Vallet dhe këngët shqiptare erdhën në skenat tona përmes interpretimit të artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore . Në muajin e festave kombëtare artistët e Ansamblit Popullor zhvilluan koncerte jo vetëm në skenën e Tiranës, por në skenat e qyteteve të tjera.
Skenat shqiptare u mbushën me ngjyra, valle dhe këngë që pasqyrojnë historinë tonë kombëtare, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore në muajin që lamë pas ishte me një tur kushtuar festave të nëntorit. Institucioni shprehet se muaji i festave kombëtare u shndërrua në një udhëtim të vërtetë artistik për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili gjatë gjithë nëntorit solli në skenë ritmet, traditat dhe shpirtin e vërtetë shqiptar në Shqipëri dhe në botë. “Nga skena e TKOBAP-së në qytetin e Fierit e pastaj në Vlorë, skenat shqiptare u mbushën me ngjyra, valle dhe këngë që pasqyrojnë historinë tonë kombëtare. Artistët e ansamblit sollën një program plot energji, duke rikthyer në skenë vallet karakteristike, polifoninë dhe gjithë pasurinë shpirtërore që ka shoqëruar brezat ndër vite. Festa nuk mbeti vetëm brenda kufijve. Ansambli Popullor e çoi traditën e Shqipërisë edhe në tre kryeqytete të rëndësishme ndërkombëtare: Bukuresht, Rumani; Beograd, Serbi; Pekin, Kinë. Një tour i cili u kthye në një festë të madhe të kulturës sonë.
Asgjë nuk e përfaqëson më bukur kombin sesa kënga, vallja dhe ritmi që rrjedh në venat tona”, thuhet nga institucioni. Folklori ynë është i pasur dhe me interpretimin e artistëve të Ansamblit Popullor përcillet kjo trashëgimi e jona kulturore.
Tag: ansambli
-

Ansambli Popullor rikthen në skenë vallet karakteristike, polifoninë dhe gjithë pasurinë shpirtërore, që ka…
-

Ansamblet folklorike me vallet, ritmet dhe traditat që na bashkojnë në 28 nëntor në Vlorë
Nga Julia Vrapi
Ansamblet folklorike shqiptare me vallet, ritmet dhe traditat, që na bashkojnë do të jenë në Vlorë. Ansamble nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe nga Ulqini- Mali i Zi në 28 nëntor, në sheshin pranë stadiumit, për të festuar në Vlorë. Pjesëmarrja e ansambleve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe Ulqini në Vlorë është dhe në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare. Java Kulturore Kombëtare nis aktivitetet e saj më 21 nëntor dhe vijojnë deri në 5 datë dhjetor, Shqipëria bëhet qendra e krijimtarisë dhe dialogut kulturor. Në Vlorë më 28 nëntor do të jenë ansambli “Hazis Ndreu” nga Dibër-Tiranë, ansambli “Anamorava” Viti-Kosovë, ansambli “Trojet tona” nga Ulqini, Mal i Zi; grupi “Bilbili” Vlorë, ansambli “Ibe Palikuqi” nga Shkupi- Maqedonia e Veriut, ansambli “Jahi Hasani” nga Gostivari- Maqedonia e Veriut, ansambli “Krahu i shqiponjës” Vlorë, grupi “Isa Boletini” Rogovë- Kosovë; ansambli “Rugova” nga Peja. Nga data 21 nëntor deri më 5 dhjetor në Shqipëri do të mbahet Java Kulturore Kombëtare, e cila përmbyll sezonin e katër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, ku këtë vit kanë marrë pjesë 21 shtete. Java Kulturore Kombëtare do të ketë një sërë aktivitetesh, ku pjesë e saj do të jenë edhe ansamblet folklorike më 28 nëntor në Vlorë. Pjesëmarrja e këtyre ansambleve pritet të jetë dhe një nga momente më të veçanta të aktiviteteve të Javës Kulturore Kombëtare. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. Shpallja e Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.
