Eksperti i Pasurive të Paluajtshme, Orgest Beti thotë se pavarësisht shpresës së qytetarëve blerës, çmimi i apartamenteve në Shqipëri do të vazhdojë të rritet, ndikuar nga interesi i shtuar i huajve dhe shqiptarëve të diasporës për të blerë në vendin tonë, si dhe nga anëtarësimi i mundshëm dhe i pritshëm i vendit në Bashkimin Europian.
“Fakti që së shpejti do të jemi pjesë e familjes europiane, këtu do të ndodhë një proces që unë e kam thënë shpesh, që u kanë ndodhur dhe vendeve të tjera që janë bërë anëtarë të Bashkimit Europian, dhe atje ka patur një rritje me 20% apo 30%, edhe më shumë. Shqipëria tashmë ne shikojmë se ka një interes të shtuar nga të huajt, madje sipas statistikave që ne kemi 20 apo 30% e blerësve në bregdet janë të huaj dhe shqiptarë të diasporës”, tha Beti.
Po ashtu në vitin 2026, me përjashtim të Tiranës, vlera e pronës në të gjithë vendin do të rritet, pasi hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës, që janë konsultuar gjatë këtij viti.
Çmimet më të kripura me referencat e reja do të jenë në zonën e Portit në Durrës 2000 euro dhe në Sazan, që barazohen me referencat në Tiranë për zonën rreth Stadiumit dhe Piramidës.
Tag: apartamenteve
-

A do ketë në Shqipëri rënie të çmimeve të apartamenteve? Përgjigjet eksperti
-

A do ketë në Shqipëri rënie të çmimeve? Ja si përgjigjet eksperti
Eksperti i Pasurive të Paluajtshme Orgest Beti thotë se pavarësisht shpresës së qytetarëve blerës, çmimi i apartamenteve në Shqipëri do të vazhdojë të rritet, ndikuar nga interesi i shtuar i huajve dhe shqiptarëve të diasporës për të blerë në vendin tonë, si dhe nga anëtarësimi i mundshëm dhe i pritshëm i vendit në Bashkimin Europian.
“Fakti që së shpejti do të jemi pjesë e familjes europiane, këtu do të ndodhë një proces që unë e kam thënë shpesh, që u kanë ndodhur dhe vendeve të tjera që janë bërë anëtarë të Bashkimit Europian, dhe atje ka patur një rritje me 20% apo 30%, edhe më shumë. Shqipëria tashmë ne shikojmë se ka një interes të shtuar nga të huajt, madje sipas statistikave që ne kemi 20 apo 30% e blerësve në bregdet janë të huaj dhe shqiptarë të diasporës”,- tha Beti.
ÇMIMET E APARTAMENTEVE SIPAS BSH
Viti 2020 +44.3%
Viti 2021 +7.85%
Viti 2022 +27.9%
Viti 2023 +4%
Viti 2024 +26.5%
Janar-Qershor 2025 +41.7%
Po ashtu në vitin 2026, me përjashtim të Tiranës, vlera e pronës në të gjithë vendin do të rritet, pasi hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës, që janë konsultuar gjatë këtij viti.
RRITJA E ÇMIMEVE TË PRONAVE
Himarë 111%
Vlorë 88%
Sarandë 86%
Durrës 61%
Kavajë 52%
Çmimet më të kripura me referencat e reja do të jenë në zonën e Portit në Durrës 2000 euro dhe në Sazan, që barazohen me referencat në Tiranë për zonën rreth Stadiumit dhe Piramidës. -

‘Çmendet’ tregu i qirave në Tiranë, çmimet e apartamenteve në nivele rekord
Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozicion për Monitor në 32 zonat kadastrale të Tiranës për 11 njësitë bashkiake, rezultojnë se çmimet mesatare të shitjes të apartamenteve në 20 vite janë 2 deri 3-fishuar.
Indeksi përfshin të dhëna për çmimet mesatare të apartamenteve mbi bazë të dhënash për apartamentet ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë, por dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja. Llogaritja e çmimeve mesatare përfshin periudhën nga janar 2005 deri në muajin qershor 2025.
