Tag: arabisë

  • Bëri “shkesin” e tij drejt Arabisë Saudite, CR7 mbron Joao Felix: E kritikojnë idiotët, nuk kuptojnë asgjë nga futbolli

    Bëri “shkesin” e tij drejt Arabisë Saudite, CR7 mbron Joao Felix: E kritikojnë idiotët, nuk kuptojnë asgjë nga futbolli

    20 Shtator 2025

    10:31

    Alfred Lleshi

    Cristiano Ronaldo ka dalë në mbrojtje të Joao Felix, pas kritikave ndaj sulmuesit portugez për largimin nga futbolli europian drejt Arabisë Saudite. Felix, 25 vjeç, u transferua tek Al-Nassr nga Atletico Madridi këtë verë për rreth 28 milionë euro, pas disa sezonesh të vështira në Europë, duke përfshirë eksperienca te Chelsea dhe Milani.
    Që nga bashkimi me Ronaldon në Riad, Felix ka pasur impakt të menjëhershëm: shënoi një “hat-trick” në debutim, dha një asist dhe u bë një nga lojtarët më kreativë të Al-Nassr. Megjithatë, podkasti portugez “Chuveirinho” e kritikoi ashpër, duke pyetur nëse largimi i tij nga Europa ishte i duhuri për një lojtar ende i ri.
    Kjo duket se e irritoi Ronaldon, i cili në Instagram shkroi: “Idiotët nuk kuptojnë asgjë nga futbolli, por japin opinionet e tyre” (shoqëruar me tre “emoji” të qarash). Postimi u fshi më pas, por “Chuveirinho” e pranoi kritikën dhe postoi një mesazh pasues, duke pyetur nëse meritonin vërtet një reagim të tillë, duke pasur parasysh lavdërimet e tyre të mëparshme për Ronaldon.

  • Nis Java Kulturore e Arabisë Saudite, aktivitete të ndryshme në Pallatin e Kongreseve

    Nis Java Kulturore e Arabisë Saudite, aktivitete të ndryshme në Pallatin e Kongreseve

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Shqipëri u hap në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke shënuar fillimin e një programi pesë-ditor kulturor që do të zgjasë deri më 20 shtator. Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja theksoi se kjo javë kulturore përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të zbuluar thellësinë e kulturës saudite dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në fushat e kulturës, turizmit dhe arsimit. Ai përmendi rëndësinë e përbashkët të zhvillimit kulturor dhe ekonomik dhe vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1992.  Ambasadori Faisal bin Ghazi Hifzi vuri në dukje trashëgiminë kulturore të pasur të Arabisë Saudite, diversitetin e saj artistik dhe rolin e Vision 2030 në promovimin e kulturës si urë për dialog ndërkulturor.
    Ai theksoi se kjo javë kulturore do të shërbejë si një mundësi për njohje më të thellë dhe afrimitet kulturor midis dy vendeve. “Kjo javë kulturore, me ekspozitat, shfaqjet artistike dhe programet muzikore e tradicionale që sjell, hap një dritare drejt një kulture autentike të orientuar kah e ardhmja. Ajo mishëron Vizioni 2030 të Mbretërisë së Arabisë Saudite, që e ka shpallur kulturën si një nga shtyllat themelore të zhvillimit dhe si një urë për dialogun ndërkulturor, duke ndërtuar ura miqësie mes popujve”, tha Ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri, z. Faisal bin Ghazi Hifzi. Mes aktiviteteve edicioni i këtij viti përfshin një pavion të dedikuar, në përputhje me shpalljen e vitit 2025 nga Mbretëria si “Viti i Artizanatit”, duke nxjerrë në pah rëndësinë e artizanatit tradicional si një shprehje thelbësore e identitetit kulturor saudite.
    Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit eksploruan ekspozita interaktive që përfshinin kaligrafi arabe, modë tradicionale dhe artizanate kulturore. Programi përfshiu premierën e serisë muzikore të titulluar “Saudi Trouq Meets the World”, një koncert bashkëpunues që bashkoi muzikantë sauditë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë në një festë të ritmit dhe harmonisë ndërkulturore. Vizitorët gjithashtu morën pjesë në panele letrare me autorë sauditë, shfaqje filmike dhe punëtori në fusha të ndryshme kulturore. Kjo javë kulturore vjen e organizuar nga Ministria e Kulturës e Arabisë Saudite dhe Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit e Shqipërisë.

