Tag: arabe

  • Zjarret në Fushë Arrëz, ministri Vengu: Helikopterët nga Emiratet Arabe janë në terren

    Zjarret në Fushë Arrëz, ministri Vengu: Helikopterët nga Emiratet Arabe janë në terren

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar mbi situatën e zjarreve që kanë përfshirë ditët e fundit zonën e Fushë Arrëzit.
    Ai thotë se ndërhyrja nga ajri me helikopter bëri të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve. Vengu vlerëson bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe atyre nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

    ”Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, shkruan ai.

  • I mbështetur nga një ish-007 misterioz, kush është “kandidati” për të qeverisur Gazën pas armëpushimit

    I mbështetur nga një ish-007 misterioz, kush është “kandidati” për të qeverisur Gazën pas armëpushimit

    Nga Davide Frattini, Corriere della Sera
    Samir Hulileh mund t’u pëlqejë si Netanyahut ashtu edhe Trumpit – dhe ka miratimin e Lidhjes Arabe. Pas tij është lobisti në hije Ari Ben-Menashe, i cili në planin e tij përmend (jo çuditërisht) shfrytëzimin e fushave të gazit natyror të zbuluara në vitin 2000 në brigjet e Rripit.
    Ai e quan atë “diplomaci në hije” dhe lejon që errësira të shtrihet në karakterin e tij deri në atë pikë sa të sugjerojë se ai është (dhe sigurisht ishte) një spiun. Sepse paqartësia funksionon me klientët e autokracisë globale, shpesh diktatorë afrikanë, madje edhe me juntën ushtarake në Myanmar: ata kërkojnë shërbimet e Ari Ben-Menashe, i cili premton kontakte me fuqitë perëndimore, për të hapur dyer të vulosura nga sanksionet, nëse jo një ftesë për shoqërinë e lartë, të paktën një takim të ndriçuar dobët në dhomën tjetër.
    I lindur në Iran në një familje hebrejsh irakianë, ai pati një periudhë në inteligjencën ushtarake izraelite. Ai jeton në Kanada dhe prej andej përpiqet të ushtrojë presion mbi qeveritë që ende e dëgjojnë. Ai vepron si një lobist i regjistruar zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara, megjithëse amerikanët mbeten dyshues pas përfshirjes së tij anësore në skandalin Iran-Contra dhe teorive konspirative rreth Jeffrey Epstein që Ben-Menashe njihet se i trumbeton.
    Tani, sipas organizatës “Shorim” (Guardians), ai është nxitësi i operacionit për të nxjerrë një biznesmen palestinez nga moçali burokratik i Autoritetit Palestinez dhe për të shtyrë kandidaturën e tij për guvernator të Gazës në fund të luftës së pafundme. Samir Hulileh përfaqëson llojin e figurës teknike që mund të përshtatet mirë brenda qeverisë së Benjamin Netanyahut dhe Shtëpisë së Bardhë.

