Tag: anila

  • Anila Denaj inspekton rehabilitimin e rrugës “Zall” në Skuter, Krrabë, një investim për siguri dhe zhvillim turistik

    Anila Denaj inspekton rehabilitimin e rrugës “Zall” në Skuter, Krrabë, një investim për siguri dhe zhvillim turistik

    Ministrja Anila Denaj, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga inspektimi i punimeve në Skuter, Krrabë, ku po vijon me ritme të shpejta rehabilitimi i rrugës “Zall”.
    Ky aks, i gjatë disa kilometra, po rikonstruktohet me standardet e nevojshme të sigurisë dhe cilësisë, duke siguruar një lidhje më të lehtë dhe më të sigurt me rrugën kryesore, me lagjen dhe me një nga atraksionet natyrore më të veçanta të zonës, Syrin e Ciklopit.

    “Kjo ndërhyrje përmirëson ndjeshëm aksesin për banorët, vizitorët dhe bizneset lokale, duke i dhënë zonës një frymë të re zhvillimi,” theksoi ministrja Denaj gjatë inspektimit, duke nënvizuar se rruga e re do të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e transportit bujqësor dhe në rritjen e potencialit agroturistik.
    Ky investim pritet të transformojë një zonë që dikur njihej për minierat e saj, në një destinacion të ri me vlera të larta natyrore e kulturore, duke krijuar mundësi të reja për turizëm, agroturizëm dhe zhvillim ekonomik.

  • Terror në Librazhd/ Zyrtarja e tenderave: Më kërcënuan me armë te koka, më morën 200 mijë euro!

    Terror në Librazhd/ Zyrtarja e tenderave: Më kërcënuan me armë te koka, më morën 200 mijë euro!

    Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dosja që po hetohet e ndarë mbi grabitjen e armatosur në banesën e një anëtareje të komisionit të Prokurimeve publike, në shtëpinë e të cilës u grabitën 200 mijë euro dhe paund.

    Shtetasja L.S., e cila është nën akuzë për tenderat, siç i referohet dosjes gazetarja Anila Hoxha ka pranuar para SPAK detajet e grabitjes së armatosur.
    “Po është e vërtetë kanë hyrë katër persona të maskuar. Hynë në banesën tonë në Librazhd, aty ishin unë mamaja, vëllai dhe tre fëmijët.
    Fëmijët e moshës tetë dhjetë dhe 14 vjeç. Na terrorizuan na morën lekët, një person na rrinte me armë tek koka. Të tjerët kontrolluan shtëpinë derisa gjetën lekët. Pastaj morën peng vëllanë dhe e lanë në Labinot që mos të denonconte. Ai erdhi në këmbë nga Labinoti deri në një fshat.
    Njoftuam policinë e Librazhdit dhe kemi bërë kallëzim për grabitjen ka thënë punonjësja e KPP e cila njëherazi del në përgjime në biseda të ndryshme edhe në dosjen tjetër ku është nën akuzë edhe kreu i KPP Jonaid Myzyri”.
    SPAK i ka kërkuar dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit nëse është denoncuar apo jo një grabitje e ndodhur në 2020 dhe një pengmarrje që ka rezultuar se kanë ndodhur gjatë bisedave midis disa personave nën hetim./tch

  • Iu grabit banesa në Librazhd si nëpër filma, zbardhen të tjera dëshmi të zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

    Iu grabit banesa në Librazhd si nëpër filma, zbardhen të tjera dëshmi të zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

    Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dosja që po hetohet e ndarë mbi grabitjen e armatosur në banesën e një anëtareje të komisionit të Prokurimeve publike, në shtëpinë e të cilës u grabitën 200 mijë euro dhe paund.

    Shtetasja L.S., e cila është nën akuzë për tenderat, siç i referohet dosjes gazetarja Anila Hoxha ka pranuar para SPAK detajet e grabitjes së armatosur.
    “Po është e vërtetë kanë hyrë katër persona të maskuar. Hynë në banesën tonë në Librazhd, aty ishin unë mamaja, vëllai dhe tre fëmijët.
    Fëmijët e moshës tetë dhjetë dhe 14 vjeç. Na terrorizuan na morën lekët, një person na rrinte me armë tek koka. Të tjerët kontrolluan shtëpinë derisa gjetën lekët. Pastaj morën peng vëllanë dhe e lanë në Labinot që mos të denonconte. Ai erdhi në këmbë nga Labinoti deri në një fshat.
    Njoftuam policinë e Librazhdit dhe kemi bërë kallëzim për grabitjen ka thënë punonjësja e KPP e cila njëherazi del në përgjime në biseda të ndryshme edhe në dosjen tjetër ku është nën akuzë edhe kreu i KPP Jonaid Myzyri”.
    SPAK i ka kërkuar dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit nëse është denoncuar apo jo një grabitje e ndodhur në 2020 dhe një pengmarrje që ka rezultuar se kanë ndodhur gjatë bisedave midis disa personave nën hetim.

