Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videokartolinë, nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi”, në prag të festave të Nëntorit.
Të veshur kuqezi, me simbolet kombëtare, shqiponjën dykrenare nxënësit e shkollës “Servete Maçi” dhurojnë një atmosferë emocionuese ndërsa këndojnë “O moj e bukura Arbëri”.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi” në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar në Facebook.
Tag: arbëri
-

“O moj e bukura Arbëri”/ Rama ndan videokartolinë: Nxënësit e “Servete Maçit”, atmosferë festive në prag të festave të Nëntorit
-

Këngë që s’harrohet/ Vaçe Zela: Moj e bukur Arbëri (teksti & video)
Ju ftojmë ta dëgjoni një nga perlat e kënduara nga e madhja Vaçe Zela këngën “Moj e bukur Arbëri”
Në breg pulëbardhat çajnë fluturimsi kënga jonë plot mall.Këndojmë nga larg me dashuri,moj Arbëri.
Të parët tanë me brengë të lanë,sa kohë më nuk të panë?por sot si lule më je ti,moj Shqipëri.
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë,o moj e bukura Arbëri.Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri.
Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,N`mes deti me stuhi.Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,moj Arbëri!
Kjo kënga jonë, për ty përherëna djeg si zjarr në gji.Tek zjarri yt ne jemi përjetë,moj Shqipëri!
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë,o moj e bukura Arbëri.Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri.
ObserverKult
Kliko edhe:
VAÇE ZELA: KUR BJEN FYELLI, ÇIFTELIA…(TEKSTI DHE KËNGA)
Kliko KETU për ta dëgjuar
Muzika: Pjetër GaciTeksti: Aleksandër Banushi
Kur bjen fyelli e çifteliaNatën deri vonëVet nga zemra knon malsiakrenaria jonëTi o fyell i barijve bukur po tingëllonSi kristalet nëpër krojeZëri yt buron
Bjeri çiftelisë o djalëkëngë e trimave ushtonkur bjen fyelli e çiftelia natën deri vonëvet nga zemra knon malsiakrenaria jonë
Me dy tela çifteliekëngën do qëndisdo këndoj nëpër korijeshkrepave t’malsisëKënga ime dhe jehonamaleve t’ushtojtë gëzohen bjeshkët tona krenaria jonë
Bjeri çiftelisë o djalëkëngë e trimave ushtonkur bjen fyelli e çiftelia natën deri vonëvet nga zemra knon malsiakrenaria jonë
ObserverKult
-

Ju ftojmë të dëgjoni “Moj e bukura, Arbëri” kënduar nga Ilir Shaqiri (Video & teksti)
Sigurisht që kur dëgjoni këngën emblematike “Moj e bukura, Arbëri”, pa dyshim ju vjen ndërmend e paharrueshmja Vaçe Zela. Por sot ObserverKult ua prezenton të njëjtën këngë të kënduar nga një këngëtar tjetër, kësaj radhe nga i madhi Ilir Shaqiri, që po ashtu do t’ju bëjë për vete.
Ju ftojmë ta ndiqni:
Teksti:
Në breg pulëbardhat çajnë fluturimsi kënga jonë plot mall.Këndojmë nga larg me dashuri,moj Arbëri.
Të parët tanë me brengë të lanë,sa kohë më nuk të panë?por sot si lule më je ti,moj Shqipëri.
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë,o moj e bukura Arbëri.Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri.
Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,N`mes deti me stuhi.Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,moj Arbëri!
Kjo kënga jonë, për ty përherëna djeg si zjarr në gji.Tek zjarri yt ne jemi përjetë,moj Shqipëri!
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë,o moj e bukura Arbëri.Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri.
ObserverKult
__________
Kliko edhe:
VAÇE ZELA: MOJ E BUKUR ARBËRI
-

Gjendja agrare në Arbëri sipas burimeve bizantine
Nga Dr. Sc. Pajazit Hajzeri1
Abstrakt
Punimi “Gjendja agrare në Arbëri sipas burimeve bizantine” është një temë e cila sjell ndër vete disa probleme të përgjithshme si të ekonomisë, shoqërisë, pronës etj, në trevat Iliro – Arbërore.
