Cila forcë politike mendoni se mund të përshpejtojë më shumë procesin e integrimit në BE për Shqipërinë?
Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të integrojë Shqipërinë në BE brenda 2030 duke i dhuruar shqiptarëve pasaportën e Bashkimit Europian. Duket se ka dhe besimin e shqiptarëve.
Të dhënat e publikuara mbrëmjen e sotme të sondazhit e Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli” evidentojnë se 41 % e shqiptarëve besojnë tek Partia Socialiste, në krahasim me 35% që besojnë se është PD dhe aleanca “Shqipëria Madhështore” që mund ta përshpejtojë këtë proces.
Shumë më pak, 14 % e të anketuarve kanë besim tek partitë e tjera, ndërsa 10% është shifra e të anketuarve që nuk besojnë tek asnjë.
Tag: anketuarve
-

Sondazhi: 41% besojnë se PS mund të përshpejtojë integrimin në BE, 35 % thonë PD
-

Sondazhi i italianëve: Si e gjykojnë shqiptarët qeverisjen e Edi Ramës?
Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës?
Të dhënat e sondazhit ekskluziv të Report Tv në bashkëpunim me me Institutin ‘Piepoli” tregojnë se 43 % e të anketuarve janë të kënaqur, ndërsa ata që janë të zhgënjyer janë në shifrat e 56%.
Sipas të dhënave të sondazhit, 29% e të anketuarve janë ‘shumë të kënaqur’ një rritje me 1% në krahasim me dy javë më parë.14 % janë “mjaft të kënaqur’5 % janë mjaft të zhgënjyer1% thotë se “nuk di të gjykojë”