Tag: anijet

  • Trump paralajmëron rrëzimin e avionëve venezuelianë: Nëse rrezikoni anijet amerikane…

    Trump paralajmëron rrëzimin e avionëve venezuelianë: Nëse rrezikoni anijet amerikane…

    Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Venezuelës, duke thënë se avionët luftarakë të këtij vendi do të rrëzohen nëse fluturojnë mbi anijet amerikane dhe i vendosin ato në “pozicion të rrezikshëm”.

    Tensionet rriten pas incidenteve të përsëritura pranë ujërave ndërkombëtare
    Deklarata e Trump vjen pas dy incidenteve të njëpasnjëshme, ku avionë ushtarakë venezuelianë u panë duke fluturuar pranë anijeve amerikane në brigjet e Amerikës së Jugut.
    Incidentet ndodhën vetëm disa ditë pas një sulmi amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge që operonte nga Venezuela, ku mbetën të vrarë 11 persona.
    I pyetur nga gazetarët në Zyrën Ovale, Trump tha qartë se Venezuela do të ishte “në telashe” nëse avionët e saj do të përshkallëzonin situatën. Ai i tha gjeneralit të tij të pranishëm se kishte autorizimin për të vepruar sipas nevojës.
    Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, hodhi poshtë akuzat e SHBA-së për përfshirje në trafik droge dhe theksoi se dallimet politike nuk duhet të çojnë në konflikt ushtarak. Ai tha se Venezuela është gjithmonë e hapur për dialog, por kërkon respekt.

    Top Channel

  • Nigel Farage ‘shpërthen’ në konferencë: Anijet me emigrantë do ndalojnë brenda dy javësh nga momenti që do bëhem kryeministër

    Nigel Farage ‘shpërthen’ në konferencë: Anijet me emigrantë do ndalojnë brenda dy javësh nga momenti që do bëhem kryeministër

    Lideri i Reform UK, Nigel Farage, u zotua se do të ndalojë menjëherë kalimet e anijeve me emigrantë në Kanal nëse arrin të bëhet Kryeministër.

    Premtimi u bë gjatë konferencës së partisë në Birmingham, ku morën pjesë rreth 6,000 mbështetës, mes brohoritjeve, muzikës dhe piroteknikës.
    Farage tha se brenda dy javësh nga marrja e qeverisë, do të ndërmerrte masa të rrepta kundër emigracionit të paligjshëm.
    “Do t’i ndalojmë anijet dhe do t’i deportojmë ata që hyjnë ilegalisht. Nuk mund të vish këtu ilegalisht dhe të qëndrosh. Do të bëjmë atë që bën çdo vend normal në botë”, deklaroi ai.
    Kreu i Reform UK foli edhe për tensionet në Partinë Laburiste, duke parashikuar një “luftë civile të majtë” pas dorëheqjes së Angela Rayner. Sipas tij, deputetët me prirje më radikale do të sfidojnë Sir Keir Starmer, duke e përçarë partinë dhe duke e shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme para vitit 2029.
    Në skenë, Farage prezantoi edhe figurën e re të partisë, ish-sekretaren konservatore të kulturës Nadine Dorries, e cila iu bashkua Reformës ditë më parë.
    Reform UK ka hyrë në konferencën e saj dy-ditore në Birmingham me një epërsi 10 pikë në sondazhe, duke e bazuar këtë rritje kryesisht te qëndrimi i saj i ashpër ndaj migracionit dhe krimit.
    Me këtë ofensivë politike, Farage kërkon të shfaqet si alternativë e gatshme për qeverisje në Britaninë e Madhe.

    Top Channel

  • Stuhia në Durrës/ Trageti këput litarët, hekurat bien mbi anijet e tjera (VIDEO)

    Stuhia në Durrës/ Trageti këput litarët, hekurat bien mbi anijet e tjera (VIDEO)

    Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në portin e Durrësit duke këputur litarët që lidhin tragetet dhe duke krijuar kaos në zonën e anijeve.
    Pasagjerët që po udhëtojnë drejt Barit me tragetin e linjës “Franceska” thonë se për shkak të dallgëve të forta trageti ka pësuar një lëvizje të papritur, duke u spostuar rreth 100 metra nga vendi i tij, pas prishjes së litareve. Hekurat kanë rënë mbi anijet e tjera.
    Situata paraqitet kaotike në Port dhe shumë pasagjerë janë detyruar të qëndrojnë të bllokuar në makinat e tyre deri në normalizimin e situatës.
    Trageti “Franceska” që kryen udhëtimin për në Bari, për momentin është pezulluar deri në stabilizimin e kushteve të motit dhe sigurisë.