Java Kulturore Kombëtare
Java Kulturore Kombëtare, e cila mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nis me edicionin e parë të projektit Next Generation, më 21-22 nëntor në Bajram Curri në Tropojë. Next Generation synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për artistët dhe të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova. Programi dyditor sjell forume, performanca, punëtori, ekspozita dhe aktivitete interaktive nga fusha e kinematografisë, muzikës, artit vizual, food design dhe trashëgimisë kulturore, me emra si Oda Haliti dhe Shpat Deda. Në vijim, më 21 deri më 23 nëntor, në Teatrin Metropol në Tiranë, jepet shfaqja “Komisar Daltoniko në Teatër”, një vepër në nder të Naun Shundit, me tekst të Giuseppe Della Misericordia dhe interpretim të aktorit Bujar Asqeriu. Po më 21 nëntor, ora 17:00, në Bibliotekën Kombëtare në qendrën “Sotir Kolea”, hapet ekspozita dokumentare “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe media”.
Ndërkohë nga data 21-28 nëntor, ora 11:00, në Kalanë e Gjirokastrës hapet ekspozita “Prezantimi i Restaurimit të Aseteve të Trashëgimisë Kulturore në Rajonin e Prizrenit dhe Gjilanit”. Më 22 nëntor, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahet koncerti, “Zëri i Shpirtit Tim”, nën drejtimin e Sonila Babocit. Më 26 nëntor, ora 17:30, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë shfaqet dokumentari “117” (1976), me regji të Besim Sahatçiut dhe fotografi të Afrim Spahiut. Më 27 nëntor, ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor zhvillohet koncerti simfonik “Nëntori i dytë – Muzika e filmave shqiptar”, nën drejtimin e Gridi Krajës, me Orkestrën Simfonike të RTSH-së, Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së dhe Korin e TKOBAP. Nga 27 deri më 30 nëntor mbahet edicioni i dytë i Tirana Art Weekend.
Më 28 nëntor, Teatri “Petro Marko” në Vlorë sjell shfaqjen “Shqipëri i nëna ime”, në një program me këngë dhe valle popullore për nder të Festës së Pavarësisë. Po atë ditë, në sheshin “Tre Rracat”, ora 11:00, mbahet koncerti “Rinia në zemër të Vlorës”, ndërsa në orën 16:00 Teatri “Petro Marko” pret një performancë nga Cirku Kombëtar. Më 30 nëntor, ora 19:00, zhvillohet koncerti festiv që bashkon Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë. Më 1 dhjetor, ora 19:00, në TKOBAP jepet shfaqja “Martesa” me regji të Norbert Rakowskit dhe me aktorët Armend Smajli, Shkëlzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi. Më 2 dhjetor, ora 19:00, në Qendrën Kulturore të Korçës prezantohet fotodokumentari “Kosovarja” i artistit Afrim Hajrullahu, një cikël fotografish nga vitet ’90 që dokumenton rolin thelbësor të grave të Kosovës gjatë periudhës së dhunës dhe rezistencës, me foto të realizuara në Has, Pejë dhe Prishtinë, për të vijuar me të tjerë aktivitete deri më datë 5 dhjetor. -

Ansambli Popullor çeli nëntorin e festave me koncertin “Shqipëri, o nëna ime”
Në këtë muaj të festave kombëtare, Ansambli i Këngëve dhe Valleve i Shqipërisë çeli siparin e aktiviteteve të tij kushtuar nëntorit të festave, me premierën e koncertit “Shqipëri, o nëna ime”.
Që nga koralet, vallet dhe kostumografia, çdo gjë e përfshirë në programin e këtij koncerti flet për ADN-në e shqiptarëve, bashkimin nën një flamur, pavarësisht se ku ndodhen.
