Tag: anila

  • Gjykata kërkon seancë pajtimi për Metën dhe Kryemadhin! Çifti sot sërish ‘përballë’ në procesin e divorcit, ç’pritet të ndodhë

    Gjykata kërkon seancë pajtimi për Metën dhe Kryemadhin! Çifti sot sërish ‘përballë’ në procesin e divorcit, ç’pritet të ndodhë

    Duket se nuk ka kthim pas për të shpëtuar martesën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit!

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se mëngjesin e kësaj të premteje avokati i Metës, Genc Gjokutaj është paraqitur në Gjykatën Civile të Tiranës, në lidhje me procesin e divorcit mes çiftit.
    Seanca është lënë për ditën e sotme prej datës 21 shkurt pasi sipas gjyqtares duhet të paraqiten të dy paditësit që kërkojnë divorcin.
    Gazetarja Anila Hoxha raporton se përpara se të nisë shqyrtimi i padisë së divorcit ligji kërkon praninë e çiftit të cilëve u ofrohet në një seancë paraprake mundësia e pajtimit dhe në rast se ata e refuzojnë pajtimin, vazhdohet me  gjykimin për divorc.
    Ky është parashikimi ligjor për çdo divorc tha Anila Hoxha, edhe pse shume çifte dy vitet e fundit përballë stokut të dosjeve po i drejtohen noterëve për të firmosur marrëveshjen për divorc dhe kjo marrëveshje më pas normalizohet me vetëm një seancë në gjykatën civile.
    Padia e divorcit u paraqit në qershor nga Ilir Meta, ndërkohë që prej tetorit ai mbahet nën arrest më burg për llogari të SPAK.

    Top Channel

  • Anila Denaj, takim me gratë dhe vajzat në Njësinë 13 në Tiranë

    Anila Denaj, takim me gratë dhe vajzat në Njësinë 13 në Tiranë

    Anila Denaj, ministre e Bujqësisë, njëherësh kandidate e PS në listat e hapura në qarkun e Tiranës, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e njësisë 13 në kryeqytet, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
    “Një takim i ngrohtë e plot energji me gratë dhe vajzat e Njësisë 13 me të cilat biseduam për rëndësinë e votës së 11 majit për Partinë Socialiste, si garancia për të çuar përpara reformat në çdo sektor, për përmbushjen e vizionit Shqipëria 2030 në familjen e madhe europiane”, shkruan Denaj në një postim në rrjetet sociale.

