Tag: aplikacioni

  • Aplikacioni “Agjencia Digjitale”, ministri Hoxha: Qytetarët të raportojnë shkeljet e policëve, gardistëve e zjarrfikësve

    Aplikacioni “Agjencia Digjitale”, ministri Hoxha: Qytetarët të raportojnë shkeljet e policëve, gardistëve e zjarrfikësve

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore prezantoi këtë të mërkurë aplikacionin “Agjencia Dixhitale” në një aktivitet të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme.
    Gjatë fjalës së tij, ministri Ervin Hoxha tha se ky aplikacion do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për të raportuar shkeljet apo abuzimet nga punonjësit e policisë së Shtetit, Gardës apo Shërbimit Zjarrfikës.
    Aplikacioni “Agjencia Dixhitale” është i disponueshëm falas për të gjithë dhe mund të shkarkohet e përdoret nga çdo qytetar, në çdo kohë dhe nga çdo vend, duke mundësuar raportim edhe në kushte anonimati të plotë.

  • Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e punonjësve të policisë

    Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e punonjësve të policisë

    Aplikacioni “Agjencia Dixhitale” është tashmë aktiv në të dy sistemet kryesore të telefonave celularë dhe mund të shkarkohet nga çdo qytetar i interesuar.

    Gjatë prezantimit të këtij aplikacioni nga AMP, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u shpreh se: “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërtuar dhe vënë në funksion një aplikacion të ri mobil, “Agjencia Dixhitale”, që u ofron qytetarëve një mjet të ri, të drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë për të raportuar çdo shkelje apo abuzim nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, tre autoritetet që monitorohen nga kjo Agjenci.”
    Ky aplikacion është i disponueshëm falas për të gjithë, si në sistemin iOS ashtu edhe në Android, dhe mund të shkarkohet e përdoret nga çdo qytetar, në çdo kohë dhe nga çdo vend, duke mundësuar raportim edhe në kushte anonimati të plotë.
    Rreth aspekteve teknike dhe mundësive që ofron ky aplikacion, foli Drejtori i Përgjithshëm i AMP Florian Sulejmani.
    “Në një kohë kur vendi ynë po përjeton një rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kjo platformë dixhitale rrit sigurinë publike duke kontribuar në imazhin e Shqipërisë si një vend mikpritës që i jep prioritet dhe transparencë në standartet europiane të shërbimeve. Për ne, në qendër të veprimtarisë së përditshme qëndron qytetari. Angazhimi ynë i palëkundur është ndërtimi i një sistemi që garanton drejtësi, siguri dhe respekt të plotë për të drejtat e njeriut”, tha Sulejmani.
    Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtues të AMP, Ministrisë së Brendshme dhe misionit ICITAP.
    Duke folur rreth qëllimeve fundore që nxitën krijimin e këtij aplikacioni, Ministri Hoxha nënvizoi se “përmes tij dhe përmes forcimit të platformave ekzistuese, dërgojmë një mesazh të qartë se në Shqipëri nuk ka vend për abuzim me uniformën, nuk ka vend për pandëshkueshmëri, nuk ka vend për heshtje përballë padrejtësive.”
    “Krahas kanaleve ekzistuese të denoncimit, si numri jeshil 0800 90 90, tashmë prej vitesh në funksion, aplikacioni i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administrimit të ankesave dhe forcimit të integritetit institucional”, – tha gjithashtu Ministri i Brendshëm në fjalën e tij.

    Top Channel

  • Prezantohet aplikacioni “Agjencia Dixhitale”-Qytetarët të raportojnë shkeljet nga punonjësit e Policisë së Shtetit

    Prezantohet aplikacioni “Agjencia Dixhitale”-Qytetarët të raportojnë shkeljet nga punonjësit e Policisë së Shtetit

