Tag: anxhela

  • Anxhela Peristeri flet hapur për dashurinë dhe tradhtinë në jetë: Akoma nuk kam veshur fustanin e bardhë

    Anxhela Peristeri flet hapur për dashurinë dhe tradhtinë në jetë: Akoma nuk kam veshur fustanin e bardhë

    Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, e ftuar në një intervistë, ka ndarë mendimet e saj për jetën personale, dashurinë dhe marrëdhëniet. Ajo ka treguar se pyetjet për martesën e shqetësonin më shumë në të kaluarën, por tani i pranon me një qetësi më të madhe. Sipas saj, pyetjet e tilla shpesh vijnë nga kurioziteti dhe dashuria e njerëzve, e jo nga dashakeqësia.
    Në lidhje me tradhtinë, Anxhela ka zbuluar se e ka përjetuar këtë jo vetëm në marrëdhëniet e saj bashkëshortore, por edhe nga shoqëria.
    “Dikur i përjetoja disi keq kur më pyesin për martesën, por tani nuk i përjetojë fare. Shumë shqiptar e bëjnë këtë pyetje edhe nga dashuria, jo nga dashakeqësia. Ashtu si të bëjnë përshtypje gjërat kur je 20 apo 25 vjeçe nuk të bëjnë kur je 40”, tha këngëtarja.
    ‘Më kanë tradhtuar.  Mendojë që tradhtia vjen kur nuk je e lumtur. Ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë. Nuk më kanë bërë ndonjë gjëm të madhe. Me të gjithë artistët flas. Nuk i kam prishur ndonjëherë marrëdhëniet. Edhe kur e kuptoi “pucin” që po më bëhet nuk i jap shumë rëndësi”, u shpreh ajo.
    “Akoma nuk e kam veshur fustanin e bardhë”, tha këngëtarja.

  • “Karrierë me dy fytyra”, Murrizi ‘godet’ të emëruarën e QSUT: Fushatë me PD, drejtoreshë me PS

    “Karrierë me dy fytyra”, Murrizi ‘godet’ të emëruarën e QSUT: Fushatë me PD, drejtoreshë me PS

    Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shënjestruar Anxhela Paparizon, e cila është emëruar drejtoreshë e QSUT-së pas marrjes së detyrës si Ministre të Shëndetësisë të Evis Salës.
    Murrizi ka publikuar dy foto ku tregon se Paparizo ka qenë më herët në fushatë me PD ndërsa tani është drejtoreshë me PS.
    “Anxhela Paparizo ka qenë drejtoreshë e Kulturës në Bashkinë Tiranë kur ishte Rama Kryetar Bashkie.
    Në fushatën e 11 majit erdhi në PD si “aset” i madh nga kjo kategoria që vijnë si të “pavarur” dhe që dredhin belin prehër më prehër.
    Dhe në shtator Rama kujtohet që e ka patur herët në bashki dhe i rrasi një emërim si Drejtoreshë e Përgjithshme e Spitalit Universitar Nënë Tereza ose siç e thonë “liderat” për të mos u lodhur QSUT.
    Dhe pastaj dërdëllisni se na vjedhin votat këta të Qeverisë.
    Jooo ore jo këta të qeverisë na vjedhin kontributet në PD duke sjellë emëruar dhe promovuar në mënyrë sezonale patronazhistët e tyre.
    Nuk jane lopë qytetarët të na besojnë kur shohin këtë lloj akrobacie e që ndoshta jemi e vetmja opozitë në botë që nuk duam zgjedhje dhe “qerasim” me kandidat lloj lloj haleje parti me vemje e skuthe të pështirë që vetë kanë hyrë në politikë me pagesa dhe të majme bile në 2017 pas pazarit të 17 majit që fatkeqësisht vazhdon më shumë se në fillim.
    Hajt tani gjeni frymor fb që të më dërdëllisni se e kam gabim se PD duhet të hapet e madje të shqyhet se ngeli prej 1996 me shalë hapur për të gjithë dynjanë por veç për DEMOKRATËT i mbyll këmbët, shalët, dyert e dritaret me materiale të blinduara biles”, shkruan Murrizi.

  • FOTOLAJM/ E sapoemëruar drejtoreshë e QSUT, Anxhela Paparizo u prit në zyrë nga Berisha kur drejtonte Këshillin e Diasporës

    FOTOLAJM/ E sapoemëruar drejtoreshë e QSUT, Anxhela Paparizo u prit në zyrë nga Berisha kur drejtonte Këshillin e Diasporës

    Anxhela Paparizo u emërua dje si drejtoreshë e QSUT-së.