  • Java Kulturore e Arabisë Saudite zhvillohet për herë të parë në Shqipëri

    Java Kulturore e Arabisë Saudite zhvillohet për herë të parë në Shqipëri

    “Në ceremoninë e hapjes së Javës Kulturore të Arabisë Saudite, që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri!
    Ky event i hapur për publikun sjell risinë e një përvoje gjithëpërfshirëse, ku arti, muzika dhe letërsia saudite takohen me audiencën shqiptare, duke krijuar një dialog kulturor shumëdimensional.

    Java Kulturore e Arabisë Saudite do të vazhdojë deri më 20 shtator, ora 13:00-20:00, tek Pallati i Kongreseve!”- shkruan ministri Kulturës, Blendi Klosi.

  • Java Kulturore e Arabisë Saudite, me ekspozita, filma dhe aktivitete të tjera

    Java Kulturore e Arabisë Saudite, me ekspozita, filma dhe aktivitete të tjera

    Java Kulturore e Arabisë Saudite zhvillohet për herë të parë në vendin tonë dhe do të ofrojë një sërë aktivitetesh.  Punëtori për artistët dhe profesionistët nga të dy vendet janë pjesë e aktiviteteve, do të ketë edhe forume debatuese me intelektualë dhe shkrimtarë, si dhe prezantime mbi trashëgiminë botërore të regjistruar në UNESCO. Aktivitetet përfshijnë po ashtu ekspozita të dorëshkrimeve arabe të rralla nga biblioteka saudite, kaligrafi, veshje tradicionale dhe mundësi për tu fotografuar me kostume autentike. Ekranet interaktive me dorëshkrime digjitale arabe do t’i mundësojnë vizitorëve të eksplorojnë trashëgiminë gjuhësore të tyre. Java Kulturore e Arabisë Saudite zhvillohet te Pallati i Kongreseve, 16-20 Shtator.
    Një seksion i veçantë do t’u dedikohet shkrimtarëve të njohur sauditë, veprat e të cilëve janë përkthyer në shqip. Po ashtu, do të prezantohen romane dhe botime me tregime të shkurtra, ndërsa do të ofrohet një hapësirë informuese për qytetin Taif, të shpallur nga UNESCO si “Qyteti Kreativ i Letërsisë”. Një eksperiencë kulinarie do të sjellë shije tradicionale të Rajoneve të Arabisë Saudite. Pjesë e programit do të jenë artet performuese, të cilat do të pasqyrojnë traditat, ritmet dhe shprehjet artistike të Arabisë Saudite, ku aktivitetet sjellin dhe ekspozitën e instrumenteve muzikore tradicionale. Këto ditë nuk do të mungojnë dhe performanca të përbashkëta mes muzikantëve sauditë dhe shqiptarë, si dhe koncerte nga artistë të njohur. Në vijim të aktiviteteve vijnë dhe shfaqjet e filmave të shkurtër, që sjellin në ekran pasurinë dhe larminë e rajoneve të ndryshme të Arabisë Saudite, duke pasqyruar trashëgiminë, traditat dhe artin e vendit. Java Kulturore e Arabisë Saudite organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

  • Ronaldo sërish pa trofe, Al Ahli fiton Superkupën e Arabisë Saudite

    Ronaldo sërish pa trofe, Al Ahli fiton Superkupën e Arabisë Saudite

    Humbi në finale me penallti, CR7 ende duke pritur trofeun e tij të parë zyrtar me Al Nasr.

    Në finalen dramatike të luajtur në Hong Kong për Superkupën e Arabisë Saudite sukadra e Al Alhi triumfoi 5-3 me penallti ndaj Al Nasr të Kristiano Ronaldos dhe yjeve të tjerë të formacionit të Horge Zhezus.

    Loja e rregullut prej 90′ përfundoi 2-2 dhe me rregullin e gjaujtjes menjëherë te penalltitë skuadra e Mahrez, Kesi etj arriti të jetë më e saktë duke merituar trofeun e lakmuar.

    Në fakt ishte Ronaldo ai që shënoi golin e parë në të 41′ me penallti. Frenk Kesi barazoi brenda kohës së këtij fraksioni (45+5′). Në të dytën teksa luheshin minutat e fundit, Marselo Brozoviç kaloi sërish përpara Al Nasr por kur të gjithë ishin bërë gati për festë, Ibanez në 89′ barazoi për 2-2 final. Penalltitë në favor të Al Ahli… Ronaldo duhet të presë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Superkupa e Arabisë Saudite/ Al Naser pritje madhështore në Hong Kong, Ronaldo, Feliks dhe Zhezus në finale

    Superkupa e Arabisë Saudite/ Al Naser pritje madhështore në Hong Kong, Ronaldo, Feliks dhe Zhezus në finale

    U zhvillua sot gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Arabisë Saudite në Hong Kong. Al Naser me një pritje madhështore nga tifozeria e këtij vendi nuk zhgënjeu teksa përballë ekipit kampion të Al Itihad fitoi me shifrat 2-1.

