Tag: antidrogë

  • Operacioni antidrogë/ Zbardhen tre emra shqiptarësh të arrestuar, por grupi dyshohet shumë më i gjerë

    Operacioni antidrogë/ Zbardhen tre emra shqiptarësh të arrestuar, por grupi dyshohet shumë më i gjerë

    Janë zbardhur emrat e 3 të arrestuarve në Shqipëri, në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Brescias.
    Bëhet fjalë për shtetasit, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj të cilët akuzohen si pjesë e grupit kriminal që merrej me shitjen dhe transportin e lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut, Shqipëria dhe Italia.
    Në kuadër të operacionit janë lëshuar 24 urdhër arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 10 prej tyre, mes të arrestuarve edhe Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.
    Hetuesit bënë me dije se bazat e grupit kriminal shqiptar ishin në Rovato dhe Palazzolo, ndërsa importi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare.

    Sipas mediave italiane, kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria. Transporti kryhej përmes kamionëve dhe autobuzëve, ndërsa të shpeshta ishin rastet kur shoferët nuk kishin dijeni për krimin që po bënin.
    Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe rreth 130 kilogramë lëndë narkotike, me vlerë të përafërt 12 milionë euro në treg.

     

  • Nga Spanja për ta shitur në Fresk/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen dy kushërinj

    Nga Spanja për ta shitur në Fresk/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen dy kushërinj

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një operacion i befasishëm antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në kryeqyetet. Mësohet se policia e Tiranës ka sekuestruar 2.2 kilogramë kokainë në zonën e Institutit, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin. Këta të fundit, kanë tentuar të arratisen gjatë ndërhyrjes së policisë, por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në Institut.
    Burime bëjnë me dije se dy të arrestuarit kishin planifikuar që lëndën narkotike ta ndanin në doza të vogla dhe ta shisnin në zonën e Freskut. Dyshohet se kokaina ka ardhur nga Spanja, ndërsa policia po punon për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarjeje./ZËRI

  • ‘Procedimi’/ Operacion antidrogë, sekuestrohet kanabis dhe para, arrestohet 43-vjeçari

    ‘Procedimi’/ Operacion antidrogë, sekuestrohet kanabis dhe para, arrestohet 43-vjeçari

    Policia e Beratit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Procedimi”, i zhvilluar pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive.
    Si rezultat i operacionit, u dokumentua veprimtaria kriminale e dy personave , të cilët dyshohet se në mënyrë të përsëritur kryenin shitje të lëndëve narkotike në territorin e qarkut.
    Në pranga ra një 43-vjeçar, të cilit u gjetën sasi cannabisi të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari. Ndërkohë, në hetim në gjendje të lirë u procedua një 31 vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, policia gjeti një sasi cannabisi.
    “Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Procedimi”.
    Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi J. L., 43 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. M., 31 vjeç, të dy banues në Berat, pasi nga hetimet rezultoi se në mënyrë të përsëritur, kanë shitur doza Cannabisi në territorin e qarkut Berat.
    Nga kontrolli në banesën e të arrestuarit, u gjetën sasi Cannabisi (e ndarë në doza të gatshme për shitje) dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave. Nga kontrolli në automjetin që drejtonte i proceduari, u gjet një sasi Cannabisi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

  • Operacion antidrogë në Berat, arrestohet 43-vjeçari! Sekuestrohet kanabis dhe para

    Operacion antidrogë në Berat, arrestohet 43-vjeçari! Sekuestrohet kanabis dhe para

    Policia e Beratit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Procedimi”, i zhvilluar pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive.
    Si rezultat i operacionit, u dokumentua veprimtaria kriminale e dy personave , të cilët dyshohet se në mënyrë të përsëritur kryenin shitje të lëndëve narkotike në territorin e qarkut.
    Në pranga ra një  43-vjeçar, të cilit u gjetën sasi cannabisi të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari.

    Ndërkohë, në hetim në gjendje të lirë u procedua një 31 vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, policia gjeti një sasi cannabisi.
    “Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Procedimi”.
    Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi J. L., 43 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. M., 31 vjeç, të dy banues në Berat, pasi nga hetimet rezultoi se në mënyrë të përsëritur, kanë shitur doza Cannabisi në territorin e qarkut Berat.
    Nga kontrolli në banesën e të arrestuarit, u gjetën sasi Cannabisi (e ndarë në doza të gatshme për shitje) dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.
    Nga kontrolli në automjetin që drejtonte i proceduari, u gjet një sasi Cannabisi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Aksioni antidrogë në Tiranë/ Kjo është fotoja e 21-vjeçarit, pronarit të magazinës