    Në një postim të mëhershëm të kreut të PD-së, Sali Berisha e ka pritur në zyrë, ku drejtonte Këshillin e Diasporës.
    Paparizo zëvendësoi në këtë detyrë Florenc Spahon.
    Postimi i Berishës:
    Diaspora duhet të ketë fjalën e saj kundër instalimit të një diktature në Shqipëri, nëpërmjet votës së saj të lirë, por jo vetëm.
    Të dashur miq, kënaqësi të prisja Këshillin Koordinues të Diasporës, kryetarin e këtij Këshilli, z. Mark Gjonaj dhe:
    2. Znj. Anxhela Paparizo – Nën/Kryetare
    3. Znj. Ira Londo – Sekretare
    4. Znj. Anila Smorgrav
    5. Znj. Brijena Muharremi
    6. Znj. Rosario Petta
    7. Z. Besmir Rrjolli
    8. Znj. Drita Gjongecaj
    9. Znj. Emina Çunmulaj
    10. Z. Ermal Sulaj
    11. Znj. Mirela Mezani.
    Në takim në selinë e Partisë Demokratike shkëmbyem gjerësisht mendime mbi situatën në vend dhe rolin jetik të diasporës shqiptare për mbarë hapësirën kombëtare shqiptare.
    Nën drejtimin e Mark Gjonaj, të cilin e falënderoj për investimin ndër vite në shërbim të kauzës sonë kombëtare, anëtarët e Këshillit u informuan mbi angazhimin e plotë të Partisë Demokratike në mbështetje të votës së diasporës, jo vetëm si një e drejtë e garantuar tanimë, por mbi të gjitha si një vullnet i cili duhet të jetë i mbrojtur nga ndërhyrjet e krimit zgjedhor
    Këshilli u informua mbi represionin dhe gjyqet politike ndaj përfaqësuesve të opozitës të cilët e kanë renditur Shqipërinë në nivelin e autokracive si Tunizia apo Bjellorusia, ashtu siç konfirmohet dhe nga tre rezolutat e grupimeve më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë IDU, EPP dhe CDI.Një grusht shteti ky ndaj opozitës, i cili i shërben interesave kriminale të bandave ndërkombëtare të drogës, por dhe korrupsionit transnacional të lidhur me rrjetet e fondacionit Soros. Në këtë drejtim, diaspora duhet të vijojë të luajë një rol aktiv në mbrojtjen dhe promovimin e standardeve më të larta demokratike e qeverisëse perëndimore, por dhe në mbrojtje të interesit kombëtar duke garantuar sovranitetin e plotë të shtetit të Kosovës.
    I garantova anëtarët e Këshillit se Partia Demokratike do të angazhohet plotësisht në krijimin e kushteve që diaspora shqiptare të ketë mundësi të investojë kapitalin e saj ekonomik, teknik dhe njerëzor në vendlindje, duke krijuar regjimin e taksave më konkurrues në rajonin e Ballkanit.
    Gjithashtu, si pjesë e angazhimeve tona qeverisëse, PD do të sigurohet që në administratën tonë të ketë pozicione të garantuara për çdo shqiptar që kërkon të kontribuojë në administratën e vendit.
    Por për këto dhe të tjera, duhet pikësëpari që vota e diasporës të garantohet maksimalisht edhe nga një qeveri teknike, e cila mund të shkruhet në Kushtetutë si një garanci për çdo zgjedhje të ardhshme, pavarësisht kahut politik në qeveri.
    U shpreh mirënjohjen më të thellë Këshillit dhe mbarë diasporës sonë për çdo kontribut të vyer që japin për vendin, duke besuar thellësisht se roli i saj në betejën e lirive dhe të çështjes sonë kombëtare, ashtu dhe në zhvillimin ekonomik e demokratik të vendit, do të mbetet jetik!
    Në takim merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD, z. Flamur Noka, dhe drejtues e deputetë të PD-së: znj. Jozefina Topalli, znj. Ina Zhupa, z. Akil Kraja, z. Enri Çeno, znj. Ilda Zhulali, znj. Albana Vokshi

    Top Channel

  • QSUT nuk gjen ‘derman’ me drejtorët! Kush është e besuara e ministres Sala, nga ish-vartëse e Ramës te vlerësimi nga Berisha

    QSUT nuk gjen ‘derman’ me drejtorët! Kush është e besuara e ministres Sala, nga ish-vartëse e Ramës te vlerësimi nga Berisha

