Tag: arbitri

  • Arrestohet në Beograd arbitri i dyshuar për lidhje me një rrjet kriminal

    Arrestohet në Beograd arbitri i dyshuar për lidhje me një rrjet kriminal

    Arbitri i njohur i Euroligës, Uros Nikoliç, është arrestuar në Beograd gjatë një operacioni të madh ndërkombëtar policor që çoi në prangosjen e dhjetë personave të tjerë.

    Sipas mediave serbe, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur 250 mijë dollarë në para të gatshme dhe disa shufra ari, ndërsa dyshohet se Nikoliç ka lidhje me klanin kriminal “Vračarci”, një grup i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë dy vrasje dhe tre tentativa vrasjeje në vitet e fundit.

    Nikoliç, i cili ka arbitruar në nivelin më të lartë të basketbollit evropian, ka qenë shpesh në qendër të polemikave. Sezonin e kaluar ai drejtoi ndeshjen mes Olimpia Milano dhe Olympiacos, ku u akuzua për vendime të dyshimta që ndezën debatet në arenën sportive.

    Kujtojmë se në vitin 2021, Ylli i Kuq i Beogradit e kishte akuzuar Nikoliçin për shkatërrimin e dhomës së zhveshjes pas një ndeshjeje me tensione të larta.

    Hetimet për përfshirjen e tij në rrjetin kriminal janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se priten edhe arrestime të tjera.

     

  • Fitore me “humbje” për Arsenalin në derbin ndaj West Ham, Man. United “shpëton” Ruben Amorim (video)

    Fitore me “humbje” për Arsenalin në derbin ndaj West Ham, Man. United “shpëton” Ruben Amorim (video)

    Arsenal ka fituar 2-0 ndaj West Ham në derbin londinez të luajtur në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 7-të të Premier League. Ishte Declan Rice që zhbllokoi shifrat në minutën e 38-të, pasi tentativa e parë nga Eberechi Eze u ndal nga portieri i miqve, Areola, por jo e dyta, ku mesfushori i “Topçinjve” dërgoi topin në rrjetë.
    Lajmi i keq për Arsenalin është dëmtimi i Martin Odegaard, i dyti për këtë fillim sezoni. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të norvegjezit, por shumë i pafat këtë sezon.
    Bukayo Saka dyfishoi shifrat në minutën e 67-të, pasi sulmuesi anglez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Jurrien Timber, pasi u pengua në zonë.
    Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i Odegaard, në minutën e 79-të, dëmtohet edhe Declan Rice, duke bërë Mikel Artetën me dhimbje koke. Arsenal fiton 2-0 dhe merr kryesimin momentalisht me 16 pikë.
    SHIKOGOLAT
    Manchester United është rikthyer te fitorja, pasi mundi 2-0 Sunderland në “Old Trafford”. Një fitore që “shpëton” Ruben Amorim, pasi portugezi rrezikonte shumë shkarkimin në rast dështimi në sfidën e sotme.
    Në minutën e 8-të, Mbeumo fut një top të bukur brenda në zonë, aty Mason Mount tregon klasin e tij, duke shënuar një gol tejet të bukur.
    Në minutën e 30-të, blerja e bujshme e verës, Benjamin Sesko, dyfishoin shifrat pas një topi të gjatë të ardhur nga rivënia anësore nga Diogo Dalot.  Në minutat shtesë, arbitri kryesor i takimit dha fillimisht penallti për Sunderland, pas ndërhyrjes së ashpër të Sesko brenda zonës.
    Ndërhyn VAR, arbitri shkon të shikojë pamjet në ekran, arbitri Stuart Attwell anullon vendimin e mëparshëm për penallti dhe vazhdon lojën normalisht. “Djajtë e Kuq” e mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 2-0.
    Rezultati nuk ndryshon deri në fund të takimit. Man. United fiton 2-0 dhe renditet aktualisht në vendin e 8-të. Sunderlandi i Xhakës renditet në vendin e 6-të me 11 pikë, mesfushori shqiptar i cili mban edhe shiritin e kapitenit ishte më i miri në fushë dhe lojtari më i vlerësuar për ekipin e tij.
    SHIKOGOLAT

  • Xhaka dhe Sunderland dorëzohen në “Old Trafford”, Arsenal e ka keq punën me dëmtimet (video)

    Xhaka dhe Sunderland dorëzohen në “Old Trafford”, Arsenal e ka keq punën me dëmtimet (video)

