Nga përtej oqeanit, tek vendet skandinave e deri nga Italia fqinje. 25% e pronave të shitura në 5 vitet e fundit u blenë nga shtetas të huaj.
“Në Shqipëri, pjesa më e madhe që blejnë janë shqiptarët, por edhe të huajt që zënë një vend shumë të rëndësishëm. Të huajt blejnë, sepse për ata është akoma një treg shumë konkurrues. Blejnë polakët, ukrainasit, belgët, vendet nordike”, thotë Ervin Demirxhiu, ekspert i tregut të pasurive të paluajtshme.
Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se brenda 1 dekade të huajt kanë blerë 1.6 miliardë euro prona.
Ekspertët e tregut pohojnë se Tirana preferohet për investim, ndërsa bregdeti për të jetuar.
“Ka dy kategori që blejnë. Blejnë për të investuar kryesisht në qendër të Tiranës, por blejnë mosha e tretë për të jetuar vetë dhe preferojnë bregdetin”, tha Demirxhiu.
Blerja e apartamenteve nga të huajt është edhe një nga faktorët kryesorë që po shtrenjton çmimet e pronave në vend, pasi ata blejnë pa negociuar.
“Çmimet vazhdojnë me po të njëjtat trende që kanë pasur. Nëse do të na pyesje vjet në këtë periudhë, mendonim se 2025-a do të kishte një tkurrje me çmimet, por jemi në të njëjtin trend rritës”, thotë eksperti.
Edhe pse Tirana është e ‘pakapshme’ me çmime nga 1000 euro/m² periferia e deri në 5000 euro/ m² qendra, shtrenjtimi nuk pritet të ndalet këtu.
Vlerat e reja të referencës për gjithë Shqipërinë do të pasohen nga një tjetër valë çmimesh stratosferike.
“Mendoj se do të ndikojnë në rritjen e mëtejshme të çmimeve, pasi çdo taksë që i shtohet shitësit do të jetë një barrë për blerësin dhe do të reflektohet në çmim”, tha ai.
Çmimi për metër katror që do të përdoret si referencë, në Kavajë do të rritet mesatarisht 52%, në Durrës me 61%, Sarandë 86%, Vlorë me 88% dhe në Himarë rritja mesatare do të jetë 111%.
Këto çmime e zbehin edhe më shumë mundësinë e blerjes së një banese, përmes kursimeve apo një kredie bankare.
Tag: apartamenteve
-

Rriten edhe më shumë çmimet e apartamenteve! Të huajt blenë 1.6 miliardë euro prona në Shqipëri gjatë 10 viteve
-

Zbulohet rrjeti i prostitucionit, arrestohen shtetase kineze dhe pronari i apartamenteve!
Një tjetër veprimtari e shfrytëzimit të prostitucionit është goditur pas një operacioni të zhvilluar në Durrës.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy shtetase kineze. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe pronari i apartamenteve, pasi sipas policisë i kishte dhënë ambientet me qira, pa kontrata.
Shtatë shtetas të tjerë, dy kinezë dhe 5 shqiptarë janë proceduar penalisht.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi, rezultoi se dy shtetaset kineze të arrestuara kishin marrë me qira, pa kontrata, 2 apartamente në lagjen nr. 13, të cilat i kishin përshtatur për shfrytëzim të prostitucionit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet, pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, e cila dyshohet se e ka qendrën jashtë vendit, pasi rezultoi se telefonatat kryheshin nëpërmjet call center-it.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. -

