Tag: arabo

  • Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

    Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

    Në Katar është thirrur një samit i jashtëzakonshëm arabo-islamik pas sulmit izraelit të javës së kaluar, ku humbën jetën pesë anëtarë të Hamasit dhe një oficer sigurie nga Katari.
    Takimi zhvillohet në Doha, duke mbledhur liderë dhe zyrtarë të lartë nga vendet arabe dhe myslimane për të diskutuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
    Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, udhëtoi drejt kryeqytetit të Katarit i shoqëruar nga bashkëshortja, Emine Erdogan, shefi i inteligjencës Ibrahim Kalin, këshilltari për politikë të jashtme Akif Çağatay Kiliç, drejtori i komunikimit të presidencës Burhanettin Duran dhe nënkryetari i AKP-së, Halit Yerebakan.
    Vizita e Erdogan vjen vetëm pak ditë pas qëndrimit në Doha të ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan, ndërsa pritet që diskutimet të përqendrohen në koordinimin rajonal dhe në reagimin e përbashkët ndaj zhvillimeve të fundit në Gaza.

  • Mblidhen të hënën në Doha, samiti arabo-islamik mbështet Katarin pas sulmit izraelit

    Mblidhen të hënën në Doha, samiti arabo-islamik mbështet Katarin pas sulmit izraelit

    Një samit i udhëheqësve arabo-islamikë në Doha të hënën pritet të mbledhë mbështetje për Katarin pas sulmit izraelit të javës së kaluar që shënjestroi grupin militant palestinez Hamas në shtetin e Gjirit.

    Një draft i rezolutës që do të shqyrtohet nga krerët e shteteve dënoi sulmin e Izraelit si një përshkallëzim destabilizues dhe tha se shtetet kundërshtuan “planet e Izraelit për të imponuar një realitet të ri në rajon”.

    Megjithatë, pavarësisht miqësisë së Katarit me SHBA-në, amerikanët edhe njëherë tjetër vijojnë të mbështesin Izraelin dhe kjo u pa edhe nga zivita e fundit e Rubios në Tel Aviv.

  • Kush është prodhuesi i orave luksoze që u prit nga Rama: Dënimi me burg në SHBA dhe konfiskim pronash 2-milionë dollarë

    Kush është prodhuesi i orave luksoze që u prit nga Rama: Dënimi me burg në SHBA dhe konfiskim pronash 2-milionë dollarë

    Themeluesi i Jacob& Co, Jacob Arabo ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka darkuar.

    Prodhuesi i orave të shtrenjta ka ndarë në rrjete sociale dy foto me Ramën, i cili sapo ishte kthyer nga një takim tjetër i suksesshëm me kasap Nusretin nga Gjermania.

    LEXO EDHE: VIDEO/ Pasi doli në foto me Edi Ramën, Nusreti përjashtohet nga festa e Champions League

     Prodhuesi i orave miliardëshe, krahas postimit me Ramën, shprehet mirënjohës për mikpritjen. ndërsa nuk ka bërë të ditur se cila ka qenë arsyeja e vizitës së tij në Shqipëri.

    “Mirënjohës që pata mundësinë të takohesha me kryeministrin Edi Rama. Faleminderit për mikpritjen dhe për bisedën frymëzuese. Shqipëria, energjia dhe krenaria juaj janë të paharrueshme”, shkruan ai në rrjetet sociale.

    Por kush është Jacob Arabo?

    Jacob Arabo i njohur si “Jacob the Jeweler”, është një dizajner amerikan i bizhuterive dhe orëve luksoze, si dhe themelues i markës së njohur Jacob & Co.

    Arabo u bë një figurë kyçe në industrinë e hip-hopit dhe modës, duke krijuar bizhuteri dhe orë për yje si Jay-Z, Rihanna, Madonna, Elton John, dhe shumë të tjerë.

    Ora e tij “Five Time Zone”, e lançuar në vitin 2002, u bë një simbol i stilit luksoz dhe u vesh nga figura të njohura si Naomi Campbell dhe Bono.

    Në vitin 2006, Arabo u arrestua me akuza për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me grupin kriminal Black Mafia Family. Në vitin 2008, ai pranoi fajësinë për akuza dhe u dënua me 2.5 vjet burg, një gjobë prej 50,000 dollarësh dhe konfiskim të pasurisë prej 2 milionë dollarësh.

     Nuk dihet ende çfarë ka biseduar Rama me Arabo-n, por si gjithmonë ‘miqësia’ e tij me personazhe problematikë me ligjin nuk ndodh vetëm brenda vendit por edhe me ata jashtë.

    Kujtojmë njohjen e tij me bosin e Bitcoin, Changpeng Zhao, CEO i Binance.

    LEXO EDHE:SHBA, 13 akuza për mikun e Ramës, Changpeng Zhao, pronari i ‘Binance’ akuzohet për mashtrim

    Vetëm pak muaj pas këtij takimi autoritetet amerikane kanë ngritën të paktën 13 akuza ndaj Zhaos, nën dyshimet e mashtrimit gjigant me kriptomonedhat. Mediet amerikane shkruajtën se Komisioni i Letrave me Vlerë dyshon se bosi i shoqërisë “Binance” kishte krijuar një rrjet kompanish nëpërmjet të cilave ka qarkulluar miliarda dollarë nga shoqëria e tij në SHBA drejt një filiali të tij në Evropë.

  • Deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knessetit pasi foli për “gjenocidin në Gaza”

    Deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knessetit pasi foli për “gjenocidin në Gaza”

    Ayman Odeh

    IZRAEL- Fjalimi i deputetit arabo-izraelit Ayman Odeh në Knesset përfundoi me një incident. Punonjësit e parlamentit izraelit që e larguan me forcë nga foltorja pasi ai kaloi disa minuta duke dënuar sulmin e Izraelit në Gaza.
    “Ju shoh shumë të dobët. Pas 1 viti e gjysmë luftë në të cilën vratë 19,000 fëmijë dhe 53,000 civilë, shkatërruat universitetet dhe nuk keni asnjë fitore politike. Nuk keni asnjë përfitim politik dhe për këtë arsye jeni të çmendur. Pse jeni i trishtuar?,”- tha ndër të tjera deputeti i partisë Hadash, duke shkaktuar reagime të forta dhe mosmiratim nga deputetët e tjerë.
    MOMENTI ME VIDEO:

    Pasi doli jashtë sallës, ai tha: Më nxorën me forcë nga salla e Parlamentit, jo sepse shkela ndonjë rregull, por sepse thashë të vërtetën. Mund të përpiqeni të më heshtni, por nuk mund ta heshtni popullin palestinez, as britmën e botës./ZËRI