Tag: anijen

  • Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

    Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

    Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën detare në Gazën e shkatërruar nga lufta.
    Anija me ekuipazh prej 12 personash, përfshirë aktivisten Greta Thunberg, tani është duke u dërguar në një port në Izrael.
    Jahti me flamur britanik, Madleen, i operuar nga Koalicioni i Flotës së Lirisë propalestineze (FFC), synonte të dërgonte një sasi simbolike ndihmash në Gazë të hënën pasdite dhe të rriste ndërgjegjësimin ndërkombëtar për krizën humanitare në territorin palestinez.
    Megjithatë, anija u kap gjatë natës para se të arrinte në breg, tha FFC-ja në llogarinë e saj në Telegram.
    Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi më pas se Izraeli e ka marrë nën kontroll anijen.
    “‘Jahti i selfie-ve’ i ‘të famshmëve’ po shkon sigurt drejt brigjeve të Izraelit. Pritet që pasagjerët të kthehen në vendet e tyre të origjinës”, shkroi Ministria izraelite në X.
    Të gjithë udhëtarët janë të sigurt dhe të padëmtuar, shtoi më vonë Ministria.
    “U janë dhënë sandviçë dhe ujë. Spektakli mbaroi”, shtoi ajo.
    Pjesë e ekuipazhit prej 12 vetash ishin edhe aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg dhe Rima Hassan, anëtare franceze e Parlamentit Evropian.
    Arrestohen anëtarët e ekuipazhit
    “Ekuipazhi i Flotës së Lirisë u arrestua nga ushtria izraelite në ujëra ndërkombëtare rreth orës 2 të mëngjesit”, postoi Hassan në X.
    Një fotografi shfaq ekuipazhin të ulur në anije, të gjithë me jelekë shpëtimi dhe me duart në lart.
    Jahti po transportonte një sasi të vogël ndihmash humanitare, përfshirë oriz dhe qumësht pluhur për foshnja.
    Ministria e Jashtme izraelite tha se ndihmat do të dërgohen në Gazë.
    “Sasia e vogël e ndihmës që ndodhej në jaht dhe nuk u konsumua nga ‘të famshmit’ do të dërgohet në Gazë përmes kanaleve të vërteta humanitare”, thuhej në deklaratë.
    Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, urdhëroi ushtrinë të dielën të mos e lejonte anijen të mbërrinte në Gazë, duke e quajtur misionin e saj përpjekje propagandistike në mbështetje të Hamasit.
    Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
    Hamasi e dënoi konfiskimin e anijes si “terrorizëm shtetëror” dhe tha se përshëndet aktivistët e saj.
    Izraeli vendosi bllokadë detare mbi enklavën bregdetare pas marrjes së kontrollit nga Hamasi në vitin 2007, me qëllim të ndalimit të dërgesave të armëve për grupin militant.
    Bllokada ka mbetur në fuqi gjatë disa konflikteve, përfshirë edhe luftën e tanishme, e cila filloi kur militantët e drejtuar nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë 251 pengje, sipas të dhënave izraelite.
    Lufta hakmarrëse e Izraelit ndaj Hamasit prej atëherë ka vrarë mbi 54.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, dhe ka lënë mbi 2 milionë banorë të zhvendosur dhe në rrezik urie, sipas Kombeve të Bashkuara.
    Raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, Francesca Albanese, ka mbështetur operacionin e FFC-së dhe të dielën u bëri thirrje anijeve të tjera ta sfidojnë bllokadën e Gazës.
    “Udhëtimi i Madleen mund të ketë përfunduar, por misioni nuk ka mbaruar. Çdo port mesdhetar duhet të dërgojë anije me ndihma dhe solidaritet për Gazën”, shkroi ajo në X./REL

  • Pesë grabitjet më të mëdha piraterike në histori

    Pesë grabitjet më të mëdha piraterike në histori

    Piratët dhe thesaret që ata kanë plaçkitur i kanë magjepsur gjithmonë njerëzit. Tregime si “Ishulli i Thesarit” dhe filma si “Piratët e Karaibeve” kanë ndihmuar në shtimin e popullaritetit të këtyre grabitqarëve të detit. Në këtë përmbledhje, Live Science rendit disa nga thesaret më të mëdha që janë plaçkitur nga piratët.

    Ndërsa disa prej këtyre pasurive janë grabitur nga piratë të njohur si kapiten William Kidd, të tjera ranë në dorë të piratëve më pak të njohur. Shumë nga ata që i kapën këto thesare nuk jetuan gjatë për t’i shijuar, megjithëse disa ia dolën t’u shpëtonin ndjekjeve të tyre.

    Henry Every kap thesarin më të madh të piratëve në histori

    Në shtator të vitit 1695, një flotë anijesh piratësh të komanduar nga Henry Every (i njohur gjithashtu si Henry Avery) sulmoi një autokolonë prej 25 anijesh që i përkisnin Perandorisë Mogule në Azinë Jugore. Ata arritën të kapnin disa anije, përfshirë Ganj-i-Sawai, një anije që i përkiste vetë perandorit mogul. Piratët vodhën më shumë se 500,000 monedha floriri dhe argjendi, çka përbën plaçkën më të madhe të marrë ndonjëherë nga piratët, sipas studiuesit Srinivas Reddy në një punim të vitit 2020.

    Every u bë menjëherë objekt i një ndjekjeje të madhe nga qeveria britanike dhe Kompania e Indive Lindore. Ai nuk u kap kurrë, por fati i tij mbetet ende i panjohur.

    William Kidd kap anijen “Quedagh Merchant”

    Me 30 janar 1698, kapiten William Kidd kapi anijen Quedagh Merchant, e ngarkuar me flori, argjend, mëndafshe, kadife dhe mallra të tjera të çmuara. Kidd kishte leje nga kurora angleze për të sulmuar anijet e armiqve të saj. Por Quedagh Merchant nuk ishte anije armike, ajo kishte kapiten anglez dhe mallra që i përkisnin Kompanisë së Indive  Lindore dhe Perandorisë Mogule.

    Për këtë arsye, Anglia e shpalli Kidd-in pirat. Ai u kap në Nju Jork dhe u dërgua në Londër, ku u var në vitin 1701. Fati i thesarit të tij ka qenë burim legjendash, shumë besojnë se ai e fshehu diku para se të arrestohej.

    Kapja e anijes “Nossa Senhora Do Cabo”

    Me 8 prill 1721, një grup anijesh piratësh kapën anijen portugeze Nossa Senhora Do Cabo (“Zonja jonë e Kepit”), që mbante mallra për në Indi për llogari të nënprefektit dhe kryepeshkopit të qytetit Goa. Thesari përfshinte shufra floriri dhe argjendi, arka me perla dhe një kryq floriri që peshonte rreth 100 kg dhe ishte i zbukuruar me rubinë.

    Një nga kapitenët, Olivier Levasseur (i njohur si “La Buse”, që do të thotë “Shqiponja”), u kap dhe u var në ishullin Reunion më 1730. Sipas një legjende, pak para se të vritej, ai hodhi një dorëshkrim me një kriptogram që tregonte vendndodhjen e një pjese të thesarit, që nuk është gjetur kurrë. Megjithatë, disa studiues dyshojnë për vërtetësinë e kësaj historie.

    Thesari i Whydah Gally-t

    Në fillim të vitit 1717, pirati Sam Bellamy dhe ekipi i tij kapën anijen Whydah Gally, një anije tregtare që kishte transportuar skllevër drejt Amerikës së Veriut. E impresionuar nga madhësia dhe fuqia e saj, banda e shpalli atë si anijen e tyre kryesore. Ajo mbante plaçka të marra nga dhjetëra anije të tjera në Karaibe.

    Por me 26 prill 1717, anija u mbyt në një stuhi, duke vrarë shumicën e ekuipazhit, përfshirë edhe vetë Bellamy-n. Të mbijetuarit thanë se në bord ndodheshin më shumë se 30,000 paund britanikë në ar dhe pasuri, me vlerë mbi 5.4 milionë paund sot. Në vitin 1984, u zbulua vendi i fundosjes së saj, dhe shumë objekte u ekspozuan në Muzeun e Piratëve Whydah në Massachusetts.

    Robert Culliford dhe Dirk Chivers kapin anijen “Great Mohammed”

    Në vitin 1698, piratët Dirk Chivers (holandez) dhe Robert Culliford (anglez) kapën anijen Great Mohammed, që transportonte pelegrinë për në Mekë. Sipas historianit Tim Travers, plaçka e kapur arrinte në 130,000 paund, e barabartë me mbi 19 milionë paund sot.

    Piratët e çuan thesarin në ishullin St. Mary afër Madagaskarit. Por udhëtimi ishte tragjik për pasagjerët, dëshmitarë të mbijetuar treguan se piratët i torturuan dhe dhunuan ata. Të dy piratët u kapën më vonë; Chivers vdiq në burg në Bombei, ndërsa Culliford bashkëpunoi me autoritetet në këmbim të lirisë. Asnjëherë nuk u mësua se çfarë ndodhi me thesarin. / Live Science – Syri.net

  • Pikëpyetje ndërkombëtare, objekte misterioze mbi anijen e dëmtuar të Koresë së Veriut

    Pikëpyetje ndërkombëtare, objekte misterioze mbi anijen e dëmtuar të Koresë së Veriut

    Koreja e Veriut ka vendosur objekte të panjohura, të ngjashme me balona ose tullumbace të bardha, mbi anijen e saj luftarake të dëmtuar, sipas imazheve të reja satelitore të publikuara nga Maxar Technologies.

    Anija 5,000 tonëshe ndodhet e përmbysur dhe pjesërisht e zhytur në qytetin portual të Chongjin, pas një lëshimi të dështuar më 21 maj.
    Analistët ushtarakë dyshojnë se balonat mund të jenë vendosur për të parandaluar përmbytjen e mëtejshme të anijes ose për ta mbrojtur atë nga survejimi ajror i dronëve.
    Sipas CNN, objektet mund të jenë aerostatë ose struktura të mbushura me gaz, të ngjashme me mini-blimpët, që ofrojnë ndihmë në stabilizimin e mjetit të dëmtuar.
    Shkatërruesi, i cili duhej të simbolizonte përparimin teknologjik të marinës së Koresë së Veriut, pësoi dëmtime të mëdha gjatë lëshimit të pasuksesshëm.
    Udhëheqësi Kim Jong Un e cilësoi incidentin si një “akt kriminal” dhe urdhëroi rikuperimin urgjent të anijes para mbledhjes së ardhshme të Partisë së Punëtorëve.
    Megjithëse mediat shtetërore minimizuan dëmin, duke pretenduar se anija kishte pësuar vetëm gërvishtje dhe kishte marrë pak ujë, ekspertët ndërkombëtarë shprehen skeptikë. Disa parashikojnë se riparimi mund të zgjasë muaj të tërë, ndërsa të tjerë sugjerojnë se anija mund të çmontohet plotësisht për të lehtësuar nxjerrjen e saj.

    Top Channel

  • Ngrihet akuzë ndaj rojeve bregdetare greke/ “Mbytën” anijen me 650 emigrantë

    Ngrihet akuzë ndaj rojeve bregdetare greke/ “Mbytën” anijen me 650 emigrantë

    Ngrihen akuza në Greqi ndaj 17 pjesëtarëve të Rojës Bregdetare lidhur me tragjedinë e peshkarexhës  “Adriana” të mbushur me emigrantë e cila u fundos më 14 qershor 2023 pranë Pylos, duke lënë të vdekur të paktën 650 persona.
    Të mbijetuarit e asaj që u konsiderua si një ngjarja më e rendë e këtij lloji në një dekadë, i thanë BBC-së asokohe se rojet bregdetare greke kishin shkaktuar përmbysjen e mjetit, në përpjekje për ta tërhequr atë e për t`i mbyllur gojën dëshmitarëve.
    “U deshën dy vjet që të ngriheshin akuzat, në një kohë kur aq shumë njerëz ishin aty dhe e panë vetë se çfarë ndodhi”, pohoi një prej të mbijetuarve së fundi për gjigandin mediatik anglez.
    Anija e nisur nga Libia drejt Italisë me rreth 750 njerëz në bord, u përmbys në ujërat ndërkombëtare, brenda zonës greke të kërkim-shpëtimit. Fatkeqësisë i shpëtuan vetëm 104 emigrantë. Autoritetet greke kishin mohuar gjithmonë me forcë çdo gabim të mundshëm nga ana e tyre.
    Mes 17 të akuzuarve tani është edhe kapiteni i anijes së rojës bregdetare, LS-920, i cili akuzohet për  “shkaktim të mbytjes së anijes”, “ndërhyrje të rrezikshme në transport detar”, “mosdhënie ndihme”, si dhe “ekspozim të personave në rrezik”.
    Nën hetim janë edhe katër zyrtarë të lartë të Rojës Bregdetare, përfshirë ish-shefin e Forcave Detare dhe drejtuesin e Qendrës Kombëtare të Koordinimit për Kërkim-Shpëtimin.
    Dëshmitarët thonë se rojet e shkaktuan përmbysjen duke tërhequr anijen me litar nga njëra anë, çka krijoi paqëndrueshmëri. Ata pretendojnë se, pasi mbërritën në portin e Kalamatas, u urdhëruan të heshtnin dhe të mos hapnin gojën për atë çfarë kishte ndodhur.
     
  • Tragjedia e qershorit 2023, ngrihet akuzë ndaj rojeve bregdetare greke/ “Mbytën” anijen me emigrantë, 650 të vdekur!

    Tragjedia e qershorit 2023, ngrihet akuzë ndaj rojeve bregdetare greke/ “Mbytën” anijen me emigrantë, 650 të vdekur!

    Një gjykatë në Greqi ka ngritur akuza penale ndaj 17 pjesëtarëve të Rojës Bregdetare lidhur me tragjedinë e peshkarexhës së mbushur me emigrantë “Adriana”, e cila u fundos në 14 qershor 2023 pranë Pylos, duke lënë të vdekur të paktën 650 persona.

    Të mbijetuarit e asaj që u konsiderua si një ngjarja më e rendë e këtij lloji në një dekadë, i thanë BBC-së asokohe se rojet bregdetare greke kishin shkaktuar përmbysjen e mjetit, në përpjekje për ta tërhequr atë e për t`i mbyllur gojën dëshmitarëve.
    “U deshën dy vjet që të ngriheshin akuzat, në një kohë kur aq shumë njerëz ishin aty dhe e panë vetë se çfarë ndodhi”, pohoi një prej të mbijetuarve së fundi për gjigandin mediatik anglez.
    Anija e nisur nga Libia drejt Italisë me rreth 750 njerëz në bord, u përmbys në ujërat ndërkombëtare, brenda zonës greke të kërkim-shpëtimit. Fatkeqësisë i shpëtuan vetëm 104 emigrantë. Autoritetet greke kishin mohuar gjithmonë me forcë çdo gabim të mundshëm nga ana e tyre.
    Mes 17 të akuzuarve tani është edhe kapiteni i anijes së rojës bregdetare, LS-920, i cili akuzohet për  “shkaktim të mbytjes së anijes”, “ndërhyrje të rrezikshme në transport detar”, “mosdhënie ndihme”, si dhe “ekspozim të personave në rrezik”.
    Nën hetim janë edhe katër zyrtarë të lartë të Rojës Bregdetare, përfshirë ish-shefin e Forcave Detare dhe drejtuesin e Qendrës Kombëtare të Koordinimit për Kërkim-Shpëtimin.
    Dëshmitarët thonë se rojet e shkaktuan përmbysjen duke tërhequr anijen me litar nga njëra anë, çka krijoi paqëndrueshmëri. Ata pretendojnë se, pasi mbërritën në portin e Kalamatas, u urdhëruan të heshtnin dhe të mos hapnin gojën për atë çfarë kishte ndodhur.

    Top Channel

  • Tragjedia e qershorit 2023, ngrihet akuzë ndaj rojeve bregdetare greke: “Mbytën” anijen me emigrantë, 650 të vdekur!

    Tragjedia e qershorit 2023, ngrihet akuzë ndaj rojeve bregdetare greke: “Mbytën” anijen me emigrantë, 650 të vdekur!