Tag: anita

  • Këngë e paharruar nga e ndjera, Anita Bitri: Ti s’je ai që njoha unë (teksti dhe kënga)

    Këngë e paharruar nga e ndjera, Anita Bitri: Ti s’je ai që njoha unë (teksti dhe kënga)

    Mbi 18 vite më parë, diva e muzikës shqiptare, Anita Bitri u nda nga jeta bashkë me vajzën dhe të ëmën në SHBA.

    Anita Bitri u lind në Sarandë, më 8 janar 1968 në një familje intelektuale. Prej moshës 8–14 vjeç, Anita ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivaleve të Pionierëve të rrethit të Vlorës, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi.

    Në vitet 1980-1986 prezantohet para publikut vlonjatë si violiniste në orkestrinën e shkollës së muzikës “Naim Frashëri”, mirëpo duke u rritur pasioni për këngën po e thërriste, gjë të cilën Bitri filloi ta demostronte te shokët e klasës dhe profesorët e kantos.

    Kënga e parë e Anitës në shkallë kombëtare titullohet “Hartimi dhe Dëbora”.

    Në mesin e këngëve të saj që edhe sot e kësaj ditë dëgjohet me ëndje është edhe “E lodhur nga ty” tekstin dhe videon e së cilës e gjeni në vazhdim:

    Jo nuk e di, jo nuk e di pёrse,Tё ndodh kёshtu me ne tё dy,Ditёt kalojnё nuk janё tё bukura mё,Ti s`je vёrtet, ai qё njoha unё

    Ty ta besova veten time,Si zoti tё vlerёsova unё,Ty qё aq shumё tё dhashё, tё desha,Zemrёn time ta bёsh …

    Jo jam shumё e lodhur, e sёmurё nga ty,Qё po më mundon,Si stuhi me shi, dashurinё,Ti vrave, e torturon

    Jo nuk ёshtё,Si ti mendon kёshtu,Njёherё mё bёn tё lumtur,Njёherё mё bёn ti blu

    Jo unё, jo unё nuk dua ty tё tё dёgjoj,Jo unё nuk mundem mё tё tё kuptoj,Jo unё nuk mundem po,Vetes sime unё do ti qёndroj, po

    Ashtu si njё ujёvarё qё vetёm rrjedh,Ashtu si edhe rruga ka njё shenjё,Ashtu edhe dhimbjen po shkruan kjo penё,Ashtu pa dashur kjo zemёr rrёfen

    Ty ta besova veten time,Si zoti tё vlerёsova unё,Ty qё aq shumё tё dhashё tё desha,Zemrёn time ta bёsh …

    Jo jam shumё e lodhur, e sёmurё nga ty,Qё aq shumё po ma mundon,Si stuhi me shi, dashurinё,Ti vrave, e torturon

    Jo nuk ёshtё,Si ti mendon kёshtu,Njёherё mё bёn tё lumtur,Njёherё mё bёn ti blu

    Jo unё, jo unё nuk dua ty tё tё dёgjoj jo,Unё nuk mundem mё tё kuptoj,Jo unё nuk mundem po, vetes unë do t’i qёndroj po,Por ty s`dua unё jo mё tё dёgjoj

    Jeta ime ёshtё e imja dua ta jetoj,Zemra ime ёshtё e imja, dashuri kёrkon,Vetja ime jam unё, ti mё respekto,Vetja jote kёrkon, ti mos mё gjyko

    Jam shumё e lodhur,E sёmurё nga ty,Qё unё s`tё duroj,Jo unё nuk dua ty tё tё dёgjoj jo

    Unё nuk mundem mё tё tё kuptoj,Jo, unё nuk mundem jo,Vetes sime respekt do ti qёndroj po,Por ty s`dua unё, jo mё tё dёgjoj.

