Tag: apolonia

  • Inferiorët plot surpriza, Besa dështon në shtëpi, Pogradeci thyen Laçin

    Inferiorët plot surpriza, Besa dështon në shtëpi, Pogradeci thyen Laçin

    Katër ndeshje të Kategorisë së Parë prodhuan pak gola por mjaft surpriza. Kështë Pogradeci kaloi Laçin 1-0 me një gol të shënuar nga Ezekiel në të 47′, ndërsa Besa zhgënjeu edhe sot në debutimin e trajnerit Shpëtim Duro duke u mundur nga Apolonia 1-2 në Luz.

    Dështon dhe Kastrioti të kalojë Korabin me Dejvid Kapllanin që humb një penallti për krutanët. Pa gola sfida e Gjirokastres me AF Luftëtarit dhe Burrelit 0-0.

    Shifrat e sotme Kategori e Parë

    Pogradeci – Laçi 1-0

    Besa – Apolonia 1-2

    Luftëtari – Burreli 0-0

    Kastrioti – Korabi 0-0/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kategoria e Parë rikthehet të shtunën, java e parë premton spektakël dhe rivalitet

    Kategoria e Parë rikthehet të shtunën, java e parë premton spektakël dhe rivalitet

    Emocionet e Kategorisë së Parë rikthehen këtë të shtunë, ku në orën 17:00 do të luhen katër ndeshjet e para të sezonit të ri.
    Iliria – Laçi, Kukësi – Apolonia, AF Luftëtari – Korabi dhe Besa – Kastrioti, të gjitha me synimin për ta nisur sa më mbarë sezonin.
    Më pas, në mbrëmje në orën 20:00, Skënderbeu do të nisë rrugëtimin e ri në shtëpi përballë Burrelit.
    Java e parë do të mbyllet të dielën, në orën 17:00, me sfidën Pogradeci – Lushnja.
    Kategoria e Parë – Java 1E shtunë, 23 gushtIliria – Laçi 17:00Kukësi – Apolonia 17:00AF Luftëtari – Korabi 17:00Besa – Kastrioti 17:00Skënderbeu – Burreli 20:00E diel, 24 gushtPogradeci – Lushnja 17:00

  • ‘Apolonia e Ilirisë’, Gonxhja: Gërmimet janë përqendruar në tri zona kryesore të sitit arkeologjik

    ‘Apolonia e Ilirisë’, Gonxhja: Gërmimet janë përqendruar në tri zona kryesore të sitit arkeologjik

    Projekti kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, po vijon në sitin arkeologjik të Apolonisë dhe këtë vit është përqendruar në tri zona kryesore të tij.

    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se “në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, vijon me përkushtim bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Institutit të Arkeologjisë (Akademia e Shkencave e Shqipërisë), UMR 8546 – AOrOc Paris, Shkollës Franceze të Athinës (EfA), Shkollës Franceze të Romës (EfR), Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore (Universiteti i Tiranës), IKTK-së dhe Parkut Arkeologjik Kombëtar Apolonia (nën varësinë e MEKI-t)”.

    Sipas ministrit Gonxhja, “programi i vitit 2025 është përqendruar në tri zona kryesore të sitit arkeologjik: Sektori i termave të periudhës romake; Porta verilindore; Linja e fortifikimit”.

    Gonxhja nënvizoi se “paralelisht me gërmimet, vijon puna e studimit të materialit arkeologjik dhe formimi i studentëve shqiptarë e francezë, përmes trajnimeve mbi metodologjitë bashkëkohore të dokumentimit, si dhe analizës së teknikës, stilit dhe ikonografisë së skulpturave antike”.

    “Ky vit shënon fazën e dytë të ateliesë mbi skulpturën antike, një hap i rëndësishëm në thellimin e njohurive dhe praktikave kërkimore mbi artin skulpturor të Apolonisë dhe trashëgimisë së saj unike”, theksoi Gonxhja./atsh/KultPlus.com

  • “Apolonia e Ilirisë”, ministri Gonxhja: Gërmimet janë përqendruar në tri zona kryesore të sitit arkeologjik

    “Apolonia e Ilirisë”, ministri Gonxhja: Gërmimet janë përqendruar në tri zona kryesore të sitit arkeologjik

    Projekti kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, po vijon në sitin arkeologjik të Apolonisë dhe këtë vit është përqendruar në tri zona kryesore të tij.
    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, vijon me përkushtim bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Institutit të Arkeologjisë (Akademia e Shkencave e Shqipërisë), UMR 8546 – AOrOc Paris, Shkollës Franceze të Athinës (EfA), Shkollës Franceze të Romës (EfR), Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore (Universiteti i Tiranës), IKTK-së dhe Parkut Arkeologjik Kombëtar Apolonia (nën varësinë e MEKI-t)”.

