Tag: aplikime

  • Fituesit zgjidhen deri në 2 qershor, mbi 200 mijë aplikime për një biletë në ndeshjen Shqipëri-Serbi

    Fituesit zgjidhen deri në 2 qershor, mbi 200 mijë aplikime për një biletë në ndeshjen Shqipëri-Serbi

    Mbi 200 mijë aplikime për të parë nga afër ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Serbi. Kur na ndajnë dhe pak ditë nga kjo supersfidë, tifozët kuqezi tani janë në ankth nëse do të kenë fatin për të qenë fitues të një biletë në Arenën Kombëtare.
    Aplikimet tanimë janë mbyllur dhe tani ka nisur procesi përzgjedhjes elektronike të fituesve. Me anë të një postimi, Federata shqiptare e futbollit njoftoi se të gjithë tifozët që me anë të shortit janë përzgjedhur si fitues, do të marrin në email, një kod unik me anë të të cilit më pas mund të bëjnë dhe pagesën online.
    Pas kësaj, bileta do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër, dhe në hyrje të stadiumit, Policia e Shtetit do të verifikojë ID-të me të dhënat e biletës.
    Fituesit e parë janë zgjedhur dhe në internet ka nisur që tani ai që quhet tregu i zi. Bileta që blihen për një shumë të caktuar lekësh dhe shiten 4 apo 5 fish më shumë.
    Sipas njoftimit në FSHF, fituesi ka mundësinë që vetëm një herë të mund ta trensferojë biletën e tij në një emër tjetër.
    Nga data 31 maj deri më 2 qershor do të jetë shorti elektronik që përzgjedh në mënyrë krejtësisht rastësore aplikuesit që do të fitojnë të drejtën për të blerë biletë.

  • Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët

    Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët

    Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet më 7 qershor 2025, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
    Shitja e biletave sipas FSHF ka nisur që prej datës 15 maj, por afati i fundit ishte 30 maj. Ky afat vlente për të gjithë shqiptarët si brenda e jashtë vendit. Çdokush kishte të drejtë të aplikonte për blerjen deri në 4 bileta.
    Risia kësaj here vjen për faktin se aplikimi nuk do të thotë domosdoshmërisht biletë hyrëse për në stadium, pasi nga data 31 maj deri më 2 qershor, do zhvillohet një short elektronik që do përzgjedhë në mënyrë rastësore të gjithë tifozët që do të mund të jenë të pranishëm në stadium. Çdokush që do të mund të marrë pjesë në ndeshje, do të marrë një e-mail zyrtar me një link personal nga FSHF-ja, për të vijuar më pas me përfundimin e procesit të blerjes së biletave të aplikuara.
    Deri më tani janë regjistruar mbi 200 mijë aplikime, sipas FSHF-së. Për siguri, do të sigurohet eliminimi i aplimimeve të dyfishta e të dyshimta, llogaritë e krijuara enkas për spekulim apo abuzim, si dhe për të siguruar që çdo person do ketë vetëm një mundësi të drejtë.
    Pas marrjes së biletës, kjo e fundit do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër. Në hyrje të stadiumit, bileta do të kontrollohet nga Policia e Shtetit së bashku me mjetin identifikues për të shmangur abuzimet.
    I gjithë ky proces i gjatë sigurie vjen si ndihmë për eliminimin e platformave ndërkombëtare që blejnë bileta në sasi dhe i shesin onlinë më shtrenjtë, e gjithashtu për “tregtarët e biletave”, që operojnë në mënyrë të paligjshme me para në dorë.
    Ky është një model i njëjtë me atë të UEFA-s në rastet kur kërkesat janë jashtëzakonisht të larta, si në finalet e Champions League, Europa League, Conferece League apo Kampionateve Europianeve, ku aplikohet gjithashtu shorti elektronik i rastësishëm për përzgjedhjen e tifozëve, shprehet FSHF-ja.