    E përgatiti: A. S.- ObserverKult

    Lexo edhe:

    ANITA BITRI, KËNGËTARJA QË BESONTE NË EKZISTENCËN E ZOTIT- EDHE PSE ISHTE E NDALUAR FEJA NGA REGJIMI

  • “SOS”, filmi që rrëmbeu çmimin kombëtar në DokuFest dhe zemrat e publikut

    “SOS”, filmi që rrëmbeu çmimin kombëtar në DokuFest dhe zemrat e publikut

    Në një realitet ku heshtja shpesh mbulon nevojën për të komunikuar, një film nga Kosova ka arritur të ngrejë zërin përmes gjuhës së artit filmik. “SOS”, një film i shkurtër nga regjisorja dhe skenaristja Anita Morina, është shpallur fitues i kategorisë kombëtare në edicionin e 24-të të DokuFest, festivali më i rëndësishëm ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër në rajon.

    Ky sukses është më shumë se një çmim festivali, është një reflektim i potencialit që kinematografia kosovare po dëshmon me një zë të ri, autentik dhe thellësisht njerëzor.

    “SOS” sjell në ekran historinë e Drinit, një burrë 30-vjeçar që jeton një jetë të vetmuar në një stacion trenash të largët. I ngujuar në rutinën e vëzhgimit të trenave dhe lidhjeve virtuale, ai përballet me një krizë identiteti kur puna e tij zëvendësohet nga teknologjia.

    Ndërkohë që Drini përballet me sfidat e izolimit, ngjarjet zhvillohen në mënyrë të ngadaltë, duke krijuar një atmosferë të tensionuar dhe reflektuese, ku çdo detaj ka rëndësi. “SOS” është një thirrje e fortë për ndjeshmëri dhe kujdes ndaj nevojave të brendshme njerëzore, duke ngritur pyetje thelbësore për mënyrën se si ne komunikojmë dhe bashkëveprojmë me njëri-tjetrin në kohët moderne.

    Në rolet kryesore të filmit SOS shfaqen Gentrit Shala, Shkumbin Istrefi, Rebeka Qena, Blend Sadiku dhe Drita Kabashi. Secili prej tyre sjell një interpretim të natyrshëm dhe të ndjerë, duke i dhënë jetë personazheve dhe temave të thella që trajton filmi. Prania e tyre në ekran e bën tregimin edhe më të besueshëm dhe prekës për publikun.

    Rruga e SOS-it nuk nisi me çmimin në DokuFest. Projekti u zhvillua me kujdes dhe vëmendje, duke fituar më herët çmimin e mentorimit nga Zyra MEDIA e Kroacisë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Linz të Austrisë, si një nga projektet me potencial të lartë për komunikim ndërkombëtar. Ky ishte një sinjal i hershëm që “SOS” kishte diçka të veçantë për të thënë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në kontekstin më të gjerë evropian.

    Filmi u mbështet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe pati pjesëmarrje në disa ngjarje ndërkombëtare të zhvillimit filmik. Me një produksion modest, por me integritet të lartë artistik, SOS arriti të komunikojë universalisht përmes një teme lokale – një nga virtytet më të vështira në kinema.

    Në një konkurrencë të fortë kombëtare, juria e DokuFest 2025 vlerësoi SOS si filmin më të mirë kombëtar, duke i dhënë atij çmimin kryesor të festivalit në këtë kategori. Ky vlerësim e vendos Anita Morinën në radhën e autorëve të rinj që po ridizajnojnë profilin e kinemasë kosovare, duke sjellë ndjeshmëri, qasje të re narrative dhe guxim artistik.

    Çmimi në DokuFest nuk është vetëm një trofe, është një dritare që mund të çojë SOS-in drejt festivaleve të tjera ndërkombëtare, shpërndarjes digjitale dhe vëmendjes së kritikës globale.

    SOS është më shumë se një film – është një pasqyrë e realitetit social, e gjeneratës digjitale, dhe e ndjenjës së izolimit që kaplon njeriun modern. Morina nuk ofron zgjidhje, por ngrit pyetje, dhe kjo është ndoshta vlera më e lartë që një vepër kulturore mund të ofrojë.

    Anita Morina, e lindur në vitin 1995 në Kosovë, ka studiuar regji në Prishtinë dhe më pas ka ndjekur masterin në kinematografi në Universitetin e Kembrixhit. Ajo është autore e disa projekteve të suksesshme të shkurtër, ndërsa aktualisht është në proces zhvillimi të filmit të saj të parë të gjatë artistik, “Lucky Us”, me mbështetje nga institucionet në Kosovë dhe Kroaci.

