Tag: anxheles

  • Flamengo dhe Çelsi të kualifikuarat e Grupit D

    Botërori i Klubeve FIFA, Grupi D:

    Esperance Tuiz- Çelsi 0-3

    Los Anxheles- Flamengo 1-1

    Dy ndeshjet e orës 03:00 të mengjesit të sotëm vendosen se cila skuadër mes Flamengos dhe Çelsit do të mbyllte e para në Grupin D të Botërorit të Klubeve. Brazlianët luajten me Los Anxheles duke e parë vetën poshtë një goli kur luhej minuta e 84′. Megjithatë reagimi erdhi prej kampioni pasi dy minuta më vonë (86′) Flamengo barazoi duke ruajtur vendine parë në grup.

    Ndërkohë paralelisht u zhvillua dhe dueli tjetër Esperance Tuniz- Çelsi. Kjo ndeshje nuk pati histori ndërsa blutë e Londrës goditen tre herë në…shtesë. Në fundin e pjesës së parë erdhen dy gola (45’+3′ dhe 45’+5′) por dhe i treti i Çelsit u regjistrua në shtesën e minutës së 90’+7′.

    Vazhdo leximin

  • Çelsi e nis me tri pikë, në Atlanta impianti…bosh

    Çelsi, njëra nga 12 skuadrat europiane në Kupën e Botës për Klube, bëri një debutim fitues këtë mbrëmje. Ekipi anglez, fitues i fundit i Ligës së Konferencës, mundi Los Anxheles 2-0 në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, duke marrë kështu kryesimin në Grupin D, ku luajnë edhe Flamengo dhe Esperance Tunis (që luajnë nesër).

    Londinezët morën tre pikët e para falë një performance të fortë, një ndeshje e kontrolluar që nga fazat e para dhe e vendosur nga një gol në secilën pjesë: Pedro Neto shënoi në pjesën e parë, me Enzo Fernandez që dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë.

    Grupi D:

    Çelsi- Los Anxheles 2-0 (Pedro Neto 34′, Enzo Fernandez 80′) 

    Vazhdo leximin

  • Edhe guvernatori i Teksasit planifikon vendosjen e Gardës Kombëtare, pas trazirave në Los Anxheles

    Edhe guvernatori i Teksasit planifikon vendosjen e Gardës Kombëtare, pas trazirave në Los Anxheles

    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka njoftuar planet për të vendosur njësi të Gardës Kombëtare, ndërsa protestat kundër masave të ashpra të Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj imigracionit duket se do të përhapen më tej.

    “Garda Kombëtare e Teksasit do të vendoset në vende të ndryshme në të gjithë shtetin për të siguruar paqen dhe rendin. Protesta paqësore është e ligjshme. Dëmtimi i një personi ose prone është i paligjshëm dhe do të çojë në arrestim”, postoi Abbott në X.

    Ai shtoi se forca “do të përdorë çdo mjet dhe strategji për të ndihmuar zbatimin e ligjit në ruajtjen e rendit”.
    Një raport në të përditshmen lokale ”San Antonio Express-News” tha se demonstratat kundër arrestimeve të migrantëve pa dokumente ishin planifikuar në zonën e qendrës së qytetit për të mërkurën dhe të shtunën.

    Në Los Anxheles, 25 persona u arrestuan me dyshimin për shkelje të orës policore të shpallur nga kryetarja e bashkisë, Karen Bass. Protesta shpërthyen gjatë fundjavës në Los Anxheles, ku jetojnë qindra mijëra migrantë pa dokumente.

    Banorët kanë demonstruar për pesë ditë kundër politikave të Trump që synojnë ndalimin dhe deportimin e migrantëve të parregullt.

    Në Kaliforni, Trump ka urdhëruar vendosjen e mijëra trupave të Gardës Kombëtare kundër dëshirës së guvernatorit Gavin Newsom.