Tag: aplikime

  • “Boom” sipërmarrjesh në shtator, mijëra shqiptarë hapin biznese të reja në gjithë vendin

    “Boom” sipërmarrjesh në shtator, mijëra shqiptarë hapin biznese të reja në gjithë vendin

    1483 biznese të reja janë hapur vetëm gjatë muajit Shtator në të gjithë vendin, duke ndjekur trendin e dy muajve të kulmit të sezonit turistik.
    Të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, tregojnë se përgjatë tre muajve Korrik-Shtator janë në total 4785 subjekte të çelura rishtazi.
    Nga ana tjetër, sipas të dhënave të disponueshme, u regjistruan 11,461 aplikime online, shifër që tregon interes dhe angazhim të lartë nga sipërmarrësit sa i takon çështjeve të biznesit.  Aplikimet përfshijnë një gamë të gjerë shërbimesh e siç janë aplikime për regjistrime fillestare, ndryshime, pezullime, aktivizime, çregjistrime.
    Qendra Kombëtare e Biznesit operon në tre regjistra, secili me kritere dhe procedura specifike. Regjistri Tregtar ka regjistruar 9659 aplikime; Regjistri i Pronarëve Përfitues 841 aplikime dhe Regjistri i Lejeve dhe Licencave 961 aplikime.
    Regjistri i Leje/ Licencave dhe Autorizime ka regjistruar 149 licenca të lëshuara në muajin Shtator dhe  28 leje, në rritje në raport me muajin Gusht/
    Të dhënat e QKB tregojnë një tendencë të vazhdueshme të digjitalizimit dhe lehtësimit të procedurave për bizneset në Shqipëri.
    Në kuadër të reformës së digjitalizimit, bizneset  kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme që marrin nga Qendrën Kombëtare të Biznesit, online nëpërmjet portalit e-albania,  duke shkurtuar kohë, procedura si dhe radhët e pritjes për qytetarët.
    Po ashtu, përmes ndryshimeve ligjore të ndërmarra vitin e kaluar,  janë eliminuar  një sërë tarifash për aplikim që paguheshin më parë nga biznesi, siç është tarifa për kryerjen e aplikimit për rezervimin e emrit si dhe është rregulluar mënyra e lëshimit të certifikatës për këtë qëllim. Po ashtu është hequr edhe tarifa për transferimin e emrit tek palët e treta,  si dhe pagesa për kryerjen e aplikimit për korrigjimin e gabimeve.
    Ndërkohë që pas lançimit të faqes së re zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë muajit Shtator u shtuan dhe funksionalitete të reja që e bëjnë ndërveprimin me qytetarët dhe bizneset më të shpejtë dhe më praktik.

  • Mekanizimi, agroturizmi dhe mbjelljet e reja – ja për çfarë kërkojnë mbështetje fermerët shqiptarë

    Mekanizimi, agroturizmi dhe mbjelljet e reja – ja për çfarë kërkojnë mbështetje fermerët shqiptarë

    Ashtu si edhe vjet, me Skemën Kombëtare të Investimeve numri më i lartë i aplikimeve nga fermerët për përfitim të mbështetjes financiare nëpërmjet granteve rezultoi për mekanizimin dhe modernizmin e fermave bujqësore.

    Nga 801 aplikime që u dorëzuan nga fermerët, sipas të dhënave të pubikuara nga AZHBR, kategoria më e kërkuar ka qenë ajo për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, me 355 aplikime, që përbëjnë 37.51% të totalit.

    Pas saj renditen Agroturizmi me 83 aplikime (12.76%), duke reflektuar potencialin në rritje të këtij sektori që bashkon bujqësinë me turizmin rural.
    Mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, me 80 aplikime (12.09%).
    Përpunimi dhe paketimi i produkteve bujqësore, me 76 aplikime (10.62%).
    Për mbështetje financiare për sistemet e ujitjes me pika, të domosdoshme për efikasitetin e ujit në kushtet e ndryshimeve klimatike, me 88 aplikime (10.98%).
    Disa sektorë kanë rezultuar me interes më të ulët: Ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe shpendëve: 62 aplikime (8.17%).
    Ndërtimi i serrave diellore për perime dhe fruta: 42 aplikime (6.57%). Rrjetat për mbrojtje nga breshëri: 9 aplikime (1.02%). Akuakultura detare: vetëm 6 aplikime (0.88%).
    Aplikimet për skemën kombëtare të investimeve u mbyllën më 30 shtator 2025. Krahasuar me vjet aplikimet janë dyfishuar.
    Për 2024 me Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 u regjistruan gjithsej 404 aplikime, prej të cilave 360 aplikime përmbushën kriteret e përzgjedhjes dhe 280 aplikime janë të kualifikuara.
    Numri më i lartë i të kualifikuarve sipas AZHBR ishte për investime në mekanizimin e fermave; ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve; Ndërtimin e serrave diellore.
    Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një mbështetje financiare prej 20 milionë eurosh, dhe përfshin mbështetje në formën e granteve deri në 50% të vlerës së investimit, kredi të buta me normë interesi 2%, si dhe garanci sovrane për lehtësimin e aksesit në financim.
    Numri i aplikimeve sipas kategorive
    -Për ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimentet për rritjen e shpendëve
    62 aplikime — 8.17%
    -Mbështetje për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale
    355 aplikime — 37.51%
    -Mbështetje për linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit
    76 aplikime — 10.62%
    -Mbështetje për investime në agroturizëm
    83 aplikime — 12.76%
    -Mbështetje për akuakulturën detare
    6 aplikime — 0.88%
    Kategoritë e tjera të mbështetjes
    -Për ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline
    42 aplikime — 6.57%
    -Për investime në mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave
    80 aplikime — 12.09%
    -Investime për rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta
    9 aplikime — 1.02%
    -Investime për sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese
    88 aplikime — 10.38%./Monitor

  • Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve të Skemës Kombëtare për mekanizim

    Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve të Skemës Kombëtare për mekanizim

    Ashtu si edhe vjet, me Skemën Kombëtare të Investimeve numri më i lartë i aplikimeve nga fermerët për përfitim të mbështetjes financiare nëpërmjet granteve rezultoi për mekanizimin dhe modernizmin e fermave bujqësore.Nga 801 aplikime që u dorëzuan nga fermerët, sipas të dhënave të pubikuara nga AZHBR, kategoria më e kërkuar ka qenë ajo për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, me 355 aplikime, që përbëjnë 37.51% të totalit.Pas saj renditen Agroturizmi me 83 aplikime (12.76%), duke reflektuar potencialin në rritje të këtij sektori që bashkon bujqësinë me turizmin rural.Mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, me 80 aplikime (12.09%).Përpunimi dhe paketimi i produkteve bujqësore, me 76 aplikime (10.62%).Për mbështetje financiare për sistemet e ujitjes me pika, të domosdoshme për efikasitetin e ujit në kushtet e ndryshimeve klimatike, me 88 aplikime (10.98%).Disa sektorë kanë rezultuar me interes më të ulët: Ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe shpendëve: 62 aplikime (8.17%).Ndërtimi i serrave diellore për perime dhe fruta: 42 aplikime (6.57%). Rrjetat për mbrojtje nga breshëri: 9 aplikime (1.02%). Akuakultura detare: vetëm 6 aplikime (0.88%).Aplikimet për skemën kombëtare të investimeve u mbyllën më 30 shtator 2025. Krahasuar me vjet aplikimet janë dyfishuar.Për 2024 me Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 u regjistruan gjithsej 404 aplikime, prej të cilave 360 aplikime përmbushën kriteret e përzgjedhjes dhe 280 aplikime janë të kualifikuara.Numri më i lartë i të kualifikuarve sipas AZHBR ishte për investime në mekanizimin e fermave; ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve; Ndërtimin e serrave diellore.Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një mbështetje financiare prej 20 milionë eurosh, dhe përfshin mbështetje në formën e granteve deri në 50% të vlerës së investimit, kredi të buta me normë interesi 2%, si dhe garanci sovrane për lehtësimin e aksesit në financim.Mbyllen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, dyfishohen krahasuar me 2024Numri i aplikimeve sipas kategorive-Për ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimentet për rritjen e shpendëve62 aplikime — 8.17%-Mbështetje për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale355 aplikime — 37.51%-Mbështetje për linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit76 aplikime — 10.62%-Mbështetje për investime në agroturizëm83 aplikime — 12.76%-Mbështetje për akuakulturën detare6 aplikime — 0.88%Kategoritë e tjera të mbështetjes-Për ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline42 aplikime — 6.57%-Për investime në mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave80 aplikime — 12.09%-Investime për rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta9 aplikime — 1.02%-Investime për sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese88 aplikime — 10.38%.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rritet fluksi i qytetarëve në zyrat e e-Shërbimeve në Elbasan, kursime deri në 340 mijë lekë në ditë

    Rritet fluksi i qytetarëve në zyrat e e-Shërbimeve në Elbasan, kursime deri në 340 mijë lekë në ditë

    Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 15:04
    Qytetarët e Elbasanit po përdorin gjithnjë e më shumë zyrat e reja të e-Shërbimeve, të cilat ofrojnë lëshim certifikatash, aplikime për akte gjendjeje civile, pasaporta, shërbime kadastrale, aplikime pranë OSHEE dhe Tatim-Taksat, si dhe ndihmë për përdorimin e portalit e-Albania.
    Vetëm javën e fundit, mesatarisht çdo ditë janë kryer 30 aplikime pranë ASHK, 35 pranë ISSH, 10 për pasaportë, 50 certifikata dhe shërbime të tjera. Përveç lehtësimit të procedurave, qytetarët përfitojnë kursime mesatare prej 2,000 lekësh, që përfluksin ditor prej 150–170 personash arrijnë deri në 340,000 lekë.