    Në një botë ku shumica e thirrjeve për ndihmë mbeten të pavërejtura, filmi SOS është një shembull i fuqishëm i asaj se si kultura mund të jetë një alarm që zgjon ndërgjegjen kolektive. Me një estetikë të thjeshtë, por të ngarkuar me emocion, SOS nuk është vetëm një fitore për Anita Morinën – është një triumf për kinemanë e Kosovës dhe për të gjithë ata që besojnë se filmi ende mund të ndikojë në mënyrën se si shohim veten dhe botën përreth./KultPlus.com

  • Një rrëfim për Anita Bitrin: Kush ja shpëtoi jetën kur ishte fëmijë…

    Një rrëfim për Anita Bitrin: Kush ja shpëtoi jetën kur ishte fëmijë…

    Anita Bitri ishte ndër këngëtaret më të mira të brezit të viteve ’90, që erdhën në skenat e festivalit shqiptar, me një vokal të shkëlqyer dhe mjaft e talentuar duke rrëmbyer zemrat e publikut.

    Karrierën e nisur në Shqipëri, këngëtarja shqiptare do ta vazhdonte më pas në Amerikë ku arritjet e saj do të ishin gjithmonë e më shumë në rritje, derisa një tragjedi do të ndërpriste jetën e Anita Bitrit, si dhe të nënës dhe vajzës së saj 7-vjeçare Siborës, duke e lënë në mes jetën dhe karrierën e këngëtares shqiptare. 

    Në një intervistë në “Rreze Dielli’’ shkrimtari Albert Zholi, kohë më parë rrëfeu jetën dhe karrierën e artistes shqiptare, sipas të cilit, një rastësi fatlume bëri që Anita të zbulohej si këngëtare:

    “U zbulua si talent në vitin e tretë të shkollës së mesme, kur shkolla do bënte një aktivitet të rëndësishëm përpara publikut vlonjat dhe ka qenë në teatrin e Vlorës, një këngëtare gocë e re atë ditë kishte dy tre këngë kryesore dhe do ishte ajo promotorja e gjithë zhvillimit të festivalit dhe gjërave të tjera që kishte në program shkolla për të dhënë përpara njerëzve.

    Dhe për fat apo për rastësi ajo këngëtarja nuk vjen atë ditë dhe drejtuesi i këtij emisioni, i këtij festivali ja beson këngën Anita Bitrit dhe këtu ndodhi ajo që nuk imagjinohej, që me fillimin e këngës së parë. Atë e kthyen tre herë askush nuk e besonte dhe ajo dilte për të dhënë këngën tjetër dhe brohorisnin që të kthehej tek kënga e parë’’ u shpreh shkrimtari Zholi, për fillimin e karrierës së saj e cila do të ishte mjaft e sukseshme.

    Anita ishte mjaft e lidhur me vëllain e saj Arbenin, një lidhje e veçantë dhe mjaft e bukur e cila vinte që nga fëmijëria dhe do ta bënte atë udhërryesin e saj si në jetën artistike dhe atë personale, duke i qëndruar gjithmonë pranë:

    “Mbasdite Anita shkon me shoqet për të luajtur, ishte sheshi aty mbas shtëpisë dhe ishte dhe një kanal i ujrave të zeza për një moment topi bie tek ujërat e zeza, Anita ngaqë e donte shumë atë top dhe ishte i veçantë dhe ishin mbledhur për atë top, e shikonin si diçka magjike, që koha nuk ua rezervonte të gjithëve, Anita nuk mund ta shikonte ashtu të pistë topin dhe turret dhe hidhet për ta marr. Pa ditur që atje ishte një vend me ujëra të zeza shumë i thellë, duke kapur topin, topi shkiste, ajo po fundosej, më tutje ishte vëllai i vet Lulëzimi që luante me shokët nuk i dha rëndësi fare, të tjerët fëmijët nuk kishin mundësi që ta ndihmonin dhe ishin shumë të vegjël.