    E ndërsa Sadio Mane shënoi të parin në të 10′ (u dëbua nga fusha me karton të kuq në 25′) Al Itihad barazoi me Bergvijn (16′), Kristiano Ronaldo kthehet në protagonist i cili ndonëse u shfaq i vetëm me portierin e skuadrës ku aktivizohet Mario Mitaj sherbeu për afrimin e fundit Zhoao Feliks duke sigluar golin (61′) e finales së datës 23 gusht. Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet nesër ndërmjet Al Qadisa- Al Ahli.

    Saudi Super Cup në Hong Kong Stadium

    Formacionet startuese:

    Al Nasr: Bento, Boushal, Simakan, Inigo, Ajman, Khaibari, Brozoviç, Zhoao Feliks, Koman, Mane, Ronaldo. Tr. Horge Zhezus

    Al Itihad: Al Shanqiti, Al Shanqiti, Almosa, Danilo, Mitaj, Aouar, Fabinjo, Kante, Diaby, Bergvijn, Benzema. Tr: Loran Blank/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ilir Proda vizitë në Policinë e Arabisë Saudite: Jemi të vendosur për të luftuar së bashku krimin e organizuar

    Ilir Proda vizitë në Policinë e Arabisë Saudite: Jemi të vendosur për të luftuar së bashku krimin e organizuar

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite.

    Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike Al-Bassami i tha Prodës se “janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin me Policinë shqiptare, jo vetëm në fushën e rendit dhe sigurisë publike, por në të gjitha fushat me interes të përbashkët.”
    Ndërsa Proda i tha Al-Bassamit se “Policia e Shtetit shqiptar ka prioritet shtrirjen dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me të gjithë partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese.”

    “Jemi të vendosur për të luftuar së bashku krimin e organizuar, terrorizmin, krimet ekonomike dhe kibernetike që tashmë janë globale”, tha ai.
    Drejtori Proda dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim tejet miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Arabisë Saudite.

    Gjatë takimit, dy drejtorët theksuan nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy policive, në fusha me interes të përbashkët.
    Proda: Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e sigurisë, e nënshkruar më parë, ka krijuar një bazë solide për të avancuar në mënyrë konkrete dhe të qëndrueshme drejt një partneriteti strategjik. Policia e Shtetit shqiptar e sheh me shumë interes shkëmbimin e përvojës me Policinë e Arabisë Saudite, në fusha jetike si menaxhimi i rendit publik, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, siguria kibernetike dhe mbrojtja e hapësirave të ndjeshme. Eksperienca saudite, sidomos në menaxhimin e sigurisë gjatë pelegrinazheve masive dhe përdorimi i inteligjencës artificiale në parandalimin e rreziqeve, përbën një model nga i cili ne duam të mësojmë dhe të bashkëpunojmë ngushtësisht.
    Jemi të gatshëm të intensifikojmë trajnimet e përbashkëta, të zhvillojmë projekte pilot dhe të punojmë në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale, në dobi të të dyja vendeve tona. Propozimi për të ndërtuar ura komunikimi të drejtpërdrejta ndërmjet strukturave operative të dy policive, përmes planeve të përbashkëta të veprimit dhe nismave të trajnimit, përbën një hap konkret për thellimin e bashkëpunimit.
    Shqipëria mbetet një partnere e besueshme në rajonin e Ballkanit dhe ka një angazhim të qartë euroatlantik. Jemi të vendosur të ndërtojmë me Policinë Saudite një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë, të bazuar në respekt të ndërsjellë, besim institucional dhe interes të përbashkët për siguri dhe stabilitet.
    Shpreh bindjen time të plotë se kjo vizitë do të jetë një gur themeli për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrim së bashku, në dobi të shoqërive tona dhe të sigurisë së qytetarëve tanë.”
    Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, vlerësoi gatishmërinë dhe vendosmërinë e Drejtor Prodës për të bashkëpunuar pa barriera me partnerët ndërkombëtarë, dhe veçanërisht me Arabinë Saudite, në të gjitha fushat që kanë interes të përbashkët.
    Ai e garantoi Drejtor Prodën se do ta mbështesë Policinë shqiptare me trajnime, logjistikë dhe në veprime të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimeve globale, në zbatim të marrëveshjes që është nënshkruar në vitin 2023, ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunim në fushën e sigurisë.
    Gjatë vizitës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, delegacioni shqiptar zhvilloi takime me drejtues të sigurisë publike të Mekës dhe të Medinës, me të cilët shkëmbyen eksperienca për menaxhimin e aktiviteteve masive.