  • Mbështetja për fermerët, 66 mijë aplikime. Ja cili qytet kryeson

    Mbështetja për fermerët, 66 mijë aplikime. Ja cili qytet kryeson

    Që prej hapjes së Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi me 14 Prill, interesi i fermerëve ka qenë tepër i lartë, ku mbi 50 mijë aplikime kane qenë vetëm për mbështetjen për naftën.
    “Deri mëngjesin e 28 Majit kemi rreth 66 mijë aplikime, ku interes me të lartë ka patur për mbështetjen me naftë me mbi 50 mijë aplikime nga fermerët”, tha Ardita Kuçi, drejtore e Përgjitshme e AZHBR.
    Por cilat janë qarqet me aplikimet më të shumta nga fermerët dhe blegtorët?
    “Nëse flasim për shpërndarje gjeografike numri më i lartë i aplikimeve është nga qarqet Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.”
    Gjatë vitit 2024 janë financuar rreth 67 mijë fermerë nga skema e mbështetjes, por këtë vit skema ka edhe risi.
    “Edhe këtë vit kaq do të jenë, por risi janë këtë vit mbi 5,200 fermerë të rinjë, pra 5,200 NIPT-e të reja.”
    Aplikimet në E-Albania për Skemen Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi mbyllen të premten në mesnatë.
    Klan News

  • Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi, përfundimi i afatit për aplikim në 30 maj

    Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi, përfundimi i afatit për aplikim në 30 maj

    Afati për aplikimin në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 po shkon drejt fundit, ndërsa fermerët dhe blegtorët kanë në dispozicion deri më 30 maj, për të përfituar nga pagesat e drejtpërdrejta që ofrohen përmes 8 masave mbështetëse të kësaj skeme.
    Në qarkun e Korçës, është vërejtur një interes i shtuar, veçanërisht për skemën e naftës, ku janë regjistruar rreth 9300 aplikime deri tani. Po ashtu, fermerët kanë aplikuar edhe për masat e tjera që lidhen me sektorin e blegtorisë dhe bletarisë.
    “Interes të veçantë ka pasur skema e blegtorisë, e gjedhit, ku kemi afërsisht 670 aplikime, ka pasur skema e të imëtave ku kemi pasur 740 aplikime, ka pasur skema e bletarisë ku kemi pasur 630 aplikime dhe ajo që është skema më masive që ka pasur më shumë aplikime është skema e naftës ku kemi pasur 9300 aplikime”, u shpreh Vullnet Gjolla, Drejtor i AREB Korçë.
    Më tej Gjolla, u bën thirrje fermerëve të përfitojnë edhe nga ditët e mbetura, për të përmbyllur aplikimet e tyre në kohë dhe për të mos humbur mundësitë e financimit.
    “Edhe nëse nuk plotësojnë të gjithë dokumentacionin, mjaftojnë të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar që të përfitojnë nga këto skema. Ne do të vazhdojmë pas datës 30 me kontroll administrav për plotësim dokumentacioni, por data 30 është data e fundit e aplikimit, të gjithë fermerët që nuk kanë aplikuar, ju bëj thirrje që të vijnë të bëjnë aplikimet e tyre deri ditën e premte në datë 30 maj”, tha Gjolla.
    Skema Kombëtare synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe blegtorisë, përmes mbështetjes financiare për fermerët që plotësojnë kriteret. Aplikimet kryhen online në platformën e-Albania, me asistencë nga zyrat e AREB në çdo bashki.

  • Gjermania, prapa konkurrencës aziatike në inovacionin e baterive

    Gjermania, prapa konkurrencës aziatike në inovacionin e baterive

    Koreja e Jugut, Kina dhe Japonia paraqitën numrin më të madh të aplikimeve për patentë në fushën e teknologjisë së baterive në Gjermani në vitin 2024, duke lënë në hije inovatorët vendas, njoftoi zyra e patentave dhe markave tregtare DPAMA.
    Zyra gjermane mori gjithsej 7,242 aplikime për patentë në fushën e teknologjisë së baterive vitin e kaluar, 16.6 përqind më shumë se në vitin 2023, tregon raporti vjetor.
    Kërcimi pasqyron kryesisht valën e kërkesave nga Azia, vuri në dukje DPAMA.
    Kërkesat më të shumta u paraqitën nga Koreja e Jugut, gjithsej 1,817, e ndjekur nga Kina me 1,591 kërkesa dhe Japonia me 1,136 kërkesa.
    Të gjitha vendet paraqitën dukshëm më shumë kërkesa sesa në vitin 2023, dhe rritja më e madhe u regjistrua nga Kina, me 22.6 përqind. Numri i kërkesave nga Koreja e Jugut dhe Japonia u rrit me 10.3 dhe 7.8 përqind, përkatësisht, krahasuar me vitin 2023.
    Gjermania u rendit e katërta me 1,112 kërkesa, 1.9 përqind më shumë se një vit më parë.
    Ndër kompanitë që paraqitën më shumë aplikime për patentë në fushën e teknologjisë së ruajtjes së energjisë ishin LG dhe Samsung të Koresë së Jugut dhe CATL kineze.
    Teknologjia kryesore
    “Teknologjia e baterive është çelësi për transformimin e sistemit tonë energjetik dhe për elektromobilitetin”, theksoi Presidentja e DPMA-së, Eva Schewior.
    Gjermania kryesoi renditjen e teknologjisë diellore me 184 aplikime për patentë, duke përfshirë teknologjinë fotovoltaike dhe termike diellore dhe zgjidhjet e montimit të paneleve diellore, një rritje prej 57.3 përqind nga viti 2023.
    Kina ra në vendin e dytë me 133 aplikime, 12.7 për qind më shumë se në vitin 2023. SHBA-të janë në vendin e tretë me 79 aplikime, 16 për qind më pak se një vit më parë.
    Në sektorin e energjisë së erës, vendi i parë i shkoi Danimarkës me 163 kërkesa, 16.3 përqind më pak se në vitin 2023. Në vendin e dytë është Gjermania me 121 kërkesa, 14.2 përqind më shumë se në vitin paraprak. Vendi i tretë shkoi në Spanjë me 60 aplikime të paraqitura, 11.8 përqind më pak se në vitin 2023.
    Zyra gjermane e patentave paralajmëroi se shifrat pasqyrojnë tendenca të vonuara, pasi aplikimet për patentë publikohen 18 muaj pas datës së paraqitjes. /tesheshi.com/

