Tag: anila

  • Zbulohet kush është ‘Diella’, ministrja virtuale mban imazhin e aktores së dashur shqiptare

    Zbulohet kush është ‘Diella’, ministrja virtuale mban imazhin e aktores së dashur shqiptare

    Anila Bisha dhe Diella

    TIRANË- Një ministre ‘robot’! Teknologjia ka përparuar dhe Inteligjenca Artificiale është adoptuar edhe në Shqipëri. ‘Diella’-asistentja virtuale zadrimore e platformës e-Albania, e cila ofron ndihmën e saj përmes komandave zanore, tashmë do të drejtojë Prokurimet Publike. Asistentja virtuale 2.0, jep përgjigje me zë dhe figurë, me një gjuhë të thjeshtë dhe natyrale, për pyetjet që do adresohen në platformë. Trajnimi i Diellës është bërë përmes modeleve të inteligjencës artificiale, por përpos figurës robotike dhe anës politike, çfarë fsheh imazhi i Diellës?
    Duke e nisur nga emri, ‘Diella’ në shqip do të thotë rreze dielli. Asistentja virtuale shfaqet me një nga kostumet tradicionale më të veçanta shqiptare, atë të zonës së Zadrimës, duke qëndruar kështu brenda kuadrit të patriotizmit. Pamja e saj ka dhe peshë artistike.
    Imazhi i parë që të krijohet kur shikon Diellën është ai i aktores Anila Bisha. Diella, nuk është krijuar nga zero por është aktorja 57-vjeçare, me një imazh të rregulluar. Ky ka qenë rezultati i dhjetra syve të vëmendshëm të rrjeteve sociale që e kanë parë ngjashmëri të dukshme mes Diellës dhe aktores. Enio Kaso, drejtor i Inteligjencës Artificiale dhe Licencimit të Kriptomonedhës, i ftuar te “Aldo Morning Shoë” disa javë më parë, u pyet për këtë çështje dhe e la evazive.
    Dialogu mes tyre:
    Aldo: Shumë vetëve iu duk si Anila Bisha, ajo aktorja. I ngjan ë?
    Enio Kaso: Nuk po them që nuk është ajo, nuk po them që është ajo.
    Aldo: E kuptova, lëre e mora vesh, paskeni marrë imazhin e saj dhe e keni rregulluar.
    Kush është Anila Bisha?
    Aktorja e dashur për shqiptarët është një nga ikonat e kinemasë dhe teatrit. Nga viti 1991 deri në vitin 2016 ka patur role të rëndësishme. Në kinematografi ka luajtur në filmat: “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983); “Gurët e shtepisë sime” (1985); “Kur hapen dyert e jetës” (1986); “Eja” (1987); “Familja ime” (1987); “Sinjali i dashurisë” (1988); “Pesha e kohës” (1988); “Nata” (1996); “Bolero” (1997); “Dhimbja e dashurisë” (2008); “Vera pa kthim” (2017). Në vitin 2000 është vlerësuar si Aktorja më e mirë, në festivalin e 11 të filmit Shqiptar në Tiranë për rolin e Inës në filmin “Bolero”.
    Traditë, kulturë dhe një personazh i njohur në artin shqiptar, ‘Diella’ edhe pse jo fizikisht, tashmë mban peshën e tenderave publikë./ZËRI

  • Aida Hajnaj përfundon zyrtarisht mandatin si drejtoreshë e BKH-së, KLP e liron nga detyra

    Aida Hajnaj përfundon zyrtarisht mandatin si drejtoreshë e BKH-së, KLP e liron nga detyra

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot në orën 11:00 për të deklaruar mbarimin e mandatit dhe lirimin nga detyra të Aida Hajnaj, drejtoreshë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Siç raporton Anila Hoxha mbledhja u mbajt mbas kërkesës së Aida Hajnaj, e cila i ishte drejtuar KLP dy javë më patë për përfundimin e mandatit si shefe e BKH, një mandat pesë vjeçar qe mbaroi në datën 31 gusht. Gjashtë prej tyre votuan por dhe katër kundër.
    Por ndërsa duhej që SPAK të kishte dorëzuar në KLP gjatë gushtit emrin e kandidatit të propozuar për drejtorin e ri, kjo gjë nuk ka ndodhur ende, mbasi SPAK i nisi me vonesë procedurat për garën.
    Aktualisht komisioni i verifikimit të pasurisë dhe figurës ka dërguar shkresat pranë SHISH dhe institucioneve të tjera për kontrollin e e pasurive dhe figurës së shtatë kandidatëve konkurrentë.
    Ndërkohë burimet e Anila Hoxhës thonë se tre nga kandidatët nuk kanë marrë pikët e duhura në testin e poligrafit.
    Ndërkohë pritet, siç raporton Anila Hoxha, që ose në datën tre shtator ose në datën 15 KLP të hapë garën edhe për drejtimin e SPAK.

