Tag: arbitri

  • Chivu u mund nga një penallti: Arbitri ishte i pozicionuar mirë, duhet t’i luftojmë padrejtësitë

    Chivu u mund nga një penallti: Arbitri ishte i pozicionuar mirë, duhet t’i luftojmë padrejtësitë

    10 Dhjetor 2025

    8:04

    Alfred Lleshi

    Interi humbi me penallti në shtëpi ndaj Liverpool-it, në xhiron e gjashtë të Champions League, por trajneri Chivu i shmangu polemikat: “Për mënyrën si shkoi ndeshja, barazimi do të ishte i drejtë. Në fillim vuajtëm presionin e tyre, pastaj gjetëm çelësin dhe lëvizjet e duhura.
    Dy zëvendësimet e detyruara (Calhanoglu dhe Acerbi jashtë për shkak dëmtimi) e kushtëzuan ekipin në momentin kyç.“Pastaj erdhi një episod në fund, i dyti në dy xhirot e fundit të Champions-it, dhe nuk morëm dot asgjë. U përpoqëm deri në fund, patëm guxim, por duhej më shumë qartësi përpara”.
    Për penalltinë: “I komentoj pak vendimet arbitrare. Arbitri e kishte interpretuar mirë ndeshjen; më pas ndërhyn VAR-i dhe duhen kuptuar dinamikat. Duhet pranuar vendimi dhe t’i luftojmë padrejtësitë”.
    Në përmbyllje: “E prisnim intensitetin e tyre. E nisëm pak të frikësuar, por gjetëm disa skema. Në pjesën e dytë donim të vazhdonim, por kur ranë energjitë u tërhoqëm shumë”.
     

  • “Arbitri i Vitit” në Shqipëri, zbulohen 4 të nominuarit

    “Arbitri i Vitit” në Shqipëri, zbulohen 4 të nominuarit

    9 Dhjetor 2025

    16:49

    Telesport

    Nuk mund të ketë futboll pa drejtësi në fushë dhe për këtë arsye një trofe i veçantë në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” do të jepet për të vlerësuar edhe “Arbitrin e Vitit 2025”.
    Për këtë trofe, arbitrat shqiptarë kanë nominuar katër emra: Emanuela Rusta, Florjan Lata, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Cjapi.
    Fituesi i këtij trofeu për këtë edicion do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00 .

  • UEFA u beson arbitrave shqiptarë, kush do të vendosë drejtësi në 2 sfida europiane

    UEFA u beson arbitrave shqiptarë, kush do të vendosë drejtësi në 2 sfida europiane

    Ndeshjet e radhës të UEFA Europa League dhe UEFA Conference League do të zhvillohen të enjten ndërsa dy arbitra shqiptarë do të vendosin drejtësi në dy takime shumë të rëndësishme.
    Në UEFA Europa League, në ndeshjen Lyon- Go Ahead Eagles do ta drejtojë arbitri Juxhin Xhaja. Asistentë janë Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj.
    Në rolin e VAR është skocezi Andrew Dallas, ndërsa në AVAR është gjermani Christian Dingert. Ndeshja do të luhet të enjten në “OL Stadium”, në orën 21:00.
    Në UEFA Conference League, ndeshjen Breidablik- Shamrock Rovers do ta drejtojë arbitri Enea Jorgji. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi.
    Në VAR është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj. Ndeshja do të luhet të enjten në “Laugardalsvöllur”, në Rejkjavik, në orën 18:45.

