Tag: aplikacioni

  • Modelet e telefonave që nuk do të mund të përdorin më WhatsApp nga 1 Maji

    Modelet e telefonave që nuk do të mund të përdorin më WhatsApp nga 1 Maji

    WhatsApp, aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë, do të ndalojë së qeni i disponueshëm në pajisjet e vjetra Android dhe iOS duke filluar nga 1 maji 2025. Aplikacioni nuk do të funksionojë në disa telefona me përditësimin e ri të Meta-s me fokus sigurinë dhe performancën.
    WhatsApp nuk do të jetë më i disponueshëm në pajisjet me Android 5.0 ose më të hershëm, si dhe në iPhone me iOS 12 ose më të hershëm, duke filluar nga 1 maji 2025.
    Telefonat celularë që aplikacioni i njohur nuk do të mbështesë brenda pak ditësh janë:

    iPhone 5
    iPhone 5C
    iPhone 6
    Samsung Galaxy Ace Plus
    Galaxy Note 3
    Huawei Ascend P6 S
    LG Optimus G
    Motorola Moto G

    Meta informon përdoruesit se këto pajisje nuk mund të mbështesin më veçori të reja dhe janë të prekshme ndaj të metave të sigurisë. Shumica e pajisjeve të prekura u lëshuan në treg në 2013 dhe 2014, dhe pas më shumë se 10 vitesh, ka ende shumë pak përdorues të tyre.
    Përdoruesve u rekomandohet që të bëjnë kopje të mesazheve të tyre, pra të bëjnë kopje rezervë të të dhënave përmes Google Drive ose iCloud në mënyrë që të mos humbasin të dhënat.
    WhatsApp thotë se po ndërpret shërbimet e tij në këto modele sepse sistemet e vjetra operative nuk mund të mbështesin veçoritë e reja të aplikacionit dhe protokollet e sigurisë.

  • Nga 1 Maj Whatsapp nuk do të funksionojë te këta lloj telefonash

    Nga 1 Maj Whatsapp nuk do të funksionojë te këta lloj telefonash

    WhatsApp, aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë, do të ndalojë së qeni i disponueshëm në pajisjet e vjetra Android dhe iOS duke filluar nga 1 maji 2025. Aplikacioni nuk do të funksionojë në disa telefona me përditësimin e ri të Meta-s me fokus sigurinë dhe performancën.
    – Advertisement –
    WhatsApp nuk do të jetë më i disponueshëm në pajisjet me Android 5.0 ose më të hershëm, si dhe në iPhone me iOS 12 ose më të hershëm, duke filluar nga 1 maji 2025.
    Telefonat celularë që aplikacioni i njohur nuk do të mbështesë brenda pak ditësh janë:

    iPhone 5
    iPhone 5C
    iPhone 6
    Samsung Galaxy Ace Plus
    Galaxy Note 3
    Huawei Ascend P6 S
    LG Optimus G
    Motorola Moto G

    Meta informon përdoruesit se këto pajisje nuk mund të mbështesin më veçori të reja dhe janë të prekshme ndaj të metave të sigurisë. Shumica e pajisjeve të prekura u lëshuan në treg në 2013 dhe 2014, dhe pas më shumë se 10 vitesh, ka ende shumë pak përdorues të tyre.

    Përdoruesve u rekomandohet që të bëjnë kopje të mesazheve të tyre, pra të bëjnë kopje rezervë të të dhënave përmes Google Drive ose iCloud në mënyrë që të mos humbasin të dhënat.
    WhatsApp thotë se po ndërpret shërbimet e tij në këto modele sepse sistemet e vjetra operative nuk mund të mbështesin veçoritë e reja të aplikacionit dhe protokollet e sigurisë.
     

  • Google paguan “shuma të mëdha” që aplikacioni Gemini të vijë i instaluar në smartfonët e Samsung

    Google paguan “shuma të mëdha” që aplikacioni Gemini të vijë i instaluar në smartfonët e Samsung

    Google ka paguar Samsung çdo muaj që aplikacioni AI Gemini të vijë i instaluar në smartfonët e kompanisë sipas një raporti të Bloomberg.