    Top Channel

  • Detajet/ Gara për drejtuesin e ri të BKH, Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton datën përmbledhjen e anëtarëve dhe lirimin nga detyra të Hajnat

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton datën 1 shtator si ditën kur anëtarët do mblidhen për të deklaruar mbarimin e mandatit të drejtoreshës së BKH Aida Hajna.

    Anëtarët e KLP siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha do të mblidhen këtë të hënë në orën 11 për të vendosur lirimin nga detyra të drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit që sipas ligjit i mbaron mandati pesë vjeçar në 31 gusht.
    Më herët Anila Hoxha ka raportuar se procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri ka ngecur dhe se gjetja mes kandidatëve e shefit të ri të BKH nuk la gjasa të kryhet brenda afateve të caktuara nga ligji, pasi Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Posaçëm të Figurës dhe Pasurisë nuk ka nisur ende kontrollin e shtatë kandidatëve, që do të thotë ende nuk janë përcjellë shkresat drejt shërbimit sekret dhe institucioneve të tjera të ngarkuara me ligj, që do të japin përgjigje për figurën e garuesve.
    Dhe për të kontrolluar pasuritë e tyre bazuar mbi deklaratat që pretendentët Gledis Nano, Gentian Ndoj, Elton Kërluku ,Andi Pogace, Gentian Shehu, Artur Beu, Joni Keta i kanë dorëzuar pranë ILDKPI.
    Nga përfundimi i testeve (datë 28 korrik) me një komision të posaçëm të përzgjedhjes (tre prokurorë që udhëhoqën këtë gare), tashmë komisioni i dytë duhet të kryejë vlerësimet e mëtejshme. Në përmbajtje të tij janë një gjyqtar antikorrupsion, dy prokurorë të SPAK, dhe dy hetues të BKH , njëri siç përmend ligji vjen nga seksioni financiar dhe ai ishte Z.Elton Kërluku. Por hetuesi rezulton të ketë dhënë dorëheqjen nga komisioni i kontrollit, mbasi si një aspirant për drejtimin e BKH nuk mund të kontrolloje veten dhe 6 konkurrentët e tjerë.
    Ishte reagimi i vonuar i KLP në ngërçin Hajnaj dhe beteja që ajo pati prej muajit dhjetor 2024 në një letërkëmbim të gjatë që ekspozoi krizën e komunikimit brenda strukturës së posaçme.
    Po ashtu gara u çel me vonesë, por edhe kur u mbyll zyrtarisht afati për dorëzimin e dokumenteve të të interesuarve, u shty me kohë shtesë të pajustifikuar dhe përtej protokollit.
    Lexo më shumë nga analiza e gazetares së Top Channel Anila Hoxha: Analiza/ Anila Hoxha: Prapë për Byronë Kombëtare të Hetimit

    Top Channel

  • Anila Denaj: Zbulo Shqipërinë si një mozaik i gjallë ngjyrash, shijesh dhe traditash, përmes fermave agroturistike

    Anila Denaj: Zbulo Shqipërinë si një mozaik i gjallë ngjyrash, shijesh dhe traditash, përmes fermave agroturistike

    Shqipëria nuk është vetëm një hartë gjeografike, por një mozaik i gjallë ngjyrash, shijesh dhe traditash. Në çdo fshat, mes gjelbërimit të kodrave dhe freskisë së burimeve, jeton një trashëgimi që nuk shuhet: agroturizmi, ku tokat punohen me duar që ruajnë kujtesën dhe tryezat shtrihen si altarë të bujarisë shqiptare.