  • 2 supergola për 1 pikë. Juventus ngec në Firence, Zhegrova sheh nga stoli (video)

    2 supergola për 1 pikë. Juventus ngec në Firence, Zhegrova sheh nga stoli (video)

    Juventus nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”. Në minutën e 14-të arbitri kryesor i takimit jep 11-metërsh për bardhezinjtë, pas një kontakti në zonë mes Dusan Vlahovic dhe Pablo Mari. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet dhë ndërron mendje: Nuk ka penallti për Juventusin. SHIKOVIDEON
    Në minutën e 25-të, Moise Kean godet traversën. Në minutën e 35-të, Vlahovic humb një mundësi të mirë për të gjetur rrjetën, por nuk ia del. Goditja e sulmuesit serb shkon pak jashtë shtyllës së majtë.
    Në minutat shtesë të pjesës së parë, Juventus gjen avantazhin me Filip Kostic, i cili shënon një gol tjetet të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin.
    Pjesa e dytë nis në mënyrë fantastike për vendasit, ku Rolando Mandragora barazon shifrat 1-1 me një supergol nga distanca. Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët si Paolo Vanoli për Fiorentinën ashtu edhe nga Luciano Spalletti për Juventusin, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Sfida mbyllet 1-1. Asnjë minutë për Edon Zhegrovën.
    Pas këtij barazimi, Juventusi mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Fiorentina në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Juventus vuan, por e mbyll në avantazh pjesën e parë në Firence. Kostic nderon bardhezinjtë (video)

    Juventus vuan, por e mbyll në avantazh pjesën e parë në Firence. Kostic nderon bardhezinjtë (video)

    22 Nëntor 2025

    19:04

    Telesport

    Juventus është duke fituar 0-1 në transfertë në “Artemio franchi” ndaj Fiorentinës, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
    Në minutën e 14-të arbitri kryesor i takimit jep 11-metërsh për bardhezinjtë, pas një kontakti në zonë mes Dusan Vlahovic dhe Pablo Mari. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet dhë ndërron mendje: Nuk ka penallti për Juventusin. SHIKOVIDEON
    Në minutën e 25-të, Moise Kean godet traversën. Në minutën e 35-të, Vlahovic humb një mundësi të mirë për të gjetur rrjetën, por nuk ia del. Goditja e sulmuesit serb shkon pak jashtë shtyllës së majtë.
    Në minutat shtesë të pjesës së parë, Juventus gjen avantazhin me Filip Kostic, i cili shënon një gol tjetet të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin. SHIKOGOLIN

  • Plasin polemikat në Serie A. Inter u favorizua nga arbitri?

    Plasin polemikat në Serie A. Inter u favorizua nga arbitri?

    2 Nëntor 2025

    15:59

    Telesport

    Inter fitoi në transfertë 1-2 ndaj Veronës, falë një autogoli në fund të ndeshjes. Megjithatë, gjykimi në këtë ndeshje ka marrë mjaft kritika, sidomos për rastin e ndodhur me Yann Bisseck në mintuën e 67-të.
    Mbrojtësi gjerman bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit dhe ishte lojtari i fundit nga zikaltrit, ndaj vendasit dhe jo vetëm pretenduan për karton të kuq. Arbitri kryesor i takimit dha vetëm karton të verdhë.

    Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta në lidhje me episodin në fjalë dhe shumica e tifozëve mendojnë se Inter është favorizuar qartazi në këtë rast. Rezultati në atë moment ishte 1-1 dhe nëse zikaltrit do të ishin me 10 lojtarë në fushë, ndoshta shifrat përfundimtare mund të ishin ndryshe…

  • Arrestohet arbitri i futbollit në Kalabri, drejtonte rrjetin që manipulonte ndeshjet për bastet

    Arrestohet arbitri i futbollit në Kalabri, drejtonte rrjetin që manipulonte ndeshjet për bastet

