Rina Balaj ka folur hapur për marrëdhënien e saj me reperin Feron, me të cilin vite më parë ndau bashkëpunime që u kthyen në hite dhe ndikuan në rrugëtimin e të dyve në muzikë. E ftuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, artistja theksoi se mes tyre ka ekzistuar gjithmonë respekt dhe afërsi, pavarësisht ndryshimeve në karrierë dhe jetën personale. Rina u shpreh se ajo dhe Fero kanë nisur rrugën artistike në një moshë shumë të re, gjë që ka bërë që raporti i tyre të jetë më shumë se profesional.
“Unë me Feron mund të them lirisht se jemi rritur bashkë. Kemi qenë shumë të rinj kur kemi filluar të punojmë. Me mua ka qenë gjithmonë shumë i sjellshëm, dhe jo vetëm me mua, por edhe me shoqërinë time që janë krejt vajza,”- tha këngëtarja.
Ajo shtoi se mes tyre ka pasur mbështetje të ndërsjellë në momente të ndryshme.
“Shumë shpesh kemi marrë këshilla nga njëri-tjetri gjatë këtyre viteve. Edhe pse nuk kemi qenë në të njëjtin label, kemi vazhduar të ruajmë një raport shumë të mirë. Unë Feron e shoh si vëllan tim, si Rigonin,”- u shpreh ajo, duke përdorur emrin e vërtetë të reperit.
E pyetur për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Feros, i cili akuzohet nga ish-bashkëshortja Arbenita Ismajli për dhunë në familje, Rina zgjodhi të mos marrë anë, duke theksuar se nuk komenton diçka që nuk e ka parë vetë.
“Nuk mund të gjykoj për diçka që nuk e kam parë vetë,”– tha ajo.
Tag: arbenita
-

Rina Balaj flet për raportin e Feros me Arbenita Ismajlin
-

“Askujt s’i intereson!”/ Ç’po përpiqet të thojë Arbenita?
Modelja Arbenita Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një postim të fuqishëm në InstaStory, i cili duket të jetë një thirrje për forcë dhe vetëbesim. Ky postim vjen në një periudhë të tensionuar për Arbenitën, e cila po përballet ligjërisht me ish-partnerin e saj, reperin Fero. Në foton e ndarë, shihet një person duke mbajtur një telefon, me mbishkrimin: “Edhe unë kam një histori të trishtë. Askujt s’i intereson. Puno më fort.”
Megjithëse modelja nuk ka shtuar ndonjë koment tjetër, ky mesazh është interpretuar si një kujtesë për ndjekësit e saj për të punuar fort dhe për të mos u dorëzuar përballë vështirësive të jetës. Mesazhi ngre një qëndrim të fortë ndaj jetës dhe përpjekjeve personale, duke nxitur pjekurinë emocionale dhe vetëbesimin.
Arbenita, e cila vitet e fundit ka kaluar shumë ndryshime në jetën e saj, është zhvendosur në Dubai bashkë me vajzën e saj, Ninën. Ajo ka ndarë me ndjekësit se tashmë ka kaluar një vit që është duke jetuar në këtë qytet, duke krijuar një jetë të re dhe të përkushtuar për të dyja. Ky postim mund të shihet si një reflektim i forcës dhe pavarësisë që Arbenita po shfaq gjatë kësaj periudhe. -