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, fton sot turistët vendas dhe të huaj jo thjesht të vizitojnë, por të shijojnë dhe të përjetojnë: gatime tradicionale të gatuara me produkte të freskëta vendase, bukë të pjekur në furrat e gurit, verëra që mbajnë erën e hardhive dhe djathëra që mbartin shijen e kullotave malore. Këtu, në zemër të fermave agroturistike, mysafiri nuk është thjesht konsumator, por bëhet bashkëudhëtar në jetën e fermerëve, pjesë e përditshmërisë së tyre, aty ku çdo mëngjes nis me një rit të thjeshtë pune dhe çdo mbrëmje mbyllet me një këngë rreth sofrës.
    “Shkarkoni aplikacionin AGRITOURISM.AL dhe eksploroni të gjitha fermat agroturistike në mbarë vendin”, shkruan Denaj, duke e bërë këtë ftesë një udhërrëfyes drejt një Shqipërie të pazbuluar plotësisht: aty ku tradita përqafohet me natyrën, ku mikpritja shqiptare kthehet nga zakoni në përvojë unike, dhe ku udhëtari mëson se turizmi i vërtetë është ai që të bën të ndihesh si në shtëpi.AV

  • Linda Rama, rrëfim “bombë” për NEWSBOMB të Anila Bashës

    Linda Rama, rrëfim “bombë” për NEWSBOMB të Anila Bashës

    Linda Rama, rrëfim ekskluziv për revistën Newsbomb.al: Familja jonë është shtuar me një mbesë. Përpiqem të mos më shohin si paradhomën e Edit 
    Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare, por edhe një mendim të saj për reformat dhe intesitetin që ka filluar të punojë qeveria në fund të mandatit të tretë e në vigjilje të mandatit të katërt.

    “Kam krijuar një distancë të sigurt higjenike nga Pushteti…I kam rezistuar cdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, shprehet Linda Rama në intervistën e dhënë për Newsbomb.al.
    Pak kohë më parë në një media gjermane kryeministri Edi Rama tha se opozitën e vërtetë e kishte në familje, duke nënkuptuar debatet me Lindën. Por zonja Rama thotë se në familje nuk krijojnë dy jetë paralele, atë politike e atë familjare. Padyshim që gjërat fliten mes tyre, por Linda tregon se ajo kryen në familje ato detyra të çdo nëne e gruaje tjetër, që nga zgjimi i Zahos në mëngjes, e deri tek nxitimi për të mos kapur trafikun e rënduar të çuarjes së tij në shkollë.
    Linda tregon në intervistë se prej 4 muajsh është bërë gjyshe për herë të dytë, pasi Rea, vajza e saj, ka sjellë një vajzë, Rui. E tashmë familja e tyre është rritur shumë me gjithë fëmijët që vijnë vërdallë.
    “Zaho, Avi dhe Rui janë tre zogj që, kur jemi sëbashku, na mbështjellin me një larmi të hatashme zërash e tingujsh, të qarash e të qeshurash, zënkash, ngacmimesh e përqafimesh fëminore. Ndërsa momentet intime familjare secili i konsumon për veten, ndryshe nuk do të quheshin intime”, tregon Linda Rama në intervistën dhënë për gazetaren e mirënjohur, Anila Basha.
    Më tej, si eksperte e shoqërisë civile, Linda ka folur edhe për ndjesitë e përjetuara nga letra që një grup deputetësh të PD dërguan në institucionet ndërkombëtare duke u kërkuar atyre ta përjashtonin nga punët studimore meqënëse ishte bashkëshortja e kryeministrit.
    “Fillimisht m’u duk një çudi e madhe që përfaqësimi më i lartë institucional opozitar, në vigjilje të fushatës elektorale, i kishte mbledhur të gjitha forcat dhe firmat e veta, për të më hequr nga puna mua. Jo Edin. Domethënë në atë moment parazgjedhor për opozitën pushteti për t’u luftuar nuk ishte Edi me të vetët, por isha unë dhe studimet e mia”, shprehet Linda në intervistën për Newsbomb.al.
    Por si e sheh Linda Rama debatin e nisur për prishjet e ndërtimeve pa leje në pikun e sezonit?
    Çfarë mendon zonja Rama për “shkarkimet on-block” të drejtorëve të bashkive të ndryshme?
    A është një ndërhyrje e ekzekutivit te pushteti vendor?
    Si e ka parë Linda Rama debatin që u bë viral mes Bardhës, një shitëseje të tregut, me Muçin, inspektorin e tatimeve të bashkisë për çështjen e kuponit tatimor?
    Ku do të donte Linda të investonte energjitë e saj nëse do të donte të bënte një projekt?
    Dhe çfarë mendon Zonja Rama për popullaritetin e madh ndërkombëtar që kanë marrë sjelljet e bashkëshortit të saj kur ulet në gjunjë përballë Giorgia Melonit, kryeministres së Italisë?
    Të gjitha këto gjenden në intervistën e plotë shteruese dhënë revistës së përmuajshme Newsbomb.al, me një detaj më shumë: Linda Rama që prej 12 vitesh ka mbajtur një pozicion diskret duke mos dalë në asnjë kopertinë reviste.
    Për ta lexuar të plotë e gjeni te revista Newsbomb e Anila Bashës.

