Tag: anila

  • “Në Elbasan ka grupe kriminale me veprimtari disa vjeçare”, Anila Hoxha ndan detajet nga vrasja e biznesmenit: Në 2024 iu kontrollua banesa për…

    “Në Elbasan ka grupe kriminale me veprimtari disa vjeçare”, Anila Hoxha ndan detajet nga vrasja e biznesmenit: Në 2024 iu kontrollua banesa për…

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka ndarë detaje të tjera nga vrasja e biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

    E ftuar në ‘Top Story’, Anila tregoi se një vit më parë të ndjerit i ishte bërë një kontroll në banesë, ku i ishin kapur disa dokumente të falsifikuara dhe një armë për të cilën ai edhe u akuzua.
    “Për momentin kemi të shoqëruar Ronaldo Gjonin. Ende nuk ka një pistë konkrete për të vendosur gishtin. Renaldo Gjoni është nga Lezha, ka dyshime që u identifikua nga automjeti i djegur. Makina dyshohet se ishte shitur kohë më pare te një person tjetër. Grupi hetimit është fokusuar te përdoruesit e fundit të makinës. Drejtimi tjetër lidhet e të kaluarën e të ndjerit që në 2024 u kontrollua edhe banesa për narkotikë. Është kryer një kontroll ku u gjet një armë dhe dokumente false dhe u ngrit akuza për të ndjerin për armë-mbajtje pa leje. Nëna pretendonte se i biri nuk kishte dijeni për armën dhe nga kjo çështja u pushua.
    Në Elbasan ka grupe kriminale me veprimtari disavjeçare që kanë veprimtari në Amerikën Latine. Qyteti i Elbasanit është në vendin e 2 për shpërndarjen e drogës në qytet, sidomos në lagjen 5 maj. Ka nisur edhe procedim penal pasuror për të ndjerin”, u shpreh gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

    Top Channel

  • “Spiun dhe çimka”, Vokshi tregon çfarë ndodhi mes Flamur Nokës dhe Anila Aliajt

    “Spiun dhe çimka”, Vokshi tregon çfarë ndodhi mes Flamur Nokës dhe Anila Aliajt

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila ishte pjesë e takimit në Kamëz ku u zhvillua debati mes anëtares së kryesisë së degës, Anila Aliaj, dhe numrit dy të PD, Flamur Nokës, pohon se debate të tilla ka pasur edhe në mbledhje të tjera.
    Në një intervistë për A2CNN, Vokshi akuzon se në takim kishte çimka dhe spiun, ndërsa mohon që të jetë përjashtuar nga partia Anila Aliaj.
    “Është një ngjarje krejt normale. Debate të brendshme ka në çdo parti edhe në PS, edhe kur nuk ka çimka apo spiunë të futur që e shtrembërojnë debatin që ka ndodhur. Është vetëm një 5 sekondash dhe kjo është normale kur jemi në kushtet e vitit të 13.
    Nuk ka asgjë të çuditshme dhe shumë e më shumë do të shihni në zgjedhjet e tjera. Narkoshteti do të organizohet të çojë spiunë për ta nxjerrë një 5 sekondësh për ta bërë lajm.
    Kam qenë në takime e mbledhje të tjera me strukturat dhe nuk i kam lexuar postimet e zonjës Aliaj, por ajo nuk është shkarkuar, do të ndiqen procedurat normale”, tha Vokshi.

  • Lapsusi në Vlorë dhe përjashtimi i anëtares së PD-së, komentuesit “masakrojnë” Flamur Nokën

    Lapsusi në Vlorë dhe përjashtimi i anëtares së PD-së, komentuesit “masakrojnë” Flamur Nokën

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur me komentuesit në rrjete sociale lidhur me debatit e zhvilluar me anëtaren e partisë Anila Aliaj gjatë një mbledhje në Kamëz, e së fundmi ‘gafën’ për 28 nëntor.
    “O flamur e shkatërruat PD për interesa tuaja po i përjashtimit po u ikin vet me ca doni me marr pushtetin mor iher se vjen PD në pushtet demokratët nuk mund t’i presin më”, shkruan komentuesi.
    Noka i përgjigjet duke mohuar të ketë pasur një përjashtim nga grupi i PD, e thënë kjo nga vetë Anila Aliaj.
    “Je gabim. Ne nuk përjashtojmë askënd. Thjesht respektohen institucionet qe një anëtar PD s’ka te drejte te marre pjese ne mbledhje kryesie. Kur insiston te rroj aty ku si takoni thuhet ik se nuk je këtu”, shkruan Noka.
    Ndërkohë një tjetër koment i kujton Nokës videon e bërë virale në rrjet, teksa deputeti ngatërron Ismail Qemalin, i cili ngriti flamurin në Vlorë, me Skënderbeun.