  • Turqia përshkallëzon masat ndaj Izraelit, mbyll portet për anijet izraelite dhe vendos kufizime në hapësirën ajrore

    Turqia përshkallëzon masat ndaj Izraelit, mbyll portet për anijet izraelite dhe vendos kufizime në hapësirën ajrore

    Turqia ka ndërmarrë masa të reja të ashpra ndaj Izraelit, duke përshkallëzuar më tej reagimin diplomatik dhe ekonomik ndaj ofensivës izraelite në Gaza.

    Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, njoftoi gjatë një seance në parlament se Ankaraja ka ndaluar hyrjen e anijeve izraelite në portet turke, ndërsa njëkohësisht u ka ndaluar edhe anijeve me flamur turk të shfrytëzojnë portet izraelite.
    Përveç masave detare, Fidan bëri të ditur se janë vendosur edhe kufizime në hapësirën ajrore turke për avionët që lidhen me Izraelin, duke përfshirë ndalimin e hyrjes për avionë që transportojnë armë dhe municione me destinacion shtetin hebre.
    “Ne e kemi ndërprerë plotësisht tregtinë me Izraelin, kemi mbyllur portet tona për anijet izraelite dhe nuk po lejojmë as anijet tona të shkojnë në portet izraelite”, deklaroi Fidan.
    Më tej ai shtoi “Nuk do të lejojmë as anije kontejnerë që transportojnë armë e municione për në Izrael të hyjnë në portet tona apo avionë të tillë të fluturojnë në hapësirën ajrore turke.”
    Turqia ka qenë një ndër kritiket më të zëshme të ofensivës izraelite në Gaza, duke e akuzuar Izraelin për gjenocid në enklavë, një akuzë që Tel Avivi e ka mohuar vazhdimisht. Qeveria turke ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin dhe ka bërë thirrje për masa të menjëhershme ndërkombëtare, duke i kërkuar fuqive të mëdha që të ndalojnë mbështetjen ndaj shtetit izraelit.
    Sipas agjencisë Reuters, autoritetet portuale turke kishin nisur prej javësh të kërkonin deklarata zyrtare nga anijet që ndalojnë në portet turke, ku të konfirmohej se ato nuk ishin të lidhura me Izraelin dhe nuk transportonin mallra ushtarake.

    Top Channel

  • Armada, katastrofa detare që i dha fund hegjemonisë globale të perandorisë spanjolle

    Armada, katastrofa detare që i dha fund hegjemonisë globale të perandorisë spanjolle

    Nga Stephen Brumwell

    Më 21 shtator 1588, një stuhi e fortë goditi bregun perëndimor të Irlandës. Ndërsa ajo u forcua më tej, 3 anije të mëdha zbarkuan në cektinën Streedagh Strand, në veri të Sligos. Pjesë e një “Armada”-s së frikshme të dërguar nga Mbreti i Spanjës Filipi II për të pushtuar mbretërinë e armikes së tij kryesore, Mbretëreshës së Anglisë Elizabeta I, tregtarët e armatosur kishin përjetuar tashmë një odise të jashtëzakonshme. Gjatë misionit të tyre ata ishin nisur Portugalia dhe përmes Kanalit Anglez ishin përballur me anijet e shkathëta dhe të mirë–armatosura të “Mbretëreshës së Virgjër”.

    Më pas ishin sjellë përreth brigjeve të Skocisë në një udhëtim të rrezikshëm drejt kthimit në shtëpi. Por të dëmtuara rëndë nga dallgët e Atlantikut, ato u bënë copë e çikë, duke u marrëjetën më shumë se 1000 spanjollëve. Në librin e tyre të ri “Armada:Sulmi spanjoll dhe shpëtimi i Anglisë në vitin 1588”, historianët Colin Martin dhe Geoffrey Parker ndalen tek gjeneza, fati tragjik dhe trashëgimia e një operacionit ushtarak që mbahet mend si një fatkeqësi, por që sipas vlerësimit të tyre ishte shumë pranë arritjes së objektivit të saj.

    Autorët u takuan për herë të parë me njëri-tjetrin në vitin 1973, dhe për gjysmë shekulli kanë pasur një bashkëpunim akademik të frytshëm. Parker, një profesor i historisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos, SHBA, bazohet në zotërimin e tij të pakrahasueshëm të burimeve të gjera dokumentare.