    Një ekonomist dhe drejtor ekzekutiv i firmës më të madhe palestineze të investimeve, ai ka mbajtur disa role politike, por jo mjaftueshëm dukshmëri që Netanyahu ta konsiderojë atë një simbol të Autoritetit. Kryeministri izraelit përsërit refuzimin e tij për t’ia dorëzuar kontrollin e Rripit Presidentit Abbas dhe pasuesve të tij.
    Ben-Menashe i tha Shorimit – i cili synon të promovojë demokracinë përmes gazetarisë investigative – se plani mbështetet nga Lidhja Arabe dhe do të përfshijë vendosjen e forcave amerikane dhe arabe në territor, marrjen e garancive nga Kombet e Bashkuara për një status të veçantë dhe vënien në dispozicion të egjiptianëve të një aeroporti dhe një porti në Sinai.
    Hulileh duket më i kujdesshëm, duke pranuar se e punësoi izraelito-kanadezin dhe duke paralajmëruar se “hapi i parë vendimtar është sigurimi i një armëpushimi”. Ai thotë se e sheh veten më shumë si menaxher sesa si guvernator, duke mbikëqyrur projektet e rindërtimit: “Do të nevojiten të paktën 53 miliardë dollarë”. Një biznesmen që nuk ka veshur kurrë kamuflazh, ai e di se detyra më komplekse do të jetë rivendosja e rendit në 363 kilometrat katrorë.
    Hulileh përjashton një prani të armatosur nga Autoriteti Palestinez dhe kërkon çarmatimin e Hamasit. Kjo është për t’i pëlqyer Netanyahut, por pa treguar se kush do të garantojë sigurinë e popullsisë, të rraskapitur dhe të shtypur nga bandat.
    Analisti Gabriel Mitchell pyet veten pse historia rreth kandidaturës së Hulileh ka dalë tani. “Është e qartë se ka disa iniciativa, përfshirë ato private, që përpiqen të ndikojnë në të ardhmen e Gazës. Grupe që e konsiderojnë veten konkurrentë.”
    Miliardat për rindërtim janë një nxitje për të lëvizur dhe pozicionuar veten shpejt. Ben-Menashe përmend gjithashtu shfrytëzimin e fushave të gazit natyror në brigjet e Rripit në projekt: të zbuluara në vitin 2000, ato nuk u zhvilluan kurrë për shkak të luftërave ciklike dhe përçarjeve midis Hamasit dhe Autoritetit të Ramallahut.

  • Situata me zjarret në vend, Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë dy Black Hawk

    Situata me zjarret në vend, Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë dy Black Hawk

    Dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën.
    Ndërkohë, që prej orëve të para të mëngjesit, avioni kroat Canadair ka nisur të veprojë për izolimin e vatrës së zjarrit në Synej të Rrogozhinës. Ndërsa helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj kroate që operojnë nga Baza e Kuçovës janë nisur drejt Gramshit.

    Top Channel

  • Zjarret, dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrjnë në Kuçovë

    Zjarret, dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrjnë në Kuçovë

    Dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.
    “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
    Zjarret më problematike janë në Poliçan ku janë evakuuar të moshuarit e azilit aty pranë dhe banorët e lagjes Plirëz, ndërsa problematike është situata edhe në zonën e Hajdarajt në Kavajë.

  • Situata nga zjarret, ministria e Mbrojtjes: Mbërrijnë 2 helikopterë ‘Black Hawk’ nga Emiratet e Bashkuara Arabe

    Situata nga zjarret, ministria e Mbrojtjes: Mbërrijnë 2 helikopterë ‘Black Hawk’ nga Emiratet e Bashkuara Arabe

    Dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës, si pjesë e operacioneve për përballimin e situatës së zjarreve në vend.
    Ekuipazhet dhe stafi mbështetës u pritën nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtant Arben Kingji, i cili vlerësoi gatishmërinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në momente të vështira.

  • Rama dhe Balluku drekë në “Kep Merli” me zëvendëskryeministrin e Emirateve, një aferë e re shfaqet në horizont

    Rama dhe Balluku drekë në “Kep Merli” me zëvendëskryeministrin e Emirateve, një aferë e re shfaqet në horizont

    Nje aferë e re duket se po shfaqet në horizont. Ashtu si shumë prona që po falen në duart e arabëve, italianëve, amerikanëve, etj  për interesat e lobingut kryeministror. Kryeministri Edi Rama priti sot  zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministra të qeverisë së tij, ka pritur këtë të shtunë zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Kryeministri shqiptar, i shoqëruar nga dy ministra, Balluku dhe Vengu i ushtrisë duket se po përgatisin një vendim të rëndësihëm për ti bërë dhuratë princit arab. Tashmë pronat e shtetit shqiptar janë kthyer peshqeshe të kryeministrit për tu konvertuar në përfitim lobimi në interes të pushtetit të tij.
    Al-Nahyan ka mbërritur në vendin tonë me jahtin e tij superluksoz “Opera”, i ankoruar në ujërat e Dhërmiut. Më pas, një skaf e ka dërguar atë në portin e resortit “Kep Merli” në Sarandë, i shoqëruar edhe nga mjetet lundruese të Policisë.
    Aty Al-Nahyan – i cili është djali i themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan – është pritur nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe nga ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu.
    VoxNeës.al ka siguruar pamjet teksa Rama dhe ministrat e tij shoqërojnë shehikun arab, i cili e ka vizitën e tij të dytë në Shqipëri. Në pamje, kryeministri shqiptar shfaqet i veshur me rroba plazhi, një kapele kaubojsash dhe syze.
    Pas drekës, Rama shihet teksa e përcjell Al Nahyan në portin e resortit duke shkëmbyer edhe batuta teksa i tregon me dorë nga ishulli grek i Korfuzit.
    Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan është një politikan emiratian i emëruar ministër i Jashtëm në vitin 2006 dhe gjithashtu një nga katër zëvendëskryeministrat e Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2009.. Vox News