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Ministria e Brendshme ka prezantuar aplikacionin “Agjencia Dixhitale,” një mjet të ri për qytetarët që të raportojnë shkelje apo abuzime nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera. 
    Konkretisht qytetarët mund të raportojnë shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, e jo vetëm, në çdo kohë, nga çdo vend dhe në anonimat. Aplikacioni është i aksesushëm dhe falas për të gjithë.
    Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani ftoi qytetarët të bëhen pjesë e apliakcionit:  Ky apliakcion nuk është vetëm një platformë teknologjike por një qasje e re komunikimi ku qytetari ruan një rol aktiv në parandalimin e shkeljeve nga ana e Punnësve të Policisë. Me këtë hap besojmë se u japim qytetarëve një mjet real për të reaguar dhe për të kërkuar llogari, i ftoj të bëhen pjesë e këtij aplikacioni.
    Po ashtu, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë fjalës së tij tha ndër të tjera se ky aplikacion do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për të raportuar shkeljet apo abuzimet nga punonjësit e policisë së Shtetit, Gardës apo Shërbimit Zjarrfikës.
    “Në një shoqëri demokratike dhe të drejtë siguria nuk mund të ndërtohet pa besimin qytetar. Besimi nuk fitohet me fjalë, por me veprime konkrete. Sot jemi këtu për të ndarë një hap të rëndësishëm mes marrëdhënies së qytetarit dhe institucionet publike. Agjencia e Mbikqyrjes policore ka vendosur në funksion aplikacionin “Agjencia Dixhitale”, një mjet i ri dhe i thjeshtë në duart e çdo qytetari për të raportuar shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, e jo vetëm, në çdo kohë, nga çdo vend dhe në anonimat. Aplikacioni është tashmë aktiv për Android dhe IOS, falas dhe i aksesueshëm për të gjithë. Kjo është një kulturë e re ku qytetari dëgjohet. Ky aplikacion përfaqëson një hap modernizimi, është në përputhje të plotë me stratrgjinë e dixhitalizmit të qeverisë shqiptare. Në anonimat të plotë ne i mbyllim rrugën abuzimeve, dërgojmë sinjal të plotë te uniformat e policisë se detyra e tyre është për të shërbyer dhe jo për të abuzuar. Akush nuk është mbi ligjin. Autoritetet nuk mund jenë kudo por syri dhe veshi i qytetarit janë aleatët tanë më të fortë,”-u shpreh Hoxha.

  • Krijohet aplikacioni “Agjencia Dixhitale”, ministri Hoxha: Qytetarët të raportojnë çdo shkelje të policisë

    Krijohet aplikacioni “Agjencia Dixhitale”, ministri Hoxha: Qytetarët të raportojnë çdo shkelje të policisë

    “Agjencia Dixhitale” – Një aplikacion për raportimin e abuzimeve nga strukturat e sigurisë
    Disponueshmëria:

    Aplikacioni është falas dhe i disponueshëm për shkarkim në të dy platformat kryesore mobile: iOS dhe Android.
    Mund të përdoret nga çdo qytetar, në çdo kohë dhe nga çdo vend, përfshirë edhe në mënyrë anonime.
    Qëllimi kryesor:
    Të ofrojë një mjet të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë për qytetarët që duan të raportojnë shkelje, keqtrajtime apo abuzime nga:
    Policia e Shtetit
    Garda e Republikës
    Shërbimi Zjarrfikës
    Deklaratat zyrtare:
    🗣 Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha: “Ky aplikacion krijon një kanal të ri komunikimi midis qytetarëve dhe institucioneve të rendit, duke nxitur transparencën dhe llogaridhënien.”
    🗣 Drejtori i Përgjithshëm i AMP, Florian Sulejmani: “Në një moment kur vendi përjeton rritje të vizitorëve të huaj, kjo platformë rrit sigurinë publike dhe kontribuon në imazhin pozitiv të Shqipërisë si vend mikpritës dhe europian në standarde.”
    Aspektet pozitive kryesore:
    Raportim i shpejtë dhe i lehtë për çdo qytetar
    Mbrojtje e anonimatit të raportuesit
    Promovim i **transparencës dhe besimit

  • Rama prezanton, TEA, aplikacioni shqiptar i turizmit, në 126 shtete, në të 7 kontinentet e botës

    Rama prezanton, TEA, aplikacioni shqiptar i turizmit, në 126 shtete, në të 7 kontinentet e botës

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot zyrtarisht aplikacionin “TEA” (Tourism Everywhere Albania), platformën më të re digjitale të promovimit të turizmit shqiptar, tashmë e aksesueshme në 126 shtete të botës dhe në të 7 kontinentet. Ky aplikacion vjen si një nismë për ta vendosur Shqipërinë në hartën globale të destinacioneve turistike, duke ofruar informacion të strukturuar dhe shumëgjuhësh mbi atraksionet, historinë, gastronominë, eventet dhe mundësitë unike që ofron vendi ynë.

    Në një dalje publike, Kryeministri Rama e cilësoi këtë si një hap cilësor drejt fuqizimit të turizmit dhe imazhit të Shqipërisë jashtë kufijve të saj, duke theksuar rëndësinë e teknologjisë si urë lidhëse midis kulturave dhe vendeve. “TEA është më shumë se një aplikacion; është një ambasador virtual i Shqipërisë që flet shumë gjuhë dhe troket në miliona telefona anembanë globit”, deklaroi Rama.
    Aplikacioni përfshin guida të personalizuara, sugjerime sipas interesave të përdoruesit, realitet të shtuar (AR) për monumentet dhe pikat turistike, si dhe akses të drejtpërdrejtë në shërbime turistike. TEA është ndërtuar me synimin për të qenë miqësor, interaktiv dhe tërheqës për turistët nga çdo cep i botës.
    Ky lançim vjen në një moment ku Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të fluksit turistik, me pritshmëri për sezonin veror më të suksesshëm ndonjëherë. Platforma “TEA” pritet të kthehet në një instrument kyç për orientimin dhe mikpritjen digjitale të vizitorëve, duke i ndihmuar ata të zbulojnë një Shqipëri të larmishme, mikpritëse dhe të paharrueshme.AV