    Ndërkohë Martin, ekspert i arkeologjisë detare në Universitetin e St.Endrju në Skoci, përdor njohuritë që ka fituar në drejtimin e eksplorimit të tre rrënojave të Armadës. Flota e frikshme u krijua gjatë tensioneve të larta midis Filipit II, sundimtar i një perandorie që përfshin zona të gjera të Amerikës dhe Evropës, dhe Elizabetës së monarkisë Tudor.

    Filipi kishte bekimin e Papës për “kryqëzatën” e tij kundër heretikëve protestantë, por ai kishte gjithashtu edhe arsyet e tij strategjike për pushtimin e Anglisë. Kjo sepse Elizabeta I ishte një mbështetëse e rebelimeve holandeze kundër sundimit spanjoll në “Vendet e Ulëta”dhe ajo inkurajoi “piratët” famëkeq si Frensis Drejk, të cilët plaçkitnin anijet me thesare, nga të cilat varej fuqia e Spanjës.

    Elizabeta, në të 50-at e saj dhe që i mungonte një trashëgimtar, dyshonte se Filipi ishte i përfshirë në një komplot me katolikët britanikë për ta rrëzuar atë nga froni. Në fakt frika e saj ishte më shumë sesa thjesht një paranojë:aleati i saj, udhëheqësi holandez Uilliam  Oranzh, u vra nga një agjent spanjoll në vitin 1584.

    Propozimi origjinal për “Pushtimin e Anglisë” i hartuar në 1586 nga komandanti iflotësspanjolle, markezi me përvojë i Santa Kruz, parashikonte një njësi ushtarake të vetme amfibe. Por Filipi, një “mikro–menaxher” problematik, nuk mund t’i rezistonte ndërhyrjes në plan. Historianët thonë kjo e bëri misionin shumë më të komplikuar. Filipi ishte i bindur se Armada duhet të lundronte në Kanalin Anglez dhe të takohej në ngushticën e Doverit me Ushtrinë spanjolle të Flandrës, e cila do të vendosej në Holandë.

    Pavarësisht provokimeve nga frocat angeleze, Armada duhej ta ruante forcën e saj, derisa të pozicionohej për të shoqëruar zbarkimin e gati 30.000 ushtarëve veteranë, që ishin pajisur me mjete të veçanta për të zbarkuar në një plazh në Kent. Pushtimi do të komandohej nga nipi i mbretit, Aleksandër Farneze, duka i Parmës.

    E furnizuar dhe përforcuar nga Armada, ushtria e këtij të fundit duhej të sulmonte në brendësi të Londrës përmes grykëderdhjes së lumit Tamiz. Por vizioni strategjik i mbretit, mund të jetë komprometuar nga devotshmëria e tij fetare. Filipi jashtëzakonisht fetar, ishte i sigurt se ndihma e Zotit do të kapërcente të gjitha vështirësitë.

    Por largimi i Armadës nga Spanja u vonua nga sfida e madhe logjistike e një operacioni tëtillë gjigant në det. Në vitin 1587, Frensis Drejk pengoi përgatitjet e spanjollëve, duke i vënë flakën magazinave në Kadiz. Kur markezi i Santa Kruzit u sëmurë nga tifoja, rolin e organizatorit e mori duka i Medina Sidonia.

    Falë aftësisë së tij administrative kur u nis nga portet spanjolle, Armada kishte 130 anije me 27.000 ushtarë. Por 2/3 e tyre ishin ushtarë me pak përvojë në det. Plani kryesor i Filipitbazohej në besimin e tij se anijet spanjolle duhet të shmangnin një duel artilerie me armikun,dhe t’i shkarkonin armët e tyre të rënda në afërsi të bregut, pak përpara se të nisnin tëluftonin.

    Një skenar, në të cilin siç e pranojnë edhe autorët e librit të fundit, trupat e Armadës me siguri që do të dominonin ndaj anglezëve. Por në det, anglezët gëzonin avantazhe vendimtare.Në vitet 1570, projektuesit anglezë i kishin modifikuar anijet tradicionale luftarake të kohës, duke i bërë më të lehta dhe më të shpejta.

    Në dallim nga artileria e Armadës, e cila përdorte topa të montuar në karrocat tipike për luftën tokësore, armët angleze ishin montuan në platforma kompakte, të cilat ishin shumë më të lehtë për t’u përdorur në bordin e anijes. Ndërsa flota perëndimore e Anglisë prej 105 anijesh kishte një personel prej vetëm 9.500 burrash, të gjithë ata ishin marinarë shumë të aftë.