“Superpazari i shekullit”, Rama dhe Alabbar arkëtojnë miliona nga “ajri” në Durrës, Marina turistike shiti 43 mln €..
Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama mblodhi ndërtuesit për t’iu prezantuar vizionin e tij dhe reformat që do të ndërmerren për këtë sektor. Një nga shqetësimet e ngritura nga shefi i qeverisë ishte metoda e financimit të sektorit përmes shitjes së apartamenteve në ajër. “Në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek parashitja dhe të mos bazohet tek kleringu, sepse janë dy forma që ishin të kuptueshme dhe të pranueshme për një periudhë të caktuar kohe, por nuk mund të jenë më as të kuptueshme, as të pranueshme sot, kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi”, tha Rama. Por ndërsa kryeministri kërkon ndalimin e kleringut dhe shitjes së hiçit, një kompani e qeverisë në Durrës po bën namin duke shitur apartamente në ajër. Durrës Marina, shoqëria e themeluar posaçërisht për të realizuar resortin e madh turistik në Portin e Durrësit si ortakëri mes qeverisë shqiptare dhe biznesmenin Mohamed Alabbar raportoi 4.17 miliardë lekë ose gati 43 milionë euro arkëtime nga kontratat me klientët, ndonëse aktualisht godinat e saj janë në fazat fillestare të ndërtimit.
Sipas bilancit të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Durrës Marina arkëtoi 19.2 milionë euro gjatë vitit 2023 dhe 23.7 milionë euro të tjera gjatë vitit të kaluar nga rezervimit e apartamenteve. Këto para nuk u raportuan si të ardhura në pasqyrat financiare të kompanisë, sepse njohja e tyre do të bëhet në momentin e transferimit të apartamenteve tek klientet.
Shit dhe ndërto
Durrës Marina u ngrit në formën e shoqërisë aksionare për të realizuar projektin turistik në Portin e Durrësit. Ajo zotërohet në masën 67 për qind nga shoqëria Eagle Hills e Mohamed Alabbar dhe 33 për qind nga qeveria shqiptare, përmes kompanisë Albanian Seaports. Kompania filloi punimet në terren në korrik të vitit 2023 dhe deri në fund të vitit të kaluar ajo kishte në proces ndërtimi 3 godina, të emërtuara A01, A02 dhe A04. Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar, Durrës Marina ka shpenzuar në total 44 milionë euro për punimet që ka në proces. Nga këto para 35 milionë euro janë shpenzime për zhvillimin e projektit dhe ndërtimit të godinave, ndërsa 9 milionë euro janë kosto për përmirësimin e infrastrukturës.Me pak fjalë, kompania është duke iu përmbajtur saktësisht modelit shit dhe ndërto, pasi shuma e arkëtuar nga shitja e apartamenteve në ajër është e barabartë më kostot e punimeve në proces.
Modeli
Durrës Marina i shet apartamentet përmes një marrëveshje standard. Sipas saj 40 për qind e parave për blerjen e apartamentit duhet të paguhen pa filluar ndërtimi, raporton “Kapitali.al”. Më saktësisht, marrëveshja parashikon se 20 për qind e çmimit total paguhet brenda 5 ditëve nga marrëveshja paraprake e shitjes dhe 20 për qind të tjera paguhen brenda 6 muajve nga data e lejes së ndërtimit. Kjo bën që Durrës Marina të mos ketë nevojë fare për financim nga bankat, të paktën deri në këtë fazë, pasi kompania arkëton nga kontratat dhe ndërton. Megjithatë projekti i Durrësit është ende larg realizimit. Ata që kanë parapaguar për apartamentet e tyre do t’u duhet të presin vite të tëra për të marrë banesat e tyre. Durrës Marina pritet të gjenerojë rreth 3.2 miliardë euro të ardhura në total, nga të cilat pjesa dërrmuese do të vijnë nga shitja e apartamenteve. -

Ngritja e çmimit të apartamenteve, rritja e ofertës mund të mbajë nën kontroll tregun
Çmimet e reja te referencës për pasuritë e paluajtshme që pritet të futen në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm, edhe pse ne letra rrisin ndjeshëm vlerën e apartamenteve në zona të caktuara, në realitet duket se pasqyrojnë çmimet reale. Të paktën të këtij mendimi janë edhe agjentët imobiliarë të Durrësit, ku janë të paktën dy zona, që çmimi i referencës është nga më të lartit në të gjithë vendin.
Por përafrimi i çmimeve të pasurive të paluajtshme me atë të tregut ka ngritur edhe një herë problemin e pamundësisë së familjeve shqiptare, veçanërisht ato të reja për të patur një banesë të tyre.
Fakti është që aktualisht në Durrës motori i tregut imobiliar janë të huajt që blejnë apartamente të ndjekur nga shqiptarët me banim jashtë vendit. Ndërsa vendasit që punojnë në Durrësit blejnë shumë pak.
Agjenti imobiliar tregon një nga rrugët që edhe vendasit të kenë mundësi për një banesë të tyre.
Mbi 50 përqind e të huajve që kanë blerë apartamente në Durrës jetojnë vetë, ndërsa pjesa tjetër i përdorin në funksion të turizmit. -

