Tag: anijet

  • Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it

    Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it

    Anijet e mallrave dhe anijet kontejnerike përballen me pritje të gjata në qendra kryesore portuale, me probleme që pritet të zgjasin për disa muajPolitikat e paqëndrueshme të tarifave të Donald Trump, të kombinuara me nivelet e ulëta të lumenjve, po shkaktojnë bllokimet më të mëdha në zinxhirët e furnizimit në Europë që prej pandemisë së koronavirusit, paralajmërojnë kompanitë e transportit dhe logjistikës.Anijet e ngarkesave me platforma të sheshta (barges) janë lënë duke pritur për ditë të tëra për të tërhequr mallra, dhe anijete tipit kontenier po përballen me vonesa të gjata, me problemet, më të theksuara në portet e Roterdamit, Antwerp-it dhe Hamburgut, që pritet të zgjasin për të paktën disa muaj.“Të gjitha qendrat kryesore portuale janë të tejmbushura,” tha Caesar Luikenaar, drejtor menaxhues i kompanisë holandeze të transportit detar WEC Lines. Ai tha se një sërë portesh të rëndësishme në mbarë Europën po funksionojnë në kapacitet të plotë.Albert van Ommen, drejtor ekzekutiv i kompanisë logjistike holandeze Euro-Rijn Group, tha se ai e konsideronte këtë mbingarkesë si më të rëndën që nga pandemia, kur flukset e ngarkesave mbetën çuditërisht të larta dhe e tejkaluan kapacitetin e porteve që përballeshin me mungesa të fuqisë punëtore.Këto probleme përbëjnë goditjen më të fundit për një sistem logjistik global, që deri së fundmi u mundësonte shumë kompanive të mbanin inventar minimal, të sigurta në faktin se shërbimet e planifikuara të transportit do të rifreskonin rregullisht furnizimet, sipas një kalendari të paracaktuar.Kompania gjermane e logjistikës Contargo, ka paralajmëruar klientët e saj se anijet po presin mesatarisht 66 orë për të ngarkuar kontenierë në Antwerp dhe 77 orë në Roterdam. Këtyre anijeve u duhen intervale kohore të caktuara për t’u ngarkuar në terminalet e kontenierëve, për të siguruar një shkarkim dhe transport efikas të mallrave.Casper Ellerbaek, drejtues i lartë në DHL Gjermani, tha se vonesat ende nuk kishin detyruar ndonjë nga klientët e tij të ndalte prodhimin për shkak të mungesës së përbërësve, por ai shtoi se një “dramë” e tillë mbetet një rrezik i mundshëm.Van Ommen tha se në Antwerp, porti i dytë më i ngarkuar për kontenierë në Europë, anijet po shkarkonin nga tre deri në pesë ditë me vonesë.Kompanitë logjistike fajësuan krizën për shkak të faktorëve të tillë si ndryshimet e menjëhershme në politikat tarifore të SHBA-ve nën presidentin Donald Trump, që i kanë detyruar linjat e transportit të kontenierëve të riorganizojnë rrjetet e tyre, për t’iu përshtatur flukseve tregtare globale që kanë ndryshuar ndjeshëm.Problemet janë përkeqësuar më tej nga kufizimet mbi ngarkimin e anijeve në lumin Rhine, pasi thatësirat e pranverës e kanë lënë ujin në nivele jashtëzakonisht të ulëta.Njëkohësisht, terminalet po përballen me riorganizime të mëdha në aleancat mes linjave të transportit detar, pasi Mediterranean Shipping Company e Zvicrës dhe Maersk e Danimarkës, dy linjat më të mëdha të transportit me kontenierë, kanë përfunduar marrëveshjen e mëparshme të bashkëpunimit. Këto ndryshime mund të sjellin ndërprerje afatshkurtra, pasi linjat ndryshojnë oraret ose kalojnë në terminale të tjera.Ndërkohë, portet europiane po përballen gjithashtu me rritje të volumit të importeve nga Azia, pasi tarifat e larta të SHBA-vsë po bëjnë që mallrat të devijohen diku tjetër. Ellerbaek nga DHL fajësoi rritjen e mprehtë të vëllimit të kontenierëve nga Azia drejt Europës, të cilën ai e vlerësoi në rreth 7 për qind në vit, me ndryshimet në strategjitë e eksportuesve aziatikë.Përfaqësues të industrisë thanë se operatorët e terminaleve, kryesisht kompani private që marrin me qira hapësira në porte nga autoritetet publike portuale, po nxitojnë të punësojnë staf të ri dhe të blejnë pajisje të reja për të lehtësuar presionin.ECT, një nga operatorët kryesorë të terminaleve në Roterdam, pranoi se objekti ishte “mjaft i ngarkuar”, por këmbënguli se ky fenomen ishte i zakonshëm në portet e Europës Veriore. ECT përmendi si arsye ndryshimet në aleanca, kërkesën në rritje dhe “pasiguritë gjeopolitike dhe ekonomike”.Mark Rosenberg, drejtor komercial për portet dhe terminalet në DP World të Dubait, i cili zotëron terminale në vende përfshirë Antwerp-in dhe Roterdamin, tha se ekipet e kompanisë së tij po “punojnë me përkushtim” për të menaxhuar fluksin e ngarkesave dhe për të “zbutur ndërprerjet sa herë që është e mundur”.Autoriteti Portual i Antwerp-Bruges, institucioni publik që administron portin, pranoi se ka “mbingarkesë të shtuar dhe të zgjatur”. “Kjo sjell vështirësi operacionale afatshkurtra, por sistemet tona vazhdojnë të funksionojnë brenda kufijve të planifikuar.” Megjithatë, disa zëra në industri shprehën pesimizëm se mbingarkesa mund të zgjidhet lehtësisht.Luikenaar tha se disa kompani të transportit, që i shërbejnë tregut lokal në Europë po detyrohen të kalojnë një javë, në vend të maksimumit normal prej tre ditësh, duke mbledhur kontenierë nga terminale të ndryshme në Roterdam për shpërndarje në portet e rajonit. Ai tha se do të duhen vite që investimet në kapacitete të mjaftueshme të zgjidhin të gjitha këto probleme.  / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Përplasen anijet në portin e Igumenitsës, dhjetëra anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bord