    Aksioni antidrogë në Tiranë/ Kjo është fotoja e 21-vjeçarit, pronarit të magazinës

    Bëhet publike fotoja e Redion Kuqit, një nga të arrestuarit nga aksioni antidrogë në Tiranë. 
    21-vjeçari ishte pronari i magazinës ku të rinjtë kryenin aktivitetin kriminal- atë të shitjes së drogës. 
    Në një magazinë në rrugën “Myslym Keta” e cila përdorej prodhimin e paletave të drurit, ishte kthyer në një magazinë ku përgatitej drogë për shitje. 
    Gjatë operacionit policor të Komisariatit nr. 4, ranë në pranga pesë persona mes tyre edhe një vajzë. Ndërkohë nga kontrollet e kryera në magazinë blutë gjetën një valixhe me 9 kilogram lëndë narkotike, të dyshuar kanabis sativa – të ndarë në pako dhe një armë zjarri pistoletë. 
    Sasia e drogës e ambalazhuar brenda valixhes, dyshohet se është marrë nga një grup kriminal nga Sukthi dhe është sjellë në Tiranë – në magazinën në pronësi të Redion Kuqit, nga Xhoi Zina 25 vjeç në bashkëpunim me të fejuarën e tij 22-vjeçare, Angjelina Koçi, me një automjet tip “Toyota Yaris”. Lëndën narkotike e ruante Erdi Gjiriti, i cili gjithashtu e shoqëronte çiftin teksa transportonin drogën me makinë. 
     

  • “Po s’boni të jap lekët mbrapsht”/ Zbardhen përgjimet nga operacioni antidrogë: Unë e shes me 75 mijë, ti provoje…

    “Po s’boni të jap lekët mbrapsht”/ Zbardhen përgjimet nga operacioni antidrogë: Unë e shes me 75 mijë, ti provoje…

    Zbardhen përgjimet mes të arrestuarve nga operacioni antidrogë në Elbasan, ndërsa Gjykata e Elbasanit la dje në burg 16 nga 27 personat e arrestuar gjatë operacionit antidrogë “First Day”. Ata akuzohen për shitje droge në doza të vogla. Gjatë operacionit u kapën vetëm shpërndarësit dhe jo “kokat” e narkotrafikut.
    Në një bisedë midis dy personash, zbardhen detaje të negociatave për shitjen e lendës narkotike e ndarë me paketim. Shitësi (H) përpiqet që të bind blerësin (B) për cilësinë e produktit dhe nëse nuk i përlqen pasi ta provojë mund ti kthejë edhe lekët. Një tjetër bisedë e përgjuar mes dy personave flitet me kode, ndërsa përmendet çmimi prej 35 mijë lekësh për shitjen e lëndës narkotike.
    Gjatë megaoperacionit të koduar “First Day”, zhvilluar 4 ditë më parë, policia tha se janë sekuestruar sasi kokaine e kanabisi, pistoleta, peshore elektronike që shërbente për të peshuar lëndët narkotike, thika, përforcues grushti, steka duhani të kontrabanduara, laptopë, tableta, 24 celularë dhe shuma parash në euro, paund, dollarë e franga zvicerane. Aksioni për trafikimin e lëndëve narkotike është zhvilluar në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Elbasan.
    Pjesë nga përgjimet:
    Agjenti B
    B: He lali?
    H: Hajt nje second ktu matane. Une aty nuk kam gati se e kam larg ate po kam ato te ndamet e mia, kam dy zero katershe dhe nje zero dyshe. Sa do ti lale?
    B: Sa do me japesh?
    H: Sa te duash ti o vlla, sa te dush. Sa do ti?
    B: Bjer një njishe.
    H: Ore sa lekk ke un do te ta jap ty. Une e shes me shtatedhjet e pese mij lek minimalja ashtu po ua jap te gjithve ti bjeri sa te kesh me jep nji persedhjeteshe vari lesht.
    B: E bone vec?
    H: Po provoje, po sboni te jap leket mbrapsht.
    B: Ca leksh thu o burr.
    H: Une po bej gjith ate rrezik e tridhjete e pese mije mu mban njishja.
    B: Ore e marr vesh, prit na.
    H: Jo or nuk du ma, rri iher ska kuptim do ikesh ta marresh ke tjetri pastaj 80-100 mije lek. Ti mere provoje ste perlqen nuk vjen ma.
    B: Pse vlla kur kam ktu un pse duhet me ik te te tjeret?
    H: Degjo vlla dy te medhoja un I marr nga tridhjete gjashtedhjete. Tani un do te ta jap se do te ta jap.
    B: Rrofsh.
    H: E di ca do besh ti, tpakten kur merr njishe me jep gjashtedhjete kur merr dy ose tre ta jap une me cmim.
    B: Ok flasim prape dakort.
    H: Degjo se kur kam njerez neper kam skam ca tbaj ste sherbej dot.
    B: E marr vesh e lali e marr.
    H: Tjeter puna berberit.
    B: E marr vesh e lal hajt.
    H: Do iki une I para most e na shofi njeri.
    B: Ok ik ti.
    H: Ej shife ca arome ka, ej degjo ktu edhe iher tjeter I kam bo bashke dy zero katershe, mall I mire pa perzi. Kur te marresh njishe do me japesh tpkaten gjashtedhjete.
    B: Do te marr dyshe
    H: Me dyshe do mjapesh njeqind ose nentedhjete a nentedhjete e pese.
    B: Njeqind do e leme.
    H: Pastaj po u bone per peseshe ta jap me dyqind e pesembedhjete ose dyqind e njezete.
    B: Ok flasim ciao.
    Agjenti B
    B: Ca bane e bab?.H: Ja e lal verdalle ca do bajm.B: Na tridhjete e pes eke vetem te jete e mire.H: Ti e do per bidon?.B: Po.H: E di si eshte ajo. Nuk gjen me te mire.B: Po per oret e vona si I bahet?H: Po hajde e mer kur te dush.B: Me thane qe eshte I mire ky q eke ti.H: Me te mire ske per teg jet.B: E mir lali shnet, shifena.