Referuar të dhënave të indeksit “Keydata” deri në qershor 2005 në njësinë bashkiake nr.1 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve është 670 euro për metër katror. Në 6-mujorin e parë të 2025 në këtë njësi çmimi mesatar ka arritur 1,522 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet mesatarë të shitjes së apartamenteve janë rritur 127% apo gati 1.3 herë më shumë. Njësia nr.1 është e ndarë në dy zona kadastrale: 1/1 Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, Lana Bregas, Linzë, Sauk.
Në njësinë bashkiake nr.2 për 6 mujorin e parë të 2005 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve ishte 720 euro për metër katror. Në 6 mujorin e parë 2025, sipas të dhënave të Keydata, çmimi mesatar ka arritur 1,988 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet në këtë njësi janë rritur 176% apo gati është arritur 3-fishim i tyre. Njësia nr.2 është e ndarë në zonat kadastrale, si : 2/1 Piramida, ish stadiumi “Qemal Stafa”; 2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”; 2/3 Ministria e Jashtme, Ambulanca nr.1, Bërryli; 2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane; 2/5 Qyteti “Studenti”, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë.
Në njësinë bashkiake nr.3, për 6 mujorin e parë të 2005 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve ishte 520 euro për metër katror. Në 6 mujorin e parë 2025 sipas të dhënave të “Keydata” çmimi mesatar ka arritur 1,503 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet në këtë njësi janë rritur 189% apo gati 3-fishim i tyre. Njësia nr.3 është e ndarë në këto zona kadastrale: 3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”; 3/2) Porcelani, IK V, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, Lana e vjetër, fshati Linzë.
Në njësinë bashkiake nr.4 çmimi mesatar në qershor 2025 arriti 1,524 euro për metër katror nga 576 euro për metër katror që ishin në qershor 2005. Çmimet janë shtrenjtuar 1.6 herë më shumë për 20 vite. Njësia përfshin zona kadastrale, si: 4/1 Kompleksi i spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias i ri, fshati Tufinë; 4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta” “5 Maji”.
Si kanë ndryshuar çmimet në zonat e ish Bllokut, komunës së Parisit dhe Liqenit artificial
Në njësinë bashkiake nr.5 që përfshin disa zona pranë qendrës, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve deri në 6 mujorin e parë 2005 ishte 742 euro për metër katror. Në 2025 për këtë njësi çmimi ka arritur 2,153 euro për metër katror. Çmimet janë 3-fishuar për periudhën 2005 deri qershor 2025. Njësia nr.5 përfshin zonat kadastrale, si: 5/1 Ish–Blloku, Libri Universitar, Vodafone; 5/2 Stadiumi “Selman Stermasi”, Shushica, Liqeni Artificial; 5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial; 5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël.
Për zonën e ish Bllokut, indeksi llogarit çmime më vete, ku çmimi mesatar në 2025 ka arritur 2,660 euro për metër katror. Krahasuar me 2005 çmimet gati 3.4 herë më të larta.
Si kanë ndryshuar çmimet në njësitë e tjera bashkiake
Për njësitë bashkiake nr.6 që përfshin zonat si shkolla teknologjike, Kombinat dhe Sharrë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve deri në qershor 2025 arriti 1,419 euro për metër katror dhe njësia te njësia nr.7 që përfshin zona rreth ish Ekspozitës, Unaza e Re, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, NSHRAK çmimi mesatr ka arritur 1,850 euro për metër katror. Edhe në këto njësi çmimet në 20 vite janë 3-fishuar.
Deri në qershor 2025 në njësinë bashkiake nr.8 çmim mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 1,915 euro për metër katror. Krahasuar me 6-mujorin e parë 2005 çmimet janë 1.5 herë më të larta. Për njësinë nr.9 çmim mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 1,915 euro për metër katror. Krahasuar me 6-mujorin e parë 2005 çmimet janë 1.5 herë më të larta. Për njësinë nr.9, çmimi mesatar i shitjes në 2025 arriti 1,825 euro për metër katror gati 1,6 herë më të shtrenjta sesa 2005. Këto njësi bashkiake përfshijnë zona si: pranë tregut të Medresë, gjimnazit Partizani, Selvisë, Bulevardi Zogu I etj.