    Sali berisha dhe anxhela paparizo gjate nje takimi ne pd

    TIRANË- Anxhela Paparizo është emëruar drejtoresha e re e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, duke zëvendësuar në këtë post ish-deputetin Florenc Spaho, i cili qëndroi vetëm pak muaj në detyrë. Prezantimi i Paparizos është bërë nga ministrja e re e shëndetësisë Evis Sala, që të përbashkët mes tyre kanë faktin që janë prurje të diasporës. Por në ndryshim nga Sala që është një emër i afirmuar në fushën e mjekësisë, dhe me një karrierë të gjatë jashtë vendit, Paparizo nuk ka kontribut të mëparshëm në këtë fushë,. 
    Paparizo është një shqiptare e diasporës, e diplomuar për gazetari dhe aktualisht mban detyrën e nënkryetares së Këshillit të Diasporës për Partinë Socialiste. Prej vitesh ajo jeton dhe punon në Kanada, ndërsa ka marrë specializime në fushën e artit. Po ashtu ajo ka punuar në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur pushteti lokal drejtohej nga kryeministri aktual Edi Rama.
    Por emri i saj duket se është i ‘gjithëpranuar’ politikisht, pasi jo më larg se vitin e kaluar, Paparizo ka qenë pjesë e një takimi me kreun e opozitës Sali Berisha, ku ishin të ftuar personalitete të diasporës. Se sa të lehtë do t’ia bëjë punën në QSUT, fakti që ka bashkëpunuar me të gjitha forcat politike në Shqipëri kjo mbetet për t’u parë. QSUT është një prej institucioneve që vazhdimisht ka qenë në vorbullën e kritikave, qoftë për tendera të dyshimtë që janë ndërmarrë nga drejtuesit, qoftë për shërbimin e pamjaftueshëm të denoncuar nga qytetarët, apo mungesën e ilaçeve dhe korrupsionin në radhët e bluzave të bardha.

    takimi i berishes me personalitete te diaspores

    Në Kanada, Paparizo ka punuar në Bashkinë e Burlingtonit, Ontario, si Manaxhere për Art dhe Kulturë. Në këtë rol, ajo ka qenë përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e politikave artistike dhe kulturore, drejtimin e Programit të Artit Publik, Programin e Grantit për Artin dhe Kulturën, organizimin e Ditëve të Kulturës për qytetin dhe bashkëpunimin me muze, qendra arti, biblioteka dhe institucionet e turizmit për të promovuar kulturën lokale dhe ndërkombëtare.

  • Largohet drejtori i QSUT, Florenc Spaho. Në vend të tij emërohet Anxhela Paparizo

    Largohet drejtori i QSUT, Florenc Spaho. Në vend të tij emërohet Anxhela Paparizo

    Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Ai e mori këtë detyrë vetëm dy muaj më parë, ndërsa shkaqet e largimit nuk dihen ende.
    në vend të Spahos është emëruar Anxhela Paparizo.
    Paparizo ka kryer studimet për Planifikim Kulturor në Universitetin e British Columbia si dhe Programin e Lidershipit Ekzekutiv në Shkollën e Biznesit Ivey në Kanada.
    Me një Master në Histori dhe Diplomë Universitare në Gazetari, ka mbajtur disa pozicione Drejtuese në Bashkinë e Tiranës, Shqipëri dhe aktualisht ishte në krye të departamentit të Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Qytetit të Burlingtonit në Ontario, Kanada, ku emigroi në vitin 2008.

