Tag: antony

  • Antony ndëshkon Barcelonën, Ferran Torres përmbys shifrat për dy minuta (video)

    Antony ndëshkon Barcelonën, Ferran Torres përmbys shifrat për dy minuta (video)

    6 Dhjetor 2025

    18:58

    Telesport

    Në “Estadio de La Cartuja”, Betis përballet me Barcelonën për javën e 15-të në La Liga. Ndeshja në sEvilla ka nisur vrullshëm, ku janë 3 gola në 12 minutat e para.
    Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 5-të më Antony, braziliani i harruar nga mbrojtësit e Barcelonës, e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e Joan Garcia. Megjithatë reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm.
    Në minutën e 10-të, pas një aksioni të shpejtë, Ferran Torres gjen rrjetën, pas asistit fantastik të Jules Kounde. Dy minuta më pas, Roony Bardghji kroson, Ferran Torres shënon me një gjysmë-rroveshatë, një gol shumë i bukur nga spanjolli. Rezultati momental, Betis-Barcelona 1-2.
    SHIKOGOLAT

  • ANTONYYYYYY! Braziliani i jashtëzakonshëm, shënon gol spektakolar ndaj Mallorca-s

    ANTONYYYYYY! Braziliani i jashtëzakonshëm, shënon gol spektakolar ndaj Mallorca-s

    2 Nëntor 2025

    21:26

    Telesport

    Betis e ka nisur mjaft mirë ndeshjen ndaj Mallorca, duke gjetur golin pas vetëm 10 minutash. Ishte braziliani Antony që shënoi një gol tejet të bukur nga distanca.
    Pasi depërtoi bukur nga krahu i djathtë duke u futur në qendër dhe pas një kombinimi perfekt me Cucho Hernandez, Antony dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme.
    Ky është goli i tretë për brazilianin me fanellën e Betis për këtë sezon të ri të në La Liga. Kujtojmë se te Mallorca, Vedat Muriqi e ka nisur si zakonisht titullar, ndërsa Marash Kumbulla vazhdon të jetë i dëmtuar.
    SHIKOGOLIN

  • I ishte sekuestruar pasuria e familjes në periudhën e nazizmit, valixhja e fshehur prej dekadash i zbulon trashëgiminë marramendëse gjermanit me origjinë hebraike

    I ishte sekuestruar pasuria e familjes në periudhën e nazizmit, valixhja e fshehur prej dekadash i zbulon trashëgiminë marramendëse gjermanit me origjinë hebraike

    Filloi me një valixhe të fshehur poshtë krevatit dhe përfundoi me zbulimin e trashëgimisë marramendëse të familjes së tij hebreje në kohën e Gjermanisë nazizte.