Të dimë për gjendjen ekonomike në Arbëri gjatë mesjetës, duhet t’i referohemi kryesisht burimeve bizantine dhe tek autorët bizantinë që flasin për Shqipërinë, duke mos lënë anash as autorët e sotëm që me një punë shumëvjeçare kanë zbardhur shumë dokumente që japin të vërtetën mbi autoktoninë shqiptare në trevat ilire.
Edhe në Arbëri gjendja politike, ekonomike, shoqërore dhe agrare ishte pothuajse e njëjtë me pjesët e tjera të Perandorisë Bizantine, mirëpo përparësi e zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare ishte se, ato ishin urë lidhëse në mes Lindjes dhe Përendimit, kishin dalje në anën Perëndimore në Detin Adriatik dhe në anën Jugperëndimore në ujërat e nxehta të Jonit e Mesdheut, gjithashtu ishin të lidhura me rrugë të ndryshme si dhe konfiguracioni i terenit e bënë më të lehtë dhe më të favorshëm zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe agrar gjithashtu.
Kategorizimi pronësor fillon të trajtohet që nga antikiteti i vonë – mesjeta e hershme dhe atë simbas kategorive dhe periudhave (shekujve) të ndryshëm.
Me këtë dua të them se ka edhe shumë vend për t’u kyçur me burime dhe literaturë tjera, por mendoj se një pasqyrë e mirë është dhënë në këtë punim.
Fjalët Kyqe: Arbëri, Bizant, Bujqësi, Zhvillim ekonomik.
Gjendja agrare në Arbëri sipas burimeve bizantine
Rrethanat e përgjithshme të zhvillimit ekonomik në trevat iliro – arbërore
Perandoria Bizantine lindi si rezultat i ndarjes së Perandorisë Romake.
Mbreti Romak Teodosi i Madh në vitin 395, që ishte në shtratin e vdekjes, ua ndau mbretërinë e tij dy djemve të vet: Arkadit Honorit. Arkadi do të qeveriste në Lindje,[1] kurse Honori në Perëndim. Trevat iliro – arbërore hyjnë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht pas
Ndarja e Perandorisë Romake kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të
të saj, që pas rindërtimit nga Konstandini i Madh u quajt Bizant Konstandinopojë.[2]
Trevat iliro – arbërore i dhanë Perandorisë Bizantine disa perandorë, ndër të cilët shquhen në mënyrë të veçantë Anastasi I nga Durrësi (491 – 518), Justiniani I nga Taurisiumi i Shkupit (527 – 565).[3]
Pozicioni skajor në kufi me Italin, me të cilën interesat e Bizantit mbetën deri në fund të lidhura ngusht, përcaktoi rolin e jashtëzakonshëm të trevave iliro – arbërore në kuadrin e Perandorisë Bizantine. Ato u kthyen në nyje komunikimi të Lindjes me Perëndimin dhe anasjelltas.
Zhvillimin ekonomik në trevat iliro – arbërore e mundësonte dhe e favorizonte ekzistenca e shumë porteve të rëndësishme gjatë bregdetit të Adriatikut dhe Jonit, si dhe rrjeti rrugor që futej në thellësi të Gadishullit Ballkanik, duke lidhur bregdetin me qendra të tjera të rëndësishme, si: Nishin, Shkupin, Ohrin, Sofjen, Kosturin, Selanikun, Adrianopojën dhe Konstandinopojën.
Perandoria Bizantine i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes strategjike të trevave iliro – arbërore. Perandori Justinian, sipas Prokopit të Cezaresë historian i oborrit të Justinianit, vetëm në atdheun e tij, në Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 kështjella dhe ndërtoi 8 kështjella të tjera. Numri i kështjellave në katër provincat Ilire; të Dardanisë, Prevalit dhe të dy Epirëve arrin në 168. Nga ana e tij Anastasi I e rrethoi qytetin e tij të lindjes, Durrësin me mure madhështore.[4]
Të gjitha ndërtimet dhe rindërtimet e sipërpërmendura të realizuara në trevat arbërore janë ndërtuar me tatimet e mbledhura populates vendore, ku kjo jep një pasqyrë të gjithë trevës se ka qenë në gjendje të mirë të një zhvillimi ekonomik.