Arbenita Ismajli surprizohet me një buqetë gjigante trëndafilash, kush është personi që ia dërgoi?
Modelja Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë në InstaStory, që ka ngjallur shumë reagime e kureshtje në rrjete sociale. Në një postim të fundit, Arbenita shihet përballë një tufe madhështore trëndafilash të bardhë, një dhuratë e cila menjëherë tërhoqi vëmendjen e fansave për elegancën dhe mesazhin që mund të përcjellë.
Ngjyrat neutrale dhe atmosfera romantike e fotos kanë bërë që ndjekësit të nisin menjëherë të komentojnë e të hamendësojnë: “Kush mund të jetë ai që i ka dërguar dhuratën?”Megjithatë, modelja nuk ka zbuluar identitetin e personit që qëndron pas kësaj surprize, duke lënë gjithçka të mbuluar nga misteri.
Kujtojmë që modelja i ka dhënë fund marrëdhënies me reperin Fero, me të cilin ka edhe një vajzë. Ndarja e tyre u shoqërua me shumë bujë mediatike dhe deklarata të ndërsjella në rrjete sociale. Prej asaj kohe, Arbenita ka zgjedhur të fokusohet në karrierën e saj si modele dhe në jetën personale, duke u shfaqur gjithmonë e pavarur dhe plot vetëbesim.
Arbenita ende s’ka bërë një reagim publik për deklaratat e Feros për të në podcastin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, por mesa duket ka zgjedhur të heshtë dhe të vazhdojë jetën e saj e qetë në Dubai. -

Pas ndarjes nga Arbenita, Fero tregon ndryshimin e madh në jetën e tij: Për herë të parë jam falur në paraburgim
Reperi i njohur Fero ka ndarë detaje të rralla nga jeta e tij personale dhe profesionale, në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”. Ai foli hapur për fillimet e karrierës, periudhat e vështira që ka kaluar, si dhe për marrëdhënien me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli një lidhje që për shumë kohë ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike.
Fero pranoi se ka bërë gabime në të kaluarën, por se ka reflektuar shumë dhe është përpjekur të ndryshojë. Ai theksoi se kthesa më e madhe në jetën e tij ka ardhur nga afrimi me fenë.
“Me të tregu drejt, unë si dola prej atyre vështirësive ishte prej ndihmës që e kam pasur nga religjioni. Kur kam nisë me u marrë me fe, ajo u bë një mburojë për mua, sepse më ndihmoi të fokusohem vetëm tek gjërat e mira,”- u shpreh Fero.
I pyetur nga Arbana Osmani se kur nisi ky ndryshim i brendshëm, reperi zbuloi se gjithçka kishte nisur gjatë kohës që ndodhej në paraburgim.
“Kur kam filluar të falem, kam qenë në paraburgim. Dhe kur e kam falë vaktin e parë, jam ndier shpirtërisht tepër mirë. Vetë më erdhi që të vazhdoj të falem,” – tregoi ai me sinqeritet.
-

”Arbenita ti lëri inatet”, Fero: Vajza ime u largua me ndihmën e motrës së Presidentes. Firmosa që 99%…
Showbiz E Enjte, 23 Tetor 2025 21:13
Siç edhe u priste, artisti Fero si i ftuar në ”Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, ka folur për pjesën e jetës që u bënë edhe publike. Si nga varësia pas lëndëve narkotike, ndarja e bujshme dhe procesi që vijon me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli. Ai ka theksuar se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj Arbenitës dhe se në asnjë akt mjekoligjor nuk thuhet që Arbenita të ketë lëndim fizik.
”Nuk kam fol keq për të, ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet ka shpërthyer veç me pa vajzën ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht ka thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje. Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor. Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshëm dhe nuk ka mundur. Më është dashur të ndërmarr hapa nga institucionet e Kosovës. Kam kërkuar përgjigje prej tyte.Vendimi është që ta takoj 4 ditë në muaj, në fundjavë. Nuk është zbatuar vendimi. Është lëshuar urdhërarrest për të në Kosovës, tani kanë marr vendimet e veta për fletarresti ndërkombëtar. Vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që prej vitin e kaluar. Ajo është larguar edhe më ndihmën e motrës së presidentes. Unë jam vetë i lidhur me nënën time dhe nuk do doja që ajo të mos e kishte. Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimin nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën”,-tha Fero.
Sipas tij, Arbenita po ia mban larg vajzën për hakmarrje. “Mendoj se ajo nuk do që vajza të jetë me mua për hakmarrje. Unë nuk e kam dhunuar atë, nuk ka as raport të lëndimit mjekësor. Ne jemi munduar për shumë kohë që të funksionojmë, por nuk jemi për njëri-tjetrin”,-u shpreh reperi. Po ashtu Fero pranoi se ndjenjat për ish-bashkëshorten tashmë kanë marrë fund, por se ruan respekt për të si nënë e vajzës së tij. Në fund, reperi bëri edhe një thirrje publike për Arbenitën, duke i kërkuar të lërë mënjanë inatet dhe t’i japë mundësinë të jetë pranë vajzës së tij. ”E ftoj publikisht të lërë inatet, pasi fëmija ka nevojë për nënën dhe për babain. Ka nevojë për babanë në jetën e saj. Nuk e do njeri vajzën më shumë se babai i saj. Të lutem, mundësoma ta shoh çikën”.
-

