Tag: arabisë

  • FIFA gjën para, Arabia Saudite 1 miliard dollarë për infrastrukturën botërore

    FIFA gjën para, Arabia Saudite 1 miliard dollarë për infrastrukturën botërore

    Lidhjet e Arabisë Saudite me FIFA-n po bëhen gjithnjë e më të forta. Sipas gazetës Guardian, organi qeverisës i futbollit botëror ka njoftuar një partneritet me një agjenci arabe.

    Qeveria e Arabisë Saudite është zotuar të japë deri në 1 miliard dollarë (762 milionë paund) për të financuar zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në të gjithë botën.

    FIFA ka nënshkruar kështu një memorandum mirëkuptimi me Fondin e Zhvillimit të Arabisë Saudite që do ta çojë atë në ofrimin e kredive me zbritje “për ndërtimin dhe rinovimin” e stadiumeve dhe infrastrukturës tjetër. Lajmi raportua nga ANSA./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Opozita izraelite kritikon Netanyahun për marrëveshjen SHBA-Arabi Saudite për F-35

    Opozita izraelite kritikon Netanyahun për marrëveshjen SHBA-Arabi Saudite për F-35

    Opozita izraelite ka kritikuar ashpër qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu për shitjen e avionëve amerikanë F-35 Arabisë Saudite dhe ka mbledhur 40 nënshkrime për të thirrur një seancë urgjente parlamentare, raportoi të enjten gazeta Maariv.

    Mediat izraelite e shohin marrëveshjen, e arritur ndërsa Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman vizitoi Uashingtonin këtë javë, si një pengesë serioze për mbrojtjen e vendit.

    Deri më sot, Izraeli ka qenë i vetmi vend në rajon që zotëron avionë të padukshëm.

    Një ligj i miratuar nga Kongresi i SHBA-së në vitin 2008, premtoi të ndihmonte qeverinë izraelite të “ruante avantazhin e saj cilësor ushtarak”.

    Pak para se Mohammed të mbërrinte në Uashington, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi shitjen e avionëve të përparuar dhe gjatë vizitës të dy vendet nënshkruan një Marrëveshje Strategjike të Mbrojtjes (SDA) SHBA-Saudite.

    Përveç kësaj, Trump e shpalli Arabinë Saudite një “aleat të madh jashtë NATO-s”. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump siguroi gjithashtu një marrëveshje që Arabia Saudite të blinte gati 300 tanke amerikane.

    Efrat Rayten, një anëtare e parlamentit izraelit për Demokratët, akuzoi Netanyahun se ka humbur kontrollin mbi sigurinë e Izraelit.

    “Netanyahu ka hequr dorë nga avantazhi ushtarak i Izraelit në Lindjen e Mesme – një avantazh që SHBA-të e kanë ruajtur me kujdes për më shumë se pesë dekada”, tha ajo, sipas raportit të Maariv. Ajo shtoi se asnjë kryeministër tjetër nuk e kishte zhgënjyer Izraelin në këtë mënyrë.

    E përditshmja izraelite e biznesit Globes, raportoi frikën se marrëveshja e armëve SHBA-Saudite mund të nxisë një garë rajonale armësh.

    Shitje pa kushte

    Sipas mediave izraelite, qeveria e Netanyahut kishte kërkuar që shitja e F-35, të lidhej me një marrëveshje normalizimi midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.

    Mohammedi – sundimtari de facto i Arabisë Saudite – e ka bërë të qartë se është i hapur për përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin, por ka këmbëngulur në një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, përpara se vendi i tij të bëhet pjesë e Marrëveshjeve të Abrahamit të nënshkruara nga shtetet me shumicë myslimane, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku dhe Sudani.

    Qeveria e Netanyahut e kundërshton krijimin e një shteti të pavarur palestinez./ DPA News.

  • Trump: SHBA-të do t’i shesin avionë luftarakë F-35 Arabisë Saudite

    Trump: SHBA-të do t’i shesin avionë luftarakë F-35 Arabisë Saudite

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se po shqyrton miratimin e shitjes së avionëve luftarakë F-35 Arabisë Saudite, vetëm disa orë para se Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të martën.