    31 Tetor 2025

    13:55

    Alfred Lleshi

    Një rrjet kriminal i udhëhequr nga një arbitër futbolli i seksionit të Reggio Calabria, aktiv në Serie C, Primavera dhe Primavera 2, u zbulua nga karabinierët dhe “Guardia di Finanza”. 5 persona u arrestuan dhe janë lënë nën masën e arrestit të shtëpisë nga gjykata. Hetimet nisën në janar 2024, pas një sinjali të autoritetit të doganave për flukse të çuditshme bastesh në një ndeshje të rinjsh (Primavera).
    Arbitri korruptonte kolegët, duke paguar deri 10.000 euro për ndeshje, për të nxitur rezultate që favorizonin bastet e grupit. Pasuesit përfshinin dy sipërmarrës toskanë (babë e bir) të një agjencie bastesh në Sesto Fiorentino, të cilët përdornin edhe providerë të huaj jo të autorizuar.
    Bastet viheshin kryesisht mbi parashikimin “over”; manipulimet përfshinin penallti të dyshimta. Prandaj edhe operacioni u kodua “Penalty”. Ndikimi tek arbitrat ishte edhe për akordimin e kartonëve të qëllimshëm për të ndryshuar ekuilibrin e ndeshjeve.
     

  • VIDEO/ Rasti që Barcelona ngre dyshime të forta te arbitri, e quajnë të parregullt golin e fitores të Bellingham

    VIDEO/ Rasti që Barcelona ngre dyshime të forta te arbitri, e quajnë të parregullt golin e fitores të Bellingham

    Real Madridi apo Barcelona, Mbappe apo Yamal? Kjo ishte pyetja e shumë tifozëve përpara El Clasico-s së sotme, por në këtë super përballje, të gjithë vëmendjen dhe prozhektorët ishin drejtuar tek arbitri i takimit, Cesar Soto Grado. Një Real Madrid-Barcelona nuk mund të mbyllet kurrë pa polemika, një intesitet i tillë i lartë nuk mund të mbyllet kurrë në paqe, do të ketë gjithmonë ankesa. Por këtë herë situata ishte akomë edhe më e vështirë pasi lufta kishte nisur që në deklaratat për shtyp.
    Presidenti i Barcelonës, Yamal dhe pjesëtarë të tjerë të katalanasve kishin akuzuar Real Madridin si një ekip që fiton padrejtësisht me ndihmën e arbitrave. Kështu tensioni për arbitrin dhe paragjykimet për të ishin pa nisur ndeshja dhe menjëherë Cesar e nisi me aksion.Ndeshja përfundoi në shifrat 2-1 në favor të Real Madrid falë dy golave të ardhur nga Mbappe dhe Bellingham, që zhvlerësuan realizimin e Fermin Lopez. Xabi Alonso i ishte përgjigjur arrogancës së Yamal duke thënë se do t’ia linte gjithçka fushës që të fliste. Në minutën e 2 arbitri kryesor i takimit tregoi gjithë guximin e tij ku mes polemikash të ngritura për favorizimin e Real Madridit, nuk ngurroi të tregonte gishtin nga pika e bardhë e 11-metërve pas një kontakti të Vinicius Junior me Yamal, si për të treguar se fjalët jashtë fushës nuk kishin asnjë ndikim tek ai.
    Megjithatë pas përsëritjes së pamjeve u pa se penalltia nuk ishte dhe kështu falë VAR, arbitri anulloi vendimin e parë, por tregoi se kishte karakter të fortë. Pak minuta më vonë Mbappe realizoi një super gol, por u anulua dhe nëpërmjet përsëritjes së pamjeve kishte një pozicion jashtë loje milimetrik të Mbappe, që ka ngjallur dhe kjo jo pak diskutime në rrjetet sociale.
    Ndërkohë faqet e dedikuara për Barcelonën kanë një pretendim për golin e realizuar nga Bellingham, pra golin e dytë që vendosi fitoren e Real Madrid 2-1 kundër katalanasve. Përpara se topi të mbërrinte në këmbët e Bellingham, kishte një duel mes Dean Huijsen dhe Pau Cubarsi. Një duel i fituar nga lojtari i Realit në ajër përpara se topi të mbërrinte te Bellingham, i cili me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë që të shënonte. Në përsëritjen e pamjeve duket qartë një bërryl i hapur i Huijsen që i jep jo pak avantazh në duelin me Cubarsin, me këtë të fundit që përfundoi në tokë. Megjithatë kjo situatë u pa si një aksion i rregullt dhe goli në fjalë dhuroi fitoren e Realit.?Por përtej këtij episodi, ishte një ndeshje ku arbitri pati një paraqitje të mirë, ndërsa gjithcka shpërtheu në fund. Vinicius Junior dhe Dani Carvajal janë kapur me Lamine Yamal për shkak të fjalëve të thëna nga ky i fundit për Real Madridin, duke e akuzuar si një klub që vetëm vjedh nëpërmjet gjyqtarëve dhe vetëm ankohet. “Fol tani, fol më shumë”, ishte mënyra sesi i janë drejtuar lojtarët e Real Madridit, yllit të Barcelonës, me këtë të fundit që shpërtheu dhe nuk mund ta kontrollonte dot veten. “Të gjitha pasimet e tua ishin vetëm mbrapa, jepi fol, vazhdo”, ishte mënyra sesi iu drejtua edhe Vinicius Junior, lojtarit spanjoll të Barcelonës.