  • Kumbaro: Aplikacioni TEA e çon turizmin përtej kufijve, përdorues nga 126 shtete

    Kumbaro: Aplikacioni TEA e çon turizmin përtej kufijve, përdorues nga 126 shtete

    Kalendari turistik i eventeve verore edhe këtë vit vjen i harmonizuar në aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania).
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ftoi sot të gjithë të interesuarit ta instalojnë këtë aplikacion, për të mos humbur asnjë nga aktivitetet turistike që zhvillohen në vend.

    Kumbaro vlerësoi se TEA është aplikacioni shqiptar që e çon turizmin përtej kufijve, ndërsa vuri në dukje se përdoruesit e këtij aplikacioni vijnë nga 126 shtete të botës.
    “TEA udhëton kudo ku ka dëshirë për të zbuluar Shqipërinë, prandaj përdoruesit e saj vijnë nga 126 shtete të botës, sepse Shqipëria nuk është vetëm një destinacion, por një ndjesi që e merr me vete kudo”, u shpreh ministrja Kumbaro.
    Aplikacioni TEA këtë sezon veror ofron një përvojë të përmirësuar dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë natyrore dhe kulturore të vendit.

    Versioni më i fundit i TEA-s, Guidës Digjitale 360° për turizmin në Shqipëri, përmban: informacion të detajuar mbi plazhet publike dhe private përgjatë të gjithë vijës bregdetare shqiptare; Imazhe, përshkrime dhe koordinata të sakta për secilin destinacion bregdetar; Mundësi raportimi të shkeljeve apo problematikave, duke e kthyer aplikacionin në një mjet bashkëpunues mes turistëve dhe institucioneve; Evente kulturore, sportive dhe tradite, për të promovuar dimensionin shumëplanësh të turizmit në Shqipëri; Shërbime utilitare, që ndihmojnë turistët në planifikimin dhe orientimin gjatë udhëtimit të tyre në Shqipëri.
    TEA nuk është thjesht një aplikacion informativ. Ai përfaqëson një filozofi të re të zhvillimit të turizmit, të bazuar në teknologji, transparencë dhe përfshirje qytetare. Përdoruesit tashmë kanë një burim të besueshëm në telefonin e tyre, që jo vetëm i orienton drejt përvojave më të mira, por edhe i fuqizon për të ndikuar pozitivisht në përmirësimin e shërbimeve.
    Duke ndërtuar ura midis trashëgimisë natyrore, kulturës dhe teknologjisë, Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një destinacion inteligjent dhe mikpritës në hartën e turizmit ndërkombëtar.

  • Apple lançon një aplikacion të dedikuar për video lojërat

    Apple lançon një aplikacion të dedikuar për video lojërat

    Në WWDC 2025 Apple prezantoi një aplikacion të ri të dedikuar gaming që është dizajnuar për të qendërzuar eksperiencën gaming në pajisjet Apple. Aplikacioni do të shërbejë si një lançues për lojërat dhe të lejojë përdoruesit të gjurmojnë arritjet e tyre duke parë edhe rënditjen.

    Aplikacioni Games përmban edhe funksionalitete sociale siç është tabi “Play Together” ku mund të shikoni çfarë miqtë tuaj po luajnë, të krahasoni rezultatet dhe ti ftoni ato të luajnë së bashku me ju.
    Gjithashtu janë “Challenges,” një mënyrë e re për të konkurruar me miqtë. Për zhvilluesit këto sfida janë ndërtuar mbi rënditjen e Game Center, kështu që lojërat teke mund të shndërrohen në kompeticione mes miqve.

    Aplikacioni Games ka pesë tabe: Home, Arcade, Play Together, Library dhe Search. Ka raportime se ky aplikacion do të vijë i instaluar në iPhone, iPad, Mac dhe Apple TV drejt fundit të vitit. /PCWorld Albanian