  • Aksioni antidrogë në Elbasan, të arrestuarit transferohen drejt Tiranës nën forca të shumta sigurie

    Aksioni antidrogë në Elbasan, të arrestuarit transferohen drejt Tiranës nën forca të shumta sigurie

    Një operacion i gjerë antidrogë u zhvillua mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, me rezultat arrestimin e 39 personave.

    Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se tashmë të arrestuarit, nën masa të forta sigurie, janë nisur drejt Tiranës.
    Gjatë operacionit u sekuestruan armë zjarri dhe lëndë narkotike.
     
     

    Top Channel

  • Megaoperacion antidrogë në Elbasan/ 40 të arrestuar, sekuestrohet drogë dhe armë

    Megaoperacion antidrogë në Elbasan/ 40 të arrestuar, sekuestrohet drogë dhe armë

    Pamje nga operacioni

    ELBASAN- Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në Qarkun e Elbasani, ku forca të shumta policie kane kryer kontrolle në disa banesa. Aksioni blic është shtrirë në disa qytete të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin, Gramshin, Peqinin, Cërrikun, Belshin dhe Elbasanin.
    Paraprakisht bëhet mësohet se në kuadër të këtij megaoperacioni kanë rënë në pranga 40 persona, ndërsa mes tyre nuk rezulton asnjë emër, pjesëtar të grupeve të fuqishme kriminale dhe të trafikut të drogës. 
    Bëhet me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar të paktën 3 armë zjarri të tipit kallashnikov, disa pistoleta, si dhe sasi të konsiderueshme të drogërave të ndryshme. Ndërkohë, pritet që gjatë ditës policia të ketë një komunikim zyrtar në lidhje me këtë operacion./ZËRI
     
     
     
     

  • Operacion antidrogë në Elbasan, 40 të arrestuar. Sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike

    Operacion antidrogë në Elbasan, 40 të arrestuar. Sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike

    Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar pak pas mesnatës në disa qytete të qarkut të Elbasanit, duke çuar në arrestimin e 40 personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
    Deri më tani mësohet se gjatë operacionit, i cili është zhvilluar njëkohësisht në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Elbasan, policia ka sekuestruar: Të paktën 3 armë zjarri automatike të tipit kallashnikov, pistoleta si dhe lëndë narkotike, të ndara në disa lloje.
    Operacioni i befasishëm kishte në fokus goditjen e një rrjeti kriminal të organizuar, që dyshohet se ishte i përfshirë në kultivimin, përpunimin dhe trafikimin e drogës, si dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit.
    Hetimet pritet të zgjerojnë edhe më tej rrethin e personave të përfshirë, ndërsa më shumë detaje mbi operacionin pritet të bëhen publike nga Policia e Shtetit në një konferencë për mediat gjatë ditës së sotme.
    Ky është një nga operacionet më të mëdha të kryera këtë vit në territorin e qarkut Elbasan, një zonë që prej vitesh ndodhet nën vëzhgim të shtuar për aktivitetet kriminale të lidhura me narkotikët.