Për njësinë nr.10 që përfshin zona kadrastrale, si: 10/1 PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve; 10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha katolike; 10/3 Blloku i Ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit, çmimet e shitjes arritën në qershor të 2025 në 2,316 euro. Krahasuar me 20 vite më parë çmimet në këtë njësi janë shtrenjtuar 177%, gati 3-fish më shumë.
Në njësinë nr.11 që përfshin disa zona si Don Bosku, Zogu i Zi etj deri në qershor të 2025 çmimi mesatari shitjes së apartamenteve ka arritur 1,572 euro për metër katror. Krahasuar me 2005 edhe për këtë njësi çmimet janë 3-fishuar.
-

Të dhënat e ‘Keydata’, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet
Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vitet e fundit. Sipas të dhënave të indeksit të çmimit të shitjes së publikuar nga “Keydata” që prej vitit 2005, kur indeksi i çmimeve u llogarit në nivelin bazë 100 deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2025, vlera e indeksit të apartamenteve në Tiranë është rritur me më shumë se 230%.
Sipas të dhënave të “Keydata” për indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve për periudhën 2005–2025, në tremujorin e dytë të këtij viti indeksi ka arritur në 334.61 pikë, duke shënuar nivelin më të lartë që prej fillimit të matjeve.
Krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit, indeksi i çmimeve të shitjes së apartamenteve është rritur 23.03%. Në raport me të njëjtën periudhë të 2024-s indeksi është rritur 16.5%.
Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë rezulton se është përshpejtuar pas periudhës së pandemisë së Covid-19.
Në fund të vitit 2023, indeksi arriti 251.16%, ndërsa në fillim të 2024 kaloi mbi 276%, duke regjistruar një rritje vjetore prej 33.2%, një nga më të lartat në tregun e pasurive të paluajtshme, sipas matjeve të “Keydata”.
Deri në qershor 2025, e llogaritur nga indeksi “Keydata” çmimi mesatar për një metër katror apartament arriti 1,830 euro. Çmimi mesatar është llogaritur mbi bazë të dhënash për çmimet e apartamenteve ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja. Çmimi mesatar i apartamenteve në 20 vite është gati trefishuar krahasuar me vitin 2005.
Në 2024 Shqipëria u rendit gjithashtu ndër vendet që kanë pësuar rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, sipas raportit “Për indeksin e pasurive të paluajtshme 2025” i hartuar nga kompania ndërkombëtare “Deloitte”.
Në raport theksohej se çmimi mesatar i shitjeve të apartamenteve në vend arriti 1,620 euro për metër katror. Krahasuar me 2023 çmimi mesatar u rrit rreth 17%.
Në raport Shqipëria renditej e dyta pas Polonisë për rritjen më të lartë të shitjes së pronave. Në Poloni niveli i rritjes ishte 19.3%, por sipas ekspertëve theksohet se kjo rritje u ndikua nga zbatimi i politikave subvencionuese të shtetit për strehim.
Sipas të dhënave të indeksit të “Deloitte”, në Tiranë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 2,000 euro për metër katror. Në zonat e qendrës si ish -Blloku apo sheshi “Skënderbej” çmimet mesatare të shitjes arritën 3,000 deri 3,500 euro për metër katror./ Monitor -

Shifrat/ Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet
Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vitet e fundit.
Sipas të dhënave të indeksit të çmimit të shitjes së publikuar nga “Keydata” që prej vitit 2005, kur indeksi i çmimeve u llogarit në nivelin bazë 100 deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2025, vlera e indeksit të apartamenteve në Tiranë është rritur me më shumë se 230%.

Sipas të dhënave të indeksit të “Deloitte”, në Tiranë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 2,000 euro për metër katror. Në zonat e qendrës si ish -Blloku apo sheshi “Skënderbej” çmimet mesatare të shitjes arritën 3,000 deri 3,500 euro për metër katror.