  • Një betejë tregu europiano-kineze

    Një betejë tregu europiano-kineze

    Shein paralajmëron blerësit se dalja nga aplikacioni do të rezultojë në humbjen e zbritjeve, numëron minutat deri në arkë dhe i josh ata në një shfletim në dukje të pafund.
    Kompania kineze e veshjeve online Shein po shkel rregulloret evropiane duke u përpjekur t’i mashtrojë klientët që të shpenzojnë më shumë sesa kishin ndërmend, ka paralajmëruar shoqata e konsumatorëve BEUC Komisionin Evropian.
    Shein paralajmëron klientët se do të humbasin zbritjet duke dalë nga aplikacioni, numëron minutat deri në blerjen e tyre dhe i tërheq ata në një përvojë shfletimi në dukje të pafund, sipas raportit të BEUC.
    Kompania kineze gjithashtu dërgon shpesh njoftime te konsumatorët, thekson shoqata, duke vënë në dukje se aplikacioni dërgoi deri në 12 njoftime në një telefon celular në 24 orë.
    Shitësit online të mallrave përpiqen t’u hidhen klientëve në qafë dhe t’u futen në lëkurë në mënyrë që ata të marrin një vendim blerjeje pa menduar “shumë”.
    “Taktika të tilla ndikojnë në mënyrë delikate në sjelljen e konsumatorit dhe shpesh i çojnë ata të blejnë një produkt që nuk e kishin planifikuar ose të rrezikojnë privatësinë e tyre“, thuhet në faqen e internetit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
    “Metoda është projektuar për të inkurajuar konsumin masiv, gjë që ju nevojitet nëse jeni në industrinë e modës së shpejtë”, shpjegon Drejtori Ekzekutiv i BEUC, Agustin Reyna.
    “BEUC nuk do të dorëzohet derisa Shein ta ndalojë këtë praktikë”, shtoi Reyna.
    “Pyetja është nëse ata do të jenë mjaftueshëm të motivuar për ta ndaluar, duke e ditur mirë se si një vendim i tillë mund të ndikojë në vëllimet e shitjeve”, shtoi kreu i BEUC.
    Kompania kineze theksoi në një deklaratë se tashmë po bashkëpunon “në mënyrë konstruktive” me Komisionin Evropian dhe rregullatorët e BE-së për t’u provuar atyre se biznesi i saj përputhet me rregulloret evropiane.
    “BEUC nuk e pranoi ftesën tonë për një takim”, shtuan ata. /tesheshi.com/

  • KALKULATORI ZGJEDHOR 2025

    KALKULATORI ZGJEDHOR 2025

    KALKULATORI ZGJEDHOR 2025
     
     

     
    Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, votuesit tani kanë në dispozicion një mjet të ri dhe të fuqishëm për të marrë vendime të informuara: Kalkulatori Zgjedhor.
     
    Kalkulatori Zgjedhor është aplikacioni i parë në Shqipëri me fokus këshilla votimi (VAA – Voting Advice Application) – një mjet inovativ që ndihmon përdoruesit të identifikojnë partinë politike ose kandidatin që përputhet më mirë me pikëpamjet e tyre.
     
    Qoftë nëse janë të pavendosur, apo thjesht duan të konfirmojnë zgjedhjen e tyre, ky mjet falas ofron qartësi dhe besim gjatë votimit.
     
    Aplikacioni është pjesë e rrjetit më të madh evropian të VAA-ve, të përdorur gjerësisht në vende si Austria, Çekia dhe Kosova fqinje, ku miliona qytetarë kanë përfituar nga perdorimi i tij.
     
    I zhvilluar nga Faktoje.al, OJF e paanshme, e pavaruar dhe që është e fokusuar në verifikimin e fakteve në Shqipëri, në bashkëpunim me KohoVolit.eu, krijuesi kryesor rajonal i VAA-ve, Kalkulatori Zgjedhor sjell për herë të parë në Shqipëri mbështetjen për votuesit me standarde evropiane.

  • Aplikacioni ueb i WhatsApp së shpejti me thirrje audio dhe video

    Aplikacioni ueb i WhatsApp së shpejti me thirrje audio dhe video

    Klienti në ueb i WhatsApp së shpejti mund të pajiset me funksionalitet audio dhe video raportoi WABetaInfo.

    Aktualisht përdoruesit e WhatsApp të cilët do të dëshironin të bëjnë thirrje, duhet të përdorin ose aplikacionin desktop për PC dhe Mac ose mobile.
    Megjithatë WABetaInfo zbuloi praninë e butonëve të rinj të thirrjeve të cilët u shfaqen në klientit në ueb, që do të thotë se së shpejti mund të keni qasje në të njëjtat veçori pavarësisht ku e përdorni WhatsApp.

    Përmes një përditësimi muajin e kaluar, WhatsApp ndryshoi mënyrën sesi përdoruesit mund të startojnë një thirrje zanore dhe video me individët dhe grupet duke shtuar një menu të re për testuesit beta.

    Siç duket tani WhatsApp po punon për integrimin më të gjerë të funksionalitetit. Sapo WhatsApp të jetë gati për të shtyrë këtë veçori përpara, aplikacioni do të jetë më volitshëm për komunikim si platformat e tjera të Microsoft Teams.
    /PCWorld albanian