    Gjatë kërkimit për trashëgiminë e tij, Antony zbuloi të dhëna për jetën e tij, një familje e shkatërruar nga Holokausti, një pasuri te zhdukur me vlerë miliarda paund dhe një trashëgimi veprash arti dhe pronash të vjedhura gjatë sundimit nazist.
    Në vitin 2009, pas vdekjes së babait të tij, Antony gjeti një çantë të vogël lëkure në apartamentin e vjetër të babait të tij në qytetin Lymington të Hampshire. Brenda valixhes u gjetën kartëmonedha gjermane, albume fotografish, zarfe plot me shënime që regjistronin kapituj të ndryshëm të jetës së tij.
    Në valixhe  u gjet dhe një certifikatë lindjeje e babit të tij Peter Roderick Easton, kishte lindur dhe ishte rritur në Gjermaninë e paraluftës si Peter Hans Rudolf Eisner, një anëtar i një prej familjeve më të pasura hebraike në Berlin.
    Të dhënat që u gjetën zbuluan një familje të shkatërruar nga Holokausti, një pasuri të zhdukur me vlerë miliarda paund dhe një trashëgimi veprash arti dhe pronash të vjedhura gjatë sundimit nazist.
    Fotografitë bardh e zi dhanë një pamje të jetës së hershme të Peterit, shumë larg rritjes modeste të të birit në Londër, ato tregonin një Mercedes me shofer personal, vila me shërbëtorë dhe shkallë të gdhendura me zbukurime.
    Më keq akoma, një fotografi tregonte 12-vjeçarin Peter Eisner duke buzëqeshur me miqtë, ndërsa një flamur nazist valëvitej në distancë.
    “Ndjeva se ishte një dorë që më shtrihej nga e kaluara”, thotë Antony.
    Antony tha se babai i tij  ishte një burrë i qetë dhe serioz, megjithëse zemërohej ndonjëherë. Ai nuk fliste për fëmijërinë e tij dhe gjithmonë i mbyllte sytë para pyetjeve në lidhje me theksin e tij të lehtë gjerman.
    Një pasuri e jashtëzakonshme u zbulua nga të dhënat në valixhe. Pas kërkimit duke u referuar tek të dhënat ne valixhe u hulumtua për një kompani të quajtur Hahn’sche Werke, nga ku përmes një fotografie të kërkuar ne internet u zbulua një foto e një pikture, që përshkruante brendësinë e një fabrike të madhe çeliku, me sa duket në pronësi të biznesit.
    Piktura e vitit 1910, nga artisti Hans Baluschek, quhej Eisenwalzwerk (Fabrika e Rrotullimit të Hekurit). Ajo kishte qenë në pronësi dhe ka të ngjarë të ishte porositur nga Heinrich Eisner, i cili kishte ndihmuar në ndërtimin e biznesit të çelikut Hahn’sche Werke në një nga kompanitë të teknologjisë më ë lartë dhe më të përhapura në Evropën Qendrore. Dokumentet në valixhe tregonin se ky ishte stërgjyshi i Antonyt.
    Më shumë kërkime zbuluan se, në fillim të shekullit të 20-të, Heinrich ishte një nga biznesmenët më të pasur në Gjermani, ekuivalenti i një multimiliarderi modern.
    Kompania e tij prodhonte çelik, me fabrika të shpërndara në të gjithë Gjermaninë, Poloninë dhe Rusinë. Kur vdiq në vitin 1918, Heinrich i la aksione në kompaninë e tij dhe pasurinë e tij personale djalit të tij Rudolf, i cili ishte kthyer së fundmi nga luftimet në Luftën e Parë Botërore.
    Lufta kishte qenë një katastrofë njerëzore, por Hahn’sche Werke kishte lulëzuar në atë periudhë, duke përmbushur kërkesën e ushtrisë gjermane për çelik. Rudolfi dhe familja e tij gjithashtu ia dolën mbanë kaosit ekonomik dhe politik që përndiqte vendin e tyre pas luftimeve.
    Megjithatë, brenda pak vitesh, gjithçka humbi.
    Humbja që pësuan prej Adolf Hitlerit
    Në shënimet e gjetura nga Antony në valixhe, Peter kujtonte bisedat që kishte dëgjuar rastësisht midis prindërve të tij dhe pëshpëritjet rreth kërcënimeve naziste. Hebrenjtë fajësoheshin nga Adolf Hitleri dhe mbështetësit e tij për humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore dhe për vështirësitë ekonomike që pasuan.
    Rudolf Eisner besonte se do të ishte i sigurt nëse kompania e tij do t’i shërbente regjimit nazist. Për një kohë, kjo dukej se po funksiononte, por ndërsa ligjet anti-hebraike u bënë gjithnjë e më ekstreme dhe abuzimi që ata shihnin përreth tyre u përkeqësua, ndaj ai filloi të rishqyrtonte situatën.
