Tag: anuluar

  • Zgjedhjet e 11 majt, Shkurti: Duhet anuluar vota e diasporës

    Zgjedhjet e 11 majt, Shkurti: Duhet anuluar vota e diasporës

    Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit i cili i jep mandatin e katër PS-së, ka qenë tema e diskutimit këtë të marftë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj.
    I ftuar në studio gazetari Armir Shkurti tha se vota e diasporës nuk duhet lexuar, sipas tij ajo duhet anuluar.
    Shkurti tha se ende pa siguruar ruajtjen e votës politika lejoi votimin e diasporës.

    Pjesë nga biseda:
    Shkurti: Vota e diasporës duhet anulluar. Unë jam pro votës së diasporës por jo në këtë formë. Vota e diasporës shkel pabarazinë e votës, shkel votimin në grup dhe nuk di protokollet që kanë ardhur, por të paktën me këto që vota e diasporës është një gabim. Nuk e di se kush duhet ta ngrejë këtë çështje, por për mua vota e diasporës duhet anulluar. Për mau do të ishte katastrofë më e madhe nëse do të ishte pjesëmarrje më e madhe.
    Borakaj: Diheshin të gjitha këto elementi.
    Shkurti: Po të gjithë e kanë bërë këtë. Janë publikuar në rrjete sociale. Një proces votimi duhet të jetë serioz. E bën Amerika me postë, por ne në Shqipëri nuk e ruajmë dot, ne nuk mbrojmë dot votat këtu jo atë që e ka në shtëpi, me nder teje ai e ka votën në banjë dhe e lexon si gazetë.

  • Stuhia e fortë, anulohen fluturimet dhe lëvizjet me trena në Pekin

    Stuhia e fortë, anulohen fluturimet dhe lëvizjet me trena në Pekin

    Bota E Shtunë, 12 Prill 2025 17:30
    Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet e trenave janë pezulluar pasi stuhitë e forta goditën Pekinin dhe rajonin verior të Kinës këtë të shtunë. Erërat e fuqishme, që arritën deri në 150 km/h, më të fortat që ka përjetuar kryeqyteti kinez në më shumë se gjysmë shekulli, teksa pritet të vazhdojnë.
    Deri në orën 11:30 me orën lokale, 838 fluturime ishin anuluar në dy aeroportet kryesore të Pekinit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Shpërthimet e erës të shoqëruara me rërë dhe pluhur nga Mongolia kanë detyruar mbylljen e atraksioneve turistike dhe vendeve historike, ndërsa mijëra njerëz janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda për siguri.

    Shërbimet e trenave, përfshirë linjën e metrosë ekspres të aeroportit dhe disa linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, janë pezulluar gjithashtu. Parqet janë mbyllur, dhe shumë pemë të vjetra janë përforcuar ose shkurtuar për t’u përgatitur për goditjet e mundshme të erës. Pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga erërat, siç janë rrëzimi i pemëve dhe dëmtimi i automjeteve, nuk ka raporte për të lënduar.
    Banorët e Pekinit, të cilët janë paralajmëruar që të shmangin udhëtimet jo thelbësore, kanë qëndruar brenda, duke i dhënë qytetit një pamje më të zbrazët se zakonisht.
    Pekini ka shpallur alarmin e tij të parë portokalli për erëra të forta në një dekadë, ndërsa shpejtësia e erës ka arritur nivelin 11, që mund të shkaktojë dëme serioze, sipas autoriteteve meteorologjike kineze.

  • Stuhia më e fortë në më shumë se 50 vite, anulohen fluturimet dhe lëvizjet me trena në Pekin

    Stuhia më e fortë në më shumë se 50 vite, anulohen fluturimet dhe lëvizjet me trena në Pekin

    Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet e trenave janë pezulluar pasi stuhitë e forta goditën Pekinin dhe rajonin verior të Kinës këtë të shtunë.