  • Anila Denaj: Nisma “Turi i farave autoktone” po sjell në vëmendje thesaret e harruara të bujqësisë shqiptare

    Anila Denaj: Nisma “Turi i farave autoktone” po sjell në vëmendje thesaret e harruara të bujqësisë shqiptare

    Nisma “Turi i farave autoktone” po sjell në vëmendje thesaret e harruara të bujqësisë shqiptare, duke u kthyer në një urë lidhëse mes traditës dhe të ardhmes.
    Me synimin për të rigjeneruar varietete vendase dhe për t’i integruar ato në sistemin ushqimor të vendit, kjo iniciativë po bashkon fermerë, kuzhinierë dhe struktura agroturistike nga e gjithë Shqipëria.

    Falë këtij bashkëpunimi, varietete të rralla autoktone po kultivohen dhe promovohen në një rrjet gjithnjë e më të gjerë strukturash, që i japin përparësi produkteve autentike dhe të qëndrueshme.
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj tha sot, në një postim në rrjetet sociale, se në këtë rrugëtim janë përfshirë emra si Bio Farm Gramsh, Guesthouse Sabriu, Kamping Erebara, Bujtina “Oxhaku i Doçit”, Bujtina Goleci, Kulla Hupi, Nëna Dashuri, Fustanella Farm, Vila Disha, Blerina Farm, Restorant Bardhi dhe Bujtina Konaku, të cilët po luajnë një rol kyç në ringjalljen e trashëgimisë bujqësore shqiptare.
    Varietetet vendase nuk mbeten më vetëm në fushë, por po gjejnë vend të denjë edhe në tryezat e restoranteve të njohura në Tiranë dhe në destinacione të ndryshme turistike në mbarë vendin. Shefa kuzhine po i përfshijnë këto produkte në menutë e tyre, duke sjellë një përvojë unike kulinarie që ndërthur shijen autentike me rrëfimin e historisë së tokës shqiptare.
    Për ata që dëshirojnë t’i konsumojnë në shtëpi, produktet autoktone mund të porositen gjithashtu në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë përmes platformës Agral Express, duke i bërë këto produkte më të aksesueshme se kurrë më parë. ATSH

  • SYRI TV/ Pas policisë, ushtria mësyn të NEWS 24, drejtoresha Anila Jole: Po shkelet ligji

    SYRI TV/ Pas policisë, ushtria mësyn të NEWS 24, drejtoresha Anila Jole: Po shkelet ligji

    Sinjali i Televizionit informativ News 24 qëndron i mbyllur për të dytën ditë.

    Stafi i gazetarëve dhe punonjësve të tjerë u përball mëngjesin e kësaj të diele jo vetëm me uniformat blu, por edhe me Policinë Ushtarake.

    Drejtoresha e Televizionit, Anila Jole, shpjegoi çështjen e kontratës, ku vuri theksin se për njërin objekt parashikohet që deri në vitin 2033 të përdoret nga rrjeti mediatik.

    Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, tha se shteti është përqendruar i gjithi në duart e Edi Ramës.

    Për Ardi Veliun, që sot drejton agjencinë KAYS në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilën qeveria e bëri pronare të godinës së televizionit, tha se do duhej të ishte në burg.

    Moderatorja Ola Bruko ngriti shqetësimin për të ardhmen e qindra punonjësve dhe cenimin e ushtrimit të profesionit.

    Gazetarët Osman Stafa dhe Igli Çelmeta ngritën shqetësimin se materialet e tyre të punës, përfshirë dokumentacion mbi të dhëna sensitive, ndodhen brenda redaksisë së tyre, teksa bënë thirrje për sensibilizimin e kolegëve të tyre.

    Televizioni informativ News 24, godina e të cilit ndodhet në ish-Uzinën e Autotraktorëve në lagjen Shkozë të Tiranës, vazhdon të jetë me sinjal të fikur, pasi i gjithë stafi, teknikët, kameramanët, gazetarët dhe drejtuesit nuk lejohen të futen në godinë.

  • Burgu bashkon dy rivalët/ Meta dhe Veliaj ankohen nga qelia: Trajtim diskriminues, na mohohen të drejtat

    Burgu bashkon dy rivalët/ Meta dhe Veliaj ankohen nga qelia: Trajtim diskriminues, na mohohen të drejtat

    Zbardhen pretendimet  e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit.