    Përplasen anijet në portin e Igumenitsës, dhjetëra anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bord

    Dy anije janë përplasur në portin e Igumenitsës pak pas orës 10:00 të mëngjesit të së enjtes.

    Përplasja ndodhi kur anija ECO CATANIA e kompanisë italiane Grimaldi, e ngarkuar me mallra dhe me 34 anëtarë të ekuipazhit, po përpiqej të ankorohej.
    Ajo ka goditur – në rrethana ende të paqarta –anijen e ankoruar KYDON PALACE të kompanisë greke Minoan Lines me 95 anëtarë të ekuipazhit.
    Përplasja ka shkaktuar një të çarë të konsiderueshme tek anija e ankoruar.
    Burime nga porti i Igumenicës bëjnë me dije se nuk ka pasur të lënduar. Gjithashtu nuk është vërejtur ndotje e detit nga karburanti i dy anijeve dhe as hyrje të ujit në to.
    Autoritetet portuale po kryejnë një hetim paraprak për shkaqet e përplasjes, ndërsa është në zhvillim një inspektim teknik për dëmtimet e tjera të mundshme.
    Të dyja anijet janë urdhëruar të qëndrojnë të ankoruara në port derisa të paraqitet një certifikatë lundrimi nga një kompani e klasifikuar për këtë raste.

    Top Channel

  • VIDEO – Biznesmeni Gjergj Luca publikon faturën, ja me sa e blen karburantin për anijet jashtë vendit…

    VIDEO – Biznesmeni Gjergj Luca publikon faturën, ja me sa e blen karburantin për anijet jashtë vendit…

    Disa ditë më parë, kryeministri Rama u shenjestrua nga disa media se jahtet apo anijet e huaja që ankorohen në Shqipëri, e marrin naftën me çmim vetëm 60 lekë për litër.
    I kthyer nga një udhëtim pune me anijet e flotës “Rozafa”, biznesmeni i njohur Gjegj Luca, tregon se edhe anijet e tij, në portet e huaja ku janë ankoruar, janë furnizuar me naftë thuajse me të njëjtin çmim.
    