    Në mars të vitit 1938, qeveria iu vu pas pas Hahn’sche Werke. Nën presionin e madh të autoriteteve, kompania në pronësi hebreje u shit me një çmim shumë të ulët te Mannesmann, një konglomerat industrial, drejtori ekzekutiv i të cilit ishte Wilhelm Zangen, një mbështetës i nazistëve.
    “Është pothuajse e pamundur të përcaktohet sasia e pasurisë së vjedhur dhe sa vlejnë këto asete sot”, thotë David de Jong, autor i librit “Miliarderët Nazistë”, i cili rikthehet në gjurmët e plaçkitjes së bizneseve hebraike nën Rajhun e Tretë.
    Çmontimi i Hahn’sche Werke dhe arrestimi i anëtarëve të kompanisë, i bëri Eisnerët të kuptonin se duhej të iknin. Por deri në vitin 1937, çdo familje hebreje që përpiqej të largohej nga Gjermania detyrohej t’ia dorëzonte shtetit 92% të pasurisë së saj, duke paguar një mori taksash.
    Familja Eisner përballej me humbjen e asaj që kishte mbetur nga pasuria e tyre.
    Marrëveshja për të rimarrë pronat e cila rezultoi e pasuksesshme
    Në kulmin e kësaj krize, një burrë i quajtur Martin Hartig, një ekonomist dhe këshilltar tatimor sipas të dhënave në arkivat e Berlinit, i cili nuk ishte hebre, duket se i kishte ofruar familjes një zgjidhje për konfiskimin e afërt të aseteve të tyre nga nazistët. Ata ia dorëzuan atij elementët kryesorë të pasurisë së tyre personale, kryesisht pronat e shumta që zotëronin duke i mbrojtur kështu nga ligjet kundër hebrenjve. Antony beson se gjyshërit e tij supozonin se Hartig një ditë do t’ua kthente asetet atyre, por ata gaboheshin, pasi në vend të kësaj, ai i transferoi përgjithmonë asetet e Eisner në emrin e tij.
    BBC gjeti kopje të dokumenteve origjinale të shitjes në arkivat federale të Gjermanisë dhe i ndau ato me tre ekspertë të pavarur. Të tre arritën në përfundimin se kjo marrëveshje ishte provë e një “shitjeje të detyruar” – një term i përdorur gjerësisht për të përshkruar shpronësimin e aseteve hebraike nën nazistët.
    Pavarësisht humbjes së pasurisë që kishin ndërtuar gjatë brezave, gjyshërit dhe babai i Antonit arritën të largoheshin nga Gjermania në vitin 1938. Biletat e trenit, etiketat e bagazheve dhe broshurat e hotelit të ruajtura në valixhen e Peterit i lejuan Antonyt të rikthehej në historinë e udhëtimit të tyre.
    Ata kishin humbur një shumë ekuivalente me miliarda, por ishin ndër anëtarët më me fat të familjes Eisner. Shumica e të afërmve të tyre u mblodhën dhe u vranë në kampe përqendrimi. Vetë Rudolfi vdiq në vitin 1945 pasi kishte kaluar pjesën më të madhe të luftës si shumë refugjatë të tjerë gjermanë, i internuar nga britanikët në Ishullin e Manit.
    Nuk ka të bëjë me paratë
    Antony nuk ka asnjë mundësi për të ngritur një padi për dëmshpërblim për pronën e gjyshërve të tij.
    Gjyshja e tij, Hildegard, e veja e Rudolfit u përpoq ta rimerrte atë në vitet 1950, por u tërhoq pas një sfide ligjore nga Hartig. Statuti i parashkrimit për viktimat hebreje të persekutimit nazist për të kërkuar prona në ish-Gjermaninë Perëndimore ka kaluar gjithashtu.
    Megjithatë, për veprat e artit të marra nga familja Eisner, ka ende shpresë për të rikuperuar atë që është humbur.
    Më herët këtë vit, Muzeu Brohan në Berlin e informoi Antonyn se kishte ndërmend t’ua kthente pikturën Eisenwalzwerk pasardhësve të Henrich Eisner. Muzeu refuzoi një intervistë me BBC-në ndërsa procesi është ende në vazhdim.
    Një tjetër pikturë i është kthyer Antonyt nga Muzeu i Izraelit në Jerusalem, dhe një kërkesë e tretë për një vepër arti në Austri mbetet gjithashtu e pazgjidhur.
    Ndër provat që hetimi i Antonit ka zbuluar është një listë e hartuar nga Gestapoja, ku detajohen objekte dhe piktura specifike që u janë sekuestruar të afërmve të tij. Ekziston mundësia që familja e tij të gjejë dhe të rimarrë më shumë asete në të ardhmen.
    “Gjithmonë kam thënë se për dëmshpërblimin nuk bëhet fjalë për objekte, para dhe prona, por për njerëz”, thotë Antony. Duke hulumtuar të kaluarën e familjes së tij, ai ka gjetur njohuri të hollësishme se kush ishin dikur babai dhe gjyshërit e tij.
    “I gjithë ky proces i ka shndërruar ata në njerëz të vërtetë, që kishin jetë të vërteta”, shprehet Antony.