  • Zbulohet manastiri i krishterë në Emiratet e Bashkuara Arabe, daton para përhapjes së islamit

    Zbulohet manastiri i krishterë në Emiratet e Bashkuara Arabe, daton para përhapjes së islamit

    Një manastir i lashtë i krishterë që ndoshta daton që nga vitet para se Islami të përhapej në të gjithë Gadishullin Arabik është zbuluar në një ishull pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Manastiri në ishullin Siniyah, pjesë e dunave me rëre të Umm al-Quëain, hedh dritë të re mbi historinë e krishterimit të hershëm përgjatë brigjeve të Gjirit Persik. Ai shënon manastirin e dytë të tillë që gjendet në Emiratet, i cili daton rreth 1400 vjet më parë.

    Dy manastiret humbën përgjatë kohës të mbuluara nga rëra e shkretëtirës, por studiuesit besojnë se të krishterët ngadalë u konvertuan në Islam, pasi ky besim u bë më i përhapur në rajon.

    Sot, të krishterët mbeten një pakicë në të gjithë Lindjen e Mesme më të gjerë. Për Timothy Poëer, një profesor i asociuar i arkeologjisë në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili ndihmoi në zbulimin e manastirit, Emiratet e Bashkuara Arabe sot janë një “tenxhere shkrirëse e kombeve”.

    “Fakti që diçka e ngjashme po ndodhte këtu 1000 vjet më parë është vërtet i jashtëzakonshëm dhe kjo është një histori që meriton të tregohet,” tha ai.

    Manastiri ndodhet në ishullin Siniyah, rreth 50 kilometra në verilindje të Dubait përgjatë bregut të Gjirit Persik. Ekzaminimi i mostrave të gjetura në themelet e manastirit daton midis viteve 534 dhe 656. Profeti i Islamit Muhamed lindi rreth vitit 570 dhe vdiq në vitin 632.

    Dhomat brenda manastirit mbajnë një vatër pagëzimi, si dhe një furrë për pjekjen e bukës për ritet e kungimit. Pranë manastirit ndodhet një ndërtesë e dytë me katër dhoma, me gjasë rreth një oborri, ndoshta shtëpia e një abati apo edhe një peshkopi në kishën e hershme.

  • Vinicius Junior në udhëkryq, klubet arabe heqin dorë nga interesimi për brazilianin

    Vinicius Junior në udhëkryq, klubet arabe heqin dorë nga interesimi për brazilianin

    3 Gusht 2025

    21:07

    Telesport

    E ardhmja e Vinicius Junior është në një udhëkryq të vërtetë. Rinovimi me Real Madridin ka ngecur, pasi drejtuesit e “Los Blancos” janë të prerë në vendimet e tyre dhe nuk pranojnë të plotësojnë tekat e brazilianit.
    Kujtojmë që Vinicius Junior ka kërkuar të jetë futbollisti më i paguar te Real Madrid, gjë që nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit. Nëse deri dje, Vinicius Junior mund të përdorte interesimin e klubeve arabe si presion ndaj Real Madridit, sot kjo gjë nuk ndodh më.
    “Cadena SER” raporton se është zbehur shumë ditët e fundit interesimi i klubeve arabe ndaj Vinicius Junior. Klubet saudite kanë vendosur të ulin ndjeshëm investimet përsa i përket transferimeve të yjeve të rinj, duke i dhënë prioritet zhvillimit të projekteve ekzistuese.
    Kjo gjë është konfirmuar edhe nga drejtori i AKHS Sports, Omar Ruben, sipas të cilit klubet arabe kanë hequr dorë nga transferimet stratosferike, pasi janë të fokusuar te yjet dhe projektet që kanë aktualisht.
    Kujtojmë së në fund të vitit 2024, Vinicius Junior refuzoi ofertën e ardhur nga Arabia Saudite, ku forohej 300 milionë euro për kartonin e tij te Real Madrid dhe 200 milionë euro rrogë në sezon për yllin brazilian.