/Monitor.al/ -

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

Sipas të dhënave të indeksit të “Deloitte”, në Tiranë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 2,000 euro për metër katror. Në zonat e qendrës si ish -Blloku apo sheshi “Skënderbej” çmimet mesatare të shitjes arritën 3,000 deri 3,500 euro për metër katror./ Monitor
-

Të dhënat e “Keydata”, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet
Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vitet e fundit.Sipas të dhënave të indeksit të çmimit të shitjes së publikuar nga “Keydata” që prej vitit 2005, kur indeksi i çmimeve u llogarit në nivelin bazë 100 deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2025, vlera e indeksit të apartamenteve në Tiranë është rritur me më shumë se 230%.Sipas të dhënave të “Keydata” për indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve për periudhën 2005–2025, në tremujorin e dytë të këtij viti indeksi ka arritur në 334.61 pikë, duke shënuar nivelin më të lartë që prej fillimit të matjeve.Krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit, indeksi i çmimeve të shitjes së apartamenteve është rritur 23.03%. Në raport me të njëjtën periudhë të 2024-s indeksi është rritur 16.5%.Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë rezulton se është përshpejtuar pas periudhës së pandemisë së Covid-19.Në fund të vitit 2023, indeksi arriti 251.16%, ndërsa në fillim të 2024 kaloi mbi 276%, duke regjistruar një rritje vjetore prej 33.2%, një nga më të lartat në tregun e pasurive të paluajtshme, sipas matjeve të “Keydata”.Deri në qershor 2025, e llogaritur nga indeksi “Keydata” çmimi mesatar për një metër katror apartament arriti 1,830 euro. Çmimi mesatar është llogaritur mbi bazë të dhënash për çmimet e apartamenteve ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja. Çmimi mesatar i apartamenteve në 20 vite është gati trefishuar krahasuar me vitin 2005.Në 2024 Shqipëria u rendit gjithashtu ndër vendet që kanë pësuar rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, sipas raportit “Për indeksin e pasurive të paluajtshme 2025” i hartuar nga kompania ndërkombëtare “Deloitte”.Në raport theksohej se çmimi mesatar i shitjeve të apartamenteve në vend arriti 1,620 euro për metër katror. Krahasuar me 2023 çmimi mesatar u rrit rreth 17%.Në raport Shqipëria renditej e dyta pas Polonisë për rritjen më të lartë të shitjes së pronave. Në Poloni niveli i rritjes ishte 19.3%, por sipas ekspertëve theksohet se kjo rritje u ndikua nga zbatimi i politikave subvencionuese të shtetit për strehim.Sipas të dhënave të indeksit të “Deloitte”, në Tiranë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 2,000 euro për metër katror. Në zonat e qendrës si ish -Blloku apo sheshi “Skënderbej” çmimet mesatare të shitjes arritën 3,000 deri 3,500 euro për metër katror.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Keydata: Çmimet e apartamenteve në 3-mujorin e dytë 2025 janë trefishuar krahasuar me 2005
Çmimi mesatar për një metër katror i apartamenteve në Tiranë në fund të muajit qershor arriti në 1,863 euro për metër katror, sipas të dhënave të indeksit “Keydata Albania” të publikuara nga “Çelësi Media Group”.Të dhënat e indeksit për çmimet e apartamenteve përfshijnë një përzierje çmimesh të apartamenteve të reja dhe atyre për rishitje, megjithatë, shumica e tregut që pasqyrohet në indeks është bazuar në çmimet e apartamenteve të rishitura. (sipas të dhënave të tjera nga tendenca e indeksit të çmimeve të Fischer të Bankës së Shqipërisë dhe raportit të Deloitte për tregun e pronave, çmimi mesatar është rreth 2000-2100 euro/m2, duke përfshirë apartamentet e reja).Sipas indeksit “Keydata Albania” në 3-mujorin e dytë 2025 çmimet mesatare janë rritur 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s. Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, çmimet janë 2.8 herë më të larta se në vitin 2005. Çmimi mesatar i apartamenteve në 20 vite është gati trefishuar krahasuar me vitin 2005.Tremujori i dytë 2025 karakterizohet nga një rritje çmimesh mesatare në 3 zonat kryesore të kryeqytetit. Brenda Unazës së Vogël, në këtë tremujor, çmimi mesatar i apartamenteve përllogaritet në 2,054 euro për metër katror. Krahasuar me 3 mujorin e parë 2025 çmimet janë rritur me 10.1%. Në zonën e ish Bllokut çmimi mesatar i apartamenteve arriti në vlerën 2,660 euro për metër katror në 3 mujorin e dytë të 2025-s, me rritje 0.8% krahasuar me tremujorin e parë 2025. Për çmimet mesatare jashtë zonës së Unazës . përllogariten në 1,768 euro për metër katror me rritje 4.3% krahasuar me tremujorin e parë 2025.Sipas raportit të “Keydata Albania” në Grafikun 1 është paraqitur kurba e evoluimit në kohë të indeksit të çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën e tremujorëve 2020-2025. Si bazë krahasuese për të gjitha periudhat e përfshira në vlerësim, ekspertët e Keydata kanë përcaktuar vitin 2005 si një periudhë që plotëson kriteret dhe kushtet e një momenti të qëndrueshëm për tregun e pronave të paluajtshme. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100.Burimi: Llogaritjet e Keydata Albania (2025)Sipas raportit nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e dytë 2025, çmimi real i shitjes së apartamenteve në Tiranë është rritur me 103%. Inflacioni kumulativ për tremujorët 2020-2025 përllogaritet në 70.2%.Referuar grafikut të mësipërm, kurba e indeksit të çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë ka pësuar fluktuacione të pakta përgjatë kësaj periudhe kohore, mes të cilave do të nënvizonim:Momentet kryesore të rritjes janë listuar si më poshtë:Tremujori i tretë 2020 deri në tremujorin e dytë 2023; indeksi është rritur me: 3.17%; 2.2%, 0.41%, 0.69% dhe 0.63%, 1.89%, 0.85%, 1.70%, 5.56%, 3.00%, 0.72% dhe 6.24% përkatësisht nga njëri tremujor në tjetrin. Nga tremujori i tretë në tremujorin e kartër indeksi është rritur me një përqindje më të lartë, përkatësisht me 21%, nga tremujori i katërt në tremujorin e parë 2024, indeksi është rritur me 10.09%, nga tremujori i parë në të dytë 2024, indeksi është rritur me 2.26% dhe nga tremujori i dytë në atë të tretë është rritur me 4.19%. Periudha aktuale, tremujori i dytë 2025 shoqërohet me një rritje me 23% krahasuar me tremujorin e parë 2025.Rënie në indeks vërehet nga tremujori i parë në tremujorin e dytë 2020, një rënie me 2.37 % në indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë, një rënie me 1.04% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2023, një rënie në periudhën aktuale nga tremujori i tretë në tremujorin e katërt 2024 me 2.57% dhe nga tremujori i fundit 2024 në tremujorin e parë 2025 me 5.26%.Burimi: Llogaritjet e Keydata Albania (2025)Në Grafikun 2 më sipër paraqitet çmimi mesatar real i shitjes së apartamenteve në Tiranë në Euro/m2 për periudhën e tremujorëve 2020-2025, shprehur në vlerë reale (i deflatuar me normën e inflacionit) si dhe çmimet mediane (vlera e mesit). Nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e dytë 2025, niveli i çmimeve mesatare reale në Tiranë ka lëvizur brenda intervalit 1,030 €/m2 – 1,863 €/m2, ndërsa çmimet mediane brenda intervalit 984 €/m2 në 1,755 €/m2.Në tremujorin e dytë 2025, çmimet mesatare dhe mediane përllogariten në 1,863 €/m2 dhe 1,755 €/m2, respektivisht. Krahasimisht me tremujorin e parë 2025, në këtë tremujor, çmimet mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë rritur me 4.9% dhe çmimet mediane janë rritur me 5.6%.