Tag: apelin

  • Hidhet shorti në Apelin e GJKKO/ Ankimimi i Ballukut për pezullimin nga detyra, ja kush do të shqyrtojë çështjen

    Hidhet shorti në Apelin e GJKKO/ Ankimimi i Ballukut për pezullimin nga detyra, ja kush do të shqyrtojë çështjen

    Është hedhur sot shorti në Apelin e GJKKO në lidhje me ankimimin e ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila kundërshton pezullimin nga detyra.
    Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça.
    VENDIMI:
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal.
     

  • Në burg prej më shumë se një viti, mbrojtja e ish-presidentit Meta kërkon shtyrje të seancës në Apelin e Posaçëm

    Në burg prej më shumë se një viti, mbrojtja e ish-presidentit Meta kërkon shtyrje të seancës në Apelin e Posaçëm

    Mbrojtja e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti, ka kërkuar shtyrje të seancës në Apelin e Posaçëm.

    Kujtim Cakrani, tha për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha se ka apeluar pezullimin e afateve të paraburgimit. Më tej ka shtuar se nuk është paraqitur mbasi duhet të ndjekë një seancë penale në Durrës.
    Kujtojmë se pak ditë më parë (27 nëntor) Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, për t’u liruar.
     

    Top Channel

  • Në linjë me Apelin e GJKKO, Gjykata e Lartë “rrëzon” Belerin: Nuk ka hetim për Xhaçkën

    Në linjë me Apelin e GJKKO, Gjykata e Lartë “rrëzon” Belerin: Nuk ka hetim për Xhaçkën

    Gjykata e Lartë është rreshtuar në të njëjtën linjë me Apelin Antikorrupsion në çështjen që lidhet me Olta Xhaçkën. Togat e zeza vendosën të mos pranojnë rekursin e Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, lidhur me tjetërsimin e tokave në Himarë, ku parashikohej ndërtimi i një resorti turistik që kishte përfituar statusin e investitorit strategjik. 
    SPAK kishte vendosur dy herë mosfillimin e procedimit penal, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e kishte urdhëruar që të hetonte kallëzimin e Fredi Belerit, duke argumentuar se kishte elemente që ngrihnin dyshime të arsyeshme për konsumim të veprave penale dhe konflikt interesi. 
    SPAK nuk u pajtua me këtë vendimmarrje dhe iu drejtua Apelit Antikorrupsion, i cili, ndryshe nga Shkalla e Parë, i dha të drejtë Prokurorisë së Posaçme. 
    Tashmë, Gjykata e Lartë, me relator Sokol Binaj dhe anëtarë Ilir Panda e Sandër Simoni, në seancën gjyqësore të së hënës, la në fuqi vendimin e Apelit, duke vendosur që çifti Xhaçka-Gaçi të mos hetohet. 
     

  • Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për kërkesën e Ilir Metës

    Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për kërkesën e Ilir Metës

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • U dënua me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla ankimon vendimin në Apelin e GJKKO

    U dënua me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla ankimon vendimin në Apelin e GJKKO

    Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla ka ankimuar dënimin me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, dhënë nga shkalla e parë e Gjykatës së Posaçme. 
    Me anë të postës elektronike në Apelin e GJKKO-së është dorëzuar ankimimi nëpërmjet avokatit të tij. Me 24 janar të vitit 2024, Gjykata e Posaçme e gjeti dhe e shpalli fajtor Memollën. 
    Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës nisën pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë SPAK, dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar  tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor. 
    Prokurori Edvin Kondili gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore u shpreh se gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022. 
    Përveç dënimit me 1 vit burg gjykata e shkallës së parë ka vendosi si dënim plotësues se për 5 vitet e ardhshme Memolla nuk mundet të mbajë asnjë funksion publik. 
    Tashmë në apelin e GJKKO-së pritet të caktohet shqyrtimi i ankimit ku nëse vendimi do të lihet në fuqi dhe do të marrë formë të prerë, Memolla do të duhet të lërë postin. 

  • Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

    Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

    Ish-presidenti Ilir Meta, ka ankimuar masën e sigurisë, e cila e mban në arrest me burg, në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Ankimi u dorëzua nga avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cajrani, dhe pritet që brenda pak ditësh të caktohet data për shqyrtimin e kësaj kërkese.
    Në shtator të këtij viti, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë dhe la të pandryshuar vendimin për “arrest me burg”. Avokatët e Metës argumentuan se tani që dosja ka kaluar për gjykim, nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave, por prokurorët kundërshtuan, duke kërkuar që Meta të vazhdojë të mbetet në paraburgim.
    Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024 dhe ka bërë gjithashtu ankim edhe në Gjykatën e Lartë, e cila do ta shqyrtojë kërkesën më 9 tetor të këtij viti. Dosja e tij përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror, ku ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

  • Ilir Meta aknimon në Apelin e GJKKO-së vendimin për masën e sigurisë

    Ilir Meta aknimon në Apelin e GJKKO-së vendimin për masën e sigurisë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO-së

    U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO-së

    Kreu i KPP, Jonaid Myzyri ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë detyrim paraqitjeje dhe pezullim nga detyra. Myziri është paraqitur në senacën që po mbahet në Apelin e Posaçëm.
    Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

  • Kreu i KPP ankimon masën e sigurisë/ Shkeljet me tenderin për Shpal-Rrëshen, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

    Kreu i KPP ankimon masën e sigurisë/ Shkeljet me tenderin për Shpal-Rrëshen, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

    Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.
    Kreu i KPP, Jonaid Myziri ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë detyrim paraqitjeje dhe pezullim nga detyra. Myziri është paraqitur në seancën që po mbahet në Apelin e Posaçëm.
    Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim. Ndërsa tre personat e tjerë, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, akuzohen si të dyshuar për falsifikim dokumentesh.. Kaza rezulton ish-administrator i AEK Munella, ndërsa Mehdi Lala i kompanisë Mela dhe Ndoc Kulla i kompanisë Jubica.
    Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë. Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK MUNELLA dhe DRINI-1, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

  • A do të lirohet Ilir Meta? Mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

    A do të lirohet Ilir Meta? Mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

    Mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata do të shqyrtojë ankimimin e ish-presidentit kundër vendimit që e la në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024.
    Meta i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e vendimit të 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë, që e la në masën e sigurisë arrest në burg si dhe prishjen e vendimeve edhe në shkallët më të ulëta, atë të Apelit të Gjykatës së Posaçme më 19 nëntor 2024 dhe të Shkallës së Parë më 20 dhe 23 tetor 2024.
    Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.