  • Anila Denaj: Ndërrova 18 shtëpi, në 3 kontinente dhe 5 shtete

    Anila Denaj: Ndërrova 18 shtëpi, në 3 kontinente dhe 5 shtete

    Nga Salvadori në Bolivi, Ekuador, Rumani e më pas Mozambik duket një itinerar i çuditshëm, por këto kanë qenë ndalesat profesionale të Anila Denajt përpara se të përfshihej në politikë.
    Në një intervistë në “Rudina”, ministrja e Bujqësisë tregon se herë pas here e gjen veten në xhaketën e bankierit që e ka mbajtur për 18 vite. Ajo ka qenë këshilltare ndërkombëtare financiare në një bankë private dhe puna e ka dërguar në vende të largëta e me plot sfida.
    Anila Denaj: Pavarësisht se kjo duket shumë e bukur nga jashtë, ka edhe sfidat e veta. Unë kur kam ardhur në Shqipëri, pas këtyre viteve, pas 7 viteve, në 5 shtete në 3 kontintente, kam numëruar shtëpitë me qira që kam jetuar. Ishin 18, ishin shumë dhe kam kuptuar që vërtet kishte shumë emocione, por edhe shumë vështirësi sepse nga një vend te tjetri dhe nga një lëvizje te tjera, po flas për shtëpinë, por kjo tregon sesa shpesh kam lëvizur, ka edhe kostot e veta. Atëherë kam qenë pa familjen, familjen e krijova në Shqipëri dhe ma ka lejuar koha jashtë familjes të udhëtoja.
    Pas kthimit nga Amerika Latine ku nevojitet që të rriteshin kapacitetet e bizneseve të vogla dhe të mesme, ministrja shkoi në Rumani. Pas 2 vitesh, u duk se do të rikthehej në Shqipëri por u gjend në një tjetër kontinent sfidues: Afrikë.
    Anila Denaj: Më pas erdha në Rumani, 2 vjet që ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë ku ndërtimi i kapaciteteve për personelin drejtues, por duke u bërë edhe drejtoreshë vetë për të ndërtuar një bankë nga fillimi, ishte domosdoshmëri dhe pas 2 vjetësh ne kishim një parim, ne çdo performancë na vlerësohej 1 vit pasi kishim lënë një vend sepse vetëm atëherë drejtuesit thoshte që ti ke bërë punë të mirë që atë që ke lënë në pozicionin tënd, e ka bërë këtë punë siç do të duhej ta bënte. Më pas mendova që do të kthehesha përsëri në Shqipëri, por në fakt një surprizë e vogël, një telefonatë më tha duhet të shkosh në Afrikë. Unë thashë nuk jam personi që e njoh Afrikën, dërgoni dikë tjetër, nuk flas as portugalisht, flas vetëm spanjisht, më thanë ti je shqiptare, i mëson shumë shpejt gjuhët, shko në Afrikë. M’u desh për një javë të shkoja në Afrikë. Jetova 2 vjet, aty m’u duk shumë e lehtë në fillim.
    Ekipi im janë ekip në zyrat qendrore. Më kanë ndihmuar, m’u duk e lehtë sepse mendova që lidhej çdo gjë me procedurat, në fakt Afrika tregoi që ligjet dhe procedurat janë një gjë dhe ka qenë vendi që kam mësuar një mësim shumë të rëndësishëm: procedurat dhe ligjet janë aty por në qoftë se njerëzit nuk i jetojnë procedurat dhe ligjet dhe nuk kanë përgjegjshmërinë, çdo gjë bëhet shumë e vështirë dhe Afrika ishte një vështirësi që lidhej me njerëzit dhe e besoj që pas 2 vjetësh punë në Afrikë, pata edhe kostot e mia, sidomos në shëndet, por ia dola që ta kthej bankën në fitim pas 5 vitesh humbje.

  • Mishi i pulës me salmonelë/ Ministrja Denaj: Raste të tilla ka kudo, janë shtuar në të gjithë botën

    Mishi i pulës me salmonelë/ Ministrja Denaj: Raste të tilla ka kudo, janë shtuar në të gjithë botën

    Tonelata fileto pule me salmonelë nga Brazili hyn më 11 Mars në vendin tonë  nga kompania “AMG FOOD“, ose e njohur me emrin tregtar “diMal“ dhe një pjesë e mirë e tyre u hodhën në treg dhe u konsumuan nga qytetarët, pa dalë përgjigjet e analizave.
    Ky skandal u pasua edhe nga dy të tjera, ku nga Greqia hynë tre ngarkesa me luleshtrydhe të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, teksa dhe Kroacia ktheu mbrapasht një ngarkesë me speca nga Shqipëria, që kishte nivele të larta pesticidesh. Këto skandale ndodhën pas atyre të mandarinave, të cilat pasi u konstatuan me pesticide në Kroaci dhe u kthyen mbrapsht, u hedhën në tregun shqiptar.
    E me të gjitha këto skandale, askush nga zyrtarët e lartë nuk mbajti përgjegjësi, si ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, po ashtu edhe kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Manush Kullolli, të cilët duket se nuk janë të fokusuar tek siguria e ushqimeve që konsumojnë qytetarët, por tek mbledhja e votave për PS-në për zgjedhjet e 11 Majit.
    Anila Denaj, pasditen e kësaj të marte është shfaqur në një intervistë propagande në emisionin “Rudina”, ku është justifikuar edhe për skandalin e filetove të pulave me salmonelë nga Brazili. Sipas saj, vitet e fundit rastet me salmonelë janë shtuar si në Europë, si në të gjithë botën.
    Ndër të tjera, Anila Denaj nuk la pa ja u hedhur fajin edhe mediave, dhe institucioneve që hedhin në treg mish të kontaminuar me salmonelë. Sipas saj, AKU bën transparencë, edhe pse duhet theksuar se ky institucion reagoi vetëm pas publikimit të lajmit në mediat, madje duke mos e bërë publike emrin e kompanisë, që qytetarët të mos blinin filetot e saj, por e mbajti të fshehtë.
    “Salmonela dhe shumë sëmundje të tjera të cilat vijnë nga bimët dhe nga kafshët, në vitet e fundit, në Evropë dhe në gjithë botën janë rritur. Unë dua të them vetëm një shifër që vetëm vitin e shkuar në Evropë, rastet e salmonelës ishin 77 mijë, krahasuar me një vit më parë, 65 mijë, pra është një situatë që ndeshet kudo dhe të gjithë marrin masa. Masa që është realizuar në mbrojtje të të gjithë sistemit është raportimi i gjithë institucioneve të Evropës në një sistem ku ne menjëherë marrim informacion.
    Në rastin konkret, baza e riskut që vlerësohet në drejtorinë e AKU-së, bëri që me marrjen e një mostre dhe një analize, të evidentojë te një ngarkesë dhe në mënyrë të menjëhershme u realizua gjurmueshmëria, por u gjendëm përpara disa vështirësive dhe për këtë arsye e referuam rastin në prokurori. Në asnjë mënyrë nuk reshtim të japim informacion sepse informacioni duhet të jetë për publikun një instrument qetësie dhe sigurie, por në raport me sasitë të cilat spekulohen në media, unë do të doja të flisnin organet të cilat e kanë këtë proces në gjurmueshmëri dhe këtu janë më shumë sesa një, më shumë sesa Ministria e Bujqësisë, por njëkohësisht të garantojë që pjesa e gjurmueshmërisë është edhe për të tërhequr gjithë produktin nga tregu dhe për të mos lejuar konsumin e tij”,  tha Anila Denaj.