    “Do të them se do ta bëjmë këtë. Do të shesim F-35”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse po planifikon t’i shesë avionët luftarakë të përparuar Arabisë Saudite.

    Trump tha të premten se Riadi ka treguar një interes të fortë për blerjen e avionëve të përparuar të prodhuar nga Lockheed Martin. “Ata duan të blejnë shumë avionë luftarakë”, tha ai. “Më kanë kërkuar ta shqyrtoj. Duan të blejnë shumë avionë luftarakë ’35’, por në fakt duan të blejnë më shumë se kaq.”

    Komentet e tij erdhën ndërsa disa media amerikane raportuan se ai po anon drejt mbështetjes së shitjes.

    Bloomberg, duke cituar një zyrtar të administratës, tha se Trump dhe princi i kurorës pritet të arrijnë një marrëveshje që i mundëson Arabisë Saudite të blejë avionët F-35 gjatë vizitës, së bashku me marrëveshje të tjera ekonomike dhe mbrojtëse, duke përfshirë një marrëveshje për gaz natyror të lëngshëm./ AA.

  • Ky është treni që po mahnit botën

    Ky është treni që po mahnit botën

    I dizenjuar nga arkitektja Aline Asmar d’Amman, nga studio “Culture in Architecture”, “The Dream of the Desert” është treni që po sfidon hapur të famshmin “The Orient Express”. Ende pa nisur rrugëtimin e tij të suksesit, treni që kombinon ekselencën “Made in Italy” me trashëgiminë kulturore të Arabisë Saudite, premton një standard të artë udhëtimi në shina.

    Krijuar për të zbuluar bukuritë, peisazhet dhe shpirtin e Arabisë Saudite nëpërmjet elegancës, motiveve dhe detajeve unike që ofron në çdo cep të tij, “The Dream of the Desert” do ta kthej eksperiencën tuaj në të paharrueshme.

    Treni që synohet të nisë operimin e tij në fund të vitit 2026, pritet të ketë tridhjetë e një suita private dhe dy suita presidenciale në katërmbëdhjetë vagonët e tij, të karakterizuara nga privatësia totale dhe ndërthurje të traditës me elementë modern, për një kapacitet rreth gjashtëdhjetë e gjashtë pasagjerë.

    “The Dream of the Desert” do të ofroj një shërbim të pakonkurueshëm, me restorante dhe menu të rafinuara në disa nga vagonët e tij, asistent personal të suitave, shërbim njëzet e katër orë në dhomë, duke siguruar nevojat e të gjithëve me një përpikmëri të lartë, duke ruajtur gjithashtu në prioritet e tyre edhe argëtimin, nëpërmjet performancave live në ambjentet e dedikuara.

    Udhëtimi do të nisë nga Riyadh, me kombinime itineraresh të ndryshme, të cilat zgjasin një ose dy netë dhe do të përshkoj rrugën drejt veriut, nëpërmjet rajoneve si Al Qassim, Ha’il dhe Al Jouf. “The Dream of the Desert”, do ta kthej shkretëtirën në oazin e luksit të pavdekshëm.

  • “Thatësira” e pabesueshme saudite e Ronaldos, ka fituar 0 trofe nga 13 të mundshëm

    “Thatësira” e pabesueshme saudite e Ronaldos, ka fituar 0 trofe nga 13 të mundshëm

    Megjithëse ka fituar 35 tituj gjatë karrierës së tij dhe dominoi Europën me Real Madridin, portugezi Ronaldo ende nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe që kur iu bashkua Arabisë Saudite. Mbrëmjen e kaluar u shfaqën përsëri fantazmat e një “thatësire” që nuk ndalet; tashmë 13 humbje në finale apo mundësi të tjera për trofe. Këtë herë humbja erdhi ndaj Al Ittihad, në Kupën e Arabisë Saudite, ku Benzema dhe Aouar dominuan, ndërsa CR7 nuk arriti të regjistronte asgjë përveç një goditjeje të humbur.
    Që nga mbërritja e tij tek Al Nassr, bilanci është 0 trofe nga 13 të mundshëm për Cristianon, duke përfshirë 3 Liga, 4 Kupa, 2 Liga të Kampionëve të Azisë dhe 4 Superkupa, ku humbja e fundit erdhi nga seria e penalltive këtë vit. Megjithatë, në Ligën e Arabisë, situata është më pozitive. Me Jorge Jesus dhe Joao Félix, Al-Nassr ka fituar 6 nga 6 ndeshje dhe kryeson renditjen me 18 pikë.
    Tre sulmues të kësaj skuadre janë në top 10 golashënuesit e ligës. Félix kryeson me 9 gola dhe një asist, Cristiano është i treti me 6 gola dhe një asist, ndërsa Coman ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 4 asistime. Me këto performanca dhe dëshirën e madhe për fitore, titujt priten të vijnë nëse Al-Nassr vazhdon kështu, por eliminimi i hershëm nga Kupa mund të ndikojë te moralit i klubit.