    Nga sot, pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online përmes e-Albania në zyrat e e-Shërbimeve, duke kursyer mbi 11,500 ditë pune, 4.7 milion km rrugë dhe 331 mijë litra karburant. Bashkia synon të zgjasë dhe përmirësojë më tej këto shërbime, duke i bërë më të pranueshme dhe efikase për qytetarët.

  • 11 milionë euro për fermerët shqiptarë, 23 mijë përfitues nga Skema e Bujqësisë. Interes të lartë skema e naftës, blegtorisë dhe bletarisë

    11 milionë euro për fermerët shqiptarë, 23 mijë përfitues nga Skema e Bujqësisë. Interes të lartë skema e naftës, blegtorisë dhe bletarisë

    Më shumë se 23 mijë fermerë në të gjithë vendin janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë. Më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës me 52.837 aplikime ndërkohë që interes të lartë ka pasur edhe blegtorinë dhe bletarinë.
    Sipas Ministrisë së Bujqësisë, për vitin 2025, janë vënë në dispozicion rreth 11 milionë euro.
    Masat e Skemës Kombëtare përfshin tufën bazë të matrikulluar, zhvillimin e bletarisë, mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera, kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike, fermat organike, certifikimin Global GAP, ⁠mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
    69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të pasur akse nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtarë të Mbështetjes 2025.
    Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, synohet ulja e kostove të prodhimit për fermerët, rritja e rendimentit dhe fuqizimi i prodhimit “Made in Albania” duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

  • Plot 20200 aplikime në fazën I, ministrja Manastirliu: Shifrat janë dëshmi e besimit tek universitetet tona

    Plot 20200 aplikime në fazën I, ministrja Manastirliu: Shifrat janë dëshmi e besimit tek universitetet tona

    Raundi i parë i garës për në universitet është mbyllur me të dhëna pozitive: janë 500 aplikime më shumë se një vit më parë nga maturantët.
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se “20200 maturantë kanë aplikuar në fazën e parë për të ndjekur studimet e larta, 500 më shumë se një vit më parë, duke dëshmuar besimin në universitetet tona, që sot ofrojnë një ofertë më të pasur akademike, me programe të reja studimi dhe bashkëpunime ndërkombëtare, duke ofruar më shumë mundësi dhe duke përgatitur studentët për tregun e punës”.

    Në 10 programet e listuara si preferencat e 20200 maturantëve aplikantë, interesi vazhdon të jetë i ngjashëm ndër vite.
    Teknologjia, mjekësia dhe financat renditen në tri fushat më të kërkuara, ku edhe mundësia për vende të lira në raundin e dytë zerohet.
    Programet e degëve të mësuesisë vazhdojnë të jenë më pak të preferuara, megjithëse shifrat e aplikimeve tregojnë se nuk ka degë me prioritet kombëtar të riskuara për t’u mbyllur.
    Faza e dytë e aplikimit për në universitet është në datat 20-22 shtator.

  • 20 200 aplikime në universitete, numri më i madh që pas pandemisë

    20 200 aplikime në universitete, numri më i madh që pas pandemisë

    Raundi i parë i garës për në universitet është mbyllur me të dhëna pozitive; më shumë maturantë kanë aplikuar që prej periudhës post-COVID-19.

    “Është viti më i mirë do thoja krahasuar me kohën pas pandemisë që pati rënie. Kemi lëvizur gjithmonë në shifrat 19 500, por nën 20 000. Kjo është hera e parë që kalojmë në raundin e parë shifrën 20 mijë. Kemi pasur 20 200 maturantë, diku te 500 maturantë më shumë nga viti i kaluar. Presim që nga vjeshta dhe maturantët e viteve të shkuara të kemi edhe 3 000 – 4 000 që do shtohen në raundin e dytë”, shprehet Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar.

    Në 10 programet e listuara si preferencat e 20 200 maturantëve aplikantë, interesi vazhdon të jetë i ngjashëm ndër vite. Teknologjia, mjekësia dhe financat renditen në 3 fushat më të kërkuara, ku edhe mundësia për vende të lira në raundin e dytë zerohet.

    “Programet me konkurs si mjekësia, arkitektura, urbanistika janë programe që iu ezaurohen kuotat gjatë regjistrimit brenda dy-tri fazave të para. Një trend rritje në shkencat inxhinierike dhe informatike. Shkencat mjekësore janë të dytat, me mjekësinë e përgjithshme, infermieritë, stomatologji; e ndjek ekonomiku dhe pastaj të tjerat kanë qenë stabël, me juridikun në të njëjtat vlera. Sportet dhe artet ndikohen që nuk kanë mesatare dhe përzgjidhen. Sporti sidomos ka ardhur në rritje ndër vite”, shton më tej ai.

