Tag: aplikime

  • Disa bashki hapin aplikime për prurje të reja, Rama: Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është konceptuar  strukturë e re organizative për Tiranën

    Disa bashki hapin aplikime për prurje të reja, Rama: Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është konceptuar strukturë e re organizative për Tiranën

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për aplikime në funksione të ndryshme drejtuese.

    Në një postim në rrjetet sociale, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë me besim dhe kurajo, ndërsa theksoi se në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.
    Reagimi i Ramës: 
    Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre
    APLIKONI me kurajo dhe besim
    Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore
    Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

    Top Channel

  • “Paketa e Maleve” ngjall interes të madh, Rama publikon hartën: 787 aplikime brenda 5 ditëve

    “Paketa e Maleve” ngjall interes të madh, Rama publikon hartën: 787 aplikime brenda 5 ditëve

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”, duke e cilësuar si një zhvillim frymëzues në mbështetjen e zonave malore.
    Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bëri të ditur se brenda vetëm 5 ditëve janë regjistruar 787 aplikime nga fermerë dhe banorë të zonave të larta që kërkojnë të përfitojnë nga kjo nismë.

  • “Paketa e Maleve” ngjall interes të madh — Rama publikon hartën: 787 aplikime brenda 5 ditëve

    “Paketa e Maleve” ngjall interes të madh — Rama publikon hartën: 787 aplikime brenda 5 ditëve

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”, duke e cilësuar si një zhvillim frymëzues në mbështetjen e zonave malore.
    Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bëri të ditur se brenda vetëm 5 ditëve janë regjistruar 787 aplikime nga fermerë dhe banorë të zonave të larta që kërkojnë të përfitojnë nga kjo nismë.

  • Beqiri: Nga 2 qershori, 4350 aplikime për regjistrime në çerdhe dhe kopshtet e Tiranës

    Beqiri: Nga 2 qershori, 4350 aplikime për regjistrime në çerdhe dhe kopshtet e Tiranës

    Prej datës 2 qershor, pas thirrjes së bashkisë së Tiranës për nisjen e regjistrimeve në çerdhe dhe kopshte, këtë vit për herë të parë këto aplikime bëhen online përmes platformës e-fëmijet.tirana. al.
    Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri në një intervistë për ATSH-në thotë nga data 2-12 qershor, interesi i shfaqur është shumë i lartë, ndërsa procesi i aplikimeve po ecën shumë mirë.
    Sipas Beqirit, në platformë kanë hapur llogari 7565 qytetarë, ndërsa në total kërkesa për aplikime nga data 2-12 qershor 2025 janë realizuar 4350 të tilla.
    “Aplikim për regjistrim në çerdhe janë 2051, aplikim për transferim në çerdhe tjetër janë 40,aplikim për regjistrim në kopsht janë 1053, aplikim për transferim në kopsht tjetër janë 25, ndërsa kalim nga çerdhja në kopsht janë 1181 aplikime. Pra, në total nga data 2-12 qershor 2025 janë realizuar 4350 aplikime”, thotë Beqiri.
    Beqiri shprehet se fakti që janë 7565 llogari të hapura në këtë platformë, që aplikohet për herë të parë si një risi, është një tregues i interesit të lartë të prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit.
    Sipas Beqirit, aktualisht janë 2726 vende të lira për në çerdhe dhe 3178 vende të lira për në kopshtet e Tiranës.
    “Në shtator kemi një lajm të mirë, pasi pritet që kryeqytetit i shtohet një kopsht i ri në zonën e Medresesë, ku do sistemohen fëmijë edhe të njësisë 8 dhe njësisë 9. Gjithashtu, pritet të hapet së shpejti edhe një çerdhe në zonën e Farkës të Lundrës, me një kapacitet prej 120 apo 150 fëmijë në varësi edhe të kërkesave”, tha Beqiri.
    Procesi i aplikimeve për në regjistrim në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, mbyllet në 22 qershor. Më pas do të nisë shqyrtimi i dokumentacionit dhe përgjigjet pritet të dalin dy javët e para të muajit gusht, ndërsa prindërit do të marrin njoftim përmes emailit.