Artistët e TKOBAP-së sollën për publikun e pranishëm në sallë, disa nga perlat e gurrës sonë popullore, në një mbrëmje plot ritme, ngjyra dhe emocione. Publiku e tejmbushi sallën dhe dhuroi duartrokitje të gjata për orkestrën, grupin e AP dhe solistët.
Në këtë koncert ishte i pranishëm edhe tenori Kastriot Tusha. Publiku përjetoi thellësisht shpirtin e muzikës dhe valleve shqiptare, si një homazh i denjë për traditën dhe krenarinë tonë kombëtare.
Trupa e “ansamblit kuqezi” do të udhëtojë me këtë koncert fillimisht drejt Fierit e më pas drejt Vlorës, ku do të zhvillojë një shfaqje të veçantë Ditën e Flamurit./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
E KUJTOJMË HEROINËN E POPULLIT, SHOTE GALICËN
-

Koncerti “Shqipëri, o nëna ime…” nga Ansambli Popullor si një himn i dedikuar atdheut dhe rrënjëve tona
Nga Julia Vrapi
“Shqipëri, o nëna ime…” vjen në skenë si një himn i dedikuar atdheut dhe rrënjëve tona. Koncerti premierë i Ansamblit Popullor bashkon zërat e mëdhenj të skenës shqiptare për të sjellë një mbrëmje të veçantë artistike. Mbrëmjen e datës 8 nëntor një premierë që ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me emocionin, fuqinë dhe krenarinë e këngëve dhe valleve shqiptare. Teatri shprehet për këngë që burojnë nga shpirti i popullit, valle që flasin me ritmin e tokës shqiptare dhe emocione që zgjojnë kujtesën e brezave. “Në skenë, solistët e Ansamblit Kombëtar bashkohen me zëra të mëdhenj të skenës shqiptare për të sjellë një mbrëmje unike plot pathos, krenari dhe ndjenjë”, thuhet për këtë koncert premierë. Përveç solistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore si Aranit Hoxha, Malvina Likaj, Denisa Gjezo, për herë të parë në një shfaqje me ansamblin vjen dhe tenori me famë botërore Josif Gjipali. Gjithashtu është edhe pjesëmarrja e tenorit Kastriot Tusha “Mjeshtër i Madh” dhe baritoni i talentuar i TKOB-së, Artur Vera. Koncerti zhvillohet me pjesëmarrjen e solistëve valltarë: Gëzim Halili, Helga Saraçi, Marjana Shkreta, Olta Ahmetaj, Reji Berisha, Flavio Xhaferi dhe Frenki Ziaj, të cilët sjellin në skenë pasionin, energjinë dhe shpirtin e gjallë të traditës shqiptare. Koncerti “Shqipëri, o nëna ime” vjen si premierë absolute në TKOB, ndërsa shënon edhe një nga momentet e veçanta të jetës artistike të Ansambli Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore këtë sezon artistik.
Programi artistik përfshin të gjitha trevat shqipfolëse
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore këtë fillim nëntori, muajit të festave kombëtare ka nisur provat për premierën absolute “Shqipëri, o nëna ime”, ku programi artistik përfshin të gjitha trevat shqipfolëse. Ky koncert që vjen së shpejti në skenë është në vijim të aktivitetit artistik. Pas këtij koncerti që do të zhvillohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore do të vijojnë me koncerte edhe në teatrin e qytetit të Fierit dhe atë të qytetit të Vlorës. Gjatë sezonit të verës Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me drejtor artistik Sokol Marsin nisi turneun e tij nëpër Shqipëri, duke sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore më pranë publikut. Koncertet e kalendarit veror të Ansamblit Popullor u zhvilluan brenda dhe jashtë vendit nën siglën “Folk on Tour” 2025. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Ansambli Popullor në aktivitetin e tij është pjesë e koncerteve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, por nuk mungon dhe pjesëmarrja në festivale ndërkombëtare të folklorit siç ishte më parë dhe ai i Varnës në Bullgari. -

“Shqipëri o nëna ime”, ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve nis provat për premierën në muajin e festave
Këtë fillim nëntori, muajit të festave kombëtare, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve ka nisur provat për premierën absolute “Shqipëri o nëna ime”. Programi artistik përfshin të gjitha trevat shqipfolëse.
