Në spitalin e Elbasanit po shënohet një rritje e ndjeshme e numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të virozave sezonale. Sipas mjekut të urgjencës, çdo ditë paraqiten mbi 200 pacientë, një shifër më e lartë se zakonisht për këtë periudhë.
Pacientët raportojnë temperaturë të lartë, diarre dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa ndër ta ka edhe persona me sëmundje kronike që kërkojnë trajtim më të specializuar dhe mbahen te shtruar ne spital.
Shefi i Urgjencës në spitalin e Elbasanit, Ergys Mici, thotë se situata është nën kontroll, por thekson se rastet po shtohen çdo ditë dhe apelon për kujdes të shtuar, veçanërisht te femijet, të moshuarit dhe të sëmurët kronike.
Në të njëjtën kohë, ka nisur fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal në të gjitha qendrat shëndetësore të qarkut.
Mjeku këshillon qytetarët, sidomos ata me sëmundje kronike, të vaksinohen për të shmangur komplikacionet që mund të sjellë gripi.
Tag: apelon
-

“Viroza dhe grip, mbi 200 qytetarë çdo ditë në urgjencën”, mjeku ngre alarmin dhe apelon qytetarët: Bëni vaksinën
-

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar vendimin e GJKKO-së, që vendosi vijimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
Sipas burimeve mësohet se ankimi është depozituar nga avokatët e Metës pranë Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kujtojmë se Meta po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që kreu i PL-së i ka mohuar këto akuza dhe i ka cilësuar si politike.
-

Arrestime dhe drogë!/ Bilanci i Rrugores në Tiranë: 11 shoferë të ndaluar, 19 automjete të bllokuara
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin gjatë 72 orëve të fundit. Në njoftimin zyrtar Rrugorja bën me dije se 11 shoferë kanë rënë në pranga/ nën hetim.
Ndërkohë 19 makina të parkuara gabim u hoqën me karrotrec.
Rrugorja apelon qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht mosparkimin e automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose te korsia e biçikletave.
Njoftimi i plotë:
Fokuset e monitorimit:
Parkimi i automjeteve në trotuar duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në korsitë e dedikuara për biçikleta, taksi ose autobusë.
Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor / përdorimi i kaskës mbrojtëse, nga përdoruesit e monopatinave/motomjeteve;
Si rezultat i kontrolleve:
19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjet ngritës;
Masa administrative për shtetasit që lëvizin me monopatina dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit;
Është arrestuar 1 shtetas që lëvizte me automjet, me doza Cannabis me vete;
Është ndaluar një shtetas që lëvizte me automjet, pa rrip sigurimi, i cili nga verifikimet rezultoi me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
Janë arrestuar/proceduar 11 drejtues automjetesh.
Kontrollet vijojnë.
Policia Rrugore apelon sërish për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me theks të veçantë te mosparkimi i automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose lëvizjen e biçikletave.
Gjithashtu, apelon për përdorim të rregullt të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe monopatinave, si një detyrim jetik për sigurinë në rrugë.
Siguria juaj, prioriteti ynë. -