    Siç mëson gazetarja Anila Hoxha nga burimet shumë të sigurta pranë këtij institucioni kryebashkiaku i Tiranës ka thënë se shoqërimi i tij nga forca të shumta policie drejt spitalit ka qenë jo proporcional dhe diskriminues.
    Po ashtu Veliaj ka paraqitur shqetësim edhe për mënyrën se si po trajtohet në qeli.
    Kurse ish presidenti Ilir Meta ka pretenduar se kur del në ajrim ka vërejtur masa të shtuara dhe se nuk e bën ajrimin njësoj si të burgosurit e tjerë.
    Meta është i shqetësuar për ushtrimin e aktivitetit sportiv që e ka të kufizuar dhe për izolimin.
    Një burim zyrtar i tha Anila Hoxhës se pasi dy komisionerë kundër torturës kanë administruar ankesat, do t’i kërkojnë institucioneve përkatëse se cili është plani i masave ditën që Veliaj u shoqërua në spital dhe cili është plani i masave pranë 313-ës se si shoqërohet Meta në këtë paraburgim.

  • “Libri është aksesor”/ Botuesja Anila Bisha komenton deklaratën virale: Alarm për të gjithë shoqërinë, jeta jo vetëm për t’u veshur bukur dhe…

    “Libri është aksesor”/ Botuesja Anila Bisha komenton deklaratën virale: Alarm për të gjithë shoqërinë, jeta jo vetëm për t’u veshur bukur dhe…

    Në emisionin “Kjo Javë” në News24, botuesja Anila Bisha komentoi deklaratën virale të një personazhi publik që e përshkroi librin si “aksesor”, një shprehje që shkaktoi debat në rrjetet sociale.

    Bisha theksoi se, edhe pse ky personazh publik dha një reflektim të vërtetë për ndikimin e luksit dhe gjërave sipërfaqësore në jetën e personazheve të rrjeteve sociale, ajo ngacmoi një problem më të thellë në shoqëri.

    “Jeta jonë nuk është vetëm për t’u dukur bukur apo për performancë personale,” tha ajo, “është një alarm për të gjithë shoqërinë. Libri është shumë më tepër sesa një gjë për t’u pasur në dorë, ai është një shoqërues i rëndësishëm që ndihmon si fëmijët ashtu edhe të rriturit.”

    Anila Bisha ftoi të gjithë ata që kanë ndikim në shoqëri që të promovojnë rëndësinë e librit, duke theksuar rolin e tij të pazëvendësueshëm në edukim dhe zhvillim personal.

  • Anila Denaj: Shkolla e re në Ibë të Poshtme, Bërzhitë, një investim për arsim cilësor dhe të ardhme më të mirë për komunitetin

    Anila Denaj: Shkolla e re në Ibë të Poshtme, Bërzhitë, një investim për arsim cilësor dhe të ardhme më të mirë për komunitetin

    Vijon me intensitet puna në kantierin e shkollës së re 9‑vjeçare dhe të mesme të bashkuar “Mersin Duqi” në Ibë të Poshtme, Bërzhitë, një projekt ambicioz që synon të krijojë mjedise moderne dhe të sigurta për brezat e rinj.
    Ky investim, i konceptuar sipas standardeve më të larta të Bashkimit Evropian, do të ofrojë kushte bashkëkohore për rreth 150 nxënës, si dhe për fëmijët e kopshtit dhe të nivelit parashkollor. Krahas ambienteve mësimore të pajisura me teknologji të avancuar, parashikohen hapësira të dedikuara për aktivitete jashtëshkollore, laboratorë modernë dhe kënde rekreative, duke e kthyer shkollën në një qendër të gjallë komunitare.

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njëkohësisht deputete e sapozgjedhur në qarkun e Tiranës, gjatë një vizite në kantier deklaroi se projekti është pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin e zonave rurale përmes investimeve në arsim:
    “Shkolla e re ‘Mersin Duqi’ do të jetë jo vetëm një institucion mësimor, por një model i përfshirjes së komunitetit dhe një garanci që fëmijët e kësaj zone do të mësojnë në kushte të denja, në përputhje me standardet evropiane.”
    Ky investim pritet të ketë ndikim të shumëfishtë: të rrisë cilësinë e arsimit, të mbështesë familjet lokale duke u ofruar fëmijëve kushte më të mira për të mësuar, dhe të nxisë një zhvillim të qëndrueshëm të zonës së Bërzhitës. Për komunitetin e Ibës së Poshtme, kjo shkollë e re përfaqëson një hap drejt së ardhmes, ku arsimi bëhet themeli i përparimit shoqëror dhe ekonomik.
    AV/KJ