  • Anila Denaj: Përmirësimi i infrastrukturës në ujitje-kullim fuqizon produktet shqiptare në tregjet vendase dhe ndërkombëtare

    Anila Denaj: Përmirësimi i infrastrukturës në ujitje-kullim fuqizon produktet shqiptare në tregjet vendase dhe ndërkombëtare

    Investimet për thellimin dhe zgjerimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, siguron të shtoj vaditjen e tokave bujqësore në Maliq.
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga punimet që po kryen aty, ku mjete të rënda po punojnë për thellimin e shtratit të ujëmbledhësit.

    “Po vijojnë punimet për zgjerimin, thellimin dhe përforcimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, në Bashkinë Maliq, i cili siguron vaditjen e një sipërfaqeje prej 3,100 hektarësh në Fushën e Maliqit, përmes një rrjeti kanalesh ujitëse me gjatësi 33 km. Përmes rritjes së kapacitetit ujor të digës që garanton furnizim me ujë për fermerët e zonës, synohet fuqizimi i markës #MadeinAlbania në tregjet vendase dhe ndërkombëtare”, tha Denaj.

  • Anila Denaj në Pëllumbas: Vota e 11 majit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

    Anila Denaj në Pëllumbas: Vota e 11 majit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

    “Pëllumbas | Një bisedë e sinqertë me banorët e zonës për sfidat, por edhe punët e mira të Partisë Socialiste ndër vite. Vota e 11 majit është përtej fitores sonë të dhjetë radhazi, është votë për të përmbyllur një ëndërr kombëtare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Anila Denaj në një postim në rrjetet sociale.

  • “Grup të strukturuar me dy persona, nuk ka”/ Anila Hoxha zbulon detajet nga hakerimi i SPAK: Është ndërhyrë edhe në…

    “Grup të strukturuar me dy persona, nuk ka”/ Anila Hoxha zbulon detajet nga hakerimi i SPAK: Është ndërhyrë edhe në…