    Jo vetëm kaq, Luca ka bërë publike edhe një faturë, ku tregon se anijet e tij e kanë marrë naftën me çmim 0.59 euro për litër, duke u rreshtuar në krah të kryeministrit Rama.
    “Kujtuat që ju harrova? Ja sapo erdha nga Malta mendjen te ju e kam. Desha t’u kujtoj se edhe anijet edhe skafet apo jahtet shqiptare kudo ku të duan nëpër portet e botës furnizohen me naftë njësoj si këtu te ne, ashtu siç furnizohen të huajt. Mbajeni mend këtë informacion, nuk u gënjej se s’jam as portal e as gjobvënës!”, shkruan Gjergj Luca në publikimin e tij në rrjetet sociale.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Rebelët Houthi: Do të godasim anijet amerikane nëse SHBA përfshihet në luftë

    Rebelët Houthi: Do të godasim anijet amerikane nëse SHBA përfshihet në luftë

    Rebelët Houthi kanë kërcënuar SHBA, se do të synojnë anijet e tyre në Detin e Kuq nëse Ameriak do të përfshihet në luftë kundër Iranit.

    Uashingtoni pranoi të ndalonte fushatën e bombardimeve kundër rebelëve Huthi në maj, pasi grupi i lidhur me Iranin pranoi të ndalonte së synuari anijet në Detin e Kuq në këmbim.
    Prej nisjes së konfliktit mes Iranit dhe Izraelit para disa ditësh, SHBA-të nën drejtimin e presidentit Donald Trump kanë mbajtur pezull një vendim për përfshirjen e tyre ose jo në konflikt, në mbështetje të Tel Avivit.

  • Irani paralajmëron Britaninë, SHBA dhe Francën: Do godasim anijet dhe bazat, nëse nuk ndalen sulmet izraelite

    Irani paralajmëron Britaninë, SHBA dhe Francën: Do godasim anijet dhe bazat, nëse nuk ndalen sulmet izraelite

    Irani ka paralajmëruar se konflikti do të përhapet në ditën në vijim edhe në bazat amerikane në rajon.
    Sipas mediave të huaja, gjithashtu Irani ka paralajmëruar Britaninë, SHBA dhe Francën që të mos ndihmojë Izraelin dhe të ndalojë sulmet e tij ndaj Iranit.
    Teherani tha se do të shënjestrojë anijet dhe bazat që u përkasin tre vendeve në rajon, nëse nuk tërhiqen, kanë raportuar mediat iraniane.
    Ushtria izraelite njoftoi gjithashtu se po vazhdonte operacionet e saj kundër objektivave në Iran.
    Në Teheran, sistemet e mbrojtjes ajrore u raportuan të jenë riaktivizuar gjatë natës. Mediat lokale raportuan shpërthime në pjesët qendrore dhe verilindore të qytetit.