  • Pezullohen kontrollet e AKU/ Urdhri pas ankesave për praktika abuzive. Të gjithë inspektorët në vetting

    Pezullohen kontrollet e AKU/ Urdhri pas ankesave për praktika abuzive. Të gjithë inspektorët në vetting

    “Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU duhet ndaluar me urgjencë pasi më shumë se sa mirë bën dëm”, thotë kryeministri Edi Rama.

    Porosia e Kryeministrit Rama u zbatua.  Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj,  doli para  kamerave për të njoftuar se nga sot janë pezulluar inspektoret e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
    “Duke marrë në konsideratë një rritje të ndjeshme të ankesave të subjekteve të lidhura me ushqimin, subjekteve të tregtimit të produkteve ushqimore dhe qasjen dhe sjelljen në bazë të këtyre ankesave të trupës inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, adresimin e praktikave abuzive në përmbushje dhe kryerjen e detyrave inspektuese, kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara.”, shprehet Anila Denaj.
    Një komision i posaçëm, në përbërjen e të cilit do të jenë pesë anëtarë do të ngrihet për të kaluar në sitë jo vetëm trupën aktuale, por edhe inspektorët e rinj.
    “Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së. Aplikantët e rinj, të cilët do t’i bashkohen kësaj trupe, do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë institucion një frymë të re, një qasje të re dhe mbi të gjitha, një etikë të re.”, shprehet më tej Denaj.
    Vendimi i qeverise për të pezulluar inspektoreve të  AKU-së erdhi pas rritjes se  ankesave  lidhur me  sigurinë ushqimore.

    Top Channel

  • “Shkrihet” AKU-ja, inspektorët do kalojnë në provim nga profesorët e Universitetit Bujqësor

    “Shkrihet” AKU-ja, inspektorët do kalojnë në provim nga profesorët e Universitetit Bujqësor

    Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka njoftuar pezullimin e inspektorëve pak javë pasi Kryeministri Edi Rama kërkoi që të pezullohej urgjentisht veprimtaria e AKU-së.
    Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, u shpreh se do të ngrihet një Komision prej 5 personazh nga Universiteti Bujqësor ku do të vlerësohen me shkrim dhe me gojë inspektorët aktualë të AKU-së, si edhe aplikantët e rinj për punë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.
    Anila Denaj: Kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimit pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara. Ky urdhër ka në bazë ngritjen e një komisioni të posacëm me 5 anëtarë.
    Falënderoj universitetin bujqësor të Tiranës do të ketë 3 anëtarë. Do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së. Aplikantët e rinj që do ti bashkohen kësaj trupe do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë insticion një frymë të re, një qasje të re e mbi të gjitha një etikë të re.
    Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të masave e procesve të shkuara por dhe një testim e vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës.

  • Anila Denaj falënderon veterinerët, “heronjtë e heshtur”, sot në Ditën Botërore të Zoonozave

    Anila Denaj falënderon veterinerët, “heronjtë e heshtur”, sot në Ditën Botërore të Zoonozave

    Me rastin e Ditës Botërore të Zoonozave, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka ndarë një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje të thellë për të gjithë trupën veterinare në vend, të cilët, me përkushtim dhe profesionalizëm, qëndrojnë në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe atij publik.

    Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ministrja Denaj ka veçuar rolin kyç të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), i cili, gjatë këtij viti, është përballur me sfida serioze si influenca aviare dhe murtaja e ruminantëve të vegjël, duke demonstruar një angazhim të palëkundur në menaxhimin, parandalimin dhe tejkalimin e këtyre situatave emergjente.
    “Në këtë ditë të shënuar, dua të falënderoj nga zemra të gjithë veterinerët tanë – heronjtë e heshtur – që çdo ditë shërbejnë me devotshmëri në terren. Ata nuk kujdesen vetëm për shëndetin e kafshëve, por janë një hallkë thelbësore në zinxhirin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit publik,” – është shprehur Denaj.
    Postimi është shoqëruar me një fotogaleri ku pasqyrohet puna konkrete në terren e profesionistëve të shëndetit veterinar, në përpjekjet për monitorimin, diagnostikimin dhe izolimin e sëmundjeve infektive, si dhe për edukimin dhe ndërgjegjësimin e komuniteteve në lidhje me zoonozat – sëmundje që transmetohen nga kafshët te njerëzit.
    Ky mesazh vjen si një njohje publike për punën e palodhur të një sektori shpesh të padukshëm, por jetik për ruajtjen e ekuilibrave shëndetësorë midis njeriut, kafshëve dhe mjedisit – në frymën e konceptit “One Health”.
    AV

  • Kryeministri dhe ministrja Anila Denaj te “DIALOGU për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”

    Kryeministri dhe ministrja Anila Denaj te “DIALOGU për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”

    DIALOGU për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.
    Me fermerë e sipërmarrës pararojë të Shqipërisë Rurale për të dëgjuar problemet e idetë e tyre dhe ngritur një urë të re bashkëpunimi, në funksion të Vizionit Shqipëria 2030 e të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Në fillim foli Anila Denaj, ministrja e Bujqësisë dhe me pas kryeministri Rama.

    Edi Rama theksoi se qeveria e tij i jep prioritet bujqësisë dhe blegtorisë.

  • Ministrja Anila Denaj: Prodhimi vendas i grurit, furnizim i tregut me produkte cilësore Made in Albania

    Ministrja Anila Denaj: Prodhimi vendas i grurit, furnizim i tregut me produkte cilësore Made in Albania

    Në fermën e Eduard Doçit në Kukës ka nisur korrja e grurit në një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj poston foto nga ferma e Eduard Doçit, ndërsa tha se “prodhimi shkon në tregun vendas, duke kontribuar jo vetëm në furnizimin me produkte cilësore Made in Albania, por edhe në forcimin e ekonomisë familjare dhe asaj vendase”.
    Qeveria po vijon mbështetjen e fermerëve me qëllim që të rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizmin, peshkimin, akuakulturën, etj. Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%.

    Së fundmi qeveria miratoi një Garanci Sovrane me fond prej 3 miliardë lekësh, një instrument i cili do të vihet në shërbim të fermerëve me qëllim lehtësimin e aksesit në financë.

  • Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Mario Përlleshaj nuk paraqitet në seancë

    Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Mario Përlleshaj nuk paraqitet në seancë

    Është shtyrë seanca gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se sot ishte planifikuar mbahej procesi ndaj të miturit, Perlleshaj, pasi do të pyetej dhe do të fliste për ngjarjen tragjike. Por 14-vjeçari nën akuzë për vrasjen e Martinit nuk ishte paraqitur.
    Siç raporton Anila Hoxha procesi u shty për në datën 3 korrik për të njoftuar serish të akuzuarin.
    Seancat për vrasjen e Martin Canit po mbahet me dyert të mbyllura sipas kodit penal për të miturit që ndaloj bërjen publike të të dhëna e për shkak se  i akuzuari, por edhe fëmija tjetër i plagosur janë nën moshë.

    Top Channel

  • Vrasja e Anila Ruçit në Itali! Dënohet me 22 vite e 5 muaj burg shqiptari, Osman Bylyku

    Vrasja e Anila Ruçit në Itali! Dënohet me 22 vite e 5 muaj burg shqiptari, Osman Bylyku

    Osman Bylyku dhe Anila Ruçi

    ITALI- 32-vjeçari, Osman Bylyku është dënuar me 22 vjet e 5 muaj burg për vrasjen e 38-vjeçares shqiptar, Anila Ruçi. Prokurorja, Diletta Balduzzi kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurin, por dënimi ishte më i lehtë sepse Gjykata përjashtoi rrethanën rënduese të bashkëjetesës së zakonshme.
    Më 19 prill, dy vjet më parë, Anila Ruçi u gjet pa jetë brenda shtëpisë së saj. Vdekja siç e përcaktoi më vonë autopsia, ishte shkaktuar nga plagët e shkaktuara nga thikë. Bylyku u gjet në rrugën përpara shtëpisë me disa plagë që, sipas prokurorisë, ia kishte shkaktuar vetes në përpjekje për të fshehur krimin që kishte kryer. 32-vjeçari bashkëjetonte me viktimën.