    Karim Benzema ka shpërndarë KËTË FOTO në Instagram, pasi mposhti dhe eliminoi CR7 

  • Jo një, as dy, por 3 lojtarë të Real Madridit drejt Arabisë Saudite

    Jo një, as dy, por 3 lojtarë të Real Madridit drejt Arabisë Saudite

    22 Tetor 2025

    20:02

    Telesport

    “Defensa Central” raporton se 3 lojtarë të Real Madridit mund të përfundojnë drejt Arabisë Saudite. David Alaba ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin madrilen dhe largimi i tij në fund të sezonit është mëse i sigurt.
    Për austriakun ka interes edhe nga MLS, por transferimi në Arabinë Saudite mund të jetë më joshës për të nga ana ekonomike. Emri i dytë që mund të përfundojë në Arabinë Saudite është qendërmbrojtësi Antonio Rudiger. Kontrata e gjermanit me klubin madrilen skadon në fund të këtij sezoni, por mund të rinovojë edhe për një vit tjetër në bazë të marrëveshjes së bërë mes palëve. Megjithatë, duke parë që Rudiger ka humbur formën e tij të dikurshme, largimi i tij nga “Los Blancos” është mëse i mundshëm.
    Emri i tretë është Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian nuk ka rinovuar ende me madrilenët, duke shtuar akoma edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm nga Madridi. Interesi nga klubet arabe sa vjen e rritet. Transferimi i Vinicius Juniord drejt Arabisë Saudite do të vendoste një rekord të ri në historinë e futbollit. Klubet saudite janë të gatshme të paguajnë deri në 300 milionë euro për sulmuesin brazilian.

  • Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës

    Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës

    Arabia Saudite siguroi kualifikimin për Botërorin pas barazimit pa gola kundër Irakut, rezultat që mjaftoi për të mbyllur me sukses fazën e fundit të eliminatoreve aziatike.
    Sipas vendimit të bërë publik nga Ministri i Sportit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, çdo lojtar dhe anëtar i stafit teknik do të marrë 5 milionë rialë sauditë, që përkthehet në rreth 1.1 milionë euro.
    Ky është kualifikimi i tretë radhazi i Arabisë Saudite në garën më të madhe të futbollit botëror, një arritje që vlerësohet si dëshmi e progresit të madh që ka bërë futbolli saudit vitet e fundit.
    Tani, me synimin e tyre të vendosur te Kupa e Botës, sauditët nuk synojnë vetëm të përsërisin performancën e tyre më të mirë të vitit 1994, por edhe të lënë një gjurmë edhe më të thellë në historinë e turneut.

  • Pjesëmarrja e shtatë në Kupën e Botës, shpërblim për lojtarët e Arabisë Saudite pas kualifikimit

    Pjesëmarrja e shtatë në Kupën e Botës, shpërblim për lojtarët e Arabisë Saudite pas kualifikimit

    Arabia Saudite u kualifikua për Kupën e Botës 2026 pasi barazoi 0-0 me Irakun të marten.
    Arabët, kështu shkojnë për herë të shtatë në këtë kompeticion, pas atyre në vitet 1994, 1998, 2002, 2006, 2018 dhe 2022.