“Në e hapim shfaqjen me këngën: Jem Ilira… jem Teuta/ Jem të rritur nëpër luftna/ T’gjithë Shqiptarët kudo janë/ Nuk kanë tjetër veç nji nanë”, u shpreh solisti i TKOB, Aranit Hoxha.
“Ky koncert do të vijë si asnjëherë tjetër, me një super repertor, ku është përfshirë e gjithë harta gjeografike ku ka shqiptarë dhe flitet shqip. Me vallet, koralet, kostumografinë preket AND-ja jonë”, tha Hoxha.
“Repertori është i vendosur mbi disa korale të Kosovës, kemi vallen e Rexhës, do të kemi edhe këngë solistike, ndërkohë që nuk do të mungojë as vallja e famshme çame. Prandaj e kemi titulluar ‘Shqipëri o nëna ime, na bashkon flamuri’. Ky është edhe lajtmotivi i koncertit”, u shpreh drejtori artistik i Ansamblit Popullor, Sokol Marsi.
Për herë të parë, trupës së Ansamblit do t’i bashkohet tenori i madh Josif Gjipali si dhe Kastriot Tusha.
Valle dhe këngë që përfaqësojnë identitetin shqiptar mirëpresin në 8 nëntor Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit jo vetëm publikun vendas, por edhe turistët e huaj, që e shohin si destinacion kulturor në pushimet e tyre në Shqipëri.
“Nuk mungojnë turistët e shumtë dhe ne i kemi evidentuar edhe në shfaqjet tona të fundit, ku midis shqiptarëve që e pëlqejnë folklorin tonë sepse e kanë pjesë të trashëgimisë së vetë, kemi dhe shumë turistë të huaj që janë të mahnitur nga kostumografia jonë dhe larmia e repertorit”, tha Marsi.
Më pas, gjatë nëntorit kuqezi, trupa e Ansamblit do të udhëtojë drejt Fierit dhe Vlorës, aty ku do të dhurojë një shfaqje t veçantë në Ditën e Flamurit.Top Channel
-

Ansambli “Kastriotët” nga Ferizaj shpërblehet në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës në Turqi
Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj është shpërblyer me çmimin për performancën më të mirë në Festivalin e 17-të Ndërkombëtar të Kulturës, i cili u mbajt në Prefekturën e Ankarasë, Bashkinë Çubuk në Ankara dhe Bashkinë Inegöl në Bursa, ka njoftuar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Në këtë festival, përveç përfaqësimit me këngë e valle shqiptare, u zhvilluan edhe takime protokollare me drejtuesit e bashkive dhe komunitetin kulturor. Ndërkohë, koreografi Bajram Tahiri u nderua me titullin e veteranit të festivalit.
“Sot prita drejtuesit e anëtarët e AAKV ‘Kastriotët’ për t’i përgëzuar për këtë sukses dhe urat e bashkëpunimeve që po krijojnë me përfaqësimin e vlerave kulturore të Ferizajt”, ka shkruar Aliu.
ObserverKult
Lexo edhe:
NË KUJTIM TË MIKES DHE POETESHËS PA NJË TË DYTË SE VETVETJA, LINDITA AHMETIT
-

Elbasani në ritmin e verës, Ansambli Popullor ndez atmosferën me një spektakël të traditës shqiptare
Mbrëmjen e kaluar, sheshi qendror i Elbasanit u mbush me ngjyra, ritme dhe emocione, teksa Ansambli Popullor solli një performancë mbresëlënëse me valle dhe këngë tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare.