Shpërthim i fuqishëm në një bllok apartamentesh në Selanik, dëme të mëdha në ndërtesat përreth
Një shpërthim shumë i fuqishëm ndodhi në orët e para të së shtunës (26/7) në Selanik, në katin përdhes të një pallati në rrugën Makedonomachon nr. 19, në kufijtë e komunës Neapolis-Sykeon.
Thestival.gr raporton se një burrë dhe një grua u plagosën lehtë nga xhamat e thyer. Të dy janë dërguar në spitalin e Hipokratit pa asnjë rrezik.
Shpërthimi i fuqishëm, i cili u dëgjua në një sipërfaqe të gjerë, shkaktoi dëme të shumta materiale në katin përdhes të ndërtesës së apartamenteve dhe në të paktën katër ndërtesa apartamentesh ngjitur.
Gjashtë makina u dëmtuan gjithashtu, ndërsa vala goditëse shkaktoi dëme edhe në një distancë të madhe.
Forcat zjarrfikëse dhe të policisë nxituan në vendngjarje. Sipas informacioneve, presidenti i federatës së oficerëve të burgjeve jeton në ndërtesën e apartamenteve.
Vlerësimi fillestar i Policisë Helenike ishte se sulmi ndaj ndërtesës së apartamenteve ishte një sulm terrorist.
-

Shpërthim i fuqishëm në një bllok apartamentesh, dëme të mëdha në ndërtesat përreth
Një shpërthim shumë i fuqishëm ndodhi në orët e para të së shtunës (26/7) në Selanik, në katin përdhes të një pallati në rrugën Makedonomachon nr. 19, në kufijtë e komunës Neapolis-Sykeon. Thestival.gr raporton se një burrë dhe një grua u plagosën lehtë nga xhamat e thyer. Të dy janë dërguar në spitalin e Hipokratit pa asnjë rrezik.
Shpërthimi i fuqishëm, i cili u dëgjua në një sipërfaqe të gjerë, shkaktoi dëme të shumta materiale në katin përdhes të ndërtesës së apartamenteve dhe në të paktën katër ndërtesa apartamentesh ngjitur. Gjashtë makina u dëmtuan gjithashtu, ndërsa vala goditëse shkaktoi dëme edhe në një distancë të madhe.
Forcat zjarrfikëse dhe të policisë nxituan në vendngjarje. Sipas informacioneve, presidenti i federatës së oficerëve të burgjeve jeton në ndërtesën e apartamenteve. Vlerësimi fillestar i Policisë Helenike ishte se sulmi ndaj ndërtesës së apartamenteve ishte një sulm terrorist. -

Mashtronin me shitjen e apartamenteve në Tiranë, në pranga dy persona, në kërkim noterja
Në një operacion të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një notere, lidhur me dy raste mashtrimi që kanë të bëjnë me shitjen dhe blerjen e apartamenteve.
Shtetasi Marjo Qose, 31 vjeç, u arrestua pasi gjatë një viti i ka marrë një 34-vjeçari shumën prej 75,000 eurosh, duke e mashtruar se do t’i blinte për llogari të tij një apartament në kryeqytet.
Ndërsa Nani Kolovani, 48 vjeç, është arrestuar për shkak se ka shitur dy herë të njëjtin apartament. Hetimet vazhduan dhe u identifikua noterja Majlinda Demollari, 57 vjeçe, e cila dyshohet se ka përpiluar dy kontrata të ndryshme për të njëjtën pronë. Ajo është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e saj. -