  • Të goditur ashpër nga Trump, 300 akademikë amerikanë kërkojnë “azil shkencor” në Francë

    Të goditur ashpër nga Trump, 300 akademikë amerikanë kërkojnë “azil shkencor” në Francë

    Pothuajse 300 aplikime janë dorëzuar në programin e “azilit shkencor” të shpallur nga Universiteti Aix-Marseille në Francë për studiuesit e prekur nga sulmet kundër komunitetit akademik në SHBA, pasi Donald Trump mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë.
    Nisma duket se është pritur me shumë interes, në të njëjtën kohë kur në Francë intensifikohet debati për nevojën e institucionalizimit të regjimit të “refugjatëve shkencorë”. Programi “Vend i sigurt për shkencën”, i nisur në fillim të këtij viti, ofron financim dhe pritje trevjeçare për rreth 20 studiues nga jashtë.
    Sipas universitetit, brenda një muaji janë dorëzuar 298 aplikime. Nga këto, 242 u konsideruan të pranueshëm. Kandidatët vijnë nga institucione të shquara amerikane, si Johns Hopkins, NASA, Columbia, Yale dhe Stanford.
    Presidenti i Universitetit Aix-Marseille, Eric Berton tha se shumë aplikime u dërguan përmes mesazheve të koduara, të shoqëruara me “rrëfime shqetësuese, ndonjëherë rrëqethëse” në lidhje me trajtimin e shkencëtarëve nga administrata Trump.
    Më shumë se gjysma e aplikantëve janë shtetas amerikanë (134), ndërsa 45 kanë shtetësi të dyfishtë. Ka pasur aplikime për programin nga studiues francezë, evropianë, indianë dhe brazilianë, ndërsa shumica raportohet se janë aktive në fusha duke filluar nga shkencat humane te biologjia dhe mjedisi.
    Procesi i përzgjedhjes pritet të nisë në ditët në vijim, me synimin që studiuesit e parë të mbërrijnë në Marsejë në fillim të qershorit.
    Në të njëjtën kohë, ish-presidenti francez François Hollande, tani deputet i Partisë Socialiste, bashkëpunoi me presidentin e Aix-Marseille për të propozuar vendosjen e një regjimi ndërkombëtar për “refugjatët shkencorë”.
    Dy kolumnistët kërkuan mbrojtje të veçantë për shkencëtarët, të ngjashëm me atë që u jepet gazetarëve apo kundërshtarëve politikë që janë të persekutuar. Ata theksojnë se kuadri aktual ligjor i azilit nuk mbulon specifikat e botës akademike.
    Hollande madje paraqiti një propozim legjislativ në Asamblenë Kombëtare Franceze në mënyrë që studiuesit që janë subjekt i persekutimit ose kufizimeve të lirisë së tyre akademike të përfitojnë mbrojtje shtesë, që do të thotë se ata nuk do të duhet të plotësojnë kriteret strikte për t’u njohur si refugjatë, por do të mbrohen për shkak të kërcënimeve serioze.
    Siç argumenton ai, në këtë mënyrë aplikimet e tyre do të shqyrtohen më shpejt dhe do të vendosen kritere të qarta dhe rrugë integrimi për të vazhduar kërkimin e tyre shkencor.
    “Është detyrimi ynë, veçanërisht për studiuesit që punojnë në çështje si kriza klimatike. Nëse puna e tyre ndërpritet ose pengohet, do të jetë një hap mbrapa për njerëzimin”, tha ish-Presidenti francez.