    Në atë kohë vëllai, Arbeni ishte më tutje kur pa që askush nuk reagoi u turr me vrap dhe u hodh, në momentin që ajo ishte drejt mbytjes mundi ta shpëtojë, kjo bëri që ajo në çdo hap që hidhte pa pyetur Arbenin nuk e bënte’’, u shpreh ai.

    Një lidhje e veçantë mes vëllait dhe motrës që do të vazhdonte deri në fund të jetës së këngëtares shqiptare./shqiptarja.com

    ——————

    Lexo edhe:

    Anita Bitri një meteor, në qiellin e këngës shqiptare

    ObserverKult

  • “Kënga e nënës” e interpretuar nga e madhja, Anita Take (teksti dhe video)

    “Kënga e nënës” e interpretuar nga e madhja, Anita Take (teksti dhe video)

    Ju ftojmë të dëgjoni një prej këngëve më të bukura të artistes, Anita Take.

    E lehtë është jeta kur di që kam nënëN’çdo çast t’vështirë e ndjej pranëNë breng e halle ajo më ka qenëRreze që dritë shpërndan.

    Nënë, emër i dashur për muaMë je e shtrenjtë, të të duaSa jetë e tërë për ty unë thur melodiNjë nënë, vetëm një nënë ka në botëËmbël tingëllon zëri i sajO bir, fëmijës ajo do t’i thotëQesh e ndriçon zemër e saj

    Nënë, emër i dashur për muaMë je e shtrenjtë, të të duaSa jetë e tërë për ty unë thur melodi

    Kur zemra rreh në gëzime e dëshprimeTek ti mendimi më shkonPranë teje ndjehem më e dashur, më trimeMë e lumtur se botë e tërë

    Nënë, emër i dashur për muaMë je e shtrenjtë, të të duaSa jetë e tërë për ty unë thur melodi.

    ObserverKult

    Anita Take

    Kliko edhe:

    ANITA TAKE&RUDOLF STAMBOLLA: TË DESHA, TË DESHA SI I MARRË (TEKSTI DHE KËNGA)

    Mu duke krijesa më e bukur, e amël e zjarrtë si dashuriaPër ty më ngjallet në shpirt mu sot ziliaTek ti u ngjita të rashë o pas o Flutur

    Të desha, të desha si i marrë, se syt,ë ah sytë më mahnitënDhe zemrën time të pastër ma grabiteTu fala ty un’ me zjarrin tim të parë

    E bukur si yjet dhe si drita, çdo gja që ty natyra t’ka dhuruVeç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam ditëE bukur si yjet dhe si drita, ç’do gja që ty natyra t’ka dhuruVeç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam ditë

    Kliko per me shume KETU

  • Anita Rachvelishvili në Prishtinë: Magjia e operës rikthen shkëlqimin e natës nën yje

    Anita Rachvelishvili në Prishtinë: Magjia e operës rikthen shkëlqimin e natës nën yje

    Kryeqyteti sonte bëhet skenë e një ngjarjeje të jashtëzakonshme kulturore, ku ylli botëror i operës, Anita Rachvelishvili, do të performojë për herë të parë në Prishtinë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj.Koncerti mbahet në ora 20:30, në hapësirën e jashtme të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, që për një natë do të shndërrohet në një ambient të hapur nën yje, duke sjellë emocione të fuqishme për publikun artdashës. Me një repertor që përfshin arie të mëdha operistike dhe këngë nga Italia, Gjeorgjia dhe Argjentina, Rachvelishvili do të udhëheqë një udhëtim muzikor që bashkon kultura dhe ndjenja nga e gjithë bota.E shoqëruar nga Ansambli i Festivalit Rame Lahaj dhe nën drejtimin e dirigjentit të njohur Nikoloz Rachveli, kjo mbrëmje pritet të jetë një festë e pasionit për artin dhe një përvojë që vendos Prishtinën në hartën e skenave të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës operistike. Hyrja në koncert është falas dhe të gjithë qytetarët janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj mrekullie artistike./KultPlus.com