Tag: apartamente

  • Shkak edhe informaliteti, vetëm 1 në 4 turistë që vijnë në Shqipëri flenë

    Shkak edhe informaliteti, vetëm 1 në 4 turistë që vijnë në Shqipëri flenë

    Vetëm një në katër turistë që hyri në Shqipëri në qershor fjeti në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. Kjo të paktën sipas të dhënave zyrtare. Nga mbi 1.3 milionë vizitorë të huaj, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vetëm 369 mijë e 683 prej tyre u akomoduan për të paktën një natë.

    “Kjo tregon vërtetë situatën dhe siç e kemi thënë më shumë ne jemi vend transit. Kjo mund të vijë edhe si pasojë e shtimit të numrit të strukturave akomoduese që nuk janë të përfshira në sistemin e integruar të turizmit, por gjithsesi mund të themi që shumë pak të huaj flenë në Shqipëri”, thotë për mikrofonin e A2 CNN, Zak Topuzi.
    Thirrjet e qeverisë, shpesh të shoqëruara me paralajmërime për gjoba po reflektohen disi në shtimin e deklarimeve nga strukturat akomoduese. Në krahasim me vitin 2024, të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri u akomodimeve u zgjerua me mbi 100 mijë apo 37.4 për qind.

    “Shqipëria ka 107 mijë shterët të regjistruar. Këtu përfshihen kotelet, bujtinat dhe apartamente. Kemi rreth 30 mijë apartamente me rreth 90 mijë shtretër jashtë sistemit. Ndaj kemi këto shifra. Ndoshta do të shohim efekte më pas si pasojë e ndryshimeve të ligjit për turizmin”, thotë Topuzi.

    Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gjatë qershorit, pjesa më e madhe e turistëve që fjetën në vend, pak më shumë se 336 mijë u akomoduan në hotele. Ndërkohë nga apartamentet me qira ditore pati vetëm 27 mijë 227 të tillë. “Kjo tregon informalitetin.. Shqipëria ka gati 48 për qind të kapaciteteve akomoduese i ka apartamente dhe vila jashtë sistemit tatimor Kjo dëmton sa arkën e shtetit, aq edhe konkurrencës mes subjekteve”, thotë Topuzi.
    Të dhënat nga  Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se vetëm 1 mijë e 850 apartamente me qira ditore janë të regjistruar te tatimet dhe paguajnë taksat dhe tarifat.

  • Kthyen 2 apartamente për prostitucion, arrestohen në flagrancë 2 tutorët kinezë dhe 3 shqiptarë

    Kthyen 2 apartamente për prostitucion, arrestohen në flagrancë 2 tutorët kinezë dhe 3 shqiptarë

    Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas kinezë, të cilët kishin përshtatur 2 apartamente të marra me qira për prostitucion.
    Bashkë me ta, në pranga kanë rënë dhe 3 shtetase të tjera (kineze dhe braziliane) punonjëse seksi dhe 3 shtetas shqiptarë që kishin dhënë shpërblimin monetar kundrejt përfitimit personal, të këtij aktiviteti.
    Policia ka njoftuar se ka proceduar penalisht dhe pronarët e dy apartmenteve dhe sanitarja.
    Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.
     
     
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, prej disa javësh, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, finalizuan operacionin policor të koduar “Shame”.
    Si rezultat i këtij operacioni, u zbuluan në Elbasan 2 apartamente të marra me qira, që ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe u arrestuan në flagrancë:
    -shtetasit kinezë K. Ch., 44 vjeç, dhe R. C., 38 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Falsifikimi i vulave , stampave ose i formularëve”, të kryera në bashkëpunim;
    -shtetaset kineze e braziliane L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe, dhe E. S., 23 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.
    Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit Shqiptarë A. P., 38 vjeç dhe L. T., 38 vjeç dhe R. F., 28 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Më tej, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 pronarët e apartamenteve shtetasit A. V.,46 vjeç,  B. H., 36 vjeçe dhe sanitarja shtetasja O. T., 19 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
    Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

  • “Listohen më shumë apartamente, por fitohet më pak”/ Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

    “Listohen më shumë apartamente, por fitohet më pak”/ Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

    Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth 23 mijë apartamente me qira ditore.
    Ndonëse kjo shifër është gati 40% më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nuk janë rritur në të njëjtin nivel. Si rezultat, fitimi mujor për një apartament të listuar ka pësuar rënie.
    “Për sa kohë që janë shtuar ndjeshëm, mendoj se në uljen e të ardhurave mesatare ka ndikuar ndryshimi i strukturës së apartamenteve. Mund të jenë regjistruar apartamente me çmime më të ulëta dhe, natyrshëm, çmimi mesatar bie,” shprehet eksperti për turizmin, Besnik Vathi.
    Rritja e listimeve të reja është vënë re kryesisht në Tiranë dhe në qytetet bregdetare si Vlora, Saranda, Lezha dhe Durrësi. Ndërkohë, disa qytete të tjera me potencial turistik ende nuk kanë përfituar nga ky zhvillim.
    “Nëse në Pogradec apo qytete të tjera nuk vërehet ende një rritje e listimeve me qira ditore, do të thotë që turizmi atje është ende në fillesat e tij. Këto zona duhet të shoqërohen me aktivitete që i bëjnë më atraktive,” shton zoti Vathi.
    Sipas të dhënave të Airbnb, pritet që korriku dhe gushti të sjellin kulmin e të ardhurave për apartamentet me qira ditore, duke arritur deri në 1500 euro në muaj, për shkak të kërkesës së lartë gjatë sezonit turistik.

  • Dështim i Tatimeve apo abuzim me shifrat e vizitorëve? Vetëm 1 nga 5 turistë flenë në apartamente apo hotele

    Dështim i Tatimeve apo abuzim me shifrat e vizitorëve? Vetëm 1 nga 5 turistë flenë në apartamente apo hotele

    Vetëm një në pesë turistë që u futën në Shqipëri në prill, fjeti në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. Kjo të paktën sipas të dhënave zyrtare.

    Nga 819 mijë e 151 vizitorë të huaj, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vetëm 149 mijë e 621 prej tyre u akomoduan për të paktën një natë.

    “Kjo tregon vërtetë situatën dhe siç ekemi thënë më shumë ne jemi vend transit. Kjo mund të vijë edhe si pasojë eshtimit të numrit të strukturave akomoduese që nuk janë të përfshira në sistemin e integruar të turizmit, por gjithsesi mund të themi që shumë pak tëhuaj flenë në Shqipëri”, tha Zak Topuzi.

    Thirrjet e qeverisë, shpesh të shoqëruara me paralajmërime për gjoba po reflektohen pak në shtimin e deklarimeve nga strukturat akomoduese. Në krahasim me vitin 2024, të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri u akomodimeve u zgjerua me gati 20 mijë apo 23 për qind.

    “Shqipëria ka 107 mijë shterët të regjistruar. Këtu përfshihen kotelet, bujtinat dhe apartamente. Kemi rreth 30mijë apartamente me rreth 90 mijë shtretër jashtë sistemit. Ndaj kemi këtoshifra. Ndoshta do të shohim efekte më pas si pasojë e ndryshimeve të ligjit për turizmin”, shton Topuzi.

    Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gjatë prillit, pjesa më e madhe e turistëve që fjetën në vend, pak më shumë se 138 mijë u akomoduan në hotele. Ndërkohë nga apartamentet me qira ditore pati vetëm 8 mijë 700 të tillë.

    “Kjo tregon informalitetin. Shqipëria ka gati 48 për qind të kapaciteteve akomoduese i ka apartamente dhe vila jashtë sistemit tatimor Kjo dëmton sa arkën e shtetit, aq edhe konkurrencës mes subjekteve”, tha kreu i dhomës së Hoteleri Turizmit.

    Të dhënat nga Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se vetëm 1 mijë e 850 apartamente me qira ditore janë të regjistruar te tatimet dhe paguajnë taksat dhe tarifat./ A2CNN.

  • Të huajt paguajnë mesatarisht 9 përqind më shumë për qira sesa gjermanët

    Të huajt paguajnë mesatarisht 9 përqind më shumë për qira sesa gjermanët

    Në Gjermani, të huajt paguajnë mesatarisht më shumë për të marrë me qira apartamente sesa njerëzit me pasaportë gjermane. Po pse?Të huajt në Gjermanipaguajnë mesatarisht 9.5 për qind më shumë qira për metër katror sesa gjermanët. Kështu thuhet në analizat e fundit e Zyrës Federale të Statistikave. Për personat pa shtetësi gjermane, qiraja mesatare neto në Gjermani (duke përjashtuar kostot e ngrohjes dhe shërbimeve) është 7.75 euro për metër katror, ndërsa për personat me pasaportë gjermane është mesatarisht 7.08 euro. Por qiratë janë edhe më të larta për të gjithë, kur shtohen shërbimet që duhen paguar, sepse këto çmime janë neto.
    Përpjekja e parë për një shpjegim u bë menjëherë nga Zyra e Statistikave: supozohet se arsyeja qëndron në faktin se të huajt kryesisht marrinme qira apartamente më të vogla. Kjo mund të kursejë në qiranë totale, por çmimi për metër katror është zakonisht më i ulët për apartamentet më të mëdha.

