Tag: ankimi

  • Ankimi i Metës për masën e Sigurisë/ Ja kur do të shqyrtohet ne Apelin e Posaçëm

    Ankimi i Metës për masën e Sigurisë/ Ja kur do të shqyrtohet ne Apelin e Posaçëm

    Avokati i Presidentit të Partisë së Lirisë Kujtim Cakrani kishte depozituar nje ankimim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas vendimit te shkallës së parë për mosndryshim mase.

    Mësohet se është caktuar data 8 shtator ora 10 për shqyrtimin e ankimit të Ilir Metës mbi vendimin e shkallës së parë që nuk ndryshoi masën e sigurisë.

    Igerta Hysi është gjyqtarja që do vendos mbi ankimin.

  • Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

    Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli të premten, më 18 korrik, vendimin për pushimin e gjykimit të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, për shkak të tërheqjes nga ankimi nga ana e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili aktualisht ushtron kompetencat e komisionerëve.
    Kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla, konstatoi gjatë shpalljes së vendimit se jurisprudenca e Kolegjit ka konsoliduar qëndrime standarde për zgjidhjen e problematikave që, në çështjen e Kotes, mund të diktonin një zgjidhje të ndryshme nga ajo e kërkuar nga Dumani, i cili në përfundim ndryshoi qëndrim duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit të Kotes.
    Prokurori Robert Kote u konfirmua në detyrë më 19 dhjetor 2022, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) konkludoi se ai kishte arritur një nivel të besueshëm në kriteret e pasurisë dhe figurës, si dhe një nivel të kualifikuar profesionalizmi. Ndërsa pakica vlerësoi se, në një analizë tërësore të çështjes, subjekti kishte cenuar besimin e publikut tek drejtësia dhe duhej të ishte shkarkuar.
    Për këtë çështje paraqiti opinion edhe përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Gerrit Sprenger, i cili konstatoi nevojën për hetim të mëtejshëm të gjetjeve, me qëllim arritjen në një përfundim të drejtë. Në vijim, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, i cili ngriti shkaqe ankimi në të tre kriteret e rivlerësimit, duke kundërshtuar konkluzionet e KPK-së si të pabazuara në aktet e hetimit administrativ.
    Megjithëse gjatë parashtrimeve në Kolegj, drejtuesi i SPAK iu qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e Kotes, pas dëgjimit të pretendimeve të këtij të fundit, ai ndryshoi qëndrim në konkluzionet përfundimtare, duke e konsideruar të drejtë vendimin e KPK-së për konfirmimin e subjektit të rivlerësimit.
    Në një seancë të mëpasshme, prokurori Klodian Braho, që përfaqësoi në këtë çështje drejtuesin e SPAK, sqaroi se nuk ishte hequr dorë nga ankimi, megjithëse ishte krijuar bindja se Kote nuk kishte probleme dhe duhej të konfirmohej. Ai theksoi se drejtuesi i SPAK kërkonte që vendimi i KPK-së t’i nënshtrohej kontrollit të Kolegjit.
    Shtylla deklaroi gjatë shpalljes së vendimit se Kolegji, pasi analizoi konkluzionet përfundimtare të palëve, vlerësoi se kërkesa përfundimtare e Dumanit, nëse analizohet në harmoni me gjithë ngjarjet procedurale të çështjes, duhet të konsiderohet e barasvlefshme me heqjen dorë nga ankimi.
    Kolegji vëren se në ankimin fillestar, Komisioneri kishte kërkuar ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e Kotes, qëndrim që u konfirmua edhe në parashtrimet e drejtuesit të SPAK. Ndërsa në bisedimet përfundimtare, nga ana e tij u kërkua lënia në fuqi e vendimit të KPK-së, edhe pse një kërkesë e tillë nuk ekzistonte në ankimin fillestar.