  • U përjashtua nga PD në Kamëz, flet demokratja Anila Aliaj: Noka dhe Vokshi duhet të japin dorëheqjen

    U përjashtua nga PD në Kamëz, flet demokratja Anila Aliaj: Noka dhe Vokshi duhet të japin dorëheqjen

    Anila Aliaj, një nga anëtaret e kryesisë së PD në Kamëz e cila u përfshi në një debat me Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka ka folur rreth situatës, duke e cilësuar fajin të dyanshëm, edhe nga Noka edhe nga Vokshi.E ftuar sot në ‘Shqipëria Live’, ajo u shpreh se ata të dy duhet të dorëhiqen para se ti kërkojnë asaj falje, gjë të cilën Aliaj thotë se e kërkojnë një masë qytetarët dhe jo vetëm ajo.
    Flamur Noka ka debatuar me anëtaren, e cila është revoltuar ndaj Sekretarit  të Përgjithshëm duke i thënë se “PD nuk është partia e tij dhe nuk e heq dot” dhe më pas ajo është përjashtuar nga grupi i njoftimeve të partisë.
    “Unë vij nga familje e persekutuar. Edhe ne ditë më të vështira unë nuk ndryshojë. Unë do kisha komunikuar me Berishën po të isha fajtore. Nëse vendos kryesia të më përjashtojë unë prap aty do jem. Kam 12 vite që kontribuojë në PD. Unë afër PD kam qenë në ditët e tyre më të vështira. Për ca të më mundojnë do ia them sy për sy.
    Unë pasi kam fol kam dalë, por edhe në atë moment që dol ky tha lëre të iki. Nuk e prisja reagimin e Nokës. Faj është edhe i Nokës edhe i Albanës. Faj është 50 me 50. Duhet dorëheqja e Nokës dhe Vokshit, e kërkojnë njerëzit në masë, duket nga reagimet dhe mesazhet e shumta. Ai duhet të dorëheqjet para se të më kërkojë mua falje”, u shpreh Aliaj.

  • “E kundërshtoi”-Flamur Noka reagon pas përjashtimit të Anila Aliajt nga PD: Ty nuk të pyesim fare! Ka rregulla këtu… 

    “E kundërshtoi”-Flamur Noka reagon pas përjashtimit të Anila Aliajt nga PD: Ty nuk të pyesim fare! Ka rregulla këtu… 

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas përjashtimit nga strukturat e PD-së të anëtares Anila Aliaj.
    Kjo e fundit u përplas me Nokës në mbledhjen e PD-së në Kamëz lidhur me parregullsitë në procesin e primareve.
    I ftuar në News 24, Noka tha se debatet janë normale brenda një strukture politike dhe se vetë ai është i hapur për kritika.
    “Shqiptarët duan të dinë çfarë shqetësimi ka një njeri në një strukturë që bëj debat unë apo dikush tjetër. Ne i kemi debatet të përditshme në struktura, ka rregulla e statut. 
    Ka kritika e debate, aty jemi prapë. Unë marr parasysh çdo kritikë dhe këtu në këtë pikë politike kam arritur prej atyre njerëzve. 
    Unë vij nga njerëzit. Karrierën time e kam falë atyre dhe marrëdhënies me ta”, tha Noka.
    Flamur Noka gjithashtu tha se nuk ka një përjashtim nga PD pasi Anila Aliaj nuk është një anëtare e kryesisë.
    Ndërkohë vetë Aliaj ka reaguar në rrjete sociale duke shkruar ajo doli fituese pa një pushtet, por se ruajti dinjitetin e saj ndërsa shtoi “kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju”.
    Pjesë nga debati në mbledhjen e strukturave në Kamëz:
    Anila Aliaj: Anëtarët e kryesisë i ke këtu, të kundërshtojnë.
    Flamur Noka: Kur të vish herë të tjera, merr lexo statutin.
    Anila Aliaj: Unë nuk jam e punësuar te partia juaj. Jam këtu prej mundimit tim dhe djersës sime, nuk jam prej teje. Se të jem prej teje, nuk rri asnjë sekond në parti. Po kur të dali partia në emër tënd.
    Flamur Noka: Statuti nuk të lejon ty me të pyet për primaret se i vendos unë. Ty nuk të pyesim fare.