  • Shtetet arabe bahen për herë të parë bashkë ‘kundër’ Hamasit: Dorëzoni sa më shpejt armët

    Shtetet arabe bahen për herë të parë bashkë ‘kundër’ Hamasit: Dorëzoni sa më shpejt armët

    Shtetet arabe dhe myslimane, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, për herë të parë kanë lëshuar një thirrje të përbashkët për Hamasin që të çarmatoset dhe të heqë dorë nga pushteti në Rripin e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në territor.

    Liga Arabe me 22 anëtarë, i gjithë Bashkimi Evropian dhe 17 vende të tjera mbështetën një deklaratë të nënshkruar në një konferencë të Kombeve të Bashkuara të organizuar së bashku nga Arabia Saudite dhe Franca të martën.

    Takimi në Nju Jork synonte të trajtonte “zgjidhjen paqësore të çështjes së Palestinës dhe zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, dhe deklarata përcakton se cilat hapa nënshkruesit mendojnë se duhet të ndërmerren më pas.

    “Qeverisja, zbatimi i ligjit dhe siguria në të gjithë territorin palestinez duhet të jenë tërësisht nën autoritetin palestinez, me mbështetjen e duhur ndërkombëtare”, thuhet në dokumentin e përbashkët, duke shtuar se “në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe t’ia dorëzojë armët Autoritetit Palestinez, me angazhim dhe mbështetje ndërkombëtare, në përputhje me objektivin e një shteti palestinez sovran dhe të pavarur”.

    Teksti dënoi gjithashtu sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 nga Hamasi ndaj Izraelit dhe propozoi vendosjen e “një misioni të përkohshëm ndërkombëtar stabilizimi” me ftesë të Autoritetit Palestinez dhe “nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara”.

    “Ne mirëpritëm gatishmërinë e shprehur nga disa shtete anëtare për të kontribuar me trupa”, tha ajo.

  • Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

    Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

    Për herë të parë, një grup shtetesh arabe dhe myslimane, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, kanë bërë një thirrje të përbashkët që Hamasi të heqë dorë nga pushteti në Rripin e Gazës dhe të dorëzojë armët, si pjesë e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund konfliktit të zgjatur me Izraelin.

    Deklarata u mbështet edhe nga të gjitha 22 shtetet anëtare të Ligës Arabe, Bashkimi Evropian si një tërësi, dhe 17 vende të tjera, gjatë një konference të Kombeve të Bashkuara të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca në New York.
    Qëllimi i takimit ishte promovimi i një zgjidhjeje paqësore për çështjen palestineze dhe zbatimi i formulës me dy shtete. Dokumenti i miratuar thekson nevojën që “qeverisja, sundimi i ligjit dhe siguria në të gjithë territorin palestinez të jenë ekskluzivisht nën autoritetin e Autoritetit Palestinez, me mbështetjen e duhur ndërkombëtare”.
    Në mënyrë të qartë, thuhet se “Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez”, si pjesë e një procesi të mbështetur ndërkombëtarisht dhe në përputhje me objektivin për krijimin e një shteti palestinez të pavarur dhe sovran.
    Deklarata dënoi gjithashtu sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi, ndërsa propozoi krijimin e një “misioni të përkohshëm ndërkombëtar për stabilizimin”, i cili do të vendosej me ftesë të Autoritetit Palestinez dhe nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.
    “Mirëpresim gatishmërinë e disa vendeve për të kontribuar me trupa në këtë mision”, thuhet në fund të dokumentit.

    Top Channel