    Nuk mund të mungonte shpërblimi për lojtarët, pas këtij kualfiikimi të madh.  Në këtë aspekt, secili futbollist mori një shpërblim që shkon diku tek 1.15 milion euro, ose e thënë ndryshe, 5 milionë rialë sauditë.
    Ministri i Sportit dhe Rinisë i Arabisë Saudite, Abdulaziz bin Turki al-Faisal al-Saud dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite (SAFF), Yasser al-Misehal, falenderuan tifozët për mbështetjen.
    Ekipi i drejtuar nga francezi Herve Renard shpreson që në Botëror të mos shkojë thjeshtë për shëtitje.
    © BalkanWeb

  • Pse levat e Arabisë Saudite po dështojnë përballë murit të Trumpit dhe Netanyahut

    Pse levat e Arabisë Saudite po dështojnë përballë murit të Trumpit dhe Netanyahut

    Mohammad Bin Salman, sundimtari de facto i Mbretërisë së Arabisë Saudite, mund të jetë krenar për një arritje diplomatike të jashtëzakonshme. Fushata e tij për njohjen e një shteti palestinez dhe përparimin e zgjidhjes me dy shtete fitoi më shumë legjitimitet të dielën, kur 10 vende, përfshirë Kanadanë, Britaninë, Australinë, Spanjën, Irlandën dhe Francën (partneren e Bin Salmanit që nga fillimi i këtij përpjekjeje) njoftuan njohjen e shtetit palestinez.
    Megjithatë, suksesi diplomatik i Arabisë Saudite, në të njëjtën kohë, thekson dobësinë e mbretërisë. Pavarësisht marrëdhënieve të ngushta personale dhe tregtare me presidentin amerikan Donald Trump, princi i kurorës nuk arriti ta bindë atë të bashkohej në njohjen e një shteti palestinez dhe të bënte presion ndaj Izraelit për ta pranuar atë. Kështu, gjithë ky projekt mbetet vetëm një deklaratë qëllimi, sa imponuese qoftë, që nuk do të marrë jetë në të ardhmen e afërt, nëse ndonjëherë.
    Vlera e “kartës trump” që Arabia Saudite mbante, që është normalizimi me Izraelin, është zbehur nga lufta në Gaza. Trump nuk e sheh më atë si “levë ndikimi” pasi Izraeli ka hequr dorë prej saj duke refuzuar me këmbëngulje të arrijë një zgjidhje të përbashkët për çështjen palestineze, ose së paku për të ndalur luftën në Gaza. Më keq akoma, lufta është zgjeruar në Gjirin Persik pas sulmeve ndaj Iranit dhe Katarit.
    Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit dinë që levat tradicionale të fuqisë së tyre, si dhe angazhimet e tyre për të investuar triliona dollarë në ekonominë amerikane, do të sigurojnë trajtim të ngrohtë nga presidenti. Por ato nuk mjaftojnë për të ndikuar politikën e tij të jashtme. Bin Salman, aleat i ngushtë amerikan që Trump tha se e pëlqen “shumë”, është një lider i zhgënjyer. Suksesi i tij në përfshirjen e komunitetit ndërkombëtar në fushatën për shtetin palestinez (një ide që nuk i interesonte shumë vetëm dy vjet më parë) mund të jetë një hap drejt zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez, por për momentin duket i pashpresë.
    Bin Salman ka kaluar një rrugë të gjatë dhe të ndërlikuar që kur u konsiderua figurë e padëshirueshme në SHBA dhe pjesën tjetër të botës për shkak të rolit të tij të dyshuar në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll në verën e vitit 2018. Një vit më vonë, Bin Salman pësoi një goditje tjetër nga “miku” i tij Trump, i cili u tregua i ftohtë ndaj sulmit me raketa dhe dronë iranianë në objektet e Aramco që ndërprenë rreth gjysmën e prodhimit të naftës së vendit. Trump i tha princit të kurorës atëherë se ishte gati ta ndihmonte mbretërinë, por vetëm për pagesë.
    Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, aleati i Riadhit në luftën kundër grupit të Houthive në Jemen, arritën në përfundimin se Amerika ishte vetëm një partner i kufizuar. Marrëdhëniet bilaterale arritën në pikën më të ulët gjatë presidencës së Joe Biden, i cili premtoi ta kthente mbretërinë në një “shtet të parisë” dhe shmangu Bin Salmanin sa më shumë që mundi. Megjithatë, çmimet në rritje të naftës e detyruan Bidenin të “shkojë në Canossa” në verën e 2022-ës, pra të fluturonte në Riadh dhe të “përplasej” me princin e urryer të kurorës, me shpresën që Bin Salman do të rriste prodhimin e naftës.
    Biden dështoi, por dera u hap përsëri për kontakte të rregullta midis Uashingtonit dhe oborrit mbretëror saudit, megjithëse Bin Salman nuk është ftuar asnjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Rizgjedhja e Trump-it i përmirësoi marrëdhëniet, por deri atëherë Arabia Saudite kishte filluar të ndërtonte marrëdhënie më të mira me Kinën dhe Rusinë. Në një nismë dramatike të vitit 2023, Riadhi rinovoi marrëdhëniet formale me Iranin përmes ndërmjetësimit kinez. Një vit më parë, Bin Salman u distancua nga koalicioni amerikan që luftonte Houthit në Jemen dhe nënshkroi një marrëveshje armëpushimi.
    Dobësia e sauditeve nuk u duk kundrejt SHBA-ve, por edhe në Lindjen e Mesme, lideri i tyre i papjekur rrëshqiti. Ndryshe nga Turqia dhe Katari, që sponsorizuan milici “private” rebelësh, duke përfshirë ata që rrëzuan Bashar al-Assadin nga pushteti në dhjetorin e kaluar, Riadhi mbeti një vëzhgues pothuajse pa përfshirje.
    Vetëm tre muaj para se Assad të rrëzohej, Riadhi rihapi ambasadën në Damask ndërsa punonte për t’i rikthyer presidentin sirian në Ligën Arabe. Sauditët u habitën nga suksesi i shpejtë i al-Sharaa-s në rrëzimin e regjimit të Assadit dhe u nxituan ta njohin sundimin e tij, t’i japin mbështetje dhe të bindin Trumpin të shtrëngojë dorën e al-Sharaa-s, dikujt që më parë konsiderohej terrorist me shpërblim 10 milionë dollarë për kapjen e tij.
    Arabia Saudite mund të jetë kontribuuesi më i madh për rindërtimin e Sirisë. Së bashku me Katarin, ajo i ka paguar borxhin e vendit ndaj Bankës Botërore. Por puna për stabilizimin e regjimit të ri sirian është besuar Turqisë, Katarit dhe SHBA-ve, ndërsa Arabia Saudite mbetet në rolin e ATM-së.
    Kundrejt Libanit, që për vite me radhë është konsideruar si një protektorat saudit për shkak të lidhjeve të ngushta mes kryeministrit të karizmatik Rafik al-Hariri dhe familjes mbretërore, Bin Salman dështoi ta lironte vendin nga dominimi iranian. Përpjekja e tij në vitin 2017 për të detyruar atëherë kryeministrin Saad al-Hariri të largojë Hezbollahun nga qeveria e tij përfundoi me një dështim të turpshëm. Bin Salman arrestoi al-Haririn në një hotel në Riadh dhe e detyroi të shpallë dorëheqjen. Nën presionin francez, kryeministri u lirua nga paraburgimi luksoz dhe, pas kthimit në Liban, njoftoi tërheqjen e dorëheqjes së tij. Hezbollah festoi ndryshimin e qëndrimit, ashtu si Irani.
    Në të njëjtin vit, Bin Salman nisi një tjetër aventurë kur vendosi sanksione ekonomike dhe diplomatike ndaj Katarit në koordinim me Emiratet, Bahrejnin dhe Egjiptin. Bllokada katërvjeçare bëri që Katari të forconte lidhjet me Iranin dhe të krijonin një bosht strategjik me Turqinë, që mori të drejtat për të ndërtuar një bazë ushtarake në Doha. Në vitin 2019, dy vendet krijuan një komandë të përbashkët ushtarake.