    Ky informacion vjen si pjesë e një çështjeje ngritur ndja Google për cënim të konkurrencës.
    Peter Fitzgerald, zëvendës president i Google për partneritetet me platformat dhe pajisjet, dëshmoi në gjykatën federale duke thënë se ka paguar Samsung për këtë shërbim që prej Janarit të këtij viti.

    Dy kompanitë kanë një kontratë 2-vjeçare. Fitzgerald i tha gjykatësit Amit Mehta, i cili po ndjek çështjen, se Google i ofron Samsung pagesa mujore dhe një përqindje të ardhurash nga reklamuesit brenda aplikacionit Gemini.
    Shifrat monetare të kësaj marrëveshjeje mbeten të fshehta por juristi i Departamentit Amerikan të Drejtësisë David Dahlquist tha se bëhet fjalë për shumta të mëdha që paguhen çdo muaj.

    Çështja ndaj Google filloi me akuza se gjiganti i kërkimit ka abuzuar me pozitat monopolistike në industri. Mes dëshimeve gjatë procesit u zbulua se Google kishte bërë marrëveshje të tilla me Apple, Samsung dhe kompani të tjera në mënyrë që motori i saj kërkimor të mbetej parësor në pajisjet e tyre.
    Sipas gjykatësit Mehta, një praktikë e tillë është në shkelje të ligjeve të konkurrencës. /PCWorld Albanian

  • WhatsApp mund të bëhet aplikacioni kryesor i thirrjeve dhe mesazheve në iPhone

    WhatsApp mund të bëhet aplikacioni kryesor i thirrjeve dhe mesazheve në iPhone

    WhatsApp mund të përzgjidhet si aplikacioni parësor i telefonatave dhe mesazheve në iPhone nëse përdoruesit dëshirojnë ta bëjnë atë.

    Një ndryshim në versionin më të fundit të WhatsApp për iOS, platforma e komunikimit e Meta tashmë shfaqet në listën e opsioneve të Messaging & Calling duke shkuar në iOS Settings ➝ Apps ➝ Default Apps.
    Apple prezantoi një opsion për përdoruesit që duan të zgjedhin aplikacionet e preferuara për funksione të ndryshme në iOS 18.2 në iPhone. Apple fillimisht tha se funksioni do të vinte në Bashkimin Evropian, por doli të ishte i disponueshëm në mbarë botën.

    Nëse zgjidhni WhatsApp për Messaging and/or Calling, iPhone automatikisht hap aplikacionin gjatë një thirrjeje në vend të opsioneve të integruara të Apple si Messages dhe Phone/FaceTime.
    Për shembull, në aplikacionin Kontaktet e Apple, nëse prekni butonat për të komunikuar ose telefonuar dikë nga karta e kontakteve, iOS do të hapë menjëherë WhatsApp. /PCWorld Albanian

  • Signal është aplikacioni i preferuar i aleatëve të Trump por edhe kundërshtarëve të tij

    Signal është aplikacioni i preferuar i aleatëve të Trump por edhe kundërshtarëve të tij

    Ekipi i Elon Musk po punon për të goditur burokracinë federale dhe protestuesit që po përpiqen ta ndalojnë atë kanë diçka të përbashkët. Përdorin Signal për të mbajtur komunikimet e tyre të sigurta.

    Signal, një aplikacion komunikimi me tekst dhe audio lançuar një dekadë më parë, shihet si standardi i artë i komunikimeve të enkriptuara sipas ekspertëve të sigurisë kombile.
    Është adoptuar gjerësisht jo vetëm nga kritikët e qeverive, por edhe nga zyrtarë, ligjvënës, gjeneralë e drejtues korporatash.