  • Francë, rreth 300 akademikë amerikanë aplikojnë për “azil shkencor”

    Francë, rreth 300 akademikë amerikanë aplikojnë për “azil shkencor”

    Pothuajse 300 aplikime janë dorëzuar në programin e “azilit shkencor” të shpallur nga Universiteti Aix-Marseille në Francë për studiuesit e prekur nga sulmet kundër komunitetit akademik në SHBA pasi Donald Trump mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë.

    Nisma duket se është pritur me shumë interes, në të njëjtën kohë kur në Francë intensifikohet debati për nevojën e institucionalizimit të regjimit të “refugjatëve shkencorë”.
    Programi “Vend i sigurt për shkencën”, i nisur në fillim të këtij viti, ofron financim dhe pritje trevjeçare për rreth 20 studiues nga jashtë. Sipas universitetit, brenda një muaji janë dorëzuar 298 aplikime. Nga këto, 242 u konsideruan të pranueshëm. Kandidatët vijnë nga institucione të shquara amerikane, si Johns Hopkins, NASA, Columbia, Yale dhe Stanford.
    Presidenti i Universitetit Aix-Marseille, Eric Berton tha se shumë aplikime u dërguan përmes mesazheve të koduara, të shoqëruara me “rrëfime shqetësuese, ndonjëherë rrëqethëse” në lidhje me trajtimin e shkencëtarëve nga administrata Trump.
    Qytetarët amerikanë përbëjnë shumicën e aplikantëve
    Më shumë se gjysma e aplikantëve janë shtetas amerikanë (134), ndërsa 45 kanë shtetësi të dyfishtë. Ka pasur aplikime për programin nga studiues francezë, evropianë, indianë dhe brazilianë. Shumica janë aktive në fusha të ndryshme duke filluar nga shkencat humane te biologjia dhe mjedisi.
    Procesi i përzgjedhjes pritet të nisë në ditët në vijim, me synimin që studiuesit e parë të mbërrijnë në Marsejë në fillim të qershorit.
    “Refugjatët shkencorë”
    Në të njëjtën kohë, ish-presidenti francez François Hollande, tani deputet i Partisë Socialiste, bashkëpunoi me presidentin e Aix-Marseille për të propozuar vendosjen e një regjimi ndërkombëtar për “refugjatët shkencorë”.
    Në një artikull në Libération, ata shkruan: “Ja si shprehja e një mendimi të kundërt, kërkimi shkencor – një burim novacioni dhe njohurie – është bërë i rrezikshëm për propagandën e regjimeve autoritare”.
    Dy kolumnistët kërkuan mbrojtje të veçantë për shkencëtarët, të ngjashëm me atë që u jepet gazetarëve apo kundërshtarëve politikë që janë të persekutuar. Ata theksojnë se kuadri aktual ligjor i azilit nuk mbulon specifikat e botës akademike.
    Hollande madje paraqiti një propozim legjislativ në Asamblenë Kombëtare Franceze në mënyrë që studiuesit që janë subjekt i persekutimit ose kufizimeve të lirisë së tyre akademike të përfitojnë mbrojtje shtesë, që do të thotë se ata nuk do të duhet të plotësojnë kriteret strikte për t’u njohur si refugjatë, por do të mbrohen për shkak të kërcënimeve serioze.
    Siç argumenton ai, në këtë mënyrë aplikimet e tyre do të shqyrtohen më shpejt dhe do të vendosen kritere të qarta dhe rrugë integrimi për të vazhduar kërkimin e tyre.
    Ish-presidenti francez që i tha Inter France: “Është detyrimi ynë, veçanërisht për studiuesit që punojnë në çështje si kriza klimatike ti ndihmojmë, nëse puna e tyre ndërpritet ose pengohet. Kjo do të jetë një hap mbrapa për njerëzimin.”
    Sipas Hollande, propozimi është një përgjigje ndaj një momenti historik. “Është një mënyrë simbolike për të treguar se Franca mbetet e hapur, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbyllen në vetvete dhe regjimet autoritare përshkallëzojnë politikat e tyre represive”, theksoi ai, duke shtuar se në këtë mënyrë Franca po i kthehet iluminizmit, duke përqafuar, si në të kaluarën, shkencëtarë të persekutuar nga e gjithë bota.

