Dhuratat zyrtare të marra nga kryeministrja Giorgia Meloni do të shiten në ankand dhe të ardhurat mund të dhurohen për organizata jofitimprurëse dhe bamirësi.
Nga seti i bizhuterive të marra nga Libia te palë këpucët blu prej pitoni me taka të arta, te tableta e dhuruar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky: disa qindra dhurata i janë dhënë kryeministres gjatë vizitave të saj zyrtare në Itali dhe në mbarë botën gjatë tre viteve të fundit. 270, siç u zbulua më 3 maj, nga lista e paraqitur në Dhomën e Deputetëve pas një pyetjeje të paraqitur nga deputeti i Italia Viva, Francesco Bonifazi.
Sipas ligjit, dhuratat me vlerë 300 euro ose më shumë nuk mund të mbahen, dhe ato më të vlefshmet mbahen në një kasafortë.
Në fund të tetorit, Sekretari i Përgjithshëm i Palazzo Chigi urdhëroi shitjen e këtyre aseteve dhe ditët e fundit një rezolutë ia besoi “menaxhimin e shitjes në ankand të dhuratave zyrtare të marra nga Presidenca e Këshillit të Ministrave” Bertolami Fine Art.
Lista e dhuratave që do të dalin në ankand nuk dihet ende. Shtëpia e ankandeve dhe galeria e artit romake do të vlerësojnë vlerën e tyre, pasi kanë fituar kontratën prej 40,000 eurosh duke ofruar “5% të të ardhurave si shpërblim”.
Tag: ankand
-

Dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni dalin në ankand, ja ku do të shkojnë të ardhurat
-

Veza e “Artë” thyen rekord/ Shitet në ankand për shumën marramendëse
Një vezë kristali e zbukuruar me diamante, e krijuar nga argjendaria e famshme ruse Fabergé, është shitur për shifrën rekord prej 30.2 milionë dollarësh në një ankand të mbajtur në Londër. Ky objekt i rrallë, i cili dikur i përkiste familjes perandorake ruse, u ble nga një koleksionist që ka zgjedhur të mbetet anonim.
Kjo vepër arti, e njohur si “Veza e Dimrit”, konsiderohet një nga krijimet më të bukura të Carl Fabergé. Ajo ishte porositur në vitin 1913 nga Cari Nikolla II si dhuratë për nënën e tij, Perandoreshën Maria Fjodorovna. E dekoruar me rreth 4500 diamante, veza përfaqëson kulmin e mjeshtërisë së argjendarisë ruse të fillimshekullit XX.
Rekordi i mëparshëm për një vezë Fabergé ishte rreth 11 milionë dollarë, i vendosur në një ankand në vitin 2007. Shifra e re e ka trefishuar këtë rekord, duke konfirmuar edhe një herë vlerën dhe raritetin e objekteve të kësaj kompanie legjendare.
Me një lartësi prej vetëm 8.2 centimetrash, veza u krijua nga vetë Carl Fabergé bazuar në dizajnin e Alma Theresia Pihl, një prej vetëm dy artizaneve femra në punishtet prestigjioze të Shën Petersburgut. Ajo është gdhendur në kristal shkëmbor dhe e stolisur me diamante të prera në formë trëndafili, si dhe me motive delikate flokësh dëbore të punuara në platin.
Në brendësi, veza hapet për të zbuluar një shportë të vogël me lule të bardha prej kuarci, një detaj i përpunuar me elegancë të jashtëzakonshme.
Argjendaria Fabergé prodhoi vetëm rreth 50 vezë për familjen perandorake Romanov nga viti 1885 deri në vitin 1917, kur Cari Nikolla II u detyrua të abdikonte. Shumica e këtyre veprave sot gjenden në muze apo në koleksione shtetërore, ndërsa një numër i vogël mbetet në pronësi private.
“Veza e Dimrit” është ndër krijimet më të rralla dhe më të çmuara të mbetura ende në tregun privat, çka shpjegon edhe vlerën e saj të jashtëzakonshme në ankand. -