  • Sulmi ndaj Iranit, SHBA zhvendos anijet drejt Lindjes së Mesme

    Sulmi ndaj Iranit, SHBA zhvendos anijet drejt Lindjes së Mesme

    Në përgjigje të sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli ndaj Iranit dhe frikës nga një kundërpërgjigje iraniane, Shtetet e Bashkuara kanë nisur zhvendosjen e forcave ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe anije luftarake. Lajmin e kanë konfirmuar për agjencinë AP dy zyrtarë amerikanë mëngjesin e së premtes.
    Sipas burimeve, Marina amerikane i ka urdhëruar luftanijes “USS Thomas Hudner” të lëvizë nga pjesa perëndimore e Detit Mesdhe drejt Mesdheut lindor, ndërsa një luftanije e dytë është vënë në lëvizje për të qenë e gatshme nëse kërkohet nga Shtëpia e Bardhë.
    Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë sot një mbledhje me drejtuesit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të analizuar situatën dhe opsionet në rast përshkallëzimi.
    Zyrtarët kanë bërë të ditur gjithashtu se Marina amerikane ka në dispozicion mjete të tjera që mund t’i dërgojë në rajon nëse situata kërkon ndërhyrje shtesë, përfshirë aeroplanmbajtëse dhe anijet shoqëruese.
    Aktualisht, aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson” ndodhet në Detin Arabik dhe është e vetmja e pranishme në rajon, ndërsa “USS Nimitz” është në rajonin Indo-Paqësor dhe mund të zhvendoset në Lindjen e Mesme nëse jepet urdhër.
    Ndërkohë, aeroplanmbajtësja “USS George Washington” sapo ka lënë portin në Japoni dhe mund të orientohet gjithashtu drejt rajonit në varësi të zhvillimeve.

  • Sarandë, skafet dhe anijet me guida ditore

    Sarandë, skafet dhe anijet me guida ditore

    Nga Thoma Nika
    Sportelet e guidave detare të turistëve të kësaj pranvere, kanë dalë përgjatë shetitores së Sarandës. Sepse udhëtimet detare tashmë janë të përditshme dhe ofrohen jo vetëm nga varkat e skafet turistike, pasi motorrët i kanë ndezur edhe anijet turistike, të kapaciteteve të mëdha.
    Pranë banakëve që shërbejnë si biletari, gjenden prezantuesit e guidave, nga suksesi i të cilëve varet edhe shitja e tyre. Ata na thanë se tri javët e majiit nuk kanë qenë edhe aq të kënaqshme, edhe për shkak të ndryshimeve të motit, ndërkohë që më shumë udhëtime kanë realizuar gjatë prillit,por pritshmëritë janë për ngritje të shpejtë.
    Mes shitësve të guidave lundruese, është edhe vajza nga Ukraina, që thotë se është e kënaqur me punën që bën.
    Teksa rezervuan lundrimin e tyre për të nesërmen, Livia dhe Simona, dy vajza italiane ishin aq të kënaqura me ditët e tyre në Sarandë, sa para kamerës sonë bënë ftesën e tyre të sinqertë për të ardhur nga gjithë Europa në Shqipëri dhe Sarandë.
    Ekranet e instaluar në tërë gjatësinë e shetitores janë një prezantim filmik i guidave që organizohen çdo ditë në drejtim të plazheve të virgjër të periferisë së Sarandës, si: Krorëza, Kakomeja, Plazhi i Ushtarit, Gjiri i Breshkave etj. Këtë pronovim, djemtë e vajzat e reja që pamë të shërbejnë, e plotësojnë duke zgjuar kuriozitetin e turistëve me anë të tregimit me mjete të teknologjisë digjitale dhe me komunikimin në disa gjuhë të huaja,
    Mëngjeseve dhe mbrëmjeve sheh të shkëputen nga limani apo nga bankinat e ankorimit, skafe dhe anije, me grupe turistësh, që shijojnë shetitjet romantike mbrëmjeve nëpër Gjirin e Sarandës, shoqëruar nga tinguj muzikorë, apo udhëtimet nëpër atraksionet e bregdetit të jugut, gjatë ditës.

  • Afera e anijeve gjenerator dhe heshtja e ministres Balluku

    Afera e anijeve gjenerator dhe heshtja e ministres Balluku

    Afera e anijeve gjenerator dhe heshtja e ministres Balluku

    Anijet gjeneratorë të ardhura nga Bangladeshi, të njohura si Tigri 1 dhe Tigri 3, kanë patur vëmendjen tonë për më shumë se tre sezone. Kjo për shkak të parregullsive në procedurat që janë ndjekur hap pas hapi, që nga blerja e deri tek vënia në punë e tyre. Por le të rikthehemi të bëjmë një përmbledhje të këtij skandali me kosto prej disa dhjetra milion dollarë për buxhetin e shtetit.