    Sipas ministrit Gonxhja, programi i vitit 2025 është përqendruar në tri zona kryesore të sitit arkeologjik: Sektori i termave të periudhës romake; Porta verilindore; Linja e fortifikimit. ”Paralelisht me gërmimet, vijon puna e studimit të materialit arkeologjik dhe formimi i studentëve shqiptarë e francezë, përmes trajnimeve mbi metodologjitë bashkëkohore të dokumentimit, si dhe analizës së teknikës, stilit dhe ikonografisë së skulpturave antike. Ky vit shënon fazën e dytë të ateliesë mbi skulpturën antike, një hap i rëndësishëm në thellimin e njohurive dhe praktikave kërkimore mbi artin skulpturor të Apolonisë dhe trashëgimisë së saj unike”, thekson Gonxhja.

  • Apolonia, thesar i pasur i historisë dhe kulturës shqiptare

    Apolonia, thesar i pasur i historisë dhe kulturës shqiptare

    Apolonia, qyteti antik i Shqipërisë, është ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera antike.

    Apolonia është një thesar i pasur i historisë dhe kulturës shqiptare. Ky qytet antik ndodhet në juglindje të Shqipërisë, afër qytetit të Fierit. Historia e Apolonisë është e ndërlikuar dhe interesante, dhe vizituesit mund të kenë shumë për të kuptuar dhe eksploruar në këtë vend të mrekullueshëm.

    Apolonia është themeluar rreth fillimit të shek. të IV p.e.s., ndërsa rrënojat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek. XIX. Në shekujt që pasuan, qyteti zhvilloi një kulturë të pasur dhe u bë një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore në rajon. Ai ndikoi ndjeshëm në zhvillimin e kulturës romake në Ballkan dhe Evropën Lindore.

    Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

    Vizitorët që vijnë në Apoloni do të mbeten të mahnitur nga pamjet e rrënojave të qytetit. Ky sit arkeologjik përmban akropolin, teatrin, forumin, ndërtesa të ndryshme publike dhe private, si dhe rrugët e vjetra. Këto rrënoja ofrojnë një pamje të mrekullueshme të jetës së qytetit antik dhe strukturave të tij.Teatri i Apolonisë është një prej pamjeve më të veçanta të sitit. Ky teatër i bukur me vende për rreth 10,000 spektatorë është një dëshmi e artit dhe arkitekturës së lashtë. Ai është një vend i përsosur për të imagjinuar shfaqje të lashta dhe për të kuptuar rëndësinë e kulturës së teatrit në kohën antike.

    Në afërsi të sitit arkeologjik ndodhet Muzeu i Apolonisë, ku vizitorët mund të shohin një koleksion të pasur të artefakteve të gjetura në zonën e rrënojave. Kjo përfshin monedha, statuja, vazo dhe gjetje të tjera të çmuara që ofrojnë një pamje më të qartë të jetës dhe kulturës së qytetarëve të lashtë të Apolonisë.

    Jo vetëm rrënojat antike, por edhe mjedisi natyror që rrethon Apoloninë është i paharrueshëm. Vizitorët mund të shijojnë pamje të mrekullueshme të detit Adriatik dhe natyrës së pasur të zonës së Fierit.

    Për të bërë një udhëtim të mahnitshëm në këtë qytet antik, duhet të planifikoni një vizitë në Apoloni. Do të keni mundësinë të hulumtoni rrënojat e këtij qyteti të lashtë, të njihni historinë e tij të pasur dhe të kuptoni ndikimin e tij në zhvillimin e kulturës dhe historisë së Shqipërisë.

  • Cili është qyteti më i lashtë në Shqipëri?

    Cili është qyteti më i lashtë në Shqipëri?

    Zanafilla e shumë qyteteve të Shqipërisë është e lashtë.

    Në territoret ku jetojmë sot, disa shekuj para erës së re janë krijuar një sërë qytetesh për shkaqe të ndryshme: strategjike, tregtare, administrative, ekonomike.

    Disa prej tyre kanë vazhduar deri në ditët tona, disa janë rrënuar përfundimisht, të tjerë kanë lindur të rinj.

    Qytetet më të vjetra të Shqipërisë janë Butrinti, Apolonia, Dyrrahu (Durrësi) dhe Orikumi, të themeluar që në shek.VII-VI p.e.r. në tokat ilire.