  • Karta e shëndetit për fëmijë, 2604 aplikime në e-Albania deri në muajin maj

    Karta e shëndetit për fëmijë, 2604 aplikime në e-Albania deri në muajin maj

    Në platformën e-Albania janë realizuar 2604 aplikime për karta shëndeti për fëmijët, nga kryefamiljari për periudhën Janar-Maj 2025.
    Sipas një postimi në faqen zyrtare të e-Albania në rrjetet sociale, vetëm në vitin 2024 janë realizuar 5 044 aplikime për karta shëndeti për fëmijët, falë sistemeve elektronike, për shërbime efikase dhe në ndihmë të pacientëve të vegjël.
    Karta e Shëndetit është një nga projektet më të rëndësishme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, e cila u vu në zbatim duke filluar nga Janari i vitit 2015 dhe tashmë është realizuar me sukses duke zëvendësuar plotësisht librezat e vjetra shëndetësore.
    Pajisja me Kartë Shëndeti online bëhet nëpërmjet e-Albanias në kushtet kur personi është i regjistruar pranë një mjeku familje dhe i pajisur me kod pacienti, i regjistruar në portalin e-Albania dhe i pajisur me Numrin Personal të Identifikimit sipas Gjendjes Civile (NID).
    Aplikimi online bëhet në mënyrë personale nga personat e siguruar, ndërsa për fëmijët e moshës 0-18 vjeç aplikimi bëhet nga prindi kryefamiljar i regjistruar në portalin e-Albania. Procedura kryhet përmes shërbimit ”Aplikim për kartë shëndeti për fëmijën nga kryefamiljari”.

  • 70 mijë aplikime për subvencione në bujqësi, Kuçi: Brenda 20 ditëve publikohet lista e përfituesve

    70 mijë aplikime për subvencione në bujqësi, Kuçi: Brenda 20 ditëve publikohet lista e përfituesve

    70 mijë fermerë në shkallë vendi, kanë aplikuar në thirrjen e Skemës Kombëtare të mbështetjes në bujqësi 2025, ku pjesa më e madhe e tyre kërkon të subvencionohet për naftën falas. Rrethe 75,7% e fermerëve, për të ulur kostot e prodhimit, kërkojnë që tokën ta punojnë me naftë pa taksa.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ardita Kuçi, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, në një intervistë për mediet tha se, “masa me më shumë aplikime, sikundër edhe vitin e shkuar, është masa për mbështetje me naftë për punimet me mekanizëm në bujqësi, e cila numëron rreth 53.000 aplikime. Kjo tregon se fermerët e konsiderojnë mbështetjen dhe lehtësimin e kostove të prodhimeve bujqësore si një mbështetje të domosdoshme për të rritur produktivitetin në fermë.”Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Gjithashtu interes të shtuar për aplikime ka pasur edhe masa për blegtorinë. “Ndërsa vitin e shkuar kemi pasur 9.200 aplikime, këtë vit kemi 10.100 aplikime”, tha Kuçi.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ajo bëritë ditur se, tashmë që aplikimet kanë përfunduar, më 30 maj, inspektorët e agropikave janë në terren për të bërë verifikimet. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    “Brenda 20 ditësh do të publikohet në faqen e AZHBR-së lista e përfituesve. Nga kjo listë, të gjithë fermerët që kanë mungesë dokumentacioni kanë në dispozicion një afat 30-ditor për të plotësuar dokumentet, të cilat do t’i dorëzojnë në agropika”, deklaroi Kuçi.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Skemës Kombëtare të mbështetjes në bujqësi 2025, adreson 4,4 miliardë lekë financim për fermerët përfitues.

  • Aplikimet për subvencione, 70 mijë fermerë bënë kërkesë, 53 mijë duan që të mbështeten me naftë

    Aplikimet për subvencione, 70 mijë fermerë bënë kërkesë, 53 mijë duan që të mbështeten me naftë