    Shifra konkrete: një e katërta (25 për qind) e të huajve në vitin 2022 jetonin në apartamente më të vogla se 60 metra katrorë, ndërsa midis gjermanëve kjo shifër ishte vetëm rreth një në tetë (12 për qind), që do të thotë se gjermanët në masë të madhe jetojnë në apartamente më të mëdha se 60 metra katrorë.
    Në përgjithësi familjet e huaja banojnë mesatarisht në 85.7 metra katrorë hapësirë ​​jetese, ndërsa familjet gjermane në 109.6 metra katrorë.
    Vendi i banimit nuk i shpjegon ndryshimetFaktori kyç sipas analizave nuk është pasaporta, por situata financiare: në përgjithësi, njerëzit më të varfër kërkojnë apartamente më të vogla, e në këtë grup përfshihet një numër proporcionalisht më i madh i të huajve, që do të thotë varfëria tek të huajt mesatarisht është më e përhapur.
    Por Zyra pohon se ajo nuk ka statistika të besueshme që do të vërtetonin qartë lidhjen mes varfërisë së të huajve dhe çmimeve të qirave. Të dhënat e nevojshme mbi tregun e banesave dhe gjendjen ekonomike të familjeve mblidhen përmes anketave të ndryshme dhe nuk mund të bashkohen thjesht për të gjithë vendin.
    Sipas Zyrës Federale, ky fenomen ndodh pavarësisht nga vendi i banimit. Të huajt paguajnë qira më të larta për metër katror si në qytetet e mëdha, ku kërkesa është e madhe, ashtu edhe në bashkitë më të vogla.
    Ndërsa diferenca në qira në qytetet e mëdha me më shumë se 100.000 banorë është 7.3 për qind, në qytetet me madhësi mesatare nga 50.000 deri në 100.000 banorë 6.6 për qind. Në qytetet edhe më të vogla (nga 10.000 deri në 50.000 banorë) dallimi në qira është 9.3 për qind ndërsa në bashkitë me më pak se 10.000 banorë këto dallime janë edhe më të larta dhe shkojnë deri në mestarisht 10.6 për qind.
    DW

  • “Rama solli në Dibër kryebixhozxhiun e Shqipërisë”/ Berisha: Luan kumar me apartamente

    “Rama solli në Dibër kryebixhozxhiun e Shqipërisë”/ Berisha: Luan kumar me apartamente

    Nga një takim me qytetarët në Mat, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për emërime të papërgjegjshme dhe për keqqeverisje të madhe.
    Në qendër të sulmit të tij ishte drejtuesi politik i PS në Dibër, Blendi Klosi, të cilin Berisha e cilësoi si “kryebixhozxhiun e Shqipërisë” dhe e akuzoi se “luan bixhoz me apartamente”. Ai përmendi gjithashtu emra të tjerë si Agron Malaj dhe Belinda Balluku, duke thënë se Rama po rrethohet me figura të korruptuara dhe të pashpresa. “Raca juaj do të ketë vendin që meriton,” u shpreh Berisha, duke premtuar ndëshkim për të gjithë ata që, sipas tij, kanë abuzuar me pushtetin.
    Kreu i PD Sali Berisha në Mat: Edi Rama je i pashpresë. Ke futur si veten, Agron Malajn, Lubi Ballukun, ke prurë kryebixhozxhiun e Shqipërisë Blendi Klosin. Ku është ai? Udhëheqësi i tij në Dibër, njeriu që luan bixhoz me apartamente. Raca juaj do të ketë vendin që meriton

  • Berisha: Blendi Klosi luan kumar me apartamente,  Agron Malaj është një nga hajdutët më të mëdhenj

    Berisha: Blendi Klosi luan kumar me apartamente, Agron Malaj është një nga hajdutët më të mëdhenj