  • Edmond Spaho ‘i përvishet’ Flamur Nokës: E përjashtove Anila Aliajn njësoj si në kohën e Partisë së Punës

    Edmond Spaho ‘i përvishet’ Flamur Nokës: E përjashtove Anila Aliajn njësoj si në kohën e Partisë së Punës

    edmond spaho dhe flamur noka

    TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, dhe njëherësh një prej veteranëve të kësaj force politike, ka shpërthyer në akuza në drejtim të Flamur Nokës, pas konflikit që ky i fundit pati me një anëtare të kryesisë në Kamëz. Anila Aliaj, u përjashtua nga radhët e kësaj force politike, pasi u përplas me Nokën në një prej takimeve të strukturave. Spaho shprehet se Anila Aliaj, u përjashtua nga partia vetëm se mendonte ndryshe nga Flamur Noka, dhe se i kërkoi llogari këtij të fundit se pse nuk kishte respektuar primaret.
    Postimi i plotë:
    E perjashtoi Flamuri nga kryesia zonjen Anila Aliaj sepse i kerkoi llogari per mosrespektimin e primareve.
    E perjashtuan se foli, se ka mendim ndryshe nga udheheqja. Antaresia nuk duhet te mendoje, ajo duhet vetem te zbatoje ato qe thote Flamuri.
    Ngjashem me kohen e PPSH kur te perjashtonin per shkeljen e vijes se Partise dhe syrgjynoseshe.
    Ngjashem me kohen e Lulzim Bashes qe perjashtoi 5 deputete, midis te cileve dhe Flamur Noken sepse kishin mendime ndryshe nga Basha.
    Sot te perjashton Foltorja e Flamur Nokes. Njelloj sikurse te perjashton edhe Rama nga partia e tij.
    Fole po deshe. Jetojme ne demokraci.

    Pasditen e së mërkurës, 26 nëntor, u zhvillua një mbledhje e strukturave të Partisë Demokratke, të degës të PD-së, Kamëz-Paskuqan. Mbledhja ku merrte pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, është shoqëruar me debate të ashpra, ku mësohet së anëtarët e kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet më për asnjë gjë. Pas këtij takimi, një prej atyre që u përplas me Nokën, Anila Aliaj, njoftoi se ishte përjashtuar nga radhët e Partisë Demokratike. /ZËRI

  • “Prej teje nuk rri në PD”/ Debatoi me Flamur Nokën, përjashtohet Anila Aliaj: Mes 70 burrave…Dola fituese me zë!

    “Prej teje nuk rri në PD”/ Debatoi me Flamur Nokën, përjashtohet Anila Aliaj: Mes 70 burrave…Dola fituese me zë!

    anila aliaj-flamur noka

    TIRANË- Anila Aliaj ka njoftuar se është përjashtuar nga funksioni i anëtares së kryesisë të Partisë Demokratike. Lajmi është bërë me dije nga vetë Aliaj, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale, bën me dije se përjashtimi ka ardhur si shkak i debateve ditën djeshme në mbledhjen e degës Paskuqan-Kamëz. 
    Në sallën e mbledhjes, mes 70 burrave, Aliaj e vetmja femër si anëtare kryesia, thekson se pavrësisht masës disiplinore  respektin dhe mbështetjen. Ajo shton se nga kjo situatë, ajo doli e fituar dhe me dinjitet.
    “Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë.
    Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë.
    Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë.
    Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mos­përfilljen dhe faqen e zezë.
    Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie.
    Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju”, shkruan ajo.
    Pasditen e së mërkurës, 26 nëntor, u zhvillua një mbledhje e strukturave të Partisë Demokratke, të degës të PD-së, Kamëz-Paskuqan. Mbledhje ku merrte pjesë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka është shoqëruar debate të ashpra, ku mësohet e anëtarë të kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet më për asnjë gjë
    “Nuk jam e punësuar të partia jote. Të jetë prej teje nuk rri asnjë skekond në këtë parti”, i drejtohet Aliaj Nokës. ./ZËRI

  • “Prek teje nuk rri në PD”/ Debatoi me Flamur Nokën, përjashtohet Anila Aliaj: Mes 70 burrave…Dola fituese me zë!