Franca bllokon ankandin e njërës prej makinave të para llogaritëse në botë
Një nga makinat e para llogaritëse në botë, Pascaline , e shpikur nga matematikani dhe mendimtari Blaise Pascal , nuk do të dalë në ankand siç ishte planifikuar, pasi një gjykatë e Parisit ndaloi përkohësisht eksportin e saj.
Christie’s ka konfirmuar se nuk do ta nxjerrë në ankand Pascaline-n, të cilën Pascal e ndërtoi në vitin 1642.
Vlerësimet, siç raportohet nga BBC, tregonin se makina mund të shiste midis 2 dhe 3 milionë euro . Për Christie’s, ajo ishte “instrumenti më i rëndësishëm shkencor i ofruar ndonjëherë në ankand”.
Shkencëtarët dhe studiuesit iu drejtuan Gjykatës për ta konsideruar makinën një objekt të trashëgimisë kulturore dhe për ta klasifikuar si një “thesar kombëtar”.
Pascal ishte vetëm 19 vjeç kur shpiku versionin e parë të një kompjuteri, sipas Christie’s. Vetëm nëntë nga këto makina ekzistojnë ende.
Makina u përfshi në ankandin e Christie’s për bibliotekën e koleksionistit katalanas Leon Parsé (që nuk jeton më), ku përfshihej edhe veprën filozofike të Pascalit “Pensées” (“Mendime”) dhe botimin e parë të shtypur të “Basti i Pascalit” mbi ekzistencën e Zotit.
Christie’s ka konfirmuar se nuk do ta nxjerrë në ankand Pascaline-n, të cilën Pascal e ndërtoi në vitin 1642.
-

Në ankand ora e artë e pasagjerit të Titanikut/ Shitet për shifrën marramendëse…
Një orë xhepi prej ari, që i përkiste Isidore Strauss, njërit prej pasagjerëve të pasur të Titanikut, i cili vdiq kur anija u fundos më 14 prill 1912, do të dalë në ankand më 22 nëntor nga Henry Aldridge & Son.
Ajo pritet të ketë një vlerësim deri në 1 milion paund. Ora u gjet nga trupi i tij, disa ditë pas fundosjes.
Isidore Strauss, një biznesmen amerikan i lindur në Bavari, politikan dhe bashkëpronar i dyqanit Macy’s në Nju Jork, po udhëtonte me gruan e tij, Aida, kur Titaniku, gjatë rrugës nga Southampton për në Nju Jork, goditi një ajsberg dhe u fundos.
Më shumë se 1,500 njerëz humbën jetën, përfshirë çiftin. Aida thuhet se refuzoi një vend në njërën nga varkat e shpëtimit, duke deklaruar se nuk do ta braktiste burrin e saj; trupi i saj nuk u gjet kurrë.Ora, një ‘Jules Jurgensen’ 18 karatësh, ndaloi në orën 02:20 të mëngjesit, kur anija u fundos në Atlantik. Besohet se ka qenë një dhuratë nga Aida për burrin e saj në vitin 1888 dhe është e gdhendur me inicialet e Strauss. Pasi trupi i tij u gjet, ora iu kalua familjes derisa stërnipi i tij, Kenneth Hollister Strauss, e riparoi dhe e restauroi atë.
Ora do të dalë në ankand së bashku me një letër të rrallë nga Aida, të shkruar gjatë udhëtimit, në të cilën ajo përshkruan luksin dhe kushtet mbresëlënëse të anijes.
“Çfarë anijeje! Kaq e madhe dhe kaq madhështore e mobiluar”, shkroi ajo.
Letra ka vulën postare “TransAtlantic 7” nga zyra postare e Titanikut.
Henry Aldridge & Son do t’i ofrojnë të dy artikujt më 22 nëntor, me letrën e vlerësuar në 150,000 £. Ora pritet të bëhet një nga reliket më të shtrenjta të Titanikut që është ofruar ndonjëherë në ankand -