    Rinovimi i marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Iranit i dha jetë të re perspektivës së negociatave për një marrëveshje të re bërthamore mes Teheranit dhe Uashingtonit. Nga këndvështrimi i Arabisë Saudite, që kundërshtoi sulmin ndaj objekteve bërthamore iraniane, një marrëveshje bërthamore është e nevojshme për të mbajtur sigurinë e lundrimit në Gjirin Persik.
    Bin Salman paralajmëroi në 2018-ën se nëse Irani do të fitonte bombën bërthamore, Arabia Saudite padyshim do të bënte të njëjtën gjë. Por gjatë vitit të kaluar, Arabia Saudite zhvilloi një dialog diplomatik intensiv me udhëheqjen iraniane për ta bindur të zbutë qëndrimin e saj. Dështoi, ashtu sikurse dështoi të bindë Trumpin të jepte garanci për Iranin që të mos sulmonte Arabinë, siç kërkonte Teherani.
    Gjithashtu, pavarësisht levave në dorë, janë vende si Omani, Katari, Emiratet dhe madje Egjipti, jo Arabia Saudite, që janë “adoptuar” nga Irani si ndërmjetësues. Nga një distancë e sigurt, Arabia Saudite ndoqi ndërhyrjen iraniane ndaj bazës amerikane Al-Udeid në Katar në qershor, pa asnjë reagim nga Uashingtoni. Këtë muaj, ajo ndoqi sulmin izraelit ndaj shtëpisë së Khalil Al-Hayya në Doha, që kishte për qëllim eleminimin e udhëheqjes së Hamasit.
    Ashtu si në vitin 2019, kur Arabia Saudite ishte vetë objektiv i rebelëve Houthi, SHBA-të sërish qëndruan anash.
    Javën e kaluar, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan një pakt mbrojtës të ndërsjellë, sipas të cilit një sulm ndaj njërit prej vendeve do të konsiderohet nga tjetri si sulm ndaj vetes. Kushtet e marrëveshjes mbeten sekrete, por një zyrtar i lartë saudit i tha Reuters se “Kjo është një marrëveshje mbrojtëse gjithëpërfshirëse që përfshin të gjitha mjetet ushtarake.”
    Disa analistë e interpretuan marrëveshjen si përgjigje ndaj sulmit izraelit ndaj Katarit ose si një mjet parandalues kundër Iranit. Megjithatë, marrëveshja po përgatitej prej kohësh, dhe negociatat mbi të filluan shumë përpara sulmit ndaj Katarit. Duket se Arabia Saudite e kupton që ambiciet e saj për të zhvilluar një program bërthamor të pavarur që përfshin pasurimin e uraniumit në territorin e saj, do të mbeten vetëm në letër. Aleanca mbrojtëse me SHBA-të, që u negociua me Bidenin në këmbim të pranimit të normalizimit me Izraelin, është futur në një sirtar të harruar.
    “Aleanca mbrojtëse” me Pakistanin bërthamor është në dukje një deklaratë qëllimi dhe një shfaqje force saudite ndaj Iranit dhe SHBA-ve, që ende nuk kanë reaguar. Rastësisht, do të jetë interesante të shihet se si kjo aleancë do të zbatohet nëse Pakistani sulmohet nga India, partneri më i madh tregtar i Arabisë Saudite.
    Vetë fakti që Arabia Saudite po përdor një “deklaratë qëllimi” kaq publike tregon kufijtë e ndikimit të mbretërisë mbi administratën Trump. Arabia Saudite nuk mund dhe nuk ka ndërmend të shkëputet nga ombrella e sigurisë amerikane. Në një intervistë për Fox News në shtator të vitit 2023, Bin Salman tha se Riadhi mund të zhvendosë “armatimin nga Amerika në një vend tjetër.” Një Arabi Saudite e fortë, tha ai, do të thotë një Amerikë e fortë. “Ti nuk do që kjo të zhvendoset.”
    Që atëherë, Arabia Saudite ka blerë miliarda dollarë armë amerikane dhe ka investuar mbi një trilion dollarë në ekonominë amerikane. Sa i përket “levave” që këto marrëveshje duhet t’i japin mbretërisë, ato do të detyrohen të përshtaten me mënyrën e veprimit të Trumpit, i cili dëgjon Bin Salmanin, por i kushton vëmendje Benjamin Netanyahut.
    *Shkrim nga analisti Zvi Bar’el për Haaretz