  • Mbappe shënon një super gol, arbitri acaron madrilenët për herë të dytë brenda pak minutash (video)

    Mbappe shënon një super gol, arbitri acaron madrilenët për herë të dytë brenda pak minutash (video)

    26 Tetor 2025

    16:38

    Telesport

    Ashtu siç edhe pritej ka nisur vrullshëm “El Clasico” e parë e këtij sezoni me Real Madridit dhe Barcelona, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”. Në minutën e tretë pasti një kontakt në zonë mes Lamine Yamal dhe Vincius Junior, arbitri kryesor i takimit, Cesar Soto Grado, drejtoi gishtin nga penalltia fillimisht. SHIKORASTIN
    Më pas, me ndërhyrjen e VAR-it, arbitri shkon të shohë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm: Nuk ka penallti.
    Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe shënoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, por festa e francezit shkon më kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje.
    Siç duket edhe nga pamjet është një pozicion jashtë loje milimetrik.
    SHIKOGOLINEANULLUARTEMBAPPE

  • “Penalltinë e dha asistenti”, Marotta “shpërthen” në akuza pas humbjes ndaj Napolit

    “Penalltinë e dha asistenti”, Marotta “shpërthen” në akuza pas humbjes ndaj Napolit

    25 Tetor 2025

    21:14

    Telesport

    Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur pas humbjes së zikaltërve 3-1 ndaj Napolit dhe ka shprehur pakënaqësinë në lidhje me penalltinë nga erdhi goli i parë i vendasve. Sipas Marotta-s, penalltia kontroverse ishte “vendimtare për të ndryshuar ekuilibrin”.
    “Edhe pse Napoli përfundimisht e legjitimoi fitoren, kryesisht në 20 minutat e fundit, penalltia ishte vendimtare për të ndryshuar ekuilibrin e lojës. Ajo erdhi nga një vlerësim i bërë nga ndihmës-arbitri, pra nga asistenti. Është e qartë se arbitri ishte në pozicionin e përsosur për të vlerësuar, ai e pa dhe u kthye, pastaj fishkëllyeu tetë sekonda më vonë.
    Mendova se kjo ishte një situatë ideale për të ndërhyrë VAR, duke qenë se arbitri fillimisht e kishte vlerësuar dhe injoruar situatën. Pamjet do t’i kishin lejuar arbitrit ta shihte përsëri dhe të merrte vendimin e tij.
    Fitorja e Napolit u nxit nga ky incident, pastaj sigurisht që ata fituan 3-1 në fund, por nëse shohim dinamikën pas penalltisë, është një reflektim që Rocchi (kreu i arbitrave italianë) e ka bërë më shumë se një herë, duke thënë se jo më penallti të buta”, tha Marotta.