KËSHILLA TË VLEFSHME – “Konsumoni ushqime të lehta”, vala e të nxehtit, Ministria e Shendetësisë apelon qytetarët
Në ditët e temperaturave të larta, Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe jep disa këshilla të thjeshta, por jetike për të përballuar nxehtësinë.
Mjekët rekomandojnë të pini shumë ujë gjatë ditës, edhe kur nuk ndiheni të etur, për të shmangur dehidratimin.
Të qëndroni në ambiente të freskëta dhe të evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 16:00.
Të konsumoni ushqime të lehta dhe të pasura me lëngje, si fruta dhe perime.
Të përdorni krem mbrojtës për lëkurën dhe të vishni rroba të lehta, me ngjyra të hapura.
Të kenë kujdes të veçantë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, që janë më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë.
Ministrja thotë se ekipet shëndetësore në të gjithë vendin janë aktivë në terren për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe paralajmërojnë qytetarët që të kërkojnë mbështetje në çdo rast nevoje.
Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes maksimal në këto ditë me temperatura të larta, për të shmangur problemet shëndetësore që mund të shkaktohen nga nxehtësia ekstreme.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Donin të festonin Betejën e Fushë Kosovës, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan
Serbët, që do të marrin pjesë në festën e Vidovdanit, janë penguar të futen brenda rrethojave pranë monumentit të Gazimestanit me flamujt serbë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës bën thirrje për manifestim të qetë dhe apelon për shmangie të provokimeve.
“Përmes këtij njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës APELON te të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që të manifestojnë në mënyrë të qetë, të shmangun çdo provokim të mundshëm, të respektojnë ligjet dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës, e cila do të jetë prezentë me njësitë e saja për ofrim të sigurisë dhe parandalim të çdo veprimi të kundërligjshëm”.
Një ditë më parë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti hodhi pretendimin se për të zhvendosur vëmendjen nga protestat në Beograd, Serbia ka në plan të nxisë incidente në Gazimestan.
“Sipas vlerësimeve të institucioneve tona të sigurisë dhe inteligjencës, ka përpjekje që tubimi në Gazimestan të jetë sa më masiv. Prandaj janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina që të vijnë në Kosovë nesër. Tradicionalisht, grupet e tilla kanë qenë provokuese, duke bartur simbole nacionaliste serbe e ruse, që bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe janë gjithashtu edhe kundër vlerave demokratike e evropiane”.
Çdo 28 qershor, serbët festojnë Vidovdanin, atë që e quajnë Beteja e Kosovës. Festa fillon me një meshë në Manastirin e Graçanicës, për t’u zhvendosur në Gazimestan, pak kilometra larg Prishtinës. -

EMRI/ Zhduket në Irlandë 16-vjeçari shqiptar, policia apelon për ndihmë
Policia irlandeze apelon për ndihmë për gjetjen e 16-vjeçarit shqiptarë, i cili u pa për herë të fundit më 1 maj. Bëhet fjalë për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar se është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025.
Policia bën thirrje për ndihmë nga qytetarët që kushdo ka informacion apo e shikon të telefonojë në numrat e emergjencës.
Njoftimi i plotë i policisë së Belfast-it:
Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025. Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 – 01/05/25.
Njoftime të tilla si ky i sotmi i policisë së Befastit janë publikuar edhe në të shkuarën nga të gjithë forcat policore me apele për të identifikuar kryesisht minoren shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britaninë e Madhe dhe janë marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.
Rezulton se, këta minoren të cilët konsiderohen “të zhdukur”, duke e ditur se kur mbërrijnë 18 vjeç sipas ligjit dëbohen në Shqipëri, largohen nga shërbimet sociale, duke qëndruar brenda komunitetit shqiptarë dhe kështu shmangin kthimin në Shqipëri.
-

Foto/ Zhduket në Irlandë 16-vjeçari shqiptar, policia apelon për ndihmë, publikon emrin e tij
Policia irlandeze apelon për ndihmë për gjetjen e 16-vjeçarit shqiptarë, i cili u pa për herë të fundit më 1 maj.
Njoftimi i plotë i policisë së Belfast-it:
Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025. Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 – 01/05/25.
Njoftime të tilla si ky i sotmi i policisë së Befastit janë publikuar edhe në të shkuarën nga të gjithë forcat policore me apele për të identifikuar kryesisht minoren shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britaninë e Madhe dhe janë marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.
Rezulton se, këta minoren të cilët konsiderohen “të zhdukur”, duke e ditur se kur mbërrijnë 18 vjeç sipas ligjit dëbohen në Shqipëri, largohen nga shërbimet sociale, duke qëndruar brenda komunitetit shqiptarë dhe kështu shmangin kthimin në Shqipëri.
;Top Channel
-

Moti me shi, policia apelon për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve pas reshjeve të fundit të shiut.
Për sigurinë e pjesëmarrësve në trafik, policia thotë të mbahen dritat ndezur, të zvogëlohet shpejtësia, të mos përdoret telefoni dhe të krijohet distancë pasuese mes mjeteve.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të policisë, e cila apelon për kujdes të shtuar në trafik:Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Kujdes/ Autoriteti Kombëtar paralajmëron: Nëse iu vjen në telefon mos e hapni, mesazhi në ‘WhatsApp’ po mashtron..
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apelon tek qytetarët të bëjnë kujdes pasi po shpërndahen mesazhe mashtrimi në platformën “Whatsapp”
“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, apelon AKSK-ja.