    Madje në raste lufte, edhe nga lordët e privilegjuar pritej të bënin të njëjtat punë si marinarët. E meta kryesore në strategjinë e Filipit – vështirësia e komunikimit me dukën e Parmës – u bë e dukshme kur Medina Sidonia arriti në hyrjen perëndimore të Kanalit Anglez pa asnjë lajm për këtë të fundit.

    Ndërkohë në orët  para të mëngjesit të 31 korrikut 1588, mbreti u njoftua për një zhvillim tjetër alarmues. Gjatë natës, flota e admiralit anglez Çarls Hauard ishte larguar nga porti iPlajmauth dhe kishte kaluar pranë Armadës pa rënë shumë ne sy, duke përfituar nga era qëishte në favorin e mbrojtësve.

    Edhe pse pësoi disa humbje në përplasjen e parë, Armada vazhdoi të ecte ngadalë nëpër kanal drejt pikës ku ishte parashikuar të bashkohej me trupat e dukës së Parmës, duke kundërshtuar përpjekjet për ta ndaluar atë. Historianët besojnë se nëse Armada do të kishte krijuar një forcë të pavarur, siç kishte synuar në fillim Santa Kruz, Hauard nuk mund të ndalonte dot një zbarkim të spanjollëve në tokën angleze.

    Dhe kur më 6 gusht, flota rivale u ankorua përgjatë kanalit jashtë Kalesë, spanjollët mbetën tëbllokuar në një ngërç taktik. Për të thyer ngërçin, anglezët dërguan drejt tyre anije pa pilot të përfshira nga flakët. E goditur, por e paprekur në thelbin e saj, Armada lundroi drejt Detit tëVeriut, e ndjekur në një farë distance nga anijet luftarake angleze.

    Gjithsesi ajo ndjekje ishte një bllof i rrezikshëm. Për fatin e Hauard, një këshill lufte në bordin e Armadës vendosi më 10 gusht të mos kthehej mbrapsht për t’u bashkuar me trupat e Dukës së Parmës. Në vend të kësaj u vendos të rrethohej Britania Veriore. Edhe pse Anglia gëzonte një avantazh në det, në tokë kjo situatë u përmbys.

    Në rast se Armada do të ishte në gjendje të merrte në bord trupat e Dukës Parmës dhe t’i zbarkonte me sukses në brigjet angleze, artileria e tyre ndoshta do të dëmtonte rëndëfortifikimet e dobëta të Kentit. Përveç kësaj, veteranët spanjollë ishin të një niveli shumë më të lartë sesa milicia e mbledhur për t’i kundërshtuar ata.

    Por ndërsa Armada po rikthehej në shtëpi, anijet u ndeshën me një stuhi të fortë që i shkaktoidëme shumë më të mëdha se sa topat e angleze. Më shumë se 30 anije u mbytën në brigjet perëndimore të Skocisë dhe Irlandës, dhe vendet e të paktën 8 prej tyre janë konfirmuar nga kërkimet arkeologjike nën det.

    Nga të gjithë njerëzit që përbënin Armadën, më pak se gjysma u rikthye në Spanjë për të treguar historinë e asaj përballjeje. Sipas vlerësimit të autorëve, shkalla e vdekjeve në Angli ishte e krahasueshme, kryesisht për shkak të sëmundjes, urisë dhe ekspozimit ndaj kushteve të këqija.

    Të lënë pas dore në mënyrë të turpshme nga Elizabeta e ngazëllyer dhe ministrat e saj, detarët anglezë që kishin luftuar kundër Armadës u katandisën të mbështeteshin tek bamirësit për tëmbijetuar. Ndërsa Filipi II e pranoi stoikisht humbjen si vullnetin e Zotit, Elizabeta dhe aleatët e saj holandezë e festuan fitoren si një miratim hyjnor për kauzën e tyre. / “Wall Street Journal” – Bota.al

  • VD- Incident me fishekzjarre në Japoni/ Anijet përfshihen nga flakët, punëtorët hidhen në det për të shpëtuar

    VD- Incident me fishekzjarre në Japoni/ Anijet përfshihen nga flakët, punëtorët hidhen në det për të shpëtuar

    Foto nga vendngjarja

    JAPONI- Dy anije të ngarkuara me fishekzjarre për një shfaqje festivali veror pranë kryeqytetit japonez, Tokio, u përfshinë nga flakët. Një nga anijet mbante pesë punëtorë, të cilët u hodhën të gjithë në det për të shpëtuar dhe më vonë u shpëtuan, tha Byroja e Rojës Bregdetare të Yokohamës. Zjarri u përhap edhe në një anije tjetër, por nuk kishte njerëz në bord.