  • Në Francë poshtërojnë kampionatin e Kristiano Ronaldos: Nuk e transmetojmë më, ndeshja më e shikuar kishte…1000 shikues

    Në Francë poshtërojnë kampionatin e Kristiano Ronaldos: Nuk e transmetojmë më, ndeshja më e shikuar kishte…1000 shikues

    Kristiano Ronaldo ka nisur një përplasje futbollistike mes Arabisë Saudite dhe Francës. Portugezi ka thënë se kampionati në Arabinë Saudite është më i rivalizuar dhe më i mirë sesa në Ligue 1 ku sipas tij ekziston vetëm PSG dhe gjithë pjesa tjetër është nën nivel në krahasim me ekipet e Arabisë Saudite.
    Ndërkohë në Francë, Canal Plus, ka vendosur të mos e zgjas më kontratën dhe të ndërpres transmetimin e kampionatit të Arabisë Sadute. L’Equipe raporton se ndeshja më e shikuar në Francë ishte ajo e marsit të 2024 mes Al Hilal dhe Al ittihad, që u ndoq nga vetëm…1000 shikues. Nuk dihet ende nëse këto janë shifra të vërteta apo kjo ishte një përgjigje për të poshtëruar dhe për t’u hakmarrë nga fjalëve të Ronaldos. /Elio Hadjari-Sport Ekspres/

  • “Vizioni” i errët financiarisht i Bin Salmanit

    “Vizioni” i errët financiarisht i Bin Salmanit

    Asetet e fondit të pasurisë sovrane të Arabisë Saudite tejkaluan një trilion dollarë në vitin 2024, por fitimi i tij neto ra me 60 përqind nga viti i kaluar, pasi fondi u godit nga normat e larta të interesit dhe inflacioni, si dhe nga zbritjet e disa projekteve, raportoi Reuters.
    Fitimi neto i Fondit të Investimeve Publike (PIF) ra në 25.8 miliardë rialë (6.9 miliardë dollarë), tha ai në një deklaratë, duke shtuar se zbritjet ishin kryesisht të lidhura me ndryshimet në planet operative dhe rritjen e shpenzimeve buxhetore.
    PIF po menaxhon axhendën ambicioze ekonomike të Arabisë Saudite që synon të largojë ekonominë e vendit të Gjirit nga nafta.

    Qindra miliarda të investuara
    Sipas planit, të quajtur “Vizioni 2030”, mbretëria ka investuar qindra miliarda dollarë përmes PIF në projekte duke përfshirë NEOM, një projekt masiv zhvillimi urban dhe industrial pothuajse sa madhësia e Belgjikës që do të ndërtohet përgjatë bregdetit të Detit të Kuq.

    “Prioritizimi i disa projekteve dhe zgjatja e afateve për disa projekte të mëdha mund të kenë qenë një faktor në dëmtim“, tha Monica Malik, kryeekonomiste në Bankën Tregtare të Abu Dhabit.
    “Rritja e kostove të projektit ishte gjithashtu një sfidë kyçe dhe një faktor që ndikoi në rikalibrimin e programit të investimeve”, shtoi ajo.
    Totali i aseteve nën menaxhim u rrit me 18 përqind, duke arritur tani në më shumë se 4.3 trilionë rialë.
    Me një portofol investimesh në datën e fermës për konglomeratet shumëkombëshe, burimet e të ardhurave të PIF përfshijnë dividentë nga kompanitë kryesore të portofolit, përfshirë Saudi Aramco Petroleum, dhe huadhënësin më të madh në vend, Bankën Kombëtare Saudite. /tesheshi.com/

  • Ekipi Al Hilal i Arabisë Saudite shkatërron Manchester City 4 me 3 për Botërorin e Klubeve

    Ekipi Al Hilal i Arabisë Saudite shkatërron Manchester City 4 me 3 për Botërorin e Klubeve

    Aktualitet Politikë E Martë, 1 Korrik 2025 07:15

    Ekipi Al Hilal i Arabisë Saudite shkatërron Manchester City 4 me 3 për Botërorin e Klubeve, duke e eleminuar. Ekipi arab me yje botërorë është bërë i frikshëm për ekipet e tjera.