1 vit në Dubai, Arbenita Ismajli tregon sesi ka ndryshuar jeta për të dhe vajzën
Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndarë një reflektim prekës përmes një postimi në Instagram, teksa ka shënuar plot një vit që prej momentit kur ajo dhe vajza e saj, Nina, janë zhvendosur në Dubai. Në një kohë kur emri i saj vijon të përmendet shpesh për shkak të përballjes ligjore dhe mediatike me ish-partnerin, reperin Fero, Arbenita ka zgjedhur të ndajë një mesazh më personal, larg polemikave dhe pranë asaj që për të ka më shumë rëndësi, roli si nënë.
“U bë një vit që u zhvendosëm në Dubai, dhe të shoh ty të rritesh e të lulëzosh më shëron aq thellë,” – ka shkruar ajo, duke iu referuar vajzës së saj, Ninës.
Në fotografinë e postuar, Nina shihet me një buzëqeshje të pastër fëmijërore, ndërsa mbi sup mban një papagall shumëngjyrësh, një imazh i qetësisë dhe stabilitetit që Arbenita duket se ka arritur pas një periudhe të trazuar.
Ky postim vjen si një mesazh i qartë për forcën dhe shërimin, duke treguar se pavarësisht vështirësive dhe sfidave publike, modelja ka gjetur ekuilibrin e saj në një jetë të re, përqendruar te vajza dhe lumturia e tyre e përbashkët.
Ajo vazhdon karrieren si modele, duke mos lene pas edhe detyren me kryesore qe ka, ate te nenes. -

“Njerëzit e dinë mirë çfarë po bëjnë”/ Mesazhi i Arbenitës që ngre shumë pikëpyetje
Modelja e njohur Arbenita Ismajli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së ndjekësve të saj, jo vetëm për bukurinë dhe karrierën, por edhe për postimet e saj me tone të forta reflektimi që shpesh interpretohen si mesazhe të fshehta. Së fundmi, Arbenita ka ndarë në InstaStory një thënie që ka ngjallur shumë reagime dhe diskutime në rrjete sociale.
“Merre personale, në këtë moshë, beso, njerëzit e dinë mirë çfarë po bëjnë”, shkruhej në postimin e saj, të cilin fansat e kanë lidhur menjëherë me ndonjë situatë të fundit në jetën e saj private.Kjo nuk është hera e parë që modelja kosovare ndan mesazhe me kuptime të dyfishta. Që pas ndarjes nga reperi Fero, me të cilin ka edhe një vajzë, Arbenita shpesh ka përdorur platformën e saj për të shprehur mendime për marrëdhëniet, respektin dhe vetëvlerësimin.
Në postimet e mëparshme, ajo ka theksuar disa herë rëndësinë e pjekurisë emocionale dhe sinqeritetit në raportet njerëzore, ndërsa ndjekësit e saj besojnë se shumë prej këtyre mesazheve janë të drejtuara në mënyrë indirekte ndaj ish-partnerit.
Përveç “kunjave” që shpesh kthehen në tema diskutimi, Arbenita vijon të jetë aktive në botën e modës, duke bashkëpunuar me marka ndërkombëtare dhe duke ndarë me ndjekësit momente nga jeta e saj profesionale dhe e përditshme.
Pavarësisht thashethemeve dhe aludimeve të fansave, modelja ruan qëndrimin e saj të rezervuar, pa i konfirmuar apo mohuar asnjëherë publikisht këto spekulime. -