Veç Durrësit pikëmbështetje të pushtetit bizantin në Arbëri përbënin Tivari, Shkodra, Lezha, Kruja, Dibra, Prizreni, Shkupi, Berati, Devolli, Kolonja, Adrianopoja etj.[5]
Organizimi shoqëror – ekonomik në trevat iliro – arbërore gjatë sundimit Bizantin
Perandoria Bizantine ishte një monarki e centralizuar ushtarako administrative. Aty kishte tipare shtetërore të Perandorisë Romake të perëndimit, por kryesisht ishin gërshetuar tiparet e despotizmit të lindjes.
Në perandorinë bizantine pushteti ishte në duart e Perandorit plotësisht. Perandori ishte pushtet, ligj, mbajtës i pushtetit ushtarak dhe personi numer një i kishës bizantine. Të gjithë të tjerët ishin nën te. Në kuadër të pushtetit ekzistonte organi konsultativ Senati. Senati merrej me të gjitha problemet që i paraqiteshin perandorit, përgatit ligjet të cilat me miratimin e tij hynin në fuqi. Pra Perandori e udhëhiqte senatin që kishte ndikim të madh në ushtri e popull. Dalngadalë pushteti i perandorit bëhet i kufizuar, atëher kur kishte pakënaqësi në popull edhe kjo mundësoi krijimin e partive politike, që në fillim ishin katër parti si: të bardhët, të kuqët, të gjelbërit dhe blutë.
Pushtetin civil e udhëhiqnin prefektët (pretories) dhe emëroheshin nga Perandori, ndërsa pushtetin ushtarak e udhëhiqte vetë Perandori. Pushteti u nda në Dioqeza (krahina), që udhëhiqeshin nga (vikerët) më vonë këto dy njësi të mëdha administrativo – territoriale do të quheshin Prefektura. Kështu lindi prefektura e Ilirikut dhe prefektura e Lindjes. Iliriku ngërthente ndër vete të gjitha tokat e Ballkanit dhe qendrën e kishte në Selanik.
Çdo prefekturë ndahej në dioqeza, dioqezandahej në Provinca. Prefektura e Ilirikut kishte dioqezën e Maqedonisë dhe gjashtë Provinca. Iliriku kishte edhe dioqezën e Dakisë e cila kishte pesë Priovinca.
Tokat shqiptare kishin provincën e Dardanisë me qendër Shkupin, Epirin e Ri me qendër Dyrrahun, Epirin e Vjetër me qendër Nikopojën dhe Provincën e Prevalit me qendër Shkodrën, të gjitha këto provinca do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizimin e pushtetit perandorak dhe se këto provinca gëzonin të drejta të organizimit të brendshëm autokton autonom, në politikën e jashtme vareshin nga perandori.
Më vonë territori i perandorisë do të pësojë ndryshime sepse do të formohen rrethe ushtarake në krye të të cilave do të vendosej Duka, gjithsejt perandoria kishte 13 rrethe.
Në kohën e vales së dyndjes së sllavëve në shek. VII ishte krijuar flota ushtarake ku ushtarët tanimë ishin me page dhe se pagat paguheshin nga taksat e shtetit.
Perandoria Bizantine e shekujve, V, VI, VII karakterizohet me një organizim të brendshëm që synonte të stabilizonte marrëdhëniet shoqërore, por gjithmonë me diktaturë të rreptë.[6]
Organizimi më i lartë i bashkësisë qytetare ishte Këshilli i Qytetit. Vend të rëndësishëm në administratë zinte noteri. Ai formulonte të gjitha aktet e komunës si dhe dokumentet private të popullsisë si: aktet pronësore, testamentet, akte dhurimi, shitblerje, kontrata tregtare etj.[7]
2.a.Organizimi ekonomik dhe gjendja agrare shek. IV – VIII
Rrethanat ekonomiko – shoqërore që u krijuan në etapën e dekompozimit të rendit skllavopronar e të lindjes së sistemit të ri feudal, sollën si pasojë ndryshime në marrëdhëniet në prodhim. Shtimi i numrit të komuniteteve të lira fshatare, forcimi i pronës së vogël, krijimi i dinastive vendase të pavarura, formuan një bazë për lindjen dhe zhvillimin e ekonomisë së mbyllur. Nga ana tjetër, pasiguria që ekzistonte në territorin e gjerë të perandorisë lindore (konfliktet e brendshme e më tepër luftërat dhe plaçkitjet e vazhdueshme, dyndjet avarosllave e bullgare), e detyrojnë popullsinë e inkuadruar në bashkësitë e lira fshatare të merrte masa vetëmbrojtëse. Pikërisht në një situate të tillë jetonte provinca e largët e Shqipërisë në kuadrin e perandorisë së gjerë bizantine[8].