    Top Channel

  • Skema e investimeve 2024, AZHBR: 280 aplikime janë kualifikuar, më i larti për mekanizim fermash

    Skema e investimeve 2024, AZHBR: 280 aplikime janë kualifikuar, më i larti për mekanizim fermash

    Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024 ka regjistruar gjithsej 404 aplikime, prej të cilave 360 aplikime përmbushën kriteret e përzgjedhjes dhe 280 aplikime janë të kualifikuara.Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) tha për Monitor se deri tani janë lidhur 177 kontrata me përfituesit. Numri më i lartë i të kualifikuarve sipas AZHBR është për investime në mekanizimin e fermave; ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve; Ndërtimin e serrave diellore.Procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 përfundoi më 8 nëntor 2024. Sa i takon procesit të kontrollit administrativ, afati për dorëzimin e dokumentacionit u shty deri më 28 shkurt 2025.AZHBR pohon se nga totali i aplikimeve të bëra, më i larti ishte për mekanizimin e fermave. Ndërsa qarku me interesin më të lartë për këtë skeme ishte Fieri.“Interesi më i lartë për aplikime është shënuar për: Investime në mekanizimin e fermave, me 305 aplikime; Ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, me 49 aplikime.Ndërkohë, aplikimet për serrat diellore dhe akuakulturën kanë qenë më të kufizuara.Rajonet me kërkesën më të lartë për këtë skemë janë Fieri, Vlora, Berati dhe Korça, që reflektojnë interesin e fermerëve në zona me tradita bujqësore dhe blegtorale”, pohoi AZHBR.Fondi për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024, i vënë në dispozicion nga buxheti i Qeverisë Shqiptare, është 1,5 mld lekë, me shtrirje 2 vjeçare.500 mln lekë janë parashikuar të disbursohen për vitin e parë. Ky fond do të disbursohet në formën e granteve deri në 50% të vlerës së faturave tatimore të investimit.Skema mbështet investimet e fermerëve nëpërmjet 5 masave.Për ndërtimin e serrave diellore mbështetja financiare është 4-15 mln lekë/ha në varësi të kulturës së prodhimit: luleshtrydhe, rrush, perime.Nga 0.2 ha deri në 2 ha/subjekt, përfshirë instalimi i sistemit të ujitjes.Mbështetja financiare është deri në 15 mln lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve. Deri në 8 mln lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë. Deri në 4 mln lekë/ha për serrat e prodhimit të luleshtrydheve.Për rrjetat antibreshër 4-15 mln lekë/ha në varësi të kulturës së prodhimit: luleshtrydhe, rrush, perime. Deri në 1,5 mln lekë/ha për mbrojtjen e pemëve frutore, agrumeve dhe vreshtave.Për sallat dhe stabilimentet me kapacitet jo më pak se: 10 lopë, 100 të imta, 10 dosa ose 10 mijë shpendë, deri në 15 mln lekë.Për blerjen e traktorëve dhe pajisjeve për mekanizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, deri në 5 mln lekë.Mbështetje për akuakulturën detare është për blerjen e rrjetave dhe për koshave për rritjen e peshkut 50% e vlerës totale të faturës tatimore, deri në 20 mln lekë/subjekt./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shteti joshi për punë edhe në 2024/ DAP: Plot 17.6 % aplikantë për një vend pune…

    Shteti joshi për punë edhe në 2024/ DAP: Plot 17.6 % aplikantë për një vend pune…

    Puna në administratë vijon të jetë e lakmuar nga një pjesë e konsiderueshme individësh dhe numri mesatar i aplikimeve për një vend pune shënoi rritje në vitin 2024.

    Të dhënat e Departamentit të Administratës Publike tregojnë se mesatarisht në vitin që lamë pas ishin 17.55 aplikime për një vend pune, duke shënuar rritje në raport me mesataren e vitit paraardhës 2023 kur ishin 13.5.

    “Të dhënat për vitin 2024 tregojnë se ka pasur mesatarisht rreth 17.55 aplikime për pozicion, bazuar në 26502 aplikime në total, për 1510 pozicione të shpallura” thuhet në raportin vjetor të DAP.

    I njëjti ndalet edhe në faktin se pse ky tregues është i rëndësishëm duke nënvizuar se një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurrimi të drejta dhe të bazuara në meritë.