Ҫmimet mesatare, në ndryshim nga indeksi i çmimeve, përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar. Kështu, një rritje apo rënie në çmimet mesatare, jo domosdoshmërisht duhet të interpretohet me një dukuri që mund të ketë ndodhur të tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo mund të interpretohet me faktin se në një moment të caktuar, oferta për apartamente është rritur ose ulur.Në Grafikun 3, paraqitet çmimi mesatar real dhe median i shitjes së apartamenteve në Tiranë (Euro/m2) në zonën brenda Unazës së vogël për periudhën e tremujorëve 2020-2025. Siç mund të vihet re nga grafiku, çmimi mesatar real i shitjes në këtë zonë, ka ardhur duke u rritur, në intervalin 1,128 – 2,054 €/m2. Çmimet mediane luhaten në intervalet 1,074 – 1,993 €/m2.Një tendencë rritëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së vogël vihet re në tremujorin e dytë 2025. Në këtë tremujor, çmimi mesatar përllogaritet në 2,054 €/m2; çmimi median përllogaritet në 1,993 €/m2. Krahasuar me tremujorin e parë 2025, në këtë tremujor, çmimet mesatare janë rritur me 10.01% dhe çmimet mediane janë rritur me 9.7%. Burimi: Llogaritjet e Keydata Albania (2025)Në Grafikun 4 është paraqitur kurba e evoluimit të çmimit mesatar real dhe medianës së çmimeve (Euro/m2) të apartamenteve në zonën e Bllokut. Në këtë zonë, çmimet mesatare të shitjes kanë pësuar një luhatje të konsiderueshme duke variuar në intervalin 1,462€/m2-2,856€/m2 ndërsa çmimet median brenda intervalit 1,387€/m2 -2,721€/m2.Burimi: Llogaritjet e Keydata Albania (2025)Një rënie e nivelit të çmimeve mesatare reale vihet re në tremujorin e dytë 2020, 13.7%, shoqëruar më pas me një rritje me të madhe me 20.7% krahasuar me një tremujor më parë, një rënie me 3.2 % nga tremujori i katërt 2020 në tremujorin e parë 2021 shoqëruar më pas me një rritje me 6.2% dhe sërisht një rritje me 2.9% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2021, me një rënie nga tremujori i tretë në të katërt me 1.4%, nga tremujori i parë në të dytë një rritje me 9.8% dhe një rritje me 13.4% nga tremujori i tretë në tremujorin e fundit 2022. Përsa i përket periudhës aktuale, në këtë tremujor të dytë 2025, mesatarisht një apartament në zonën e bllokut shitet në vlerën 2,660€/m2, çmimi median përllogaritet në vlerën 2,437 €/m2. Çmimet mesatare në këtë tremujor krahasuar me tremujorin e parë 2025 kanë pësuar një rritje të vogël me 0.8% ndërsa çmimet mediane janë rritur me 4.1%. Në Grafikun 5 paraqitet evoluimi i çmimit mesatar real dhe median të shitjes në Euro/m2 të apartamenteve në zonën jashtë Unazës së vogël. Çmimet mesatare reale në këtë zonë variojnë nga një interval 959 €/m2 deri në 1,768 €/m2 në tremujorin e dytë 2025. Çmimet mediane variojnë në intervalin nga 930 €/m2 – 1,660€/m2.Burimi: Llogaritjet e Keydata Albania (2025)Tremujori i dytë 2025 karakterizohet nga një rritje e vogël e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në këtë zonë. Ҫmimet reale mesatare përllogariten në 1,768 €/m2, ndërsa çmimet mediane në nivelin 1,660 €/m2, duke pësuar një rritje me 4.2% ndërsa çmimet mediane janë rritur me 4.3% krahasuar me tremujorin e parë 2025. / D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Kur do të ndalet rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë?
Numri i agjencive të palicencuara është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke krijuar një konkurrencë të padrejtë për agjencitë legale. Këto agjenci operojnë pa kontrata pune, pa licenca dhe shpesh papërgjegjësi ligjore. Sipas ekspertit të pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu, agjencitë e palicencuara funksionojnë me ligjin e xhunglës, nuk respektojnë asnjë rregull ligjor dhe synojnë “të zhvasin” para nga blerësit dhe pronarët.
“Këto agjenci operojnë me komisione të ulëta për të konkurruar ato që paguajnë taksa. Për shërbime marrin nga 1-2% krahasuar me 3% të agjencive legale. Përdorin agjentë të pakualifikuar, shpesh edhe administratorë pallatesh që veprojnë si sekserë informalë, duke u përpjekur të marrin lekë nga të dyja palët, shitës dhe blerës”tha Demirxhiu.
Ana, agjente në një agjenci imobilare në Tiranë thotë se punon pa kontratë.
“Marrim një rrogë bazë shumë të ulët. Kur kërkojmë përqindjen e premtuar për komisionet kur kemi kryer transaksione, na flakin në rrugë. Transaksionet kryhen nga agjencia në fshehtësi, duke deklaruar një pjesë të parave në bankë dhe pjesën tjetër cash”nënvizon Ana.