Në shek. III provincat lindore ishin përfshirë nga një krizë e gjithanshme politike e shoqërore, por në një shkallë më të ulët se në Perëndim. Në shek. IV – V pasojat e krizës u kapërcyen pjesërisht.
Në mjaft krahina u rivendos sistemi i ujitjes. Një pjesë e rëndësishme e tokës filloi të punohej. Në shumë rajone, përpunimi i bukës, i rrushit dhe i frutave mori karakterin e ekonomisë së mallrave.
Zhvillimi i bujqësisë, që ishte bazë e ekonomisë ishte shumë i ngadalshëm. Atë e pengonin marrëdhëniet në prodhim. Në marrëdhëniet agrare pasqyroheshin kontradiktat karakteristike për epokën kalimtare nga skllavopronaria në feudalizëm.[9]
Për trevat Ilire – Në letrat e veta Ciceroni flet për praninë në shek. I p.e.s të latifundistëve, tregtarëve, veteranëve apo kolonëve romakë në disa qytete të lulëzuara të brezit bregdetar si: Buthroton, Dyrrachium, Apollonia, por kjo nuk do të thotë akoma se kemi të bëjmë me një kolonizim në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.[10]
Prania e tyre ndeshet edhe më vonë. Gjatë dy shekujve të parë të sundimit bizantin shek. V – VI provincat jugore ilire e përballuan deri diku krizën e përgjithshme që kishte mbërthyer mbarë rendi skllavopronar. Krahas qendrave të vjetra urbane tani me popullsi të pakësuar, fillojnë të dalin në fushën e burimeve historike një varg qytezash të vogla të mbyllura brenda mureve të fortifikuara.[11] Rreth shek. VI, Prokopi i Cezares na jep 168 emra qendrash të fortifikuara, të shpërndara në të katër provincat jugore ilire, në shumicën e tyre dërmuese të panjohura më parë.[12]
Ky është një dokument i mirë për të gjykuar rreth përbërjes etnike joromake, ilire të popullsisë së këtyre provincave në fund të antinitetit dhe në fillim të mesjetës.
Kategorizimi pronësor
3.a. Kolonët shek. IV – VIII
Kudo ekzistonte prodhimi i vogël, baza e të cilit ishte pronësia e pjesëshme e punonjësve mbi mjetet e prodhimit, në fshat dominonte bujqësia e fshatarëve të vegjël, të lirë ose bujkrobër, në qytet zejtaria.[13]
Bazën e popullsisë fshatare e përbënin kolonët. Numri i tyre ishte rritur shumë; nga çlirimi i skllevërve dhe nga kthimi i mjaft barbarëve në kolonë.
Ata vazhdonin të ndaheshin në dy kategori kryesore kolonë të lirë (elefterë) dhe kolonë të regjistruar (enapografë).[14] Kolonët e lirë, duke humbur tokën private dhe lirinë, ktheheshin në mbajtës të tokës së zotërisë. Si persona të lirë, kolonët i paguanin tatime edhe shtetit dhe plotësonin disa angari shtetërore.
Nga njëra anë, ai juridikisht quhej njeri i lirë dhe shteti merrte prej tij taksa civile, nga ana tjetër, nuk ishte i lirë të largohej sipas dëshirës së tij nga territori i qifligut dhe ishte i detyruar t’i paguante pronarit të tokës taksa të vazhdueshme në forma të ndryshme. Kolonët ishin parardhësit e bujkrobërve të mesjetës.