    Indiciet për ndërhyrje në kompjuterat e SPAK u faktuan ditën e sotme pas një reagimi zyrtar të Prokurorisë së Posaçme ku konfirmonte arrestimin e dy personave. Sulmi kibernetik ka arritur të depërtojë në e-mailet e 3 prokurorëve të posaçëm të SPAK, ndërsa nuk është arritur të zbërthehet adresa elektronike e kreut të këtij institucioni, Altin Dumani. Në studion e Top Story këtë të enjte gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje rreth kësaj ngjarjeje të paprecedentë, ndërsa tha se i ka nisur një shkresë zyrtare SPAK për të marrë informacion zyrtar, por që është përballur me një heshtje.
    “Janë nën hetim dhe në arrest me burg, dy shtetas, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonaj, ky i fundit jurist. Kanë rënë kontakt me njëri tjetrin kur Gjonaj ishte drejtor i paraburgimit në Vlorë, ndërsa Rrokaj sipas dijenisë sime është IT. Ne nuk e kemi ende të shkruar zyrtarisht që do ishte gjëja më normale, se cila është vepra penale se për çfarë dyshohen këta dy persona.
    Nuk ka sekrete të kësaj natyre të sigurisë kombëtare ku duhet të mbahet sekret emri. Dyshohen se në 12 mars nisën një sulm për të hakeruar dhe ndërhyrë në adresat e e-mail të tre prokurorëve të posaçëm dhe përmes e-mail është shkuar në kompjutert e tyre, madje siç më është konfirmuar jo zyrtarisht, se unë në 14 mars kam dërguar kërkesën e parë dhe kërkova informacion nga SPAK, mu kërkuar që ta dërgoja me e-mail që të protokollohej dhe ikën tre ditë… kishte një heshtje dhe pas disa ditësh kërkoj sërish, ridërgoj kërkesën për informacion të detajuar tashmë, siç e thotë ligji për t’u informuar që siç duket është ligj fantazmë. Ende nuk e dimë cilat janë krimet konkrete që kanë bërë ish drejtori i paraburgimit dhe IT.
    Është ndërhyrë në kompjuterin e prokurorit Behar Dibra, që po heton disa grupe kriminale, dhe në kompjuterët e dy prokuroreve që hetojë jo vetëm çështje të krimit të organizuar por edhe të korrupsionit. Në dijen tinë trime, janë marrë dhe e-mail të prokurorëve në komunikim me përfaqsues ndërkombëtar në Shqipëri të natyrës së shkëmbimit të informacionit, por është një informacion jozyrtar dhe nuk do rrezikoja për të dhënë më tepër sepse kam parasysh vendimin e prokurorit për sekretin hetimor”, u shpreh Anila Hoxha.
    “Ky hakerim dyshohet se është bërë nga një grup i strukturuar kriminale, por grup kriminal i strukturuar nuk ka me dy persona. Shpresojmë që ky institucion të ketë rezultate sa më shpejt dhe të zbulojë realisht se çfarë ka ndodhur dhe sa i madh është dëmi”, tha ajo.

  • Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nderohet me çmimin “Fatos Baxhaku”

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nderohet me çmimin “Fatos Baxhaku”

    Pikërisht në dy prill që shënon ditën ndërkombëtare të kontrollit të fakteve, gazetares së Top Channel Anila Hoxha, iu dha çmimi  “Fatos Baxhaku”. Gazetarja e departamentit të lajmeve në TCH u shpall fituese e vendit të parë me investigimin për kartelin rus, Khimprom, që kryente aktivitet në vendin tonë, ndërsa u vlerësuan me çmime edhe gazetarët Sebi Alla dhe Esmeralda Keta, gazetare në Inside Story.

    “Jam e nderuar dhe e privilegjuar për çmimin ” Fatos Baxhaku”, gazetarit që vazhdon dhe do të jetë gjithmonë modeli i gazetarisë që duhet bërë.
    Gazetarit të jashtëzakonshëm që nuk i pëlqente protagonizmi, por njerëzit të cilët rrëfenin Shqipërinë tonë. Jo vetëm në median e shkruar, por edhe në median vizive.
    Dokumentarë si “Rrugëtimi” shfaqur në dy sezone në Top Channel dhe nuk mund tu harroj se si në pjesë si “Kalaja e Ali Pashës” , “Jugu i jugut”, Fatosi na dha mesazhin se nuk është e vërtetë që në televizion ka rëndësi vetën figura, ka rëndësi edhe fjala”, tha gazetarja Anila Hoxha.
    Në rëndësinë e verifikimit të fakteve e vuri theksin e saj edhe drejtoresha e Faktoje, Klodiana Kapo, e po ashtu edhe përfaqësues të ambasadave në vend.

    Top Channel

  • Fileto pule me salmonelë, Abilekaj-Ministres Denaj: Si fle gjumë natën?

    Fileto pule me salmonelë, Abilekaj-Ministres Denaj: Si fle gjumë natën?

    Fileto pule me salmonelë, Abilekaj-Ministres Denaj: Si fle gjumë natën?

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka debatuar me gazetarin Enton Abilekaj, për futjen në treg të filetove të pulës me salmonelë nga kompania AMG Food.

    Ministrja theksoi se biznesi në këtë rast nuk ka bashkëpunuar për gjurmueshmërinë, ndërkohë që është referuar me urgjencë te disa institucione.

    Ndërkohë gazetari kërkoi të dijë se sasinë e pulës me salmonelë që ka përfunduar në treg.

    Debati:

    Enton Abilekaj: Unë mendoj se në ato 51 biznese ku është shpërndarë duhet të njoftonte njerëzit të mos i blejnë.

    Anila Denaj: Është bllokuar.

    Enton Abilekaj: Sa përqind është shitur?