    Afërsisht 70 mijë fermerë kanë aplikuar në thirrjen e Skemës Kombëtare 2025, ku pjesa më e madhe e tyre kërkon të subvencionohet për naftën falas.
    75.7% e fermerëve shqiptarë, për të ulur kostot e prodhimit, kërkojnë që tokën ta punojnë me naftë pa taksa.
    Ardita Kuçi, drejtoresha e përgjithshme e AZHBR thotë: “Masa me më shumë aplikime, sikundër edhe vitin e shkuar, është masa për mbështetje me naftë për punimet me mekanizëm në bujqësi, e cila numëron rreth 53.000 aplikime. Kjo tregon se fermerët e konsiderojnë mbështetjen dhe lehtësimin e kostove të prodhimeve bujqësore si një mbështetje të domosdoshme për të rritur produktivitetin në fermë.”
    Për herë të parë, Ministria e Bujqësisë në sektorin e blegtorisë do të japë para edhe për viçat. Kjo risi në skemën kombëtare ka rritur edhe numrin e bujqve që merren me mbarështimin e gjësë së gjallë.
    “Sa i përket blegtorisë, ka pasur një interes të shtuar, duke qenë se risitë këtë vit kanë qenë edhe mbështetja për viçat, përveç gjedhit. Ndërkohë që vitin e shkuar kemi pasur 9.200 aplikime, këtë vit kemi 10.100 aplikime”, shton Kuçi
    4.4 miliardë lekë janë në dispozicion të 70 mijë fermerëve, dhe nëse këto para janë të pamjaftueshme, Ministria e Bujqësisë do të shtojë fondin për të mbështetur të gjithë fermerët që janë shpallur fitues. Tashmë që aplikimet kanë përfunduar, inspektorët e agropikave do të dalin në terren për të bërë verifikimet.
    “Brenda 20 ditësh do të publikohet në faqen e AZHBR-së lista e përfituesve. Nga kjo listë, të gjithë fermerët që kanë mungesë dokumentacioni kanë në dispozicion një afat 30-ditor për të plotësuar dokumentet, të cilat do t’i dorëzojnë në agropika.”
    Këtë vit, një tjetër kategori fermerësh që do të mbështeten janë ata që, në vend të inputeve, përdorin kontrollin biologjik. Kjo thirrje vjen edhe si direktivë nga BE, pasi përdorimi i insekteve të dobishme rrit cilësinë e produktit dhe çmimin e prodhimit shqiptar.

  • Aplikimet për subvencione/ 70 mijë fermerë bënë kërkesë, 53 mijë duan që të mbështeten me naftë

    Aplikimet për subvencione/ 70 mijë fermerë bënë kërkesë, 53 mijë duan që të mbështeten me naftë

    Afërsisht 70 mijë fermerë kanë aplikuar në thirrjen e Skemës Kombëtare 2025, ku pjesa më e madhe e tyre kërkon të subvencionohet për naftën falas.

    75.7% e fermerëve shqiptarë, për të ulur kostot e prodhimit, kërkojnë që tokën ta punojnë me naftë pa taksa.
    Ardita Kuçi, drejtoresha e përgjithshme e AZHBR thotë: “Masa me më shumë aplikime, sikundër edhe vitin e shkuar, është masa për mbështetje me naftë për punimet me mekanizëm në bujqësi, e cila numëron rreth 53.000 aplikime. Kjo tregon se fermerët e konsiderojnë mbështetjen dhe lehtësimin e kostove të prodhimeve bujqësore si një mbështetje të domosdoshme për të rritur produktivitetin në fermë.”
    Për herë të parë, Ministria e Bujqësisë në sektorin e blegtorisë do të japë para edhe për viçat. Kjo risi në skemën kombëtare ka rritur edhe numrin e bujqve që merren me mbarështimin e gjësë së gjallë.
    “Sa i përket blegtorisë, ka pasur një interes të shtuar, duke qenë se risitë këtë vit kanë qenë edhe mbështetja për viçat, përveç gjedhit. Ndërkohë që vitin e shkuar kemi pasur 9.200 aplikime, këtë vit kemi 10.100 aplikime”, shton Kuçi
    4.4 miliardë lekë janë në dispozicion të 70 mijë fermerëve, dhe nëse këto para janë të pamjaftueshme, Ministria e Bujqësisë do të shtojë fondin për të mbështetur të gjithë fermerët që janë shpallur fitues. Tashmë që aplikimet kanë përfunduar, inspektorët e agropikave do të dalin në terren për të bërë verifikimet.
    “Brenda 20 ditësh do të publikohet në faqen e AZHBR-së lista e përfituesve. Nga kjo listë, të gjithë fermerët që kanë mungesë dokumentacioni kanë në dispozicion një afat 30-ditor për të plotësuar dokumentet, të cilat do t’i dorëzojnë në agropika.”
    Këtë vit, një tjetër kategori fermerësh që do të mbështeten janë ata që, në vend të inputeve, përdorin kontrollin biologjik. Kjo thirrje vjen edhe si direktivë nga BE, pasi përdorimi i insekteve të dobishme rrit cilësinë e produktit dhe çmimin e prodhimit shqiptar.

