai të mund të rifillonte ndeshjen. Ishte pak kontradiktor, por në një kuptim pozitiv”.

  • Sende në fushë, arbitri italian paralajmëron pezullimin e ndeshjes

    Sende në fushë, arbitri italian paralajmëron pezullimin e ndeshjes

    Ndalet për disa çaste ndeshja, pasi një send plastik godet një futbollist të Serbisë. Kryesori Massa flet me kapitenët Gjimshiti dhe Mitrovic. Vijon ndeshja. Spikeri në stadium paralajmëron se nëse ndodh sërish kjo situatë, arbitri italian do të tërheqë skuadrat në dhomat e zhveshjes. Policia vendos kordon sigurie te tifozët.
     

  • Arbitri i finales së Champions League PSG-Inter i sjell fat italianëve, zikaltërit fitojnë 1-0 me rumunin 

    Arbitri i finales së Champions League PSG-Inter i sjell fat italianëve, zikaltërit fitojnë 1-0 me rumunin 

    PSG-Inter është finalja e sotme e Champions League e cila ka gjithë vëmendjen e tifozëve të futbollit. Italianët do të kërkojnë që të fitojnë trofeun më të rëndësishëm të këtij sezoni, pasi eliminuan Barcelonën më parë. 
    Ndërkohë arbitri i këtij takimi do të jetë rumuni 40-vjeçar, Istvan Kovacs, i zgjedhur nga ana e UEFA-s. Interi ka pasur fat sa herë që ka arbitruar Kovacs, duke fituar me të njëjtat shifra, 1-0, Në 6 nëntor të 2024, Interi u përball me Arsenalin dhe fitoi 1-0 me golin e Calhanoglu. Më parë kishte arbitruar edhe një ndeshje mes Interit dhe Atletico Madrid, e përfunduar po 1-0, falë një goli të Arnautovic. Ndërkohë në 2021, Interi do të barazonte me rumunin si arbitër ndaj Shakhtar Donetsk, 0-0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Finalja e Fa Cup: Crystal Palace shënon golin e dytë ndaj City-t, por VAR dhe arbitri mbajnë në lojë ekipin e Guardiolës

    Finalja e Fa Cup: Crystal Palace shënon golin e dytë ndaj City-t, por VAR dhe arbitri mbajnë në lojë ekipin e Guardiolës

    17 Maj 2025

    18:56

    Telesport

    Po luhet në  mitikun “Wembley” finalja e FA Cup mes Crystal Palace dhe Manchester City. Kjo është mundësia e fundit për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola për ta mbyllur me të paktën një trofe këtë sezon të dështuar. Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të, ku Eberechi Eze shënoi pas një aksioni spektakolar të Crystal Palace dhe asistit të Munoz. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 35-të, Manchester City pati shansin e artë të barazonte shifrat pasi Bernardo Silva u pengua brenda zonës dhe arbitri akordoi penallti, por Omar Marmoush gaboi nga 11-metrat. Goditja e egjiptianit pritet nga Dean Henderson.
    Në minutën e 58-të, Crystal Palace gjeti rrjetën sërish, por goli i shënuar nga Daniel Munoz u anullua pas ndërhyrjes së VAR, për pozicion jashtë loje. SHIKORASTIN

    Pati protesta të ashpra nga stafi i Crystal Palace, por pamjet e publikuara i japin të drejtë vendimit të arbitrit.

  • Final Four/ Polaku Marciniak vendos drejtësi në ndeshjen Vllaznia – Egnatia

    Final Four/ Polaku Marciniak vendos drejtësi në ndeshjen Vllaznia – Egnatia

    Arbitri polak ka gjykuar finalen e Katar 2022, pason Entoni Tejlor arbitri i edicionit të kaluar Egnatia- Partizani.

    Të hënën në mbrëmje, në “Arenën Kombëtare”, do të luhet finalja e madhe për titullin kampion në “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Egnatias.

    Arbitri i njohur Szymon Marciniak, i cili ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Argjentinës, do të vendosë drejtës në fushë për këtë përballje. Se fundmi, ai drejtoi ndeshjen spektakolare, gjysmëfinalen Inter – Barcelona në Champions League.