    Top Channel

  • “Më kërkoi Liverpool, por zgjodha Man. United dhe nuk pendohem”

    “Më kërkoi Liverpool, por zgjodha Man. United dhe nuk pendohem”

    5 Tetor 2025

    17:46

    Telesport

    Braziliani Antony, tashmë lojtar i Betis, i është rikthyer edhe njëherë kohës së tij te Manchester United. Anësori ka zbuluar se ishte shumë pranë transferimit te Liverpool, por në fund zgjodhi “Djajtë e Kuq” dhe nuk është bërë pishman për vendimin e tij.
    “Përpara se të nënshkruaja për United, po, isha afër nënshkrimit për Liverpool. Çdo gjë ka një ‘pse’ dhe nuk i shoh vetëm kohët negative që kam kaluar atje, sepse kam fituar edhe tituj dhe kam pasur përvoja të shkëlqyera.
    Pra, nuk pendohem. Jam një njeri që i pranon përgjegjësitë e mia. Mendoj se çështjet jashtë fushës më ndikuan shumë, në performancën time. Nëse shkova tek United, ishte sepse Zoti donte që unë të isha atje, të mësoja dhe të kaloja nëpër gjërat që kalova”, tha Antony, në një intervistë të fundit për ESPN Brasil.

  • Rikthimi te Betis, Antony: Zgjedhja e duhur, te United gjithçka e vështirë

    Rikthimi te Betis, Antony: Zgjedhja e duhur, te United gjithçka e vështirë

    Antony u rikthye te Betis, por kësaj here, në mënyrë përfundimtare. Në konferencën për shtyp, pas largimit nga United, sulmuesi i njohur, u shpreh:
    “Betis ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe kjo është arsyeja pse prita deri në ditën e fundit për t’u kthyer. Tani më në fund jam këtu dhe jam i lumtur që jam në një qytet dhe një klub që e dua. Paratë nuk janë gjithçka, dashuria është shumë më e rëndësishme”.

    “Isha i paduruar ta përjetoja këtë përvojë. Ishte një muaj shumë i vështirë. Kalova mbi 40 ditë në një hotel dhe ishin ditë shumë të vështira, por agjenti im dhe të gjithë zyrtarët e klubit e dinin sa shumë doja të kthehesha te Betis. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ka shumë gjëra për të bërë, shumë gjëra për të luftuar. Ajo që ndodhi në Manchester, vetëm unë e di sa e vështirë ishte”.

  • Antony refuzoi gjigantin e Europës në orët e fundit para se të transferohej te Betis

    Antony refuzoi gjigantin e Europës në orët e fundit para se të transferohej te Betis

    3 Shtator 2025

    19:51

    Telesport

    Antony ka qenë një nga “personazhet” kryesore gjatë merkatos së verës. Ditën e fundit të afatit të merkatos, braziliani u transferua te Betis, aty ku shkëlqeu gjysmën e dytë të sezonit të kaluar kur u huazua nga Man. United.
    Betis bëri një sakrificë të madhe financiare për të siguruar shërbimet e Antony. Klubi andaluzian ka blerë 50% të të drejtave të Antony për një shifër afër 25 milionë euro.
    Ndërkohë, mediat spanjolle zbulojnë se për brazilianin ditët e fundit ka pasur një interesim të madh nga Bayern Munich. Klubi bavarez i ka ofruar madje dyfishin e rrogës që fiton tani në Spanjë, por anësori brazilian donte vetëm të rikthehej te Betis.
    Synimi i Antony është të shkëlqejë sërish te Betis, që te këtë shansin të sigurojë thirrjen nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës 2026.

  • “Zorraxhiu i Soros dhe Edit”/ Dhëndri i Berishës vijon sulmet ndaj ish-sekretarit amerikan të Shtetit

    “Zorraxhiu i Soros dhe Edit”/ Dhëndri i Berishës vijon sulmet ndaj ish-sekretarit amerikan të Shtetit

    Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, i cili është duke u gjykuar për korrupsion dhe fshehje të pasurisë nga GJKKO për kompleksin ‘Partizani’ e ka shndërruar profilin e tij në facebook në fletë-rrufe për të demaskuar të gjithë ‘armiqtë’ e vjehrit.
    Kësaj radhe, me një gjuhë tipike të ligjërimit soc-realist, objekt ka qenë ish-Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken.
    Malltezi e quan ish-zyrtarin e lartë amerikan si ‘zorraxhi të Soros dhe Edit’ dhe me një gjuhë linçuese shprehet se atë e kanë përzënë nga plazhi, duke i dhënë lexuesit të nënkuptojnë se e kanë përzënë se ka shpallur vjehrin dhe bashkëshorten e Malltezit ‘non grata’ për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

    Postimi i Malltezit për A. Blinken.