    Shtylla shpjegoi se kërkesa përfundimtare për lënien në fuqi të vendimit objekt ankimi u analizua në ndërthurje me interesat e ligjshëm për të vijuar procesin në gjykatë dhe të drejtën për akses në gjykim. Kolegji sjell në vëmendje se kjo e drejtë nënkupton që edhe mjetet e përdorura për realizimin e saj duhet të jenë në përputhje dhe proporcionale me qëllimin e ndjekur.
    Trupi gjykues i KPA konstatoi se nënshtrimi i ankimit analizës kontrolluese të Kolegjit, njëkohësisht me kërkesën për konfirmimin në detyrë të subjektit, mund të arsyetohet vetëm si një situatë në të cilën ankuesi nuk ruan më një interes të ligjshëm për të kontestuar vendimin në fjalë. “Pasi në thelb, ushtrimi procedural është tërësisht teorik dhe i pamundur për të ndryshuar vendimin objekt ankimi”, u shpreh Shtylla.
    “E thënë ndryshe, mungesa e një interesi të ligjshëm nënkupton se Kolegji do të përfshihej në një çështje dhe do t’u përgjigjej pyetjeve tërësisht hipotetike, zgjidhja e të cilave nuk do të sillte pasoja ligjore”, shtoi ajo.
    KPA vëren se në rrethanat ku deduktohet mungesa e interesit të ligjshëm, një vendimmarrje e ndryshme nga ajo e kërkuar nga ankuesi, teorikisht do ta bënte vendimin të cënueshëm, në rast se do të ankimohej nga subjekti i rivlerësimit.
    Ndërkohë, Kolegji vërejti se jurisprudenca e mëparshme për raste të ngjashme mund të kishte çuar në një qëndrim të ndryshëm nga ai që kërkoi në përfundim Dumani.
    “Është e nevojshme të theksohet se jurisprudenca e Kolegjit, gjatë funksionit të tij 8-vjeçar, ka konsoliduar qëndrime standarde për zgjidhjen e problematikave të cilat, në çështjen konkrete, mund të diktonin një zgjidhje të ndryshme nga ajo e kërkuar nga drejtuesi i SPAK, edhe pasi gjatë shqyrtimit gjyqësor, aktet e paraqitura a prima facie fokusohej në çështje faktike që nuk përbënin shkak ankimi apo përfshinin fakte pa relevancë për atë që sillej në analizë nëpërmjet ankimit”, deklaroi Shtylla.
    Sipas KPA-së, ndonëse ankimi nuk përmbante një kërkesë alternative, ndryshimi i plotë i kërkimit e drejtoi trupin gjykues drejt zgjidhjes për lënien në fuqi të vendimit të KPK-së për Koten, duke sjellë automatikisht si rezultat logjik mosshqyrtimin e fakteve.
    Shtylla vërejti se drejtuesi i SPAK, në konkluzionet përfundimtare, ndryshoi kërkesën e ankimit, duke mbështetur konkluzionet e Komisionit për çdo shkak ankimi. Ky ndryshim i kërkesës nga ana e ankuesit u arsyetua nga Kolegji se e vendos këtë të fundit në kushtet e pranimit të vendimit të Komisionit në formën që është, pa e nënshtruar atë një vlerësimi të mëtejshëm.
    “Në premisën që kërkesa përfundimtare për lënien në fuqi të vendimit mund të barazohet, në pasojat e saj, me heqjen dorë nga ankimi nga titullari i përcaktuar për këtë ankim, duke mos pasur më lëndë për të shqyrtuar çështjen për të cilën është vënë në lëvizje, dhe në përputhje me vendimet e mëparshme të tij, Kolegji vëren se kjo vendimmarrje sjell si pasojë që vendimi objekt ankimi i Komisionit, me të cilin është konfirmuar në detyrë subjekti i rivlerësimit, të marrë formë të prerë”, u shpreh Shtylla.
    Në përfundim, Kolegji vendosi pushimin e gjykimit për çështjen e vetingut të prokurorit Robert Kote, vendimmarrje që sjell si pasojë marrjen e formës së prerë të vendimit të KPK-së për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi./BIRN

  • Kushtetuesja lë në burg ish-agjentin e SHISH që vrau të dashurën dhe nënën e saj