Eventi u organizua me përkujdesjen e posaçme të kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, dhe shënoi nisjen zyrtare të një kalendari të pasur aktivitetesh verore që do të zgjasin gjatë gjithë muajit gusht. Kjo nismë synon ta shndërrojë Elbasanin në një pikë tërheqëse për turistët, artdashësit dhe çdo qytetar që kërkon argëtim dhe përjetim kulturor.
Për më shumë se dy orë, qindra banorë dhe vizitorë shijuan një shfaqje të larmishme artistike, ku u ndërthurën harmonikisht muzika, vallëzimi dhe tradita, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive në zemër të qytetit.
Ky aktivitet konfirmon edhe një herë rolin e Elbasanit si një qendër aktive e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare në sezonin veror./KultPlus.com
-

Tre ansamble kombëtare në skenë, Tetova bëhet pikëtakimi i trashëgimisë sonë kulturore
Nga Julia Vrapi
Tre ansamble kombëtare u bënë bashkë në aktivitetin “Na bashkon flamuri” në Tetovë. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore i Shqipërisë, Ansambli “Shota” i Kosovës dhe Ansambli i Maqedonisë së Veriut së bashku në skenë ku sollën një mbrëmje emocionuese me këngë, valle dhe ritme popullore. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor u shpreh se janë tre ansamble kombëtare dhe një skenë, që bashkon shpirtin e folklorit shqiptar. “Tetova bëhet pikëtakimi i trashëgimisë sonë kulturore me koncertin “Na bashkon flamuri”. Vera bëhet më e bukur kur arti dhe tradita vijnë pranë jush”, thuhet nga TKOBAP. Aktiviteti “Na bashkon flamuri” në Tetovë u zhvillua më 22 korrik, ku spikatën me interpretimet e tyre artistët e tre ansambleve kombëtare. Përpara fillimit të shfaqjes, përfaqësitë e ansambleve u mirëpritën nga z. Bilal Kasemi, Kryetar i Komunës së Tetovës, i cili vlerësoi rolin e artit në forcimin e lidhjeve kulturore mes shqiptarëve. TKOBAP bën me dije se ansamblet kombëtare ngjitën në skenë disa nga perlat e folklorit shqiptar në zemër të qytetit të Tetovës. “Një skenë që u mbush me ritme, ngjyra dhe emocione, përballë një publiku të zjarrtë që duartrokiti me zemër çdo këngë e çdo valle”, thuhet nga teatri, ku për publikun erdhi një program i përzgjedhur që solli më të bukurën e trashëgimisë sonë në një mbrëmje.
Folklori popullor në koncerte
Folklori popullor po përcillet përmes koncerteve që zhvillojnë artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Por ndërsa koncerte të ndryshme janë zhvilluar nga artistët gjatë sezonit artistik në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në stinën e verës të tjerë koncerte po zhvillohen jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore më herët nisi turneun e tij nëpër Shqipëri, duke sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore më pranë publikut. Sokol Marsi drejtori artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ka shprehur se turi koncertor ka nisur këtë sezon nën siglën “Folk on Tour”. “Ansambli Kombëtar ka nisur koncertet e kalendarit veror brenda dhe jashtë vendit nën siglën “Folk on Tour” 2025”, shprehej ai më parë. Folklori popullor u përcoll me interpretimin e artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore edhe në mbrëmjen kulturore të Shqipërisë në Gjenevë. Në kuadër të Asamblesë së 66-të të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Gjenevë të Zvicrës, Shqipëria u prezantua me një ekspozitë shoqëruar nga një mbrëmje kulturore, ku artistët e Ansamblit Popullor shpalosën një program të pasur folklorik. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore edhe në sezonet verore më parë ka shpalosur një program të pasur me koncertet e tij, ndërsa dhe përgjatë këtij sezoni veror po vijon me koncerte për publikun në skena të ndryshme. -

Ansambli Popullor hapi edicionin e 37-të të Skenës Verore në Ulqin
Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore me folklorin popullor në Skenën Verore në Ulqin në Mal të Zi. Nën sloganin “Folk On Tour”, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore inauguroi edicionin e 37-të të kësaj skene, me një program të pasur artistik që solli këngë dhe valle, që lartësojnë trashëgiminë tonë kombëtare.