    Krahas Marciniak, të gjithë arbitrat e huaj të përfshirë në këtë finale janë polakë. Asistentët e tij do të jenë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Paweł Malec. Ky i fundit do të ketë përkrah shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. Arbitri i katërt i takimit do të jetë Enea Jorgji.

    Një finale për t’u mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, teksa biletat janë në shitje online në ebilet.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

    Vazhdo leximin

  • Marciniak vendos drejtësi në finalen e Superiores Vllaznia – Egnatia, ja grupi i arbitrave që zbresin në “Arenën Kombëtare”

    Marciniak vendos drejtësi në finalen e Superiores Vllaznia – Egnatia, ja grupi i arbitrave që zbresin në “Arenën Kombëtare”

    Të hënën në mbrëmje, në “Arenën Kombëtare”, do të luhet finalja e madhe për titullin kampion në “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Egnatias.
    Arbitri i njohur Szymon Marciniak, i cili ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Argjentinës, do të vendosë drejtës në fushë për këtë përballje. Se fundmi, ai drejtoi ndeshjen spektakolare, gjysmëfinalen Inter – Barcelona në Champions League.
    Krahas Marciniak, të gjithë arbitrat e huaj të përfshirë në këtë finale janë polakë. Asistentët e tij do të jenë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Pawe? Malec. Ky i fundit do të ketë përkrah shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. Arbitri i katërt i takimit do të jetë Enea Jorgji.
    Një finale për t’u mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, teksa biletat janë në shitje online në ebilet.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

  • “Më trishton vetëm diçka, ia thashë edhe në sy”! Hansi Flick i pakënaqur nga arbitri: Kur ishte situata 50/50, e dërgonte në favor të Interit 

    “Më trishton vetëm diçka, ia thashë edhe në sy”! Hansi Flick i pakënaqur nga arbitri: Kur ishte situata 50/50, e dërgonte në favor të Interit 

    Hansi Flick është shprehur i pakënaqur me arbitrin pas ndeshjes me Interin. Barcelona është eliminuar nga zikaltërit në gjysmëfinalen e Champions League, duke humbur në kohën shtesë. 
    Polemika të mëdha ka pasur vecanërisht për golin e Acerbit, ku pretendohet një faull nga ana e Dumfries në marrjen e topit. “Jam i zhgënjyer, por jo për ekipin tim. Ata provuan gjithcka. Jemi jashtë tani, por vitin tjetër do të përpiqemi përsëri dhe do t’i bëjmë tifozët dhe të gjithë klubin të jenë të lumtur. Interi është një ekip i madh, mbrojnë shumë mirë, kanë sulmues të mirë. 
    Arbitri? Nuk dua të flas shumë për arbitrin, por cdo vendim që ai merrte në fushë, nëse ishte një situatë 50-50, vendimi ishte gjithmonë në favor të Interit. Ia thashë në sy atë që kisha për t’i thënë, por nuk dua ta ndaj këtu atë bisedë. Nuk më pëlqen të flas më shumë për të”, tha Hansi Flick. /Sport Ekspres/ 

  • “Tërbohen” katalanasit, pretendojnë për penallti! Arbitri nuk e merr fare parasysh (video)

    “Tërbohen” katalanasit, pretendojnë për penallti! Arbitri nuk e merr fare parasysh (video)

    6 Maj 2025

    21:33

    Telesport

    Po luhet sonte në “San Siro” gjysmëfinalja e kthimit mes Interit dhe Barcelonës për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkojë në finale e madhe të Champions League.
    Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të, Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.
    Kujtojmë që ndeshja e parë në Katalonjë ka përfunduar 3-3 dhe me rezultatin aktual, Inter është ekipi që shkon në finale. SHIKOGOLIN
    Menjëherë pas golit të Interit, katalanasit janë hedhur në sulm, gjatë një aksioni të shpejtë, futbollistët e Barcelonës pretendojnë për prekje me dorë të Acerbit brenda zonës, por arbitri kryesor i takimit, Szymon Marciniak, vazhdoi normalisht ndeshjen. SHIKOVIDEON