    Anijet u blenë nga kompania offshore Exelerate Energy Limited Partnership nga Bangladeshi në 2022 për 15 milion dollarë, ndërkohë që kompania publike, KESH bëri kontratë për t’i marrë ato me qira për plot 45.5 milion dollarë. Pra, 3 fish më shtrenjtë. Një absurditet, që thërret me të madhe skandal.

    Por nuk mbaron me kaq, sepse nëse 45.5 milion dollarë do të jepen për qiranë, vlera që do të shkojë për operimin nga kompania tjetër fituese Renco, kap shifrën 22.5 milion dollarë. Pra, plot 68 milion dollar, që do të merren nga arka e shtetit, që mbushet me taksat e qytetarëve për të përfunduar në xhepat e pronarëve të kompanive fituese.

    E theksojmë, u zhvillua një tender emergjent kur nuk dihej se kur do të vinte malli që po kërkonin. Tani le të sqarojmë pak më mirë çështjen e emrit te kompanise fituese.

    Na u shit publikisht se anijet termike janë sjellë nga kompania amerikane Excelerate Energy, por na ka rezultuar se firma që është marrë me këtë ka vetëm emrin e ngjashëm, pasi bazën e ka në shtetin offshore Delaëare, parajsë fiskale që mban sekret pronarët. Në dokumenta shihet se oferta në KESH është dorëzuar me logon e firmës prestigjoze Excelerate Energy, por në brendësi del se certefikata e regjistrimit është e një kompanie tjetër Excelerate Global Operations LLC, ndërsa personi që ka firmosur ofertën është Daniel Bustos, shefi i njësisë tregtare i një tjetër Excelerate, asaj Limited Partnership. Të dyja kompanitë, si Excelerate Global Operations ashtu edhe Excelerate Energy Limited Partnership rezultojnë me seli në shtetin offshore Delaware.

    Pra, kontrata që vlen miliona dollarë sjell dokumenta të tre kompanive të ndryshme?

    E jo vetëm kaq, por kur anijet ndizen ndotja mjedisore që i shkaktohet zonës së mbrojtur në gjirin e Vlorës është kolosale. Dy TEC-et kanë një kapacitet prodhues energjie prej 114 megavat orë dhe kërkojnë konsumin e 500 ton në ditë lëndë djegëse të llojit mazut. Sot nuk ka asnjë interes që termocentralet lundruese të ndizen pasi çmimi i energjisë është normalizuar dhe KESH ka patur një vit të mirë ku ka shitur energji.

    Por ato u ndezën sigurisht, sepse nevoja për ta çuar deri në fund këtë aferë me qëllimin për ta justifikuar atë kalon çdo arsyetim logjik, fitimprurës në buxhetin e shtetit

    Një element tjetër shumë i rëndësishëm është edhe analiza që ka bërë KLSH, ku del se çmimi i energjisë së prodhuar nga anijet, del 268 euro për megavat/orë, pra 4 herë më i shtrenjtë se të blesh energji në import. Por pavarësisht kësaj KESH ka marrë përipër kostot e zhdoganimit të anijeve, vajit lubrifikues dhe nxjerrjes së lejeve, licansave, autorizimeve dhe marrjes me qira të depozitave të lëndëve djegëse dhe për të gjitha këto janë shpenzuar edhe 9.4 milion euro të tjera.

    Për të gjitha këto fakte, personi në majën e piramidës së kësaj afere korruptive, Ministrja Belinda Balluku nuk dha asnjë përgjigje në përballjen me Piranjat.