    Programet që të çojnë drejt mësuesisë vazhdojnë të jenë më pak të preferuara, megjithëse shifrat e aplikimeve ngrenë shpresat se nuk ka degë me prioritet kombëtar të riskuara për t’u mbyllur.

    “Shkencat e natyrës, sociale apo gjuhët e huaja lëvizin po te 7,5%, te shkencat e natyrës të paktën në aplikime ka qenë një shifër mbi 100 te të gjitha programet. P.sh., kimi farmaceutike, shifër goxha e lartë, me 400 kërkesa”, vazhdon kreu i RASH.

    Surpriza mbeten studimet afatshkurtra që po thithin më shumë aplikime. “Nëse filluam para 4 vitesh me 4-5%, sot programet dyvjeçare janë me mbi 10%”, përfundoi ai.

    Kjo është tendenca paraprake, pasi regjistrimet që nisin në shtator do të tregojnë zgjedhjet përfundimtare të të rinjve.

  • “Mbi 3 mijë aplikime deri tani”, MIA: Interes i lartë për “Paketën e Maleve”, synon zhvillimin ekonomik dhe turistik

    “Mbi 3 mijë aplikime deri tani”, MIA: Interes i lartë për “Paketën e Maleve”, synon zhvillimin ekonomik dhe turistik

    Agjencia e Mediave për Informim publikoi sot shifrat më të fundit mbi interesimin për nismën qeveritare “Paketa e Maleve”, një program që synon zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave malore përmes mbështetjes së bizneseve vendase.
    Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë regjistruar 3308 aplikime në total, ndërsa vetëm nga qarku i Shkodrës janë paraqitur 687 aplikime, duke e renditur atë si një ndër zonat me interesin më të lartë për këtë skemë.
    Nisma u lançua si pjesë e strategjisë për të përkrahur zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të thella dhe ofron lehtësira fiskale për 10 vite për 500 aplikantët e parë që përmbushin kriteret.
    Afati për aplikim mbetet i hapur deri në fund të vitit 2025, ndërkohë që autoritetet nxisin qytetarët dhe sipërmarrësit lokalë të përfitojnë nga kjo mundësi unike për zhvillimin e aktivitetit të tyre në zonat malore të vendit.

  • “Me 4 gusht nis procesi i intervistave”, Benet Beci: 393 aplikime për të kontribuar së bashku për Shkodrën!

    “Me 4 gusht nis procesi i intervistave”, Benet Beci: 393 aplikime për të kontribuar së bashku për Shkodrën!

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: 393 aplikime për të kontribuar së bashku për Shkodrën!
    Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes sonë për të aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës vendore. Fakti që morëm 393 aplikime është një dëshmi e besimit dhe gatishmërisë suaj për të dhënë kontributin tuaj në zhvillimin e qytetit dhe të njësive tona administrative.
    Nga dita e hënë, 4 gusht, nis procesi i intervistave, i cili do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Shkodër. Të gjithë aplikantët do të njoftohen individualisht për datën dhe orën e intervistës së tyre.
    Ky është vetëm fillimi i një procesi për të ndërtuar një administratë më të hapur, më funksionale dhe më pranë qytetarëve. Faleminderit për besimin dhe angazhimin tuaj për Shkodrën!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Benet Beci: 393 qytetarë iu përgjigjën thirrjes për të kontribuar për Shkodrën

    Benet Beci: 393 qytetarë iu përgjigjën thirrjes për të kontribuar për Shkodrën

    Me mirënjohje dhe vlerësim të sinqertë, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ndarë lajmin për pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në thirrjen për të kontribuar në administratën vendore. 393 aplikime për Becin janë më shumë se një shifër, ”janë dëshmi e vullnetit për t’u angazhuar bashkë për një Shkodër më të mirë”.
    Postimi i plotë

    393 aplikime për të kontribuar së bashku për Shkodrën. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes sonë për të aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës vendore. Fakti që morëm 393 aplikime është një dëshmi e besimit dhe gatishmërisë suaj për të dhënë kontributin tuaj në zhvillimin e qytetit dhe të njësive tona administrative.
    Nga dita e hënë, 4 gusht, nis procesi i intervistave, i cili do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Shkodër. Të gjithë aplikantët do të njoftohen individualisht për datën dhe orën e intervistës së tyre.
    Ky është vetëm fillimi i një procesi për të ndërtuar një administratë më të hapur, më funksionale dhe më pranë qytetarëve. Faleminderit për besimin dhe angazhimin tuaj për Shkodrën!