    Anila Denaj: E thashë se do të flasin organet sepse është bllokuar.

    Enton Abilekaj: Duhet të kemi hartën se ku ka shkuar, sa janë shitur.

    Anila Denaj: E ka një organ tjetër.

    Enton Abilekaj: Ju jeni përgjegjës, si flini gjumë kur ndodh kjo?

    Anila Denaj: E ka policia, hetimi tatimor, prokuroria.

    Enton Abilekaj: Pasi e gjejmë ta bllokojmë, ndërkohë gjysma mund të ketë ikur dhe njerëzit e kanë përdorur.

    Anila Denaj: Jo nuk mund të krijojmë panik me këtë. E kanë organet që po e hetojnë, ju nuk e dini.

    Enton Abilekaj: Para hetimit është mos konsumimi. Pastaj a do të dënohet njeri është tjetër çështje. A po konsumohet? Sa përqind është shitur? Problemi është përgjegjësia politike është e juaja. Ajo që është urgjente, ku ka shkuar dhe sa është shitur?

    Anila Denaj: Ju nuk e vlerësoni faktin që instituioni ka denoncuar në Prokurori sapo është konstatuar? Ju nuk mund të spekuloni rëndësinë që i japim ne shëndetit. Në mometin që biznesni nuk informon për gjurmueshmërinë, a nuk jemi duke ndjekur ligjin kur e referojmë? Përmenda hetimi tatimor, krimi ekonomik, por të thoni ju që gjysma… Gjurmueshmëria bëhet në bazë të një raportimi që ka ligji.

    Enton Abilekaj: Të nesërmen ju duhet të dilnit të thoshit sa kilogram është tregtuar. Po pjesa tjetër ka qenë e infektuar? Nga 41 ton, 7 ton ka dalë me salmonelë, pjesën tjetër nuk e dimë, kush e ka ngënë ne nuk e dimë akoma.

    Anila Denaj: Të krijosh panik është papërgjegjshmëri. Ju shpesh, siç po e bëni tani, edhe me portalin tuaj mund të godisni, por me sigurinë ushqimore jo. Përpara se të jeni i emocionuar, duhet të jeni me një kompani që nuk e ka parë gjurmueshmërinë si pjesë të protokollit, biznesni nuk ka dhënë informacion, ne e çojmë në Prokurori, ju thoni jeni të papërgjegjshëm. Po bëjmë gjurmueshmërinë.

  • “AKU do të shkrihet”, Anila Denaj njofton reformën radikale: Si do kryhet kontrolli i ushqimeve

    “AKU do të shkrihet”, Anila Denaj njofton reformën radikale: Si do kryhet kontrolli i ushqimeve

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njoftoi se AKU do të shkrihet dhe do të bashkohet me të gjitha inspektoriatet e ushqimit.
    Në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Denaj tha se të gjitha inspektoriatet do të krijojnë një institucion që do të zbatojë politikat e tij, për peshkimin, për bimët, produktet e kafshëve dhe nuk do të varen nga një drejtor i përgjithshëm, as nga ministri, por nga një sistem i tërë, sepse nuk mund të menaxhojmë vetëm me njerëz, por nga tre nivele monitorimi.
    “Katër ngarkesa me mandarina ishin mandarina eksporti. 35 janë bllokuar nga Greqia dhe Italia që janë vende të BE-së. Ky nuk është një fenomen shqiptar, nuk po e relativizoj që edhe ata qenkan më keq se ne, por dua të them se ky produkt bëhet duke rritur shkëmbimin e informacionit.
    Kur ra gripi i shpendëve në Kroaci, ne bëmë bllokimin e importeve, apo kur ka një problem në Rumani, na intereson edhe ne. Këto janë protokolle që ne i kemi vendosur në ligj. Në zbatim të tyre ka inspektorë dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar.
    Në shtator të vitit të kaluar ka kaluar nëj ligj që do të vihet në zbatim deri në fund të vitit, me të gjitha aktet juridike që inspektoriatet do të riorganizohen, AKU do të shkrihet dhe do të bashkohet me të gjitha inspektoriatet e ushqimit.
    Të gjitha do të krijojnë një institucion që do të zbatojë politikat e tij, për peshkimin, për bimët, produktet e kafshëve dhe nuk do të varen nga një drejtor i përgjithshëm, as nga ministri, por nga një sistem i tërë, sepse nuk mund të menaxhojmë vetëm me njerëz, por nga tre nivele monitorimi”, tha Denaj.