Agjentët imobiliarë në panik? Arsyet pse do ndodhë rënia e çmimeve të apartamenteve në Tiranë
Foto ilustruese
Në daljet e fundit në media, agjentët imobiliarë në Tiranë kanë nisur një fushatë për të justifikuar çmimet e larta të apartamenteve, në përpjekje për të mbrojtur tregun nga efektet e një takse të re mbi pronat e dyta. Taksa e re mbi pronat e dyta, e zbatuar që nga viti 2024, synon të taksojë më fort individët që zotërojnë më shumë se një apartament. Në shumicën e rasteve, kjo taksë kap vlerën nga 150 deri në 300 euro në vit për apartament, në varësi të sipërfaqes dhe vendndodhjes. Kjo përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me nivelin e mëparshëm prej rreth 50 eurosh në vit, duke e kthyer mbajtjen e pronave të papërdorura në një barrë më të madhe fiskale për individët që i kanë blerë si investim pasiv.
Në deklaratat publike, ata pretendojnë se taksa shtesë e vendosur nga shteti do të rrisë çmimet e apartamenteve, një argument që duket në kundërshtim me logjikën ekonomike. Në fakt, taksa e re mbi shtëpinë e dytë pritet të ndikojë në mënyrë krejt tjetër në tregun imobiliar. Ekonomistët argumentojnë se kjo taksë do t’i kthejë pronat e dyta në një barrë fiskale, veçanërisht ato që mbahen të papërdorura apo bosh.
Kjo situatë, në vend që të rrisë çmimet, në realitet do të krijojë presion për t’i ulur ato, pasi pronarët do të nxitojnë t’i hedhin pronat në treg ose të ulin çmimin e qirave për t’i bërë më tërheqëse.
Vetë ekspertët dhe agjentët imobiliarë e kanë pranuar se aktualisht ka një numër shumë të madh apartamentesh të pashitura në Tiranë. Të dhënat e tyre tregojnë se të paktën 70 mijë apartamente janë bosh dhe të papërdorura, çka sugjeron një tepricë të dukshme oferte. Ky fakt përforcon edhe më shumë logjikën ekonomike. Pra kur ka më shumë oferta sesa kërkesa, çmimet janë të destinuara të bien.
Gjithashtu, kërkesa për blerjen e apartamenteve ka rënë ndjeshëm, kryesisht për shkak se çmimet në Tiranë kanë arritur nivele të papërballueshme për ekonominë e një familjeje mesatare shqiptare. Kjo ulje e kërkesës në kombinim me rritjen e pritshme të ofertës, pritet të sjellë një rënie të vazhdueshme të çmimeve të apartamenteve. Në këtë panoramë, agjentët imobiliarë gjenden në një situatë paniku, duke tentuar të mbajnë artificialisht çmime që tregu dhe realiteti ekonomik tashmë i kanë vendosur në pikëpyetje.
E ardhmja e afërt duket se do t’i detyrojë ata të pranojnë një realitet të ri ekonomik, uljen e çmimeve e cila ka nisur tashmë për metrat katrorë të apartamenteve në Tiranë. si përgjigje ndaj një oferte të shtuar dhe një kërkese në rënie./LajmeTroç -

A do të ketë ulje të çmimeve të apartamenteve?!
Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka
TIRANË- Rënia ose jo e çmimeve të apartamenteve duket se është kryefjala e kësaj vere. ZËRI ka publikuar materiale të njëpasnjëshme, por sot, ju sjell një intervistë me ekspertin e ekonomisë, prof.Elvin Meka. Përmes pyetjeve të bëra nga gazetarja e ZËRI, Florida Mingla, Meka na shpjegon situatën aktuale në tregun e shit-blerjes së pronave, strategjitë e marketingut që po përdorin dhe çfarë duhet të presim në shtator.
Ndiqni materialin: -