    Mediat e huaja raportojnë se, sipas hetuesve, organizatorët e festivalit veror thanë se “humbën kontrollin e fishekzjarrëve në anije”. Ndërkohë që policia dhe roja bregdetare po hetojnë shkaqet e incidentit.
    “Ne do të hetojmë plotësisht shkakun e incidentit”, tha organizatori i festivalit në një deklaratë. “Kërkojmë ndjesë sinqerisht për shqetësimin e shkaktuar.”

    Uebsajti i eventit tha se rreth 20,000 fishekzjarre ishin planifikuar të hidheshin gjatë një periudhe 25-minutëshe nga ora 19:30. Megjithatë, vetëm 20 minuta pas fillimit të shfaqjes, muzika u ndal dhe pjesëmarrësit u informuan se eventi ishte anuluar për arsye sigurie./ZËRI

  • VD– Incident me fishekzjarre në Japoni/ Anijet përfshihen nga flakët, punëtorët hidhen në det për të shpëtuar

    VD– Incident me fishekzjarre në Japoni/ Anijet përfshihen nga flakët, punëtorët hidhen në det për të shpëtuar

    Foto nga vendngjarja

    JAPONI- Dy anije të ngarkuara me fishekzjarre për një shfaqje festivali veror pranë kryeqytetit japonez, Tokio, u përfshinë nga flakët. Një nga anijet mbante pesë punëtorë, të cilët u hodhën të gjithë në det për të shpëtuar dhe më vonë u shpëtuan, tha Byroja e Rojës Bregdetare të Yokohamës. Zjarri u përhap edhe në një anije tjetër, por nuk kishte njerëz në bord.

    Mediat e huaja raportojnë se, sipas hetuesve, organizatorët e festivalit veror thanë se “humbën kontrollin e fishekzjarrëve në anije”. Ndërkohë që policia dhe roja bregdetare po hetojnë shkaqet e incidentit.
    “Ne do të hetojmë plotësisht shkakun e incidentit”, tha organizatori i festivalit në një deklaratë. “Kërkojmë ndjesë sinqerisht për shqetësimin e shkaktuar.”

    Uebsajti i eventit tha se rreth 20,000 fishekzjarre ishin planifikuar të hidheshin gjatë një periudhe 25-minutëshe nga ora 19:30. Megjithatë, vetëm 20 minuta pas fillimit të shfaqjes, muzika u ndal dhe pjesëmarrësit u informuan se eventi ishte anuluar për arsye sigurie./ZËRI

  • Aksident me fishekzjarrë në një festival veror në Japoni, anijet përfshihen nga flakët

    Aksident me fishekzjarrë në një festival veror në Japoni, anijet përfshihen nga flakët

    Paniku mbretëroi në Yokohama të Japonisë mbrëmjen e së hënës (4 gusht), kur dy anije të përdorura për hedhjen e fishekzjarrëve në një festival veror u përfshinë nga flakët.

    Sipas raportimeve, zjarri shpërtheu në dy nga tetë anijet që ishin në përdorim gjatë shfaqjes, duke detyruar ndërprerjen e menjëhershme të eventit.
    Shikoni videon:

    Sipas Autoritetit Portual të Yokohamës, pesë punëtorë që ndodheshin në njërën nga anijet u hodhën në det për t’i shpëtuar flakëve dhe u shpëtuan pak minuta më vonë. Njëri prej tyre u dërgua në spital me lëndime të lehta, sipas mediave japoneze.
    Organizatorët e festivalit veror deklaruan se një defekt në sistemin e fishekzjarrëve në barka mund të ketë shkaktuar zjarrin. Policia dhe autoriteti portual kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.
    Festivali kishte planifikuar hedhjen e rreth 20,000 fishekzjarrëve gjatë 25 minutave të shfaqjes. Megjithatë, vetëm 20 minuta pas fillimit, muzika u ndal dhe pjesëmarrësit u njoftuan se aktiviteti u anulua për arsye sigurie.

    Top Channel

  • Pikëpyetjet e një ngjarje të rëndë/ Ana e errët e Skodrinon, kompanisë së Benet Becit, që mbolli tragjedi

    Pikëpyetjet e një ngjarje të rëndë/ Ana e errët e Skodrinon, kompanisë së Benet Becit, që mbolli tragjedi

    Në datën 8 korrik, Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, teksa një punonjës i Bashkisë humbi jetën pasi tentoi që të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.
    Kapiten Arben Anamali i shpëtoi dy turistët izraelitë duke sakrifikuar jetën e tij në një akt të mirëfilltë heroik. Por ngjarja e 8 korrikut ngre një sërë pikëpyetjesh të forta mbi përgjegjësitë e tragjedisë.
    Kapitali do të përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi një ngjarje, të cilën autoritetet duket sikur duan ta mbajnë në errësirë.
    Anija e përfshirë në tragjedinë e 8 korrikut quhet Drini. Ajo është në pronësinë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili ja ka dhënë në hua-përdorim Bashkisë së Shkodrës. Kjo e fundit ja ka lënë në administrim ndërmarjes së saj “Bio Strajca”, që së fundmi e ka ndryshuar emrin në Skodrinon.
    Skodrinon është një shoqëri aksionare në pronësi të Bashkisë së Shkodrës. Objekti i aktivitetit të saj është ofrimi i shërbimeve në fushën e zhvillimit ekonomik për mirëfunksionimin e tregjeve publike dhe rrjetit të tregtisë, organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, aktivitetet e operatorit turistik dhe operatorit turistik detar… etj.
    Kur kompania mori në përdorim dy anijet e para, Drini dhe Buna, ato u përuruan nga Benet Beci si një zhvillim historik për Shkodrën.
    ““Varkat turistike janë sot një realitet në Liqenin e Shkodrës, duke rikthyer lundrimin në këtë pasuri të të gjithëve. Falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Qeverisë Shqiptare, pranë molit të Shirokës janë ankoruar tashmë dy varkat e para turistike me kapacitet 33 vende secila që janë një mundësi për vizitorët në Shirokë për të shijuar magjinë e liqenit më të madh në Ballkan,” shkroi Beci në profilin e tij në facebook në prill të vitit të kaluar.

    Por nuk kaloi shumë dhe Skodrinon bashkë me varkat pollën hatanë. Një tragjedi, e cila ngre shumë pikëpyetje.
    1-A kanë anijet e Skodrinon liçencë lundrimi? Cilat janë numrat e liçencave?2-A kanë anijet vend ankorimi të kolauduar?3-A ka liqeni i Shkodrës një hartë lundrimi të miratuar, përfshirë vijën dhe planin e miratuar të lundrimit?4 A kishte anija e tragjedisë edhe ndihmës kapiten ashtu siç e kërkon Rregullorja Shqiptare për Sigurinë Detare për anijet me më shumë se 12 pasagjerë?
    Prokuroria duhet të kërkojë përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe të mos përpiqet për të mbyllur në heshtje atë që mund të jetë një krim i rëndë shtetëror dhe jo aksident, siç po përpiqen ta bëjnë.
    /kapitali.al/

  • Rebelët “Huthi” thonë se do të vazhdojnë të sulmojnë anijet e lidhura me Izraelin

    Rebelët “Huthi” thonë se do të vazhdojnë të sulmojnë anijet e lidhura me Izraelin

    Udhëheqësi i rebelëve Houthi tha se grupi rebel jemenas do të vijojë të sulmojë anijet e lidhura me Izraelin.

    “Operacionet tona detare kundër anijeve do të vazhdojnë për sa kohë që vazhdon agresioni i Izraelit në Rripin e Gazës”, tha Abdul Malik al-Houthi.
    Rebelët jemenas sulmuan dhe fundosën dy anije me flamur liberian  të operuara nga kompani greke.

    Anijet Eternity C dhe Magic Seas u sulmuan dhe u fundosën përgjatë ditëve të funidt.
    Të gjithë anëtarët e ekuipazhit të Magic Seas u shpëtuan para se të fundosej.
    Katër anëtarë të ekuipazhit të Eternity C dyshohet se kanë vdekur.
    Dhjetë të tjerë janë gjetur gjallë, ndërsa njëmbëdhjetë rezultojnë të zhdukur.
    Që nga fundi i vitit 2023, Huthit kanë sulmuar dhjetëra anije në brigjet e Jemenit që besojnë se janë të lidhura me Izraelin, dhe më pas anije amerikane, duke pretenduar se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës, ku po zhvillohet lufta midis Izraelit dhe Hamasit.