    Edhe përpara se aplikacioni të bëhej një pikë debati kur zyrtarë të lartë të Trump gabimisht vendosën një gazetar në diskutimet e tyre për sulmet në Jemen, Signal po fitonte popullaritet në Uashington.
    Të dhënat nga Sensor Tower, një firmë analitike, tregojnë se shkarkimet e Signal në tre muajt e parë të 2025 janë rritur me 16 përqind krahasuar me tre mujorin paraardhës dhe 25 përqind krahasuar me tre muajt e parë të 2024.

    Në Uashington është e vështirë të gjendet një i ngarkuar me detyra shtetërore që nuk përdor aplikacionin i cili operohet nga Fondacioni Signal. Një analizë e Associated Press zbuloi se Signal përdoret nga 1,100 zyrtarë shtetërore në 50 shtetet Amerikane.
    Departamenti i Efikasitetit Qeveritar të Elon Musk koordinon punën përmes Signal sipas raportimeve të New York Times dhe Wall Street Journal. Vetë Musk e ka përdorur aplikacionin gjatë blerjes së rrjetit social Twitter në 2022 dhe së fundi e përdori për të komunikuar me nënën e një prej fëmijëve të tij, personalitetin e media Ashley St. Clair.
    Disa qeveri zyrtarisht kanë dhënë bekimin e tyre për përdorimin e Signal. Në 2020, Komisioni Europian i tha stafit të përdorë Signal. Senati Amerikan ka aprovuar përdorimin e tij.
    Madje edhe trafikantët e përdorin Signal ndërsa proteusit e shfrytëzojnë për të koordinuar veprimet e tyre. /PCWorld Albanian

  • Microsoft braktis Publisher pas Tetorit 2026

    Microsoft braktis Publisher pas Tetorit 2026

    Ndërsa Microsoft Word dhe PowerPoint vijojnë të përmirësohen, një aplikacion po vuan të ngelet pjesë e aplikacioneve tradicionale Office: Microsoft Publisher.

    Tani Microsoft thotë se Publisher nuk do të jetë më pas Tetorit 2026 kur aplikacioni nuk do të mbështetet më. Gradualisht Publisher do të hiqet prej Microsoft 365 dhe abonentët nuk do të mund ta aksesojnë pas asaj date.
    Edhe pasi Tetori 2026 të vijë dhe të shkojë, versioni i përhershëm do të vazhdojë të funksionojë dhe ju do të jeni në gjendje të hapni dhe modifikoni dokumentet tuaja Publisher.

    Por aplikacioni nuk do të mbështetet zyrtarisht, kështu që në rast se do të shfaqet një dobësi sigurie, Microsoft nuk do ta rregullojë atë. Microsoft gjithashtu nuk do të shtojë ndonjë veçori të re.
    Microsoft gjithashtu rekomandon përdoruesit e Microsoft 365 të konvertojnë dokumentet e tyre .pub në një format tjetër përpara se të mbarojë mbështetja për të. Microsoft sugjeron që dokumentet të konvertohen në PDF. /PCWorld Albanian

  • Google lançon versionin e Drive për laptopët me procesorë ARM

    Google lançon versionin e Drive për laptopët me procesorë ARM

    Google lançon një version të përshtatur të Google Drive për kompjuterët me procesorë ARM si Snapdragon X Elite dhe X Plus.

    Kompania njoftoi funksionalitetin përmes një postimi në blog duke thënë se aplikacioni Drive për Windows është gjerësisht i disponueshëm për kompjuterët me çipe Snapdragon X.
    Disa brende të mëdha lançuar laptopët e tyre me çipet ARM të cilët premtojnë një revolucion për kompjuterët personal në aspektin e efikasitetit dhe performancës.

    Në të njëjtën kohë ndjekin hapat e Apple e cila e nisi këtë me çipin M1 në 2020. Aplikacioni i ri Drive funksionon vetëm me Windows 11 dhe WebView2. Përdoruesit ekzistues të versioneve eksperimental do të përditësohen në versioni e plotë.
    Aplikacioni i ri është i disponueshëm për konsumatorët Google Workspace, Workspace Individual dhe llogaritë personale të Google. /PCWorld Albanian