    Në fakt, e vërteta e fotos është krejt tjetër.
    Mjafton një kërkim i shpejtë në internet dhe sheh disa media të njohura amerikane, të cilat e kanë raportuar si lajm.
    Një prej tyre, ‘FoxNews’ (linku: https://www.foxnews.com/us/former-biden-secretary-state-antony-blinken-asked-leave-new-york-beach-lifeguard?utm_source) shprehet se ish-Sekretari Amerikan I Shtetit, Antony Blinken, është parë duke u larguar nga plazhi Georgica në East Hampton (Nju Jork), pasi shpëtimtarët po zbatonin mbylljen e plazheve për shkak të kushteve të rrezikshme të sjella nga Uragani Erin.
    “Blinken dhe një mik i tij po shijonin ditën në plazh, por u afrua një shpëtimtar me një mjet patrulle dhe i udhëzoi të largoheshin. Ata u panë duke mbledhur sendet e tyre dhe duke u tërhequr drejt parkingut. Autoritetet lokale sqaruan se plazhet e East Hampton kishin qenë të mbyllura për disa ditë, pasi stuhia kishte sjellë dallgë të forta, rryma të rrezikshme dhe mbeturina. Masat u morën për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe stafit.” – thuhet më tej në shkrim.
    Shkrimi, gjithashtu, thekson se komunitetet bregdetare në SHBA ishin në gatishmëri për uraganin, ndërsa guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm.
    Pra, foto e postuar dhe e montuar nga Dhëndri i Berishën nuk ka lidhje fare me ndonjë dëbim hipotetik si e paraqet ai, por ka lidhje me një masë krejt normale që më së shumti bëhet për kujdesin e protagonistëve dhe jo për të keqen e tyre.
    Po ku i del e keqja Abit, i cili, edhe pse shpëtoi pa u shpallur ‘non grata’ nga Blinken, duket se nuk i del e keqja për vjehrin e tij, falë të cilit ai arriti jo vetëm të përvetësojë pronën, por edhe ta zhvillojë me nëntëmbëdhjetë kulla./ TemA
     
     

  • Surpriza e verës, Antony dhe Dani Ceballos do të transferohen të dy te ky ekip

    Surpriza e verës, Antony dhe Dani Ceballos do të transferohen të dy te ky ekip

    Ekipi i Betis që drejtohet nga një trajner ekspert si Manuel Pellegrini po tenton të bëjë surprizën e verës duke siguruar transferimin e dy emrave të njohur. I pari ka dalë pikërisht nga ekipi i Betis, bëhet fjalë për Dani Ceballos. I dyti “rilindi” te Betis, pas huazimit në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar nga Manchester United. E kemi fjalën për brazilianin Antony.
    Rikthimi i Dani Ceballos shihet si një përparësi për të forcuar mesfushën. Edhe pse lojtari ende konsiderohet si i rëndësishëm për rotacionin e Xabi Alonso-s për sezonin e ri, të bardhët kërkojnë 30 milionë euro për shitjen e mesfushorit. Megjithatë, Betis është i bindur se do të sigurojë një huazim me mundësi blerjeje. Ceballos, një lojtar me përvojë, do të sillte kreativitet dhe ekuilibër në mesfushë. Ardhja e tij do ta plotësonte ekipin dhe do t’i jepte Pellegrinit më shumë mundësi taktike për të arritur objektivat për sezonin e ri.
    Përsa i përket Antony, i cili shënoi 9 gola dhe dha 5 asiste me fanellën e Betis, transferimi i tij përfundimtar duket pak i vështirë për t’u realizuar, duke ditur shumën e majme që kërkon Manchester United. Vetë lojtari kërkon rikthimin përfundimtar te Betis dhe ka refuzuar ofertat e ardhur anga klubet e tjera.
    Për t’i bërë të mundura këto dy marrëveshje, Betis tashmë ka ndërmarrë hapa konkretë me largimin e lojtarëve si Jesus Rodriguez, i cili u transferua te Como, dhe Johnny Cardoso, i cili nënshkroi për Atletico Madrid. Këto shitje lirojnë hapësirën e pagave dhe i lejojnë klubit të përpiqet të mbyllë nënshkrimet e Dani Ceballos dhe Antony. Deri më tani, ekipi andaluzian ka njoftuar nënshkrimet e Rodrigo Riquelme, Nelson Deossa, Valentin Gómez, Natan dhe Junior Firpo, por stafi i trajnerëve beson se mbërritjet e brazilianit dhe spanjollit janë thelbësore për të arritur objektivin kryesor për sezonin e ri që është kualifikimi në Champions League. Po ashtu Betis, merr pjesë në grupet e Europa League dhe do provojë të shkojë sa më gjatë në këtë kompeticion.