Del në ankand karta me autograf të Yamal, mund të vlejë deri në 20.000 euro
1 Nëntor 2025
9:41
Alfred Lleshi
Vetëm dy vite pas debutimit të tij, Lamine Yamal, talenti i lindur në vitin 2007, është kthyer në një nga futbollistët më të njohur në botë. Jo vetëm për statistikat dhe trofetë, por edhe vlerën e tij në treg dhe interesin e koleksionistëve. Tani, tifozët e Barcelonës dhe pasionantët e futbollit mund të marrin një objekt unik; kartë “rookie edition” me firmën origjinale të Yamal, e nxjerrë në ankand ekskluziv nga “Catawiki”, platforma kryesore për objekte të rralla.
Karta u gjet rastësisht nga një koleksionist italian teksa hapte një paketë figurash dhe tashmë vlerësohet mes 18.000 dhe 20.000 euro. “Yamal është ndoshta futbollisti më i famshëm në botë sot, me potencial të jashtëzakonshëm për të fituar trofe të tjerë, – tha Ugo Pelloni, ekspert sporti në “Catawiki”. – Kjo kartë është jo vetëm një objekt unik koleksioni, por edhe investim me potencial të lartë fitimi”.Shembuj të tjerë kartash të shtrenjta të shitura në “Catawiki”:Setin Panini Grand Prix F1 Super Stars (64 karta origjinale) – 12.200 €Stephen Curry 2009/10 Topps Chrome #101 – 8.500 €Lamine Yamal 2024 Panini Total Football 1/1 Legacy Gold Parallel – 2.900 €
-

Varësja që theu rekord/ Vepra e Salvador Dali shitet në ankand për çmim rekord
Një varëse e Salvador Dali u shit për një çmim rekord në një ankand të artit surrealist dhe modern.
Vepra e artistit spanjoll, e titulluar Gjerdani i Detit që Vërshon, u shit për plot 858 mijë e 500 dollarë, më pak se dyfishi i vlerësimit fillestar prej 580 mijë dollarësh.
Gjerdani peshon 156 gram dhe është ar 18 karatësh dhe është i punuar me valëzime, me diamante e me një perlë të madhe. Varësja përfshin gjithashtu rruaza safiri dhe smeraldi. Së bashku, gurët ngjasojnë valët që ngrihen dhe thyhen në një breg të artë.
Historia e gjerdanit është po aq mbresëlënëse sa edhe pamja e tij. Dali e dizenjoi atë në vitin 1954, por varësja u prodhua në vitin 1963 nga atelieja Alemany & Co. në Nju Jork për Sao Schlumberger, një nga koleksionistet më elegante dhe me ndikim të kohës së saj.
Por vite më vonë varësja përfundoi në galerinë e ankandit Sotheby’s, ku u shit për çmimin rekord.
Një nga artistët më kontrovers dhe të veçantë, Dali kishte një repertor të jashtëzakonshëm. Nga piktura, skultpura, poezia e fotografia, ka pak fusha që spanjolli nuk i eksploroi.
Megjithatë, bizhuteritë e jashtëzakonshme të Dali tërheqin vëmendjen dhe imagjinatën si asgjë tjetër.
Në dizajnot e bizhuterive kombinohet mjeshtëria teknike dhe spektakli vizual, duke demonstruar më së miri dashurinë e artistit për çdo gjë ekstravagante.
-

Një pikturë monokrome nga Yves Klein shitet në ankand për 18.4 milionë euro
Një pikturë monokrome nga artisti francez Yves Klein u shit për 18.4 milionë euro, përfshirë komisionin, në një ankand në Paris, tha Christie’s.
Shuma është një “rekord” për artistin në Francë. Piktura, e titulluar “Kalifornia (IKB 71)”, u pikturua në Paris në vitin 1961, një vit para vdekjes së Klein. Kjo konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të piktorit dhe ishte hera e parë që u ofrua për shitje në ankand.
Top Channel
-