    Këto qytete të vendosura në vise zotëruese si dhe pranë rrugëve kryesore të qarkullimit, kishin rol të dyfishtë strategjik dhe ekonomik.

    Ndërsa, Durrësi vazhdon si qytet i ditëve tona, nga Apolonia e Butrinti kanë mbetur vetëm gërmadhat e tyre.

  • Fluks turistësh në Apoloni, Rama ndan pamjet

    Fluks turistësh në Apoloni, Rama ndan pamjet

    Apolonia është ndër parqet arkeologjike më të mëdha në vend dhe pret një numër relativisht të lartë vizitorësh të kombësive të ndryshme.

    Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto të turistëve të shumtë të cilët kanë zgjedhur që të vizitojnë qytetin antik të Apolonisë për trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore.

    Parku Arkeologjik i Apolonisë ndodhet në jugperëndim të Fierit. Vizitorët e këtij parku, përveç qytetit antik të Apolonisë dhe monumenteve të tij, mund të shohin edhe objekte të tjera të vendosura në muzeun brenda parkut. Ky muze Arkeologjik është ndër më të pasurit e vendit, me objekte unike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe përtej saj.

    Apolonia e Fierit është një nga sitet më të mëdhenj në vend, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë sonë arkeologjike.

    Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

  • Apolonia kthehet në kohët antike – Një udhëtim historik mes rrënojave të lavdisë ilire

    Apolonia e Ilirisë, një nga qytetet më të rëndësishme të botës antike në brigjet e Adriatikut, ka marrë sot jetë përmes një rikthimi simbolik në epokën e lashtësisë. Aktorë të veshur me kostume historike, që përfaqësojnë udhëtarë, filozofë dhe ushtarë romakë, kanë përshkuar rrugët antike të qytetit duke sjellë para vizitorëve një atmosferë autentike të jetës së dikurshme.

    Nën hijen e kolonave të mbetura nga tempulli i Apolonit, ku historia dhe miti ndërthuren, Apolonia tregoi edhe një herë vlerën e saj si një qendër kulturore, arsimore dhe tregtare që ka luajtur një rol të rëndësishëm në Ilirinë e lashtë dhe në rajonin Adriatiko-Jonian.

    Ky aktivitet i veçantë është pjesë e përpjekjeve për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare dhe për të kthyer vëmendjen tek një nga mrekullitë arkeologjike më të rralla në Ballkan.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • Kupa e Shqipërisë për vajza/ Apolonia triumfon në finale, mund Egnatian 5-1

    Kupa e Shqipërisë për vajza/ Apolonia triumfon në finale, mund Egnatian 5-1

    Apolonia ka triumfuar për të dytin vit radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Egnatian me rezultatin e thellë 5-1.
    Vajzat fierake dominuan ndeshjen në “Arenën e Demave”, duke mos e diskutuar në asnjë moment finalen.
    Apolonia shënoi 4 gola që në pjesën e parë me Tenutti De Souza (x2), Klea Hamonikajn dhe Ahlice Da Silvën.
    Egnatia shënoi një gol në pjesën e dytë me Kejsi Pucën, ndërsa rezultatin final e vendosi Vanesa Levendi, që shënoi golin e pestë për Apoloninë.
    Ndeshja u mbyll me fitoren e madhe të Apolonisë 5-1. Pas përfundimit të ndeshjes u organizua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të Kupës së Shqipërisë.
    Specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka, i dorëzoi Kupën e Shqipërisë për vajza ekipit të Apolonisë.

  • Apolonia përball Egnatias, nesër luhet finalja e Kupës së Shqipërisë për vajza

    Apolonia përball Egnatias, nesër luhet finalja e Kupës së Shqipërisë për vajza

    Apolonia dhe Egnatia do të luajnë finalen e Kupës së Shqipërisë për vajza, të shtunën, më 24 maj, prej orës 17:00 në “Arenën e Demave”. Vajzat fierake janë fitueset në fuqi të këtij kompeticioni dhe synojnë të përsërisin të njëjtën gjë edhe këtë vit.
    Nga ana tjetër Egnatia synon të shkruajë historinë dhe do bëjë gjithçka për t’ia arritur këtij qëllimi. Apolonia në gjysmëfinale eliminoi skuadrën e Kinostudios, kurse Egnatia Tiranën.
    Kupa është niveli i dytë më i lartë i futbollit për vajza në Shqipëri pas Kampionatit. Përgjatë sezoneve të luajtura, kupa ka njohur 5 fitues të ndryshëm, ku Vllaznia e Shkodrës e ka fituar kupën 10 herë.
    Klan News