Agjencitë legale në krizë, një imazh që po dëmtohet
Për shkak të mashtrimeve të agjencive të palicencuara, edhe agjencitë profesionale po humbasin besueshmërinë. “Njerëzit kanë filluar të thonë më mirë e shes vetë, sesa të përfshihen me agjenci” thotë eksperti i pasurive të palujtshme Ervin Demirxhiu.
Një ndër ta është Denisi, i cili ndan përvojën e tij për blerjen e një apartamenti në Tiranë. 38 vjeçari ishte interesuar në disa agjenci imobilare për blerjen e apartamentit, por kishte vënë re se për të njëjtën pronë kishte çmime të ndryshme. Kjo pasi agjencitë nuk kishin kontratë ekskluzive me pronarin dhe çmimin e vendosnin sipas interesave të tyre. Denisi tha: “Një pjesë e agjencive as nuk kishin zyra konkrete, as jurist që do ndiqte procedurat pasi do e merrja me kredi. Vendosa që apartamentin ta blej pa ndërmjetësimin e agjencive”.
Raste me mashtrimin e shitjes së apartamenteve
Dy raste mashtrimi me shitjen e apartamenteve janë goditur nga Policia e Tiranës, në korrik të vitit 2025. Një 31-vjecar i mori 75 000 euro një shtetasi për një pronë që nuk ekzistonte, ndërsa një tjetër shiti dy herë apartamentin e tij. Në pranga përfundoi edhe noterja që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë.
Shteti në vend që të rregullojë tregun, ka krijuar pasiguri të mëtejshme. Rivlerësimi i shtyrë i pronave, një nismë që u paralajmërua, por nuk u miratua, ndikoi në bllokimin e rreth 4500 transaksioneve vetëm në vitin 2024.
Eksperti Demirxhiu u shpreh se ky proces shkatërroi agjencitë imobilare, pasi pronarët ndaluan shitjet me shpresën për të bërë rivlerësimin dhe për të paguar me pak.
Taksa mbi pronat bosh është një tjetër presion mbi pronarët që mbajnë banesa bosh për investim.
Një tjetër problem është kufizimi i kredive që u vendos në korrik të vitit 2025. Banka e Shqipërisë do të financojë vetëm 80% të çmimit të apartamentit, një masë që kufizon ndjeshëm fuqinë blerëse.
Çmimet, përballë informalitetit
Ndërkohë që kërkesa reale nuk ka ndjekur ritmin e ndërtimit, çmimet e apartamenteve janë rritur 30-70% më shumë sesa çmimi i referencës që publikon vetë shteti. Sipas ekspertes së ekonomisë Joana Shima këto çmimet përballë kostos së jetesës janë të pajustifikuara. Shkaktarët kryesorë sipas ekspertës janë blerësit e huaj, informaliteti ekonomik dhe mungesa e transparencës në treg.
Shoqata e Ndërtuesve pohon se shtrenjtimi u ndikua kryesisht nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës. Pavarësisht çmimeve të larta, shumë apartamente të reja kanë cilësi të dobët ndërtimi, izolim i pamjaftueshëm, zhurmë, mungesë mirëmbajtjeje.
Rënia e tregut
Numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të paluajtshme pësoi rënie vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK). Rënia në shitje të apartamenteve me 20% vijoi edhe në 6 mujorin e parë të 2025, ku pati 12.5% më pak kontrata të shitjes në 2024.
Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) vlerëson se një pjesë e madhe e transaksioneve në Tiranë kryhen nëpërmjet kontratave të porosisë.
Ministria e Financave ka publikuar çmimet e reja të references, ku qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut.
Rivlerësimi pritet të nisë nga 1 janari deri më 30 shtator 2026. Është kjo data e propozuar nga Ministria e Financave dhe e hedhur për konsultim publik. Rivlerësimi këtë herë do të jetë me një tatim prej 5%, nga 3% që ishte në fushatën e fundit të realizuar në vitin 2022. Nisma synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.
Tregu imobiliar në Shqipëri sot është i shtrembëruar. Në mungesë të ndërhyrjes së shtetit për të garantuar transparencë, kontroll dhe rregulla të barabarta, qytetarët janë më të pambrojturit.
/ACQJ – Qëndra për Gazetari CIlësore/