    Erërat e fuqishme, që arritën deri në 150 km/h, më të fortat që ka përjetuar kryeqyteti kinez në më shumë se gjysmë shekulli, teksa pritet të vazhdojnë.
    Deri në orën 11:30 me orën lokale, 838 fluturime ishin anuluar në dy aeroportet kryesore të Pekinit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Shpërthimet e erës të shoqëruara me rërë dhe pluhur nga Mongolia kanë detyruar mbylljen e atraksioneve turistike dhe vendeve historike, ndërsa mijëra njerëz janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda për siguri.
    Shërbimet e trenave, përfshirë linjën e metrosë ekspres të aeroportit dhe disa linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, janë pezulluar gjithashtu.
    Parqet janë mbyllur, dhe shumë pemë të vjetra janë përforcuar ose shkurtuar për t’u përgatitur për goditjet e mundshme të erës. Pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga erërat, siç janë rrëzimi i pemëve dhe dëmtimi i automjeteve, nuk ka raporte për të lënduar.
    Banorët e Pekinit, të cilët janë paralajmëruar që të shmangin udhëtimet jo thelbësore, kanë qëndruar brenda, duke i dhënë qytetit një pamje më të zbrazët se zakonisht.
    Pekini ka shpallur alarmin e tij të parë portokalli për erëra të forta në një dekadë, ndërsa shpejtësia e erës ka arritur nivelin 11, që mund të shkaktojë dëme serioze, sipas autoriteteve meteorologjike kineze.

    Top Channel

  • “Ramës iu anulua darka në Strasburg”, kryeministri i përgjigjet Berishës: Vazhdon rrjedhja e lirë…

    “Ramës iu anulua darka në Strasburg”, kryeministri i përgjigjet Berishës: Vazhdon rrjedhja e lirë…

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama vijon me satirizimin e Berishës si “Bufi i Kënetës”.
    “U turpërova kur mora vesh se kreu të narko shtetit shqiptar ia kishin anuluar darkën zyrtare në Këshillin e Evropës sepse ishte sjellur si brigant, jo si kryeministër, ishte sjellur në mënyrën më të padenjë. Dhe këtë ua ka fshehur shqiptarëve”, tha Berisha.
    Këtë episod Rama kishte zgjedhur të ndante një pjesë nga fjalimi i Berishës dje në selinë e PD-së kur tha se Këshilli i Evropës i kishte anuluar darkën kryeministrit Rama për shkak të sjelljes së tij të padenjë.
    Këtë fjalim Rama e paraqet nën figurën e bufit teksa shkruan në facebook: vazhdon rrjedhja e lirë.

  • Greva, annulohen të gjitha fluturimet nga Shqipëria në Greqi

    Greva, annulohen të gjitha fluturimet nga Shqipëria në Greqi

    Ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët pothuajse të gjitha fluturimet drejt Greqisë të planifikuara për ditën e sotme janë anuluar për shkak të protestës masive të punonjësve të aviacionit në vendin fqinj.
    Greva 24-orëshe e punonjësve greke ka ndikuar edhe në vendin tonë, pasi bëhet me dije se janë anuluar gjashtë fluturime.
    Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëhet fjalë për tre fluturime të anuluara nga Tirana drejt Athinës dhe tre të tjera nga kryeqyteti i Greqisë drejt vendin tonë.
    Lidhur me këtë situatë ka ardhur dhe një reagim nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të cilët u kanë bërë thirrje të gjithë udhëtarëve se të gjitha fluturimet me Greqinë janë anuluar dhe për më shumë informacione të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse.
    “Njoftim i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët! Dëshirojmë t’ju informojë se, për shkak të një greve të paralajmëruar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, të gjitha fluturimet drejt dhe nga Greqia do të anulohen gjatë gjithë ditës së sotme.
    Këshillojmë pasagjerët të kontaktojnë kompaninë ajrore përkatëse për më shumë informacion mbi riorganizimin e udhëtimit dhe mundësitë e rimbursimit apo ri-programimit të biletave.
    Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të mundshëm dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza.
    Kujtojmë se prej mëngjesit të sotëm disa qytete të Greqisë janë paralizuar si pasojë e protestave të thirrura nga Konfederata e Përgjithshme e Sektorit privat dhe ajo e administratës shtetërore.
    Në këtë protestë 24 orëshe po marrin pjesë federata, sindikata dhe shoqata nga sektori privat dhe publik, të cilët kërkojnë rritje pagash dhe rikthimin e pagës së 13 dhe të 15 dhe të kontratës kolektive të punës.
    Gjithashtu, ata janë edhe kundër inflacionit dhe shtrenjtimit të produkteve. Në disa qytete qarkullimi i automjeteve është “paralizuar”. Qindra fluturime janë anuluar, anijet do të qëndrojnë të ankoruara në porte.
    Në grevë përveç mësuesve dhe pedagogëve, marrin pjesë studentët duke protestuar ndër të tjera për nivelin e arsimit, pasigurinë e tarifave të shkollave dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj universiteteve private.