    “Prek teje nuk rri në PD”/ Debatoi me Flamur Nokën, përjashtohet Anila Aliaj: Mes 70 burrave…Dola fituese me zë!

    anila aliaj-flamur noka

    TIRANË- Anila Aliaj ka njoftuar se është përjashtuar nga funksioni i anëtares së kryesisë të Partisë Demokratike. Lajmi është bërë me dije nga vetë Aliaj, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale, bën me dije se përjashtimi ka ardhur si shkak i debateve ditën djeshme në mbledhjen e degës Paskuqan-Kamëz. 
    Në sallën e mbledhjes, mes 70 burrave, Aliaj e vetmja femër si anëtare kryesia, thekson se pavrësisht masës disiplinore  respektin dhe mbështetjen. Ajo shton se nga kjo situatë, ajo doli e fituar dhe me dinjitet.
    “Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë.
    Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë.
    Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë.
    Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mos­përfilljen dhe faqen e zezë.
    Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie.
    Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju”, shkruan ajo.
    Pasditen e së mërkurës, 26 nëntor, u zhvillua një mbledhje e strukturave të Partisë Demokratke, të degës të PD-së, Kamëz-Paskuqan. Mbledhje ku merrte pjesë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka është shoqëruar debate të ashpra, ku mësohet e anëtarë të kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet më për asnjë gjë
    “Nuk jam e punësuar të partia jote. Të jetë prej teje nuk rri asnjë skekond në këtë parti”, i drejtohet Aliaj Nokës. ./ZËRI

  • Përjashtohet nga kryesia e degës së PD Kamëz, Anila Aliaj pas debateve me Flamur Nokën

    Përjashtohet nga kryesia e degës së PD Kamëz, Anila Aliaj pas debateve me Flamur Nokën

    Pas debateve ditën e djeshme në mbledhjen e degës Paskuqan-Kamëz, Anila Aliaj njofton se është përjashtuar nga funksioni i anëtares së kryesisë të PD-së. 
    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Aliaj ka njoftuar këtë përjashtim, pasi Noka dhe Vokshi nuk pranuan që ajo të ngrinte shqetësimet. 
    Dhe pse veprim nga ana e Nokës mori kritika të forta, por kjo nuk shërbeu as për reflektim minimal. 
    ”Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë. 
    Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë. Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë. 
    Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mos­përfilljen dhe faqen e zezë. Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie. Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju”, shkruan ajo.  

  • Vendimi i GJKKO që pezulloi Ballukun, Anila Hoxha zbulon detajet: Hetimet shkojnë më tej, nga Aeroporti i Vlorës te…

    Vendimi i GJKKO që pezulloi Ballukun, Anila Hoxha zbulon detajet: Hetimet shkojnë më tej, nga Aeroporti i Vlorës te…

    Gazetarja Anila Hoxha zbardh detaje lidhur me skandalin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO vendosi sot dy masa; pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës, pasi ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin për Tunelin e Llogarasë dhe për projektin e Unazës së Madhe loti nr4.
    Hoxha tha se kur Balluku po mbante fjalën në kuvend në seancën e 19 nëntorit, SPAK e kishte dhënë verdiktin dhe se masat ndaj saj u aprovuan që prej ditës së djeshme.
    Në intervistën e saj për Top Story gazetarja tha se SPAK po heton përtej dy tenderave për të cilët akuzohet Balluku.
    Ajo tha se po kryhen hetime edhe për aeroportin e Vlorës dhe disa transkaksione, ndërsa shtoi hetimet po drejtohen edhe drejt dyshimeve për një skemë të pastrimit të parave.
    Anila Hoxha: Kur fliste në parlament, SPAK e kishte dhënë verdikitn e tij. Masat u aprovuan pasditen e djeshme. Janë masa të bëra publike prej orësh. Për zonjën Balluku janë dy masa që e pezullojnë nga të dyja detyrat. Masa e dytë është masë që e ndalon të largohen nga vendi.
    Gjatë kësaj vjeshte, veprimet ishin të kuptueshme për ata që ishin në hetim dhe drejt të cilëve SPAK po shkonte. Janë një sërë proces-verbalesh. Historia nis me dy kallëzime të politikës që qëndrojne prej muajsh me veprime paraprake.
    Të dhënat u gjeneruan nga telefoni i Berberi, që flasin për të gjithë procedurën. Kushdo në ministri, kur e kupton që vijnë shkresa apo kontrolle të behta, i ka indiciet që diçka po ndodh. Këto shkresa i kanë shkuar gjatë muajve të fundit dhe kanë kulmuar më 31 tetor ku iu komunikua akuza, ku iu vendosën në dispozicion aktet. Qartazi, kuptohet që SPAK është duke kryer edhe veprime të tjera. Edhe për aeroportin e Vlorës dhe disa transaksione. Nga mënyra si po i përkon shkresat, më duket sikur po shkon drejt hedhjes së dyshimeve për një skemë të pastrimit të parave.