Arbenita Ismajli surprizon ndjekësit me një paralajmërim të madh për vitin 2026
Modelja dhe influencuesja , Arbenita Ismajli, ka ndarë me publikun një plan të ri që ka zgjuar menjëherë kureshtjen e ndjekësve të saj. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Arbenita publikoi një video ku i drejtohet drejtpërdrejt fansave me një pyetje të thjeshtë, por domethënëse:
“Çfarë do të dëshironit ju?”
Planet për vitin e ardhshëm
Në të njëjtin postim, modelja bëri të ditur se ka ndërmend të nisë një profil aktiv në TikTok gjatë vitit 2026. Ajo shpjegoi se përmbajtja do të fokusohet në:Jetën e saj të përditshme
Aktivitetet dhe rutina personale
Punen profesionale
Blerjet dhe pasionin për modënKy paralajmërim tregon se Arbenita po mendon të afrohet edhe më shumë me ndjekësit e saj, duke u ofruar atyre një anë më intime dhe të sinqertë të jetës së saj përtej imazheve glamuroze në Instagram.
Duke pyetur fansat se çfarë do të dëshironin të shihnin në përmbajtjen e saj, Arbenita lë të kuptohet se dëshiron të ndërtojë një raport më të drejtpërdrejtë dhe interaktiv me publikun. Përveç të qenit një model profesionist, ajo duket se është e vendosur të eksplorojë edhe dimensionin e “content creator”.
Me këtë hap, Arbenita Ismajli pritet të zgjerojë më tej ndikimin e saj në rrjetet sociale dhe të sjellë një qasje të re për fansat që e ndjekin me vite. -

Arbenita nuk ndalet, nxjerr bisedën me motrën biologjike të Feros
Showbiz E Premte, 5 Shtator 2025 18:01
Mes Arbetinës dhe Feros është rindezur debati. Të dy po reagojnë në Instastory. Menjëherë pas reagimit të Feros, Arbenita ka ndarë një tjetër story tronditëse në llogarinë e saj në Instagram. Në këtë postim, ajo publikoi një bisedë private që kishte marrë nga një person i cili rrëfente përjetimet e tij personale dhe lidhjen me familjen e Feros.
”Babai i tij është edhe babai im biologjik. Ai bëri të njëjtën gjë me nënën time atëherë. Saktësisht të njëjtat gjëra. Unë kurrë nuk e kam takuar Fero-n apo babanë tim biologjik. Nëna ime nuk e dëshironte këtë. Kur u rrita, ajo më tregoi gjithçka dhe unë jam krenar për të që luftoi kaq shumë për mua”, shkruan mesazhi i publikuar nga Arbenita.Në vijim, personi shpreh mbështetje të fortë për modelen, duke i thënë: ”Qëndro e fortë dhe lufto për ju të dy. Të lutem mos thuaj asgjë tek ata, nuk dua të kem të bëj me ta. Vetëm doja ta thoja këtë për ty dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh”.
Arbenita shihet duke e falënderuar për këtë mesazh dhe e pyet nëse mund ta publikojë për të forcuar edhe më shumë qëndrimin e saj publik. Personi pranon, me kushtin që të mos përmendet emri i tij, duke theksuar se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me këtë histori.
Përkrah bisedës, Arbenita shtoi edhe një mbishkrim të fortë. ”Like father like son. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumat që u ka dhënë familja. Një familje vërtet e sëmurë”.