Lidhja e kolonit me tokën ishte një nga shkaktarët e shkatërrimit të ekonomisë skllavopronare.[15] Sipas Kodit të Justinjanit, “Urdhërojmë që kolonët dhe inkuilinët)[16] në Ilirik (Arbëri) dhe në krahinat fqinje thuhet: (kolonët) të mos kenë të drejtë të lënë fshatin në të cilin janë caktuar të jetojnë, sipas prejardhjes dhe farefisnisë së tyre. Le të jenë robër të tokës jo me detyrime taksash, por me emrin dhe titullin >>kolonë
-

Si u kthye Skënderbeu në Arbëri?!
Si u kthye Skënderbeu në Arbëri?
Në vitin 1443 ushtria hungareze e komanduar nga Janosh Huniadi u futën në thellësi të Ballkanit dhe në fillim të muajit nëntor u ndeshën me ushtrinë osmane të komanduar nga Sulltan Muradi II në Betejën e Nishit, duke e thyer.
Rastin e humbjes së osmanëve e shfrytëzoi më së miri Skënderbeu, i cili bashkë me 300 ushtarë tjerë arbërorë dezertuan ushtrinë osmane me qëllim kthimin në atdhe. Është interesant fakti që dhe gjatë kohës që ishte nën shërbimin osman, ai mbajti marrëdhënie të ngushta me popullsinë vendase në pronat e dikurshme të babait të tij si dhe me familje të ndryshme fisnike shqiptare.
Skënderbeu synonte çlirimin e tokave të Kastriotëve dhe të princërve e zotërve tjerë arbër si dhe bashkimin fisnikërisë arbërore nën udhëheqjen e tij për ti bërë ballë pushtimit osman, të cilën e arriti më 2 mars 1444, në Lidhjen e Lezhës.
Në fotografi mund të shikoni një gravurë nga shekulli i 16-të ku paraqitet kthimi i Gjergj Kastriotit për në Shqipëri.
H
Post
-

Elhaida Dani: Moj e bukur Arbëri (Teksti dhe kënga)
Kënga “Moj e bukur Arbëri” e kënduar nga Elhaida Dani
Në breg pulëbardhat çajnë fluturimsi kënga jonë plot mall.Këndojmë nga larg me dashuri,moj Arbëri.
Të parët tanë me brengë të lanë,sa kohë më nuk të panë?por sot si lule më je ti,moj Shqipëri.
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë,o moj e bukur Arbëri.Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri.
Përtej ne degë, ti rrënjë matanë,mes deti me stuhi.Shkuan kaq mote, degët s’u thanë,moj Arbëri!
Kjo kënga jonë, për ty përherëna djeg si zjarr në gji.Tek zjarri yt ne jemi përjetë,moj Shqipëri!
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë,o moj e bukur Arbëri.Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri.
Sa kemi mall, s’ka deti valë,o moj e bukur Arbëri…
Shikojmë nga larg…! Mendojmë për ty…!O moj e bukur Shqipëri.
ObserverKult
Lexo edhe:
ELHAIDA DANI: JO S’TË SHOH NË SY POR TË NDJEJË JE ATY… (TEKSTI…
Mijëra vjet, s’më mjaftojnë për një jetë,Se në çdo sekondë unë marrë frymë dhe jetoj,Ti tik-tak që rreh brenda meje të sheh,Ndjenjë që stinë nuk njeh, nuk ka shi e frynë erë,Emër jo s’të gjej s’te prek të shoh,Fshehur do të mbaj si një thesar,Zemra të ka të shenjtë mijëra jetë për ty ja vlejnë,Ti një emër mban, je shenjë e rrallë,
Jo s’të shoh në sy por të ndjejë je aty,Ti je pasuri, ëndërr je pakufij,Nuk më flet me fjalë më jep frymë më mban gjallë,Ndjenjë që stinë nuk njeh, nuk njeh dimër as verë,Emër jo s’të gjej, s’të pres të shoh,Fshehur do të mbaj si një thesar.
Këngën dhe tekstin e plotë e gjeni KËTU