    Kryedemokrati Sali Berisha i është drejtuar me termin bixhozxhi drejtuesit politik të PS në Dibër, Blendi Klosit. Nga një takim elektoral në Burrel, Berisha tha se Klosi luan kumar me apartamente.
    “Je i pashpresë, ke futur si veten Agron Malajn, ke futur si veten Lubi Ballukun. Ke sjellë kryebixhozxhiun e Shqipërisë, Blendi Klosin. Udhëheqësi i tij në Dibër njeri që luan bixhoz me apartamente. Rraca juaj do ketë vendin aty ku e meriton.“- tha Berisha.
    Berisha sulmoi edhe ish-kryebashkiakun e Burrelit, Agron Malajn, për të cilin tha se është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore në Shqipëri.
    “Çfarëdo bindje të kesh, nuk mund të pajtohesh kurrë me kriminelë të tillë. Po 5D-ja, këtu në Mat është, kudo. Çfarë bënë këta? Në vend se biznesmenët të aplikojnë, të fitojnë tendera, i bllokuan, i marrin vetë me familjarët.
    Ky Agron Malaj këtu, ky është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore në Shqipëri. Ka një vëlla që quhet Fatos. A e dini ju se Fatosi është një hajdut i pamëshirë i tenderave në Tiranë? Pra, Agroni nuk ngopet me ato që vjedh ju matjanëve. Nuk i dalin. Po me Fatosin dhe Erion Veliajn kanë vjedhur dhjetëra miliona euro qytetarëve të Tiranës për punë, ujësjellësa, etj.
    Këta ndajnë paratë njëri me tjetrin. Këta ndjekin modelin Rama. Sepse Edi Rama është sot i vetmi kryeministër në Europë që ka oborrin 8300 metër katrorë tokë, të tërën të plaçkitur, të grabitur. Që ka sarajet, dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës, i cili ishte një gjakësor, por sarajet nuk i regjistroi në emër të vet, as të fëmijëve. I regjistroi pronë të shtetit. Kurse këto saraje janë pronë e Edit”, tha Berisha.

  • Vila, apartamente dhe biznese/ Nga Martinaj, tek Malltezi e Ahmetaj, KATALOGU me pronat e sekuestruara nga SPAK

    Vila, apartamente dhe biznese/ Nga Martinaj, tek Malltezi e Ahmetaj, KATALOGU me pronat e sekuestruara nga SPAK

    Pamjet e pasurive të sekuestruara

    TIRANË- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar një “katalog” me gati 700 faqe ku listohen të gjitha pasuritë që i janë sekuestruar subjekteve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të 12 qarqet e vendit janë fotografuar dhe janë zbuluar detaje mbi të gjitha pasuritë, kryesisht apartamente të të gjithë subjekteve të SPAK. Në katalog, ka pasuri që u janë sekuestruar nga shteti bossëve të botës së krimit, por edhe politikanëve. Tek këta të fundit listohen dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi; Alqi Bllako, Jorgo Goro, Ilir Beqaj por edhe Monika Kryemadhi. Krahas fotove të pronave, AAPS, ka bërë edhe një vlerësim sesa kushtojnë secila nga këto pasuri sot në treg.
    Pronat e sekuestruara përfshijnë vila luksoze, apartamente, garazhe, toka bujqësore, biznese të ndryshme, automjete.
    Disa nga pronat e Malltezit: 

    Vila e Monika Kryemadhit

    Kodra e Diellit

    PRONAT E AHMETAJT: 
    Vila e bashkëjetueses së ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha në Hamallaj të Durrësit dhe prona ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka.

    Vila në Hamallaj

    Vila në Palasë

    Ervis Martinaj

    Alqi dhe Edmond Bllako

    Aparatamenti në Vlorë i Ilir Beqajt

    Prona në Gjilekë, investimi strategjik i Artan Gaçit

    Saimir Taullau, Lushnje

    Por sigurisht, jo të gjitha pronat kanë shifra marramendëse dhe konsiderohen si “luksoze”./ZËRI
    KATALOGUN E PLOTË E GJENI MË POSHTË:
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Vila luksoze, apartamente dhe biznese, publikohet katalogu me qindra pronat e sekuestruara! Në listë, Kryemadhi, Malltezi dhe ‘bosët e drogës’

    Vila luksoze, apartamente dhe biznese, publikohet katalogu me qindra pronat e sekuestruara! Në listë, Kryemadhi, Malltezi dhe ‘bosët e drogës’

    Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar për herë të parë katalogun e pasurive të sekuestruara, me synimin për të rritur transparencën dhe efektivitetin e administrimit të këtyre pasurive.

    Për herë të parë në historinë e Agjencisë, të gjitha pasuritë që ndodhen nën administrimin e saj po regjistrohen dhe po bëhen publike përmes katalogëve zyrtarë, duke krijuar një standard të ri transparence dhe llogaridhënieje.
    Pronat e sekuestruara përfshijnë vila luksoze, apartamente, garazhe, toka bujqësore, biznese të ndryshme, automjete.
    Mes qindra pronave, në listë janë pasuritë e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit apo pronat e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, i cili ndodhet në arrest shtëpie për korrupsion.

    Top Channel