    Top Channel

  • “Fermerët janë ambientuar me aplikimin online”, mbyllet skema kombëtare për bujqësinë, Ardita Kuçi: 69 mijë aplikime…

    “Fermerët janë ambientuar me aplikimin online”, mbyllet skema kombëtare për bujqësinë, Ardita Kuçi: 69 mijë aplikime…

    Është mbyllur me skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për vitin 2025. Aplikimet, të cilat nisën më 14 prill dhe përfunduan më 30 maj, janë zhvilluar online përmes platformës shtetërore e-Albania. Në një intervistë për mediat dje, drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, ka deklaruar se interesi i fermerëve mbetet i lartë dhe se janë regjistruar 69.719 aplikime në total. “Aplikimet këtë vit kanë qenë të hapura për më shumë se një muaj, nga 14 prilli deri më 30 maj, dhe janë bërë vetëm nëpërmjet platformës e-Albania me NIPT-in e fermerit”, u shpreh Kuçi.
    Duke folur për trendin e aplikimeve, Kuçi theksoi se shifrat janë në përputhje me një vit më parë, duke treguar një stabilitet dhe rritje të ndërgjegjësimit te fermerët. “Kemi një trend të qëndrueshëm. Edhe vitin e kaluar kemi pasur rreth 71 mijë aplikime. Kjo tregon se fermerët janë tashmë të mësuar me mënyrën e aplikimit dhe e përdorin me lehtësi sistemin online”, deklaroi ajo. Ajo shtoi gjithashtu se përveç numrit të lartë të aplikimeve, këtë vit ka pasur edhe NIPT-e të reja dhe fermerë të rinj, që i janë bashkuar për herë të parë skemës mbështetëse.
    “Po shohim që çdo vit ka rritje të interesit. Kanë aplikuar shumë fermerë të rinj, që nuk kanë qenë pjesë e skemës më parë. Kjo është shumë pozitive për ne”, vijoi Kuçi. Ashtu si në vitet e shkuara, masa më e kërkuar ka qenë ajo për mbështetjen me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi. Kuçi bëri të ditur se rreth 53 mijë aplikime janë regjistruar vetëm për këtë masë. “Mbështetja me naftë është padyshim më e kërkuara. Fermerët e shohin këtë si një ndihmë të madhe në uljen e kostove të prodhimit, veçanërisht në kohën kur kostoja e inputeve bujqësore është e lartë”, nënvizoi drejtoresha e AZHBR-së.
    Sipas saj, kjo masë ka rezultuar më efektivja në ndihmë të fermerëve, dhe për këtë arsye ruan pozicionin e saj si më e aplikueshmja ndër të gjitha masat e skemës kombëtare. “Është e qartë që lehtësimi i shpenzimeve për mekanizimin është prioritet për fermerët tanë. E kemi parë dhe e shohim çdo vit që kjo është mbështetja që kërkohet më shumë”, theksoi Kuçi. Në vijim pritet të nisë faza e verifikimit të dokumentacionit dhe përzgjedhja e përfituesve, ndërsa AZHBR do të publikojë rezultatet sipas afateve zyrtare.
     

  • Mbështetja për fermerët / Mbi 69 mijë aplikime, brenda 30 ditëve përzgjidhen përfituesit

    Mbështetja për fermerët / Mbi 69 mijë aplikime, brenda 30 ditëve përzgjidhen përfituesit

    Më shumë se 69 mijë  fermerë kanë aplikuar këtë vit për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes për bujqësinë.
    Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor, Ardita Kuçi, deklaroi se kjo është një shifër më e lartë krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa theksoi se skema e këtij viti vjen me disa risi në procedura dhe kritere përzgjedhjeje.
    “Nga momenti i mbylljes së thirrjes, afishohen në faqen zyrtare të internetit listën e aplikimeve të kualifikuara por që mund të kenë edhe mangësi dokumentacioni. Të gjithë fermerët që gjejnë vetën në këto lista, janë të ftuar që brenda një afati prej 30 ditësh të dorëzojnë dokumentet e munguara në zyrat qendrore të AZHBR apo në agropikat që ndodhen në të gjithë territorin e Shqipërisë. Pas fazës së kontrollit administrativ dhe të përfundimit të saj, për të gjitha ato aplikime të cilat nuk ndodhen në bazën e riskut, vijohet me kontrollin në terren”, u shpreh Ardita Kuçi.
    Kuçi bëri të ditur se brenda 30 ditëve të ardhshme do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e përfituesve, bazuar në kriteret e përcaktuara dhe dokumentacionin e paraqitur nga fermerët.
    “6400 fermer të rinj, kanë aplikuar për masën mbështetëse të punimeve të mekanizuara ose të naftës dhe kjo tregon një rritje të numrit të aplikimeve në këtë masë, me një diferencë prej 800 aplikime në krahasim me vitin e shkuar. Një risi tjetër ka qenë dhe mbështetja për serat”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor.
    Aplikimet në 8 masat mbështetëse të Skemës Kombëtare në Bujqësi janë hapur më 14 prill dhe janë mbyllur me 30 maj 2025 dhe sipas të dhënave të AZHBR, interesi me i  lartë ka rezultuar për mbështetjen me naftë.