  • Kush është Anxhela Paparizo, shqiptaro-kanadezja që merr drejtimin e QSUT-së

    Kush është Anxhela Paparizo, shqiptaro-kanadezja që merr drejtimin e QSUT-së

    Anxhela Paparizo, shqiptaro-kanadezja me një karrierë të gjatë në administratën publike dhe fushën e artit dhe kulturës, është emëruar drejtore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Shqipëri. Ky emërim shënon një kapitull të ri për institucionin më të madh spitalor në vend, duke sjellë një eksperiencë ndërkombëtare dhe një përkushtim të veçantë ndaj shërbimit të pacientëve dhe standardeve të kujdesit shëndetësor.Nga Shqipëria në Kanada: rruga e një karriere ndërkombëtareAnxhela Paparizo ka ndjekur një rrugë të veçantë arsimore dhe profesionale. Fillimisht u shkollua në Shqipëri, duke përfshirë fusha si gazetaria, historia dhe planifikimi kulturor e administratë publike. Eksperienca dhe edukimi i fituar në vendin e origjinës i kanë shërbyer si bazë për zhvillimin e mëtejshëm profesional jashtë vendit. Pas transferimit në Kanada, Anxhela ndoqi studime për Planifikim Kulturor në Universitetin e British Columbia-s dhe trajnime për Lidership Ekzekutiv Bashkiak në Ivey School of Business, duke ndërthurur njohuritë teorike me praktikën në administratën publike, shkruan Diaspora Shqiptare.Në Kanada, ajo ka punuar në Bashkinë e Burlingtonit, Ontario, si Manaxhere për Art dhe Kulturë. Në këtë rol, ajo ka qenë përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e politikave artistike dhe kulturore, drejtimin e Programit të Artit Publik, Programin e Grantit për Artin dhe Kulturën, organizimin e Ditëve të Kulturës për qytetin dhe bashkëpunimin me muze, qendra arti, biblioteka dhe institucionet e turizmit për të promovuar kulturën lokale dhe ndërkombëtare.Aktivizimi në komunitetin shqiptar dhe roli në diasporëAnxhela është gjithashtu aktive në komunitetin shqiptar në Kanada. Ajo është anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe, prej pak muajsh, kryetare në detyrë e këtij Këshilli. Përzgjedhja e saj si imazhi i “Javës së Qeverisjes Vendore” në Burlington dhe vlerësimi me titullin “Elita e gruas shqiptare në botë” në vitin 2017 e kanë bërë atë një figurë të njohur për kontributin e saj në promovimin e kulturës dhe përfaqësimin e grave shqiptare jashtë vendit, shkruan Diaspora Shqiptare.Ajo është pjesë e Komitetit Strategjik të Emigrantëve në nivel rajonal (Partneriteti i Emigracionit Lokal) dhe anëtare e Bordit Drejtues të Organizatës Rajonale të Turizmit. Përmes certifikimit në Procesin e Pjesëmarrjes së Publikut nga Shoqata Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Publikut (IAP2), Anxhela ka integruar në mënyrë efektive marrëdhëniet me publikun dhe median në punën e saj.Roli në art, kulturë dhe turizëmGjatë viteve në Kanada, Anxhela ka menaxhuar projekte të ndryshme që promovojnë artin dhe kulturën në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Ajo ka organizuar aktivitete kulturore dhe multikulturore në qytet, duke përfshirë Ditët e Kulturës, ekspozita arti dhe bashkëpunime me institucione të ndryshme artistike. Pjesëmarrja e saj aktive në “Tourism Burlington” ka kontribuar në zhvillimin e politikave turistike dhe promovimin e qytetit, duke u fokusuar veçanërisht tek përvoja e vizitorëve dhe sigurimi i paketave të sigurta turistike gjatë periudhave sfiduese, si pandemia COVID-19.Në këtë kontekst, Anxhela ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për organizatat dhe individët shqiptarë që punojnë për promovimin e kulturës, duke sugjeruar që edhe qeveria shqiptare të kontribuojë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore jashtë vendit.Vlerësime dhe çmimeEmërimi i Anxhelës në pozicione të larta në Kanada dhe, më pas, në krye të QSUT-së, është pasuar nga vlerësime të shumta për kontributin e saj profesional. Përveç titullit “Elita e Gruas Shqiptare në Botë”, ajo është njohur si figurë me integritet profesional dhe si ambasadore e kulturës shqiptare në diasporë. Çmimet dhe njohjet që ka marrë nuk përfaqësojnë vetëm suksesin e saj individual, por gjithashtu janë një frymëzim për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare që punojnë me përkushtim dhe pasion jashtë vendit.

  • Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka goditur, ishte një fëmijë që po luante

    Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka goditur, ishte një fëmijë që po luante

    Pas zërave që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, ku pretendohej se këngëtarja Anxhela Peristeri ishte goditur në fytyrë me një kanaçe, vetë artistja ka reaguar për të hedhur poshtë lajmet.
    Në një postim në Instagram, Peristeri ka sqaruar se lajmi është i pavërtetë dhe se situata është interpretuar gabimisht. “Të dashur miq e fansa që më keni shkruar gjithë ditën sot, dua t’ju them që jam shumë mirë! Nuk më ka prekur asnjë kanaçe në skenë, thjesht ka qenë një fëmijë i vogël që luante me atë kanaçen dhe e mora që të mos lëndohej. Si gjithmonë, lajmi është ekzagjeruar! Ju dua shumë dhe faleminderit për interesin që keni treguar,” shkroi ajo.
    Incidenti i përfolur ndodhi më 8 gusht, gjatë mbrëmjes festive në Përmet, ku Peristeri ishte një nga artistet pjesëmarrëse në festivalin kushtuar gjysheve shqiptare. Pamje nga momenti u shpërndanë me shpejtësi në rrjetin social TikTok, duke shkaktuar reagime të ndryshme.
    Organizatori i festivalit, Bled Mane, reagoi menjëherë nga skena, duke u kërkuar prindërve që të largonin fëmijët nga shkallët dhe paralajmëroi se koncerti do të ndërpritej nëse situata do të përsëritej.
    Megjithatë, vetë Peristeri ka sqaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim dhe se nuk është goditur, por ka ndërhyrë për të shmangur një incident të mundshëm.

    @vlore1240
    Goditet ne skene
    ♬ original sound – vlore