Tag: antiplumba

  • Kthen banesën në “depo armatimi”, zbulohen 11 pistoleta, 2000 fishekë, 2 antiplumba dhe një silenciator

    Kthen banesën në “depo armatimi”, zbulohen 11 pistoleta, 2000 fishekë, 2 antiplumba dhe një silenciator

    Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Baruti”, duke goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe mbështetjes së grupeve kriminale.
    Operacioni u zhvillua në fshatin Rrencë, ku u zbulua një bazë e dyshuar që shërbente për aktivitet kriminal. Në banesën e kthyer në “depo armatimi”, u gjetën dhe sekuestruan: 11 pistoleta, një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe një silenciator.
    Në pranga ra Ç. J., 61 vjeç, pronari i banesës, person me precedent penal për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, armët dhe municionet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.
    Nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, hetimet janë duke vijuar për të zbardhur tërësisht rrjetin e përfshirë dhe për të vënë përpara drejtësisë të gjithë personat e implikuar në këtë veprimtari të rrezikshme.

  • Zbulohet arsenal armësh në Shkodër, sekuestrohen pistoleta, antiplumba dhe silenciator

    Zbulohet arsenal armësh në Shkodër, sekuestrohen pistoleta, antiplumba dhe silenciator

    Një arsenal armësh është zbuluar nga Policia e Shkodrës dhe si rezultat është arrestuar pronari i banesës, ku janë gjetur armët.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Baruti” është vënë në pranga shtetasi Çezarin Jaku, 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje.
    Autoritetet raportojnë se nga kontrolli, në ambientet e banesës së 61-vjeçarit janë gjetur: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.
    Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.
    Policia thotë se në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.