  • Milionat e Arabisë Saudite? Jo, faleminderit. Antony dëshiron vetëm… Betis

    Milionat e Arabisë Saudite? Jo, faleminderit. Antony dëshiron vetëm… Betis

    Arabia Saudite? Jo, faleminderit. Kjo duket të jetë zgjedhja e qartë e Antony, sulmuesit brazilian të Manchester United, i cili pritet të largohet nga “Old Trafford” gjatë merkatos së verës. Për të ka interes serioz nga disa klube të “Saudi Pro League”, të gatshëm të ofrojnë shuma të mëdha si për lojtarin, ashtu edhe për klubin anglez. Si zakonisht, klubet saudite, të etura për të bërë hapin e madh drejt elitës së futbollit botëror, janë të gatshme të ofrojnë paga marramendëse për lojtarët që luajnë në Europë.
    Megjithatë, ky nuk është rasti i Antony. Sipas asaj që raporton e përditshmja “Sport”, dëshira e brazilianit është e qartë: të qëndrojë në Europë dhe ta provojë veten në La Liga, kampionat që e njeh tashmë. Ai dëshiron të rikthehet te Betis Sevilla, aty ku kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim nga Manchester United.
    Pas një fillimi të vështirë, ku pati pak hapësira, Antony shkëlqeu në pjesën e dytë të sezonit me fanellën e Betis, duke lënë gjurmë me paraqitje të mira dhe ndikim në rezultat. Në total, 26 paraqitje, 9 gola dhe 5 asistime me fanellën bardhejeshile. Tani, rikthimi i tij në Seville është mundësi reale.

  • Vrasja e Ilaria Sulës/ Prokuroria italiane kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson

    Vrasja e Ilaria Sulës/ Prokuroria italiane kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson

    Zyra e prokurorit të Romës ka kërkuar një gjyq të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, marsin e kaluar në apartamentin e saj në Via Homs në lagjen Africano. Ajo u godit me thikë tre herë në qafë, trupi i së cilës u fut në një valixhe për t’u hedhur më pas në fund të një shkëmbi në zonën Capranica Prenestina.  

    Prokurorët, të koordinuar nga Zëvendës Prokurori Giuseppe Cascini, e akuzojnë të riun për vrasje me dashje, e kryer me paramendim, motive të kota, marrëdhënie emocionale me viktimën dhe fshehje të kufomës.

    “Ose kthehu tek unë, ose do ta vras”, ishte një nga mesazhet që hetuesit gjetën në celularin e të riut, i cili zbuloi ‘planin’ për vrasjen e Ilaria Sulës. Ai u mor në pyetje nga prokurorët javën e kaluar.  

    Në urdhrin me të cilin prillin e kaluar u vërtetua arrestimi dhe u urdhërua masa paraprake e paraburgimit, gjyqtarja hetuese Antonella Minunni kishte theksuar se si “ajo që është mbresëlënëse është qëndrimi i tij i vetëkontrollit dhe kthjelltësisë së fortë, veçanërisht në fazën pas vrasjes së…”

    Edhe pse ai e kishte thënë vazhdimisht se nuk mund të jetonte pa Ilarinë, pasi e vrau brutalisht dhe e asgjësoi trupin e saj, ai arriti të kthehej menjëherë në normalitet.  

    Ai nuk kishte asnjë ndrojtje, theksoi gjykatësi hetues, për dërgimin e mesazheve fiktive nga e bijës tek babai i vajzës. Ai bëri të njëjtën gjë me shoqet e saj, duke u shtirur si Ilaria, duke i mashtruar ato duke i bërë të mendonin se shoqja e saj ishte ende gjallë.  

    Ajo që është e habitshme është se ai i bëri të gjitha këto që nga fillimi. Një platformë provash e përshkruar në dokument nga gjyqtari hetues si “pa granit”.  

    Nëna e Samsonit është gjithashtu nën hetim në procedurat, si bashkëpunëtore në fshehjen e trupit./ Rai News.