Tag: antiterrori

  • EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë në Orosh, i ndjekur nga Antiterrori! Policia dërgon për negociata vëllain e 24-vjeçarit

    EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë në Orosh, i ndjekur nga Antiterrori! Policia dërgon për negociata vëllain e 24-vjeçarit

    vendngjarje

    PUKË- Arben Uka është personi tjetër që ndodhet në banesën e rrethuar që prej mëngjesit të sotëm në fshatin Orosh, Pukë. Bëhet me dije se Uka ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori. Ai ndodhet së bashku me 24-vjeçari Julian Cumraku, të cilët dyshohet se ndodhet të ngujuar në atë banesë prej gati 1 muaji. Sipas informacioneve paraprake, të dy personat kanë qenë më parë në Siri, ndërsa njëri prej tyre është dëgjuar të thërrasë ‘Allahu Ekber’.
    Operacioni i policisë dhe RENEA-s po vijon prej 5 orësh, teksa mësohet se efektivët kanë shoqëruar drejt banesës ku janë të ngujuar dy personat vëllain e 24-vjeçarit Julian Çumrakut, me qëllim negocimin. Burime bëjnë me dije se në fshatin Orosh ka mbërritur edhe një tjetër skuadër e specializuar e Reneas. Mësohet se efektivët vazhdimisht u kanë bërë thirrje që të vetëdorëzohen, por të armatosurit i kanë kërcënuar se do të hapin zjarr./ZËRI

  • EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë i armatosur në Orosh, ka qenë në ndjekje nga antiterrori

    EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë i armatosur në Orosh, ka qenë në ndjekje nga antiterrori

    Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata ka mësuar edhe emrin e personit të dytë që është i armatosur në banesën e braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit.
    Ai është Arben Uka, person i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.Lexo edhe :Related Posts
    Uka ndodhet së bashku me 24-vjeçarin Julian Cumraku. Ky i fundit, nuk ka pranuar të dorëzohet dhe i ka bërë thirrje policisë dhe forcave RENEA se do të qëllojë në rast se ata nuk largohen.

    Aksioni i policisë në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz ka nisur që prej mëngjesit të kësaj të hëne.
    Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pas dyshimeve se brenda banesës ndodheshin 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Ata kanë rrethuar banesën, e cila ka qenë e braktisur prej kohës dhe deri më tani nuk kanë bërë dot të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tyre, për shkak se Uka dhe Cumraku janë të arrmatosur./vizionplus.tv