    Ndaj vëmendjen për shpëtimin e 68 milion dollarëve që rrezikojnë të ikin dëm dhe milionave të tjera që do të shpenzohen për lëndet djegëse, ia kërkojmë drejtësisë, konkretisht SPAK-UT, i cili më në fund duket se ka nisur të veprojë, duke hapur hetimet./ piranjat.al

  • ‘Libra’ dhuratë për Shqipërinë/ Mbërrijnë 3 anijet italiane në Portin e Durrësit, ‘Libra’ do shërbejë për…

    ‘Libra’ dhuratë për Shqipërinë/ Mbërrijnë 3 anijet italiane në Portin e Durrësit, ‘Libra’ do shërbejë për…

    Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, njëra prej të cilave, “Libra”, i dhurohet Flotës Detare të Shqipërisë. Ceremonia po mbahet sot (8 prill), ku marrin pjesë autoritete të larta zyrtare nga dy vendet, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtarakë.
    Mes anijeve që u ankoruan në port është edhe e famshmja historike dhe muze “Amerigo Vespucci”, e cilësuar edhe si anija më e bukur në botë. Sot 86 vjet nga Pushtimi i Shqipërisë nga Italia! Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939. E dyta është katamarani “Lo spirito di stella”, i cili ka qëllim kauzat sociale dhe drejtohet nga persona me aftësi ndryshe, kurse e treta është anija patrulluese “Libra”, e cila do t’i dhurohet Forcës Detare shqiptare.
    Ky lajm ishte ndarë prej javës së kaluar dhe me këtë mjet lundrues Forcat e Armatosura përforcohen në misionet patrulluese në det të hapur. “Amerigo Vespucci”, u nis nga porti i Ortonës në Itali, ajo do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 prill. Ndalesa në Durrës do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill.
    Të mërkurën, në orën 12:00, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp për prezantimin e Giro d’Italia 2025, një nga garat çiklistike më të famshme në Evropë, që këtë vit do të nisë Shqipëria.

  • Trump publikon pamjet tronditëse të sulmit me dhjetëra viktima në Jemen: Nuk do na i fundosin më anijet! (VIDEO)

    Trump publikon pamjet tronditëse të sulmit me dhjetëra viktima në Jemen: Nuk do na i fundosin më anijet! (VIDEO)

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump publikoi një video në Truth Social, ku sipas tij shihen dhjetëra luftëtarë të lëvizjes Houthi teksa vriten gjatë një sulmi amerikan në Jemen , duke e shoqëruar atë me thirrjen sarkastike “oops”.
    Imazhet bardh e zi, të marra nga lart – me sa duket nga një dron ushtarak – tregojnë dhjetëra njerëz në një rreth përpara se të binte një bombë. Kamera kap shpërthimin, tymin e dendur, më pas pamjet e zonës së prekur, ku nuk ka mbetur asgjë, në një distancë të shkurtër shihen vetëm disa automjete.
    “Këta Houthi u mblodhën për të marrë urdhra për një sulm”, shkroi Donald Trump sipër videos.
    “Oops, nuk do të ketë asnjë sulm nga këta Houthi! Ata nuk do të fundosin më kurrë anijet tona!” shtoi ai.
    Postimi i Trump nuk përfshin detaje të mëtejshme rreth operacionit.

    Zyrtarët dhe mediat në pronësi të Houthi-ve raportuan vdekje të shumta në dhjetëra sulme këtë javë për të cilat fajësuan SHBA-në. Të hënën, Trump u zotua të vazhdojë të godasë Houthis derisa “grupi terrorist” jemenas të ndalojë sulmet e anijeve tregtare në Detin e Kuq.
    Houthis pretendojnë se 67 njerëz janë vrarë që nga 15 marsi, kur SHBA filloi fushatën e sulmeve ajrore.
    Houthi-t filluan të synonin anijet tregtare në Detin e Kuq me raketa dhe drone rreth një muaj pasi shpërtheu lufta në Rripin e Gazës në tetor 2023, duke bllokuar hyrjen në Kanalin e Suezit, përmes të cilit kalonte rreth 12 për qind e tregtisë detare botërore që nga viti i kaluar. Ata thonë se kanë në shënjestër anijet e lidhura me Izraelin në solidaritet me palestinezët.

    These Houthis gathered for instructions on an attack. Oops, there will be no attack by these Houthis!
    They will never sink our ships again!
    Donald Trump Truth Social 04/04/25 05:40 PM pic.twitter.com/zafEdKwKtM
    — Donald J. Trump Posts From His Truth Social (@TrumpDailyPosts) April 4, 2025