Një Rolex i vitit 1953 shitet për mbi 5 milionë euro në ankand
Një shembull jashtëzakonisht i rrallë i Rolex-it, me referencë 6062, është shitur për një shumë marramendëse prej 5.33 milionë euro në ankandin e shtëpisë Monaco Legend fundjavën që lamë pas.
Me këtë çmim rekord, ora është pozicionuar si Rolex-i i tretë më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në një ankand, raporton Hypebeast.
Bëhet fjalë për një orë automatike me faza të hënës dhe kalendar të trefishtë, e prodhuar rreth vitit 1953, me kuti prej ari të verdhë 18 karatësh.
Ky model përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e markës Rolex, kur kompania arriti të ndërthurë një mekanizëm kompleks me kalendar të plotë dhe me kutinë e famshme Oyster, të njohur për qëndrueshmërinë dhe papërshkueshmërinë nga uji.
Modeli 6062 është një ndër orët më të rralla të prodhuara nga Rolex gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, me vetëm rreth 350 njësi të prodhuara. Variantet me dial të zi dhe indekse diamanti kanë fituar status legjendar në mesin e koleksionistëve, ndërsa versionet me tregues yjesh (stelline) dhe shembulli i njohur Bao Dai janë ndër më të çmuarit.
Ora që u shit – një nga pak ekzemplarët me këtë konfigurim unik të dial-it dhe diamanteve – konsiderohet një nga versionet më të dëshiruara të referencës 6062.
Ky shembull i veçantë ka edhe një histori të gjatë dhe të dokumentuar. Ai ishte pjesë e ankandit të koleksionit Mondani, të organizuar nga Antiquorum në vitin 2006, dhe është përfshirë në disa prej botimeve më të rëndësishme që trajtojnë orët vintage të Rolex-it.
Rikthimi i kësaj ore në treg pas shumë vitesh pronësie private, në gjendje të shkëlqyer dhe me rrip origjinal prej ari 18 karatësh, e bëri atë objektin më të kërkuar të ankandit, duke ngjallur interes të jashtëzakonshëm nga koleksionistët e njohur në mbarë botën.
-

Goli historik në Serbi, fanella e Manajt shitet në ankand
Fanella e Rey Manajt, e veshur në ndeshjen ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovc, u shit për rreth 3,100 euro në një ankand të organizuar nga faqja MatchWornShirt, me të cilën FSHF ka marrëveshje bashkëpunimi.
Oferta fituese erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi blerësi rriti shumën fillestare prej 378 eurosh plot 11 herë. Fanella e firmosur nga sulmuesi mori vlerë të veçantë, pasi Manaj ishte autor i golit të vetëm që i dha Shqipërisë fitoren historike ndaj Serbisë.
Me këtë çmim, ajo bëhet fanella e dytë më e shtrenjtë e Kombëtares në ankand. Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit nga ndeshja ndaj Italisë në Euro 2024, e cila u shit për 5,792 euro.
Në atë takim, Bajrami shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pas vetëm 23 sekondash. -

Fanella historike e Manajt ndaj Serbisë shitet për 3,100 euro në ankand ndërkombëtar
Fanella që Rey Manaj veshi në ndeshjen historike ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovc u kthye në një objekt të çmuar koleksionistësh, duke u shitur për 3,100 euro në ankandin ndërkombëtar të organizuar nga MatchWornShirt, partneri zyrtar i FSHF-së. Kjo shifër përfaqëson një rritje të jashtëzakonshme, pasi çmimi fillestar ishte vetëm 378 euro, por blerësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rriti ofertën plot 11 herë për ta pasur këtë fanellë me vlerë historike.
Fanella mban firmën e Rey Manajt dhe është një simbol i rëndësishëm për tifozët kuqezi, pasi Manaj shënoi golin vendimtar që siguroi fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë, një moment që do të mbahet mend gjatë nga gjithë shqiptarët.
Kjo blerje e bën fanellën e Manajt fanellën e dytë më të shtrenjtë të Kombëtares shqiptare në ankand. Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit, e veshur në ndeshjen ndaj Italisë në Euro 2024, ku ai shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pas vetëm 23 sekondash. Ajo fanellë u shit për 5,792 euro, duke ruajtur kështu statusin e saj si objekti më i çmuar i fanellave të Kombëtares shqiptare.
Këto ankande nxisin interesin dhe dashurinë për historinë e futbollit shqiptar, duke ruajtur dhe vlerësuar momentet më të rëndësishme të ekipit kuqezi.