“Nën tingujt e traditës, Ulqini u bë një skenë e gjallë e folklorit shqiptar!”, thuhet nga TKOBAP. Sipas teatrit, një skenë që u mbush me ritme, ngjyra dhe emocione, përballë një publiku të shumtë që duartrokiti dhe shijoi me entuziazëm një program të përzgjedhur artistik me këngët dhe vallet më të bukura të trashëgimisë sonë kombëtare. Shfaqja u përshëndet nga kryetari i Bashkisë së Ulqinit, z. Genc Nimanbegu, drejtoresha e Qendrës Kulturore, znj. Adriana Hoxha, si dhe nga personalitete të tjera të jetës kulturore dhe institucionale.
Disa javë më parë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nisi turneun e tij nëpër Shqipëri, duke sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore më pranë publikut. Koncertet e kalendarit veror të Ansamblit Popullor po zhvillohen brenda dhe jashtë vendit nën siglën “Folk on Tour” 2025. Qyteti i Lushnjës disa ditë më parë ishte një ndër ndalesat e këtij turneu që ka nisur, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ishte i ftuar në natën finale të Festivalit Tipologjik të Valles Burimore. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. -

Ansambli Popullor në Gjenevë, trashëgimia shqiptare në një nga qendrat e rëndësishme kulturore evropiane
Nga Julia VRAPI
Folklori popullor u përcoll me interpretimin e artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në mbrëmjen kulturore të Shqipërisë në Gjenevë. Në kuadër të Asamblesë së 66-të të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Gjenevë të Zvicrës, Shqipëria u prezantua me një ekspozitë shoqëruar nga një mbrëmje kulturore, ku artistët e Ansamblit Popullor shpalosën një program të pasur folklorik. Artistët e Ansamblit Popullor sollën para delegacioneve nga bota ngjyrat, ritmet dhe shpirtin e traditës shqiptare.
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor thotë se në Gjenevë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore përfaqësoi me dinjitet artin tonë kombëtar. “Duke çuar trashëgiminë shqiptare në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore evropiane”, thuhet nga TKOBAP për këtë mbrëmje që ishte më 10 korrik. Performan ca e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Asamblenë e 66-të të WIPO-së tregon se nën ritmet e pasura të trashëgimisë shqiptare artistët tanë sollën një spektakël autentik me këngë dhe valle popullore dhe sipas TKOBAP-së duke ngjallur duartrokitje dhe emocione te të pranishmit nga mbarë bota.
Pjesëmarrja e artistëve të Ansamblit Popullor në Gjenevë është në vijim të aktivitetit artistik këtë sezon veror. Koncerte të ndryshme janë zhvilluar nga artistët gjatë këtij sezonit artistik më parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ndërsa përgjatë stinës së verës të tjerë koncerte po zhvillohen jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë.
Artistët në turne
Disa javë më parë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nisi turneun e tij nëpër Shqipëri, duke sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore më pranë pub likut. Koncertet e kalendarit veror të Ansamblit Popullor po zhvillohen brenda dhe jashtë vendit nën siglën “Folk on Tour” 2025. Qyteti i Lushnjës disa ditë më parë ishte një ndër ndalesat e këtij turneu që ka nisur, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ishte i ftuar në natën finale të Festivalit Tipologjik të Valles Burimore, një ngjarje që i kushtohet ruajtjes dhe promovimit të folklorit autentik shqiptar.
Vallet nga trevat shqiptare erdhën përmes interpretimit të grupeve të ndry shme folklorike në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore, ku në natën finale ishin dhe artistët e Ansamblit Popullor. Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore këtë edicion u zhvillua në datat 23 dhe 24 qershor. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i val leve dhe kori. Qëllimi i AKKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë.