Tag: anije

  • Mes tensioneve midis SHBA-së dhe Venezuelës, ‘pikaset’ anije luftarake amerikane pranë brigjeve të Trinidad dhe Tobago

    Mes tensioneve midis SHBA-së dhe Venezuelës, ‘pikaset’ anije luftarake amerikane pranë brigjeve të Trinidad dhe Tobago

    Një anije raketore amerikane ka mbërritur në Trinidad dhe Tobago, arkipelagun e vogël që ndodhet rreth dhjetë kilometra larg bregdetit të Venezuelës.

    Anija ishte e dukshme këtë mëngjes në brigjet e kryeqytetit, Port of Spain.
    Mbërritja e USS Gravely, së bashku me një njësi të Marinës, po zhvillohet zyrtarisht për stërvitje me ushtrinë e Trinidadit.
    Por kjo vjen mes tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Venezuelës, teksa Karakasin akuzon Uashingtonin, të angazhuar në një fushatë ushtarake kundër narkotikëve, se “përgatitet për luftë”.

    Top Channel

  • SHBA sulmon një anije në Karaibe, raportohet për 6 persona të vrarë

    SHBA sulmon një anije në Karaibe, raportohet për 6 persona të vrarë

    Në sulmin e kryer gjatë natës ndaj një anijeje që dyshohet se po operohej nga një bandë venezuelase e trafikimit të drogës janë vrarë gjashtë persona në Detin e Karaibeve, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, më 24 tetor.
    Veprimi i fundit ushtarak e çon në të paktën 10 numrin total të sulmeve amerikane ndaj të dyshuarve për trafik droge në Karaibe dhe Paqësorin lindor, duke lënë të paktën 43 persona të vrarë, sipas një përllogaritjeje që ka bërë AFP-ja, bazuar në të dhënat amerikane.
    Hegseth njoftoi për sulmin përmes një postimi në X, duke shfaqur një anije që shkatërrohet nga një shpërthim.
    “Gjashtë narkoterroristë ndodheshin në bord gjatë sulmit, i cili u krye në ujëra ndërkombëtare dhe ishte sulmi i parë i kryer natën”, shkroi Hegseth.
    “Nëse jeni narkoterroristë dhe kontrabandoni drogë në hemisferët tonë, do të trajtoheni si Al-Kaida”, shtoi ai.
    Uashingtoni nisi një fushatë ushtarake kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në fillim të shtatorit, duke dislokuar forca përfshirë avionë dhe anije të Marinës amerikane drejt rajonit.
    Tensionet rajonale janë rritur si rezultat i kësaj fushate, me Venezuelën që akuzon Shtetet e Bashkuara se po synon të rrëzojë nga pushteti presidentin Nicolas Maduro, i cili më herët gjatë javës deklaroi se shteti i tij ka 5 mijë raketa tokë-ajër për t’u përballur me forcat amerikane.

  • Igumenicë: Varka shqiptare gjysmë e fundosur zbulohet e mbushur me drogë

    Igumenicë: Varka shqiptare gjysmë e fundosur zbulohet e mbushur me drogë

    Igumenicë: Varka shqiptare gjysmë e fundosur zbulohet e mbushur me drogë
     
    Një ngjarje e pazakontë ka tronditur zonën bregdetare të Igumenicës, pasi një anije gjysmë e fundosur rezultoi të ishte e ngarkuar me një sasi të madhe kanabisi.
     

     
    Gjithçka nisi në orët e para të së premtes, më 24 tetor, kur Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit raportoi praninë e një varke në rrezik në zonën detare të ishullit Prasoudi. Në bord ndodhej një shtetas shqiptar 50-vjeçar, i cili u shpëtua nga një anije patrullimi e Rojës Bregdetare greke në ujërat midis Korfuzit dhe Igumenicës.
     
    I shpëtuari u transportua menjëherë në portin e Igumenicës dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Filiates për kontrolle mjekësore. Pas trajtimit, ai u vu në pranga dhe ndaj tij u ngritën akuza për shkaktim të mbytjes së mjetit lundrues dhe hyrje të paligjshme në territorin grek.
     
    Ndërkohë, kërkimet për varkën vazhduan dhe në mesditë, ajo u lokalizua disa milje më në veri, pranë Sagiadës, ku ishte tërhequr nga erërat e forta juglindore. Gjatë përpjekjeve për ta tërhequr mjetin lundrues, autoritetet portuale greke u përballën me një zbulim të papritur: brenda varkës gjendej një sasi e konsiderueshme kanabisi, e fshehur me kujdes.
     
    Sipas të dhënave të para, lënda narkotike u sekuestrua dhe po transportohet me anije të autoritetit portual drejt Portit të Igumenicës. Hetimet paraprake janë në zhvillim për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e ngarkesës, që dyshohet se ishte destinuar për tregun grek.
     
    Autoriteti Portual i Igumenicës ka nisur një hetim të detajuar mbi itinerarin e mjetit dhe lidhjet e mundshme me rrjete të trafikut ndërkombëtar të drogës. CNN.GR
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • SHBA sulmon anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, 6 të vrarë

    SHBA sulmon anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, 6 të vrarë

    Forcat amerikane kanë sulmuar sërish një anije në Karaibe të dyshuar për trafik droge. Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, tha se anija ishte duke kontrabandonuar drogë dhe ishte e operuar nga banda venezueliane Tren de Aragua, e klasifikuar nga Uashingtoni si organizatë terroriste.
    “Të enjten, me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës ndaj anijes. Gjashtë narko-terroristë që ndodheshin në bord u vranë. Asnjë nga forcat amerikane nuk u plagos,” tha Hegseth përmes një postimi në platformën X.
    Ky sulm u zhvillua në ujrat ndërkombëtare dhe është një nga dhjetë sulmet që SHBA ka kryer ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe Paqësor që nga shtatori, duke shkaktuar të paktën 43 viktima

  • Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet nga Spanja Juxhin Koka

    Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet nga Spanja Juxhin Koka

    Burime bëjnë të ditur se është ekstraduar nga Madridi i Spanjës drejt vendit tonë 31-vjeçari Juxhin Koka.
    Shtetasi Juxhin Koka, është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar(SPAK) me vendimit penal nr.18 dt.19.02.2025, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” e kryer ne bashkëpunim, “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim dhe “Kondrabanda me mallrat qe paguhet akcize” kryer ne bashkëpunim”.
    Në datë 2 shkurt 2025 në qytetin e Durrësit, shtetasi Juxhin Koka në bashkëpunim me shtetas të tjerë kane korruptuar punonjësit e policisë dhe kanë vjedhur 200.000 litra nafte nga një anije e ankoruar.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridi/Spanjë, u bë e mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

  • SHBA godet një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor

    SHBA godet një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor

    Forcat amerikane kanë goditur një tjetër anije që dyshohet se transportonte drogë, këtë herë në ujërat e Oqeanit Paqësor. Sipas dy zyrtarëve amerikanë besohet se dy ose tre persona në bord janë vrarë.

    Të paktën 34 persona janë vrarë në sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë, përfshirë një sulm të kohëve të fundit ndaj një anijeje gjysmë-nëndetëse në Karaibe. Dy burra i mbijetuan një sulmi javën e kaluar dhe u riatdhesuan në Kolumbi dhe Ekuador.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe zyrtarët e administratës i kanë justifikuar vazhdimisht sulmet si masa kundër narkotikëve të nevojshme për të luftuar organizatat e trafikut të drogës, disa prej të cilave janë përcaktuar si organizata terroriste nga SHBA-ja.

    Vendndodhja e sulmit më të fundit dhe origjina e anijes mbeten të paqarta. Si Kolumbia ashtu edhe Ekuadori fqinj kanë vija bregdetare të rëndësishme të Paqësorit, të cilat ekspertët kanë thënë se përdoren për të transportuar drogën në veri drejt SHBA-së përmes Amerikës Qendrore dhe Meksikës.

    Vlerësimet amerikane nga Agjencia Kundër Drogave, ose DEA, tregojnë se pjesa më e madhe e kokainës që shkon për në qytetet amerikane kalon nëpër Paqësor. Sekuestrimi i drogës në Karaibe – ku deri më tani ka ndodhur pjesa më e madhe e sulmeve të konfirmuara nga SHBA-të – përbën një përqindje relativisht të vogël të totalit, megjithëse zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se kjo shifër po rritet.

  • “Profesori i jep mend Britanisë…”/ Mediat britanike bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ Ramën

    “Profesori i jep mend Britanisë…”/ Mediat britanike bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ Ramën

    Edi Rama, me stilin e tij të zakonshëm arrogant, zgjodhi ta kthejë vizitën e tij në Britani në një shfaqje fjalësh thumbuese e vetëlavdërimi. Duke mbajtur tonin e një “profesori” që mban leksione për moral e politikë, ai kritikoi Brexit-in dhe liderët britanikë sikur të ishte një analist ndërkombëtar, jo një kryeministër që udhëheq një vend me probleme të mëdha korrupsioni, emigracioni dhe varfërie. Ndërsa përpiqej të fitonte duartrokitje me batuta për Suella Braverman-in dhe Nigel Farage-in, Rama harroi se janë pikërisht dështimet e qeverisë së tij që kanë shtyrë mijëra shqiptarë të kërkojnë një jetë më të mirë në vendet që ai tani kritikon. Në vend që të shfrytëzojë skenën për të forcuar imazhin e Shqipërisë me dinjitet dhe seriozitet, ai preferoi të luajë rolin e moralistit që flet nga lart, duke i dhënë “mësime” botës, ndërkohë që vendi i tij përballet me kriza të pazgjidhura.
    Daily Express shkruan se Rama kritikoi Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm ndërsa nuk kanë munguar shigjetimet edhe për Nigel Farage. Më tej në artikull shkruhet se të mërkurën Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor përfshirë Rama me qëllim forcimin e përpjekjeve për të goditur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa.
    Artikulli i Daily Express:
    Kryeministri i Shqipërisë ka shkaktuar zemërim pasi pretendoi se Brexit e çoi Britaninë në depresion dhe në më shumë kalime me anije të vogla. Në komentet shpërthyese mbi vendimin historik për tu larguar nga BE-ja dhe krizën e migracionit të paligjshëm, Edi Rama tha se disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it.
    Ai shtoi: E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion.
    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor – përfshirë zotin Rama të mërkurën, ndërsa kërkon të forcojë përpjekjet për të kapur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa. Sir Keir pritet të vazhdojë negociatat mbi qendrat e kthimit për të forcuar pengesën për ata që po mendojnë të kalojnë Kanalin.
    Por nuk pritet të shpallen marrëveshje në Samitin e Ballkanit Perëndimor. Duke folur në një aktivitet të një grupi ekspertësh të martën, Rama tha për krizën e emigrantëve në Kanalin e La Manshit: “Disa i quajnë ato anije të vogla, disa të tjera anije të Brexit-it . Dhe dikush pyet veten pse e latë Evropën. Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion.”
    Ai gjithashtu vazhdoi kritikat e tij ndaj Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm.
    Rama tha: “Kjo ka funksionuar në një mënyrë fantastike. Ka funksionuar në një mënyrë që besoj se është e qëndrueshme. Është një përballje sistemike me këtë sëmundje të rrjeteve të trafikimit.” Dhe në një referencë paksa të fshehur ndaj Nigel Farage. Nuk varet nga ne të vendosim se kush do të zgjidhet dhe kush jo në Britani. Por në fund të fundit, kemi parë më shumë se një herë se puna e Qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës. Kështu që nuk shoh ndonjë problem kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me këdo. Dhe, në fund të fundit, besoj se Farage nuk është problemi, Farage është një pasqyrë e problemeve që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër.”
    Tabloidi The Mirror e nis artikullin duke e quajtur Ramën “kryeministri vizitor” dhe duke cituar deklaratat e tij, ku thotë se Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja. Mirror shkruan më tej se udhëheqësi shqiptar u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të mbyllin gojën (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman.
    Artikulli i The Mirror:
    Kryeministri Edi Rama në vizitë në Britaninë e Madhe tha se Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja, ndërsa kritikoi ashpër teatralitetin e Nigel Farage. Udhëheqësi shqiptar Edi Rama u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të mbyllin gojën (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman. Ai vlerësoi qeverinë laburiste për përparimet e bëra në migrimin e paligjshëm duke e krahasuar këtë me poezinë e opozitës.
    “Rama tha se thënë se migrantët ishin bërë kurban për Brexit-in. Ai tha se ishte ende i zemëruar me ish-Sekretaren e Brendshme Suella Braverman që iu referua kriminelëve shqiptarë në vitin 2023. Meqë ra fjala, ku është ajo?” tha ai me shaka.
    Dhe shtoi: Thjesht mbaje mend, e di, mos u merr me shqiptarët sepse nëse shqiptarët të mallkojnë, thjesht zhdukesh
    Rama u bëri thirrje politikanëve britanikë të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveçse për arsye shumë të mira.
    “Tani (ata) po u japin energji, po u japin shërbime, po punojnë shumë, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh njerëzish, e kësaj shoqërie të larmishme. Dhe kështu kushdo që i preku ata duhet ta mbyllë gojën”, citohet Rama.
    The Independent gjithashtu u ka bërë jehonë deklaratave të Kryeministrit Rama. Në artikull gazeta britanike shkruan se rreth 22 000 njerëz u kontrabanduan nga bandat përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar. The Independent thekson në fund se është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohet migracioni i paligjshëm në të gjithë Evropën.
    Artikulli i The Independent:
    Dy vende të Ballkanit Perëndimor kanë theksuar se nuk do të presin “qendra kthimi” për azilkërkuesit e refuzuar përpara një samiti me Sir Keir Starmer. Kuptohet që bisedimet do të vazhdojnë me vendet e rajonit rreth veprimit të mundshëm si vende të treta për të përpunuar ata që nuk kanë marrë azil në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të deportohen.
    Por nuk pritet të njoftohen marrëveshje në samitin në të cilin Kryeministri do të presë gjashtë udhëheqësit, ndërsa Mbretëria e Bashkuar kërkon të bjerë dakord për masa të mëtejshme për të ulur numrin e migrantëve që mbërrijnë ilegalisht. Në një aktivitet në Chatham House të martën, kryeministri shqiptar Edi Rama përsëriti refuzimin e tij të mëparshëm të një marrëveshjeje të tillë.
    “Kur ​​bëhet fjalë për qendrat, ose sido që të quhen, e kam thënë dhe e përsëris kurrë në Shqipëri”, tha ai.
    Rama e pyeti nëse do të organizonte një qendër nëse Mbretëria e Bashkuar do të ndërtonte hekurudha në vendin e tij, të cilit ai iu përgjigj: Ne e pranojmë patjetër, nëse ata do të investonin 10 miliardë euro në ndërtimin e hekurudhave.
    Mbretëria e Bashkuar tashmë po punon me partnerë në rajon të përbërë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova si pjesë e premtimit të Partisë Laburiste për të synuar bandat e kontrabandës dhe për të ulur numrin e mbërritjeve me anije të vogla përtej Kanalit.
    Rreth 22,000 njerëz u kontrabanduan nga bandat përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar dhe është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohet migracioni i paligjshëm në të gjithë Evropën. Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood priti homologët e saj nga e gjithë rajoni në një samit javën e kaluar.

  • Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë dhe Libinë të fusin naftë kontrabandë në BE

    Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë dhe Libinë të fusin naftë kontrabandë në BE

    foto ilustruese

    TIRANË – Media ukrainase “RBC Ukraine” ka publikuar së fundi një investigim, ku pretendon se Shqipëria po ndihmon që nafta ruse të hyjë në tregjet europiane, pavarësisht sanksioneve që i janë vendosur nga perëndimi. Teksa citon një investigim të Balkan Insight, RBC shkruan se karburanti maskohet si material ndërtimi ose fshihet në anije të modifikuara posaçërisht, duke i lejuar kontrabandistët të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe kontrollet tatimore. Ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e karburantit të kontrabanduar është me origjinë ruse, ndërsa një pjesë tjetër vjen nga portet libiane të kontrolluara nga grupe të armatosura. Në artikull theksohet se kontrabandistët përdorin anije të vjetra që lundrojnë nën flamur tanzanian dhe janë regjistruar në kompani offshore, për të kryer dërgesa të tilla.
    ARTIKULLI I PLOTË
    Nëpërmjet porteve shqiptare, produktet e ndaluara të naftës nga Rusia dhe Libia vazhdojnë të hyjnë në tregun evropian. Sipas një hetimi, karburanti maskohet si material ndërtimi ose fshihet në anije të modifikuara posaçërisht, duke i lejuar kontrabandistët të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe kontrollet tatimore, raporton Balkan Insight.
    Në fillim të vitit, dy anije, Besart dhe Aya Zanubya, mbërritën në Porto Romano, në bregun shqiptar, duke deklaruar se ngarkesa e tyre ishte çimento. Megjithatë, inspektimet zbuluan se ato transportonin rreth 600.000 litra naftë të padeklaruar. Hetuesit konstatuan se porti ishte përdorur në mënyrë të përsëritur për importimin e produkteve të ndaluara të naftës nga Rusia dhe Libia. Ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e karburantit të kontrabanduar është me origjinë ruse, ndërsa një pjesë tjetër vjen nga portet libiane të kontrolluara nga grupe të armatosura.
    Rrjeti i kontrabandës dhe ryshfeti
    Policia shqiptare nuk ka komentuar mbi hetimin, por burime në portin e Durrësit thonë se operacione të tilla mbështeten në deklarata doganore të falsifikuara dhe ryshfete. Kontrabandistët përdorin anije të vjetra që lundrojnë nën flamur tanzanian dhe janë regjistruar në kompani offshore, njëra prej të cilave është Batimarine Oëner Ship, që ka kryer disa dërgesa të tilla. Hetuesit dyshojnë se kontrabandistët kanë përdorur kontrata të rreme dhe rrugë të maskuara si udhëtime peshkimi ose rimorkimi për të shmangur kontrollet.
    Pista malazeze dhe rrugët e reja
    Midis viteve 2013 dhe 2016, rreth 1.7 milion litra karburant i paligjshëm u sollën në Shqipëri nga Mali i Zi, sipas hetuesve. Varkat e peshkimit përdoreshin si mbulesë, duke marrë naftë në vend të peshkut dhe duke shmangur taksat. Prokurorët zbuluan gjithashtu një rrjet kompanish offshore që transportonte qindra mijëra litra nafte. Organizatorët e dyshuar, Juxhin Koka dhe Sergio Sula, aktualisht janë në arrati.
    Lidhja libiane dhe rrjetet ndërkombëtare
    Në vitin 2022, një tjetër anije, Queen Majeda, që vinte nga Bengazi i Libisë, u sekuestrua në Porto Romano. Autoritetet zbuluan 2.6 milion litra karburant detar, importi i të cilit është i ndaluar në Shqipëri. Hetimi tregoi se në Libi, vendin e ndarë mes administratave rivale, kontrabanda e naftës financon grupet e armatosura. Ekspertët thonë se Rusia përdor lidhjet e saj me forcat e ‘Khalifa Haftar’ për të organizuar operacione të tilla nëpër Mesdhe.
    Varkat e peshkimit si mbulesë
    Prokurorët shqiptarë po hetojnë disa raste kur varkat e peshkimit transportonin karburant të kontrabanduar nga Libia, të përshtatura për të mbajtur dhjetëra mijëra litra. Ngarkesat maskoheshin si “shkëmbim peshku”. Sipas Prokurorisë së Durrësit, që nga viti 2022 janë sekuestruar mbi 750,000 litra nafte kontrabandë. Karburanti i konfiskuar është me cilësi shumë të ulët, i përshtatshëm vetëm për anije mallrash dhe makineri, jo për automjete private.
    Autoritetet shqiptare pranojnë se importet e paligjshme të karburantit vazhdojnë, pavarësisht sanksioneve, me Porto Romanon dhe Durrësin që mbeten qendra kryesore të tregtisë së paligjshme. Hetuesit i lidhin këto operacione me rrjete kriminale ndërkombëtare që përdorin anije të vjetra dhe kompani offshore për të fshehur rrugët reale të transportit.
    Ndërkohë, rafineritë e Indisë kanë filluar të paguajnë për naftën ruse në juan, me kompaninë ‘Indian Oil Corp’ që ka kryer disa transaksione në monedhën kineze sipas kërkesës së tregtarëve. Çmimet globale të naftës u rritën pas deklaratave të Shtëpisë së Bardhë për bisedime të mundshme tregtare me Kinën, të cilat investitorët i panë si një shenjë lehtësimi të tensioneve midis dy konsumatorëve më të mëdhenj të energjisë në botë.

  • Trump: Anijet e karteleve nuk janë më të shpejta se raketat! Do ndërhyjmë edhe nga toka

    Trump: Anijet e karteleve nuk janë më të shpejta se raketat! Do ndërhyjmë edhe nga toka

    Nga Diana Stancy, FOX NEWS

    Presidenti Donald Trump po shikon tani mundësinë e ndërhyrjes nga toka në Amerikën Latine, pasi ushtria amerikane ka kryer të paktën pesë sulme fatale ndaj anijeve të drogës në Karaibe që nga shtatori.

    “Padyshim ne po shikojmë tokën tani, sepse detin e kemi nën kontroll shumë mirë,” u tha Trump gazetarëve të mërkurën. “Kemi pasur disa ditë kur nuk ka pasur asnjë anije për t’u gjetur, dhe e shoh këtë si diçka të mirë, jo të keqe”.

    Trump tha se nuk ishte i interesuar që Garda Bregdetare thjesht të ndalonte anijet e dyshuara të drogës, sepse “e kemi bërë këtë për 30 vite dhe ka qenë krejtësisht e pasuksesshme.”

    “Kanë anije më të shpejta. Disa nga këto anije janë anije të shpejta të nivelit botëror,” tha Trump. “Por nuk janë më të shpejta se raketat”.

    Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment nga Fox News Digital për më shumë detaje mbi natyrën e operacioneve tokësore që Trump po konsideron.

    Për më tepër, Trump konfirmoi se kishte autorizuar CIA-n të kryente operacione të fshehta në Venezuelë, pasi ‘New York Times’ raportoi se ai kishte miratuar urdhrin. Sipas Trump, ai e bëri këtë sepse Venezuela kishte liruar të burgosurit drejt SHBA-së dhe se droga po vinte në SHBA nga Venezuela përmes kanaleve detare.

    Megjithatë, Trump refuzoi të përgjigjej kur u pyet nëse CIA kishte autoritetin për të “hequr” nga pushteti presidentin venezuelian Nicolás Maduro. Administrata Trump ka thënë se nuk e njeh Maduron si udhëheqës legjitim të shtetit, por si udhëheqës të një karteli droge.

    “Nuk dua të përgjigjem për një pyetje të tillë,” tha Trump. “Është një pyetje qesharake. Jo krejtësisht qesharake, por nuk do të ishte qesharake të përgjigjem? Por mendoj se Venezuela po e ndjen presionin”.

    Administrata Trump ka adoptuar një qasje të fortë për të adresuar rrjedhën e drogës drejt SHBA-së, dhe ka shpallur grupet e kartelit të drogës si Tren de Aragua, Sinaloa dhe të tjera si organizata terroriste të huaja në shkurt.

    Për më tepër, Shtëpia e Bardhë u dërgoi ligjvënësve një memorandum më 30 shtator, duke i informuar se SHBA-ja po merr pjesë tani në një “konflikt të armatosur jo-nacional” me trafikantët e drogës.

    Megjithatë, ligjvënës nga të dyja partitë kanë shprehur shqetësime mbi ligjshmërinë e sulmeve, dhe senatorët Adam Schiff nga Kalifornia dhe Tim Kaine nga Virxhinia, të dy demokratë, depozituan një rezolutë për të ndaluar forcat amerikane të angazhohen në “luftime” kundër disa organizatave jo-shtetërore.

    Edhe pse rezoluta dështoi në Senat më 8 tetor me një rezultat 51–48, republikanët Rand Paul nga Kentaki dhe Lisa Murkowski nga Alaska votuan së bashku me kolegët e tyre demokratë për rezolutën.

    Kur u pyet për shqetësimet e ligjvënësve mbi ligjshmërinë e sulmeve, Trump i hodhi poshtë ato dhe tha se ligjvënësit ishin informuar që anijet transportonin drogë.

    “Por u janë dhënë informacion se ishin ngarkuar me drogë,” tha Trump. “Dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Kur janë ngarkuar me drogë, janë objektiv i ligjshëm. Dhe secila nga ato anije ishte e tillë, dhe nuk janë anije, janë varka”.