    “Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste. Një tjetër arsye mund të jetë edhe aplikimi i kandidatëve, pa i kushtuar rëndësi kritereve, duke bërë disa aplikime njëkohësisht.

    Ka disa arsye që mund të çojnë në një vlerë të konsiderueshme të këtij treguesi ndaj dhe analiza e të dhënave, kombinuar me tregues të tjerë, do të ishte me vlerë. Psh: kombinuar me përqindjen e aplikantëve të paraseleksionuar, pra ata që plotësojnë kriteret e shpallura, ky tregues mund të ndihmojë administratën të kuptojë sesi politika apo nisma të caktuara mund të ndikojnë tek vlerat e këtij indikatori” thuhet në raport.

    Administrata i është nënshtruar vit pas viti një seri politikash për rritjen e pagave ku një ndër më kryesoret dhe që përfshiu një pjesë të mirë të saj zuri vend vitin e shkuar nën premtimin e pagës mesatare 900 euro.

    Duke u ndalur në një analizë më të detajuar sipas llojit të procedurës raporti vlerëson se numri mesatar i aplikikantëve për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive ishte 20.3.

    Për procedurën e lëvizjes paralele 1.3. Procedura e ngritjes në detyrë rezulton mestarisht me 3 aplikantë kurse procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese me mesatarisht 31.5 aplikantë.

    “Nga 26502 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura, 54% e tyre. Numri mesatar i aplikantëve të kualifikuar për pozicion pune ka qenë 9.4. Gjithashtu, rezulton se numri mesatar e aplikimeve për një aplikant gjatë vitit 2024 ka qenë 5.76” vlerëson DAP./Monitor

  • Puna në shtet joshi edhe në 2024/ DAP:17.6 aplikantë për një vend pune, arsyet pse administrata vijon të jetë e lakmuar

    Puna në shtet joshi edhe në 2024/ DAP:17.6 aplikantë për një vend pune, arsyet pse administrata vijon të jetë e lakmuar

    Puna në administratë vijon të jetë e lakmuar nga një pjesë e konsiderueshme individësh dhe numri mesatar i aplikimeve për një vend pune shënoi rritje në vitin 2024. Të dhënat e Departamentit të Administratës Publike tregojnë se mesatarisht në vitin që lamë pas ishin 17.55 aplikime për një vend pune, duke shënuar rritje në raport me mesataren e vitit paraardhës 2023 kur ishin 13.5.
    “Të dhënat për vitin 2024 tregojnë se ka pasur mesatarisht rreth 17.55 aplikime për pozicion, bazuar në 26502 aplikime në total, për 1510 pozicione të shpallura” thuhet në raportin vjetor të DAP.
    I njëjti ndalet edhe në faktin se pse ky tregues është i rëndësishëm duke nënvizuar se një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurrimi të drejta dhe të bazuara në meritë.
    “Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste. Një tjetër arsye mund të jetë edhe aplikimi i kandidatëve, pa i kushtuar rëndësi kritereve, duke bërë disa aplikime njëkohësisht.
    Ka disa arsye që mund të çojnë në një vlerë të konsiderueshme të këtij treguesi ndaj dhe analiza e të dhënave, kombinuar me tregues të tjerë, do të ishte me vlerë. Psh: kombinuar me përqindjen e aplikantëve të paraseleksionuar, pra ata që plotësojnë kriteret e shpallura, ky tregues mund të ndihmojë administratën të kuptojë sesi politika apo nisma të caktuara mund të ndikojnë tek vlerat e këtij indikatori” thuhet në raport.
    Administrata i është nënshtruar vit pas viti një seri politikash për rritjen e pagave ku një ndër më kryesoret dhe që përfshiu një pjesë të mirë të saj zuri vend vitin e shkuar nën premtimin e pagës mesatare 900 euro. Duke u ndalur në një analizë më të detajuar sipas llojit të procedurës raporti vlerëson se numri mesatar i aplikikantëve për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive ishte 20.3.
    Për procedurën e lëvizjes paralele 1.3. Procedura e ngritjes në detyrë rezulton mestarisht me 3 aplikantë kurse procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese me mesatarisht 31.5 aplikantë.
    “Nga 26502 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura, 54% e tyre. Numri mesatar i aplikantëve të kualifikuar për pozicion pune ka qenë 9.4. Gjithashtu, rezulton se numri mesatar e aplikimeve për një aplikant gjatë vitit 2024 ka qenë 5.76” vlerëson DAP./ Monitor