    Kushtetuesja lë në burg ish-agjentin e SHISH që vrau të dashurën dhe nënën e saj

    Ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, Alda dhe Mbarime Canajt, në vitin 2001 në Tiranë, humb një tjetër betejë, kësaj here me Gjykatën Kushtetuese.
    Ankimi i depozituar prej tij është vendosur të mos kalojë në seancë plenare. Ish-agjenti kërkoi të shfuqizojë vendimet e Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe të Lartë për mbylljen e tij të përjetshme në burg.
    Sipas Rrokut, urdhri i ekzekutimit ishte i pavlefshëm, pasi ishte firmosur vetëm nga kryesuesi i trupës dhe jo nga dy anëtarët. Kushtetuesja nuk e legjitimoi Rrokun për ankimin ndaj tre vendimeve të burgut përjetë, për shkak se është paraqitur përtej afatit ligjor.
    Sipas gjykatës, ankimi u depozitua në prill 2025, 11 vjet pasi kishte marrë dijeni për dënimin, në një kohë që afati aktual është 4 muaj, ndërsa në atë kohë ishte 2 vjet. Ai u arrestua në SHBA dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, kohë nga e cila vuan dënimin.

  • Ankimi i PD për Elbasanin/ Përplasje në Komision, ndërpritet mbledhja, çfarë ndodhi?

    Ankimi i PD për Elbasanin/ Përplasje në Komision, ndërpritet mbledhja, çfarë ndodhi?

    Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve po shqyrtonte ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmërinë e rezultatit në qarkun e Elbasanit. Por mbledhja u ndërpre për shkak të një përplasje mes relatorit të KAS, Ilir Rusmali dhe përfaqësuesit të PD, Marash Logu.
    Logu: Kujton se me këto skema do shkosh në Gjykatën Kushtetuese? S’ke për të shkuar t’a harrosh.

  • Spahiu: Pse PD beson Celibashin për numërim votash, më shumë se 11 mijë komisionerët e saj?

    Spahiu: Pse PD beson Celibashin për numërim votash, më shumë se 11 mijë komisionerët e saj?

    Për juristin Kreshnik Spahiu, ankimi i PD-së për rinumërimin e votave bëhet vetëm për të fituar kohë dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë. Për të ankesa mund të ishte e kuptueshme nëse do të ishte bërë nga parti të reja, pasi ato nuk kanë përfaqësim në komisione.
    ”Rezultati që do vij nga ankimi i PD nuk do të ndryshojë asgjë. Dhe kjo bëhet vetëm për të fituar kohë dhje për t’ju shamngur përgjegjësisë. Ata që se njohin ligjin ankimi i PD është një absurditet. Unë mund të pranoj ankimin e partive të reja, sepse nuk kishin komisioner dhe një parti që si ka këto s’ka pasur mundësinë që të jetë pjesë e atij procesi.

    Dhe e dyta nuk ka nënshkruar për cerfifikimin e rezulatit. Tani si ka mundësi që një parti që ka 11 mijë komisioner dhe ka numërues dhe komisioner që nënshkruan procesverbale thotë të rinumërohet. BE dhe ODHIR i ofruan shqipërisë që të numërohej edhe në mënyrë elektorikë. Dhe tani PD beson më shumë KQZ se numëruesit e saj”.

  • Spahiu: Pse PD beson Celibashin për numërim votash, më shumë se 11.000 komisionerët e saj?

    Spahiu: Pse PD beson Celibashin për numërim votash, më shumë se 11.000 komisionerët e saj?

    Për juristin Kreshnik Spahiu, ankimi i Partisë Demokratike për rinumërimin e votave bëhet vetëm për të fituar kohë dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë.
    Ai shton se ankesa mund të ishte e kuptueshme nëse do të ishte bërë nga parti të reja, pasi ato nuk kanë përfaqësim në komisione.
    ‘Rezultati që do vij nga ankimi i PD nuk do të ndryshojë asgjë. Dhe kjo bëhet vetëm për të fituar kohë dhje për t’ju shamngur përgjegjësisë. Ata që se njohin ligjin ankimi i PD është një absurditet. Unë mund të pranoj ankimin e partive të reja, sepse nuk kishin komisioner dhe një parti që si ka këto s’ka pasur mundësinë që të jetë pjesë e atij procesi.
    Dhe e dyta nuk ka nënshkruar për cerfifikimin e rezulatit. Tani si ka mundësi që një parti që ka 11 mijë komisioner dhe ka numërues dhe komisioner që nënshkruan procesverbale thotë të rinumërohet. BE dhe ODHIR i ofruan shqipërisë që të numërohej edhe në mënyrë elektorikë. Dhe tani PD Beson më shumë KQZ se numëruesit e saj’, tha ai.