    Janë mbyllur 45 minutat e para në dy sfidat që po luhen aktualisht në Premier League, të vlefshme për javën e shtatë.
    Në “Old Trafford”, Manchester United është duke udhëhequr 2-0 ndaj Sunderlandit të Xhakës. Në minutën e 8-të, Mbeumo fut një top të bukur brenda në zonë, aty Mason Mount tregon klasin e tij, duke shënuar një gol tejet të bukur.
    Në minutën e 30-të, blerja e bujshme e verës, Benjamin Sesko, dyfishoin shifrat pas një topi të gjatë të ardhur nga rivënia anësore nga Diogo Dalot.  Në minutat shtesë, arbitri kryesor i takimit dha fillimisht penallti për Sunderland, pas ndërhyrjes së ashpër të Sesko brenda zonës.
    Ndërhyn VAR, arbitri shkon të shikojë pamjet në ekran, arbitri Stuart Attwell anullon vendimin e mëparshëm për penallti dhe vazhdon lojën normalisht. “Djajtë e Kuq” e mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 2-0.
    SHIKOGOLAT
    Në “Emirates”, Arsenal është duke fituar në derbin londinez ndaj West Ham 1-0. Ishte Declan Rice që zhbllokoi shifrat në minutën e 38-të, pasi tentativa e parë nga Eberechi Eze u ndal nga portieri i miqve, Areola, por jo e dyta, ku mesfushori i “Topçinjve” dërgoi topin në rrjetë.
    Lajmi i keq për Arsenalin është dëmtimi i Martin Odegaard, i dyti për këtë fillim sezoni. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të norvegjezit, por shumë i pafat këtë sezon.
    SHIKOGOLIN

  • VIDEO/ Arbitri i përsërit penalltinë Romës tre herë, portieri i turpëron dhe i pret të gjithë 11-metërshat

    VIDEO/ Arbitri i përsërit penalltinë Romës tre herë, portieri i turpëron dhe i pret të gjithë 11-metërshat

    Një skenë e rrallë ka ndodhur në përballjen Roma-Lille, e vlefshme për Europa League. Verdhekuqtë fituan të drejtën e një 11 metërshi në minutën e 82-të, kur rezultati ishte 0-1 në favor të francezëve. Dovbyk-u mori përsipër gjuajtjen e penalltisë, por portieri kundërshtar arriti t’ja kuptonte krahun dhe të priste topin.
    Por arbitri vendosi për përsëritjen e penalltisë dhe Dovbyk-u mori sërish përsipër gjuajtjen e 11 metërshit. Megjithatë, edhe skena ishte një kopje e penalltisë së parë. Çudia nuk përfundoi këtu. Gjyqtari dha sërish urdhër për përsëritjen e penalltisë. Gasperini vendosi të ndërronte gjuajtësin e 11 metërshit. Pranë topit shkoi Soule, i cili vendosi ta dërgonte sferën në krahun e kundërt. Por edhe këtë herë portieri Ozer ia doli të priste me sukses goditjen. Një meritë e jashtëzakonshme e gardianit të Lille-s, i cili bëri që skuadra franceze të siguronte fitoren përballë Romës./Sport Ekspres/

  • Liverpool “digjet” në Stamboll, Chelsea fiton falë një autogoli. Tottenham shpëton në fund (video)

    Liverpool “digjet” në Stamboll, Chelsea fiton falë një autogoli. Tottenham shpëton në fund (video)

    Një natë jo e mirë sonte për ekipet angleze në Champions League. Liverpool është mundur 1-0 nga Galatasaray në Stamboll. Në minutën e 15-të, Yilmaz pengohet në zonë nga Dominik Szoboszlai, arbitri jep penallti. Victor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gabon përballë Alisson dhe dërgon topin në rrjetë.
    Në pjesën e dytë, Alisson dëmtohet dhë në vend të brazilianit futet portieri gjerogjian Giorgi Mamardashvili. Për Alisson dukej një dëmtim serioz, por do mësohet më vonë shkalla e dëmtimit. Në minutën e 88-të, arbitri kryesor i takimit Clement Turpin dha penallti për Liverpool-in, pas një ndërhyrjeje të ashpër të Wilfried Singo, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi pa pamjet në ekran, arbitri francez u tërhoq dhe anulloi penalltinë e dhënë për anglezët. Rezultati final, 1-0 për Galatasaray-in.. SHIKOGOLAT
    Bodo/Glimt ka marrë pikën e parë në fazën e grupeve në Champions League. Norvegjezët kanë barazuar në shtëpi 2-2 ndaj Tottenham. Kasper Hogh humbi shansin të kalonte Bodo/Glimt në avantazh në pjesën e parë, por sulmuesi danez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Jens Hauge, ish-lojtari i Milanit shënoi dy herë për vendasit në minutat 53′, 66′, njëri gol më i bukur se tjetri. Në minutën e 68-të, Micky van de Ven ngushton shifrat për Tottenham. Mbrojtësi holandez shënon me kokë pas krosimit të Pedro Porro. Në minutat shtesë, Tottenham do të barazonte shifrat 2-2 falë autogolit të Gundersen. SHIKOGOLAT
    Chelsea ka fituar 1-0 në “Stamford Bridge” ndaj Benfica, falë një autogoli të Richard Rios, pas një topi të futur në zonë nga Garnacho në minutën e 18-të. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. SHIKOGOLIN

  • VIDEO/ Arsyeja që nuk do të bëhet kur një lider i vërtetë, veprimi i ulët i Mbappe me shokun e ekipit

    VIDEO/ Arsyeja që nuk do të bëhet kur një lider i vërtetë, veprimi i ulët i Mbappe me shokun e ekipit

    Mbrëmë, Real Madridi mposhti Marsejën 2-1 në Champions League dhe tani një detaj interesant nga kjo ndeshje “doli në pah”. Në minutën e 72-të, Dani Carvajal bëri një gabim të madh dhe arbitri e ndëshkoi me karton të kuq.
    Aty doli në skenë edhe Mbappe teksa arbitri ende pa nxjerrë mirë kartonin e kuq nga xhepi, francezi nxitoi që të shqyente shiritin e kapitenit nga Carvajal dhe ta vendoste vetë në krahë. Arseyja se përse ky njeri nuk ka për t’u bërë kurrë lider i vërtet… /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Tronditje në Premier League: Ish-arbitri akuzohet për imazhe të pahijshme të një të mituri!

    Tronditje në Premier League: Ish-arbitri akuzohet për imazhe të pahijshme të një të mituri!

    10 Shtator 2025

    19:41

    Telesport

    Skandal në Angli. Ish-arbitri i Premier League, David Coote, është akuzuar për prodhimin e një imazhi të pahijshëm të një të mituri. BBC raportoi se një ish-arbitr ndeshjeje dhe tani 43 vjeç, u akuzua pas një hetimi nga Policia e Nottinghamshire. Policia tha se akuza ka të bëjë me një skedar video të rikuperuar nga oficerët shkurtin e kaluar.
    Coote, me origjinë nga Collingham, u akuzua zyrtarisht më 12 gusht dhe do të paraqitet këtë të enjte (nesër) në Gjykatën e Magjistraturës së Nottingham për akuzën përkatëse. Ai u shkarkua nga organizata e arbitrimit PGMOL në dhjetor 2024 pas një hetimi për një video në të cilën ai dyshohet se bëri komente përçmuese për Liverpoolin dhe ish-trajnerin e klubit, Jurgen Klopp. Shoqata e Futbollit (FA) vendosi gjithashtu një pezullim tetë-javor gushtin e ardhshëm për të njëjtat komente.
    Megjithatë, sipas transmetuesit britanik, policia tha se ish-arbitri Coote nuk është arrestuar, por aktualisht është në provë dhe liruar me kusht. Ata sqaruan gjithashtu se akuza për prodhimin e një fotografie të pahijshme mbulon veprime të tilla si shkarkimi, ndarja dhe ruajtja e materialeve që lidhen me një të mitur.

  • Arbitri “tallet” me Man. United! Fillimisht jep penallti, më pas ndërron mendje pas asaj që pa në ekran (video)

    Arbitri “tallet” me Man. United! Fillimisht jep penallti, më pas ndërron mendje pas asaj që pa në ekran (video)

    Manchester United po përballet në “Old Trafford” me Burnley, ndeshje e vlefshme për javën e tretë në Premier League. “Djajtë e Kuq” duhet me patjetër të fitojnë sot, duke qenë se kanë vetëm 1 pikë në dy javët e para, humbje me Arsenal dhe barazimi ndaj Fulham.
    Përsa i përket sfidës së sotme, në minutën e 17-të, Kyle Walker humb topin brenda në zonë dhe aty përfiton Mason Mount, i cili pengohet brenda zonës nga ish-mbrojtësi i Man. United, por tani luan për Burnley.
    Fillimisht arbitri kryesor i takimit tregoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, por duke mos qenë i bindur dhe pas sinjalizimit nga VAR, vendosi të shohë vetë pamjet në ekran dhe ndryshoi mendje, duke anulluar vendimin e mëparshëm për penallti. SHIKORASTIN
    Vendimi i arbitrit kryesor të takimit, Samuel Barrot, zemëroi pa masë lojtarët e United dhe tifozët, por “Djajtë” nuk u dorëzuan dhe gjetën avantazhin pak minuta më pas. Në minutën e 27-të, Bruno Fernandes kroson nga goditja anësore e dënimit, Casemiro godet me kokë traversën dhe topi përplaset me mesfushorin difensiv të Burnley, Josh Cullen dhe përfundon në rrjetë. SHIKOGOLIN

  • E pabesueshme në PSG-Angers. Dëmtohet arbitri kryesor, zëvendësohet nga një “bodybuilder”

    E pabesueshme në PSG-Angers. Dëmtohet arbitri kryesor, zëvendësohet nga një “bodybuilder”

    Ndeshja e Ligue 1, PSG-Angers, në debutimin e sezonit për skuadrën e Luis Enrique, ka sjellë një moment të pazakontë dhe të komentuar gjerësisht. Pas vetëm 20 minutash lojë, arbitri francez Hakim Ben El Hadj, 47 vjeç, u detyrua ta braktiste ndeshjen për shkak lëndimi në kofshën e majtë, pas një sprinti të gjatë.
    El Hadj, që po arbitronte ndeshjen e tij të 185-të zyrtare, u përpoq të vazhdonte, por pas konsultimeve me federatën u bë e qartë se nuk mund t’ia dilte. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, ndërsa në fushë hyri Mickawl Leleu, i katërti i ndeshjes, si arbitër kryesor.
    Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte pamja e tij fizike. Leleu u shfaq me një trup të formësuar si “billder”, madje u shfaq i zhveshur (për t’u veshur me fanellën e re të kryesorit), duke shkaktuar buzëqeshje dhe ironinë e mediave sociale.

    Pjesa sportive e ndeshjes nuk mbeti larg nga emocionet. PSG fitoi 1-0, falë golit të Fabian Ruiz, ish-lojtar i Napolit, realizuar në fillimin e pjesës së dytë. Ndeshja u vështirësua për parizienët në pjesën e parë, pasi Dembele gaboi te penalltia, duke e komplikuar paksa situatën për kampionët francezë.
    Leleu, gjatë 70 minutave që arbitroi, nuk pati vendim-marrje të mëdha, as kartonë të verdhë apo të kuq, duke e menaxhuar ndeshjen në mënyrë të qetë.
    Ky episod u bë menjëherë temë e rrjeteve sociale, jo vetëm për golin e fitores, por kryesisht për “trupin e jashtëzakonshëm” të arbitrit zëvendësues, duke krijuar një moment të paharrueshëm në debutimin e PSG-së në shtëpi këtë sezon.

  • Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, italiani flet nga burgu i Tiranës: Jemi 8 vetë në qeli! Kam rënë 6 kg…

    Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, italiani flet nga burgu i Tiranës: Jemi 8 vetë në qeli! Kam rënë 6 kg…

    Davide Pecorelli, ish-arbitri dhe biznesmeni italian, i cili ndodhet i burgosur në burgun 313 në Tiranë që nga 8 maji i vitit të kaluar, ka vendosur të ndërpresë grevën e urisë që kishte nisur më 16 korrik.
    Gjatë kësaj kohe ai thotë ka humbur 6 kilogramë, ndërsa arsyeja kryesore e grevës ishte mungesa e mundësisë për të paraqitur ankesë për shkak të vonesës së dorëzimit të motivimit të vendimit të Gjykatës së Apelit.
    Situata e Pecorellit u përmirësua më 31 korrik, kur Gjykata e Apelit në Shqipëri publikoi motivet e vendimit të dënimit, duke i mundësuar atij dhe avokatëve të tij të paraqesin ankim.
    “Deri më tani, unë, së bashku me avokatët e mi italianë dhe shqiptarë, nuk kemi mundur të apelojmë për shkak të mungesës së arsyeve për dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkodrës”, thotë Pecorelli.
    Pecorelli është dënuar me 4 vjet burg për akuza si mashtrim, zjarrvënie me dashje dhe kalim ilegal të kufirit shtetëror.
    Gjatë kohës në burg, ish-arbitri ka denoncuar kushtet e rënda të qëndrimit në qeli, ku ndan një hapësirë prej vetëm 16 metrash katrorë me tetë persona të tjerë, mungesën e ujit të rrjedhshëm dhe praninë e minjve.
    Në një bisedë telefonike për mediat italiane, Pecorelli tha se po mban “marrëdhënie të mira me të burgosurit e tjerë, madje gatuan për ta çdo mbrëmje”.
    Ai shprehet i shpresëplotë për të ardhmen, ndërsa pret seanca e radhës gjyqësore që është caktuar më 18 shtator.
    Historia e Pecorellit ka marrë vëmendje të madhe pasi në janar të vitit 2021 ai inskenoi vdekjen e tij duke djegur një makinë me qira në një fshat shqiptar dhe u zhduk, derisa u gjet në një gomone pranë ishullit të Montekristos në shtator të atij viti, në një aventurë që sipas tij kishte për qëllim gjetjen e një thesari.