Raporti: Shqipëria, e para në Europë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve
Një familjeje mesatare shqiptare i duhen mesatarisht 16.3 vite pune për të blerë një apartament.
Kjo kohë është më e gjata në të gjithë Europën, sipas treguesit Numbeo, që llogarit indeksin e çmimit ndaj të ardhurave, që mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, për mesin e vitit 2025.
Kjo është hera e parë që Shqipëria del në fund të listës për raportin e çmimeve të apartamenteve ndaj të ardhurave në 36 shtete të matura.
Në renditjen e fillimit të vitit 2024, viti më i hershëm kur Shqipëria është përfshirë në këtë tregues, vendi renditej në vend të 32, me 13.8 vite, duke lënë pas ndër të tjera Maqedoninë e Veriut (14.8) dhe Serbinë (16.8), që ishte e fundit në listë.
Përkeqësimi në renditjen e fundit tregon për një rritje më të shpejtë të çmimeve të apartamenteve në raport me të ardhurat. Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Megjithatë, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.
Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.
Rritja e çmimeve të apartamenteve ka qenë shumë më e shpejtë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për një familje që të blejë një shtëpi. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.
Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.
Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, në kryeqytet, çmimet e shitjes në disa prej zonave periferike nga Paskuqani në Shkozë variojnë nga 900 deri 1,400 euro për metër katror. Banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro për metër katror.
Ndërsa në zonat e qendrës dhe brenda Unazës së Vogël nuk gjen më apartamente me çmime nën 2,000 euro për metër katror dhe sa më shumë i afrohesh qendrës çmimet arrijnë në 3-4 mijë euro/metër katror. Në zonën pranë liqenit dhe në kullat në qendër të Tiranës, çmimet fillojnë nga 5 mijë euro për metër katror.
Në Durrës apartamentet fillojnë nga 1200 -1700 euro për metër katror, sipas ofertave aktuale të agjencive. Çmimet më të larta ka në zonat me pamje deti dhe komplekset për banorë të nivelit të lartë, deri në 2,000 euro/m².
Në zonën e Lungomare, Agjenci si Smart Capital dhe Vlora Estate ofrojnë apartamente 2+1 me sipërfaqe rreth 110 m² për 215,000–285,000 euro, që përkthehen në 1,950–2,600 euro/m².
Zonat pak më të thella (Rradhimë, Kalaja, Uji i Ftohtë) kanë çmime prej 130,000–160,000 euro për 60–80 m², që korrespondojnë në 1,700–2,200 euro/m².
Në Sarandë për një apartament mesatar, sipas agjencive, çmimi luhatet rreth 1,800–2,200 euro/m², ndërsa investimet në zona luksi shkojnë deri në 2,500–2,800 euro/m².
Pas Shqipërisë, apartamentet më të shtrenjta sipas fuqisë blerëse janë në Serbi, vlerëson Numbeo, me 15.8 vjet.
Më pas renditen Rusia (15.5), Portugalia (14.6). në rajon, apartamentet më të lira janë në Maqedoninë e veriut, ku një familjeje i duhet të punojë 12.5 vjet (mungojnë të dhënat për Indeksi Çmim ndaj të ardhurave mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti. Ai tregon sa vite të ardhurash neto familjare duhen për të blerë një apartament mesatar, ku një vlerë më e ulët nënkupton përballueshmëri më të mirë.
Përllogaritja bazohet në:-të ardhurat neto familjare të barasvlershme me 1.5 herë pagën mesatare neto (duke supozuar se 50% e grave janë aktive në tregun e punës),– çmimin e një apartamenti mesatar prej 90 m²,– dhe çmimin mesatar për m² të përllogaritur si mesatarja ndërmjet zonave qendrore dhe periferike të qytetit.
Ky tregues përdoret gjerësisht për të krahasuar sa i përballueshëm është tregu i banesave në një qytet apo vend. Treguesi është pjesë e Indeksit të Cilësisë së jetesës, ku Shqipëria u rendit e fundit në Europë, ky një nga faktorët që ndikoi në këtë rezultat lidhet me çmimet e larta të apartamenteve në raport me të ardhurat, krahas fuqisë së ulët blerëse dhe kujdesit shëndetësor./Monitor.al/