Shtëpia e ankandeve Sotheby’s njoftoi se më 18 nëntor në Nju Jork do të nxjerrë në shitje një skulpturë nga artisti italian Maurizio Cattelano të quajtur “Amerika” – një tualet plotësisht funksional i bërë prej ari të pastër.
Çmimi fillestar do të përcaktohet sipas vlerës së 101.2 kilogramëve ari nga i cili është bërë vepra, e cila aktualisht arrin në rreth 10 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandeve, raporton AP.
Kupa dhe cisterna e artë, të përshkruara nga artisti si një koment satirik mbi pasurinë dhe barazinë, janë identike me një të vjedhur nga Pallati Blenheim në Angli në vitin 2019.
Origjinali nuk është gjetur deri më sot dhe policia beson se ndoshta është shitur në copa.
“Amerika” do të jetë në ekspozitë në selinë e re të shtëpisë së ankandeve në ndërtesën Breuer në Nju Jork nga 8 nëntori deri në ditën e ankandit.
Vizitorët do të jenë në gjendje ta shohin atë, por, siç theksohet në njoftim, jo ta përdorin atë.
Catelan njihet për veprat provokuese, përfshirë skulpturën “Komediani” – një banane e ngjitur në mur, e cila u shit në vitin 2024 për 6.2 milionë dollarë, dhe skulpturën e Hitlerit – “Ai”, e cila u shit për 17.2 milionë dollarë.
