Tag: anije

  • ‘Shqipëria ka prodhuar anije ushtarake që nga 2008’/ Meçollari-Vëngut: Kush do e bëjë riparimin e anijeve të prodhimit DAMEN?

    ‘Shqipëria ka prodhuar anije ushtarake që nga 2008’/ Meçollari-Vëngut: Kush do e bëjë riparimin e anijeve të prodhimit DAMEN?

    Ish-oficeri i lartë i Forcave të Armatosura dhe eksperti i sigurisë, Artur Meçollari, i ka reaguar ashpër ministrit të Mbrotjes, Pirro Vëngu, pasi ky i fundit deklaroi se Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake në bashkëpunim me Italinë.

    Në postimin e tij në Facebook, Meçollari i kujton ministrit Vëngu, se Shqipëria ka prodhur anije uhstarake që nga viti 2008 deri në vitin 2014, në kantierin e Pashalimanit.

    Gjithashtu eksperti i sigurisë pyet ministrin e Mbrojtjes, se kush do e bëjë riparimin e katër anijeve STAN PATROL 4207 të prodhimit DAMEN.

    ‘Vëngu përjashtoi holandezët dhe përfshiu italianët. Anija që nxorri dje Rama në video, P-131 “Iliria”, ka 5 vjet që nuk i ndizet asnjë llambë në “kroskot” dhe del vetëm për ndonjë foto në radën e Durrësit. Edhe P-132 “Oriku”, që i bëri disa riparime në Turqi kur ishte me mision, do t’ia shohim historinë më pas. Nuk bën dot Fiati riparimin e Benxit’, shkruan Meçollari.

    Postimi i plotë:

    I thoni Vëngut që Kantieri i Pashalimanit ka prodhuar anije ushtarake nga viti 2008 deri në vitin 2014.

    Po Vëngu të përgjigjet në pyetjen: kush do ta bëjë riparimin e katër anijeve STAN PATROL 4207, të prodhimit DAMEN?

    Vëngu përjashtoi holandezët dhe përfshiu italianët. Anija që nxorri dje Rama në video, P-131 “Iliria”, ka 5 vjet që nuk i ndizet asnjë llambë në “kroskot” dhe del vetëm për ndonjë foto në radën e Durrësit. Edhe P-132 “Oriku”, që i bëri disa riparime në Turqi kur ishte me mision, do t’ia shohim historinë më pas. Nuk bën dot Fiati riparimin e Benxit.

    Tani i fut e merr edhe ca vjetërsira nga Italia, anije 35-vjeçare që Italia i ka nxjerrë nga shërbimi.

    Z. Vëngu, nuk bëhet politikë partiake me jetët e njerëzve. Në çdo doktrinë detare shkruhet: “aktiviteti detar është aktivitet me risk të lartë”. E ka edhe Kodi ynë Detar të shkruar.

    Forca Detare i ka argumentuar Ministrisë së Mbrojtjes pse duhet lidhur kontrata e mirëmbajtjes me kantierin detar të Pashalimanit dhe me DAMEN, sepse 84% e investimit kapital në anijet e Forcës Detare është prodhim DAMEN.

    Për këtë arsye, në prill 2019, KM Rama i premtoi pronarit të kompanisë, në zyrën e tij (isha prezent), kthimin e DAMEN. Nuk ndryshon politika shtetërore, sepse doni ju dhe Rama të balanconi raportet e prishura personale ndërkombëtare.

  • VIDEO + FOTO/ Greqi: Zjarr në Marina Zea, 4 anije me vlerë miliona euro digjen plotësisht

    VIDEO + FOTO/ Greqi: Zjarr në Marina Zea, 4 anije me vlerë miliona euro digjen plotësisht

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e para të mëngjesit Marinën Zea në Greqi, duke shkatërruar plotësisht katër varka turistike.

    Sipas autoriteteve, zjarri dyshohet se ka nisur nga një varkë druri me vela, e cila përdorej për itinerare turistike drejt ishujve Aegina dhe Moni. Flakët shpërthyen rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe u përhapën me shpejtësi në tre anije të tjera që ndodheshin pranë.

    Fillimisht, varka prej druri dhe dy të tjera u fundosën, ndërsa anija e katërt u zhyt pjesërisht nën sipërfaqen e ujit pak para orës 09:00.

    Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë 20 zjarrfikës me 8 automjete, si dhe anije të shërbimit zjarrfikës dhe autoriteteve portuale, të cilat hodhën ujë nga deti për të izoluar flakët.

    Autoriteti portual ka vendosur barriera mbrojtëse në zonë për të parandaluar ndotjen e ujit nga karburantet dhe mbetjet e djegura.

    Hetimet për shkaqet e zjarrit po kryhen nga ekipi hetimor i zjarrfikësve dhe autoriteti portual. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

    FOTO GALERI: 

  • VIDEO + FOTO/ Greqi: Zjarr në Marina Zea, 4 anije me vlerë miliona euro u dogjën plotësisht

    VIDEO + FOTO/ Greqi: Zjarr në Marina Zea, 4 anije me vlerë miliona euro u dogjën plotësisht

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e para të mëngjesit Marinën Zea në Greqi, duke shkatërruar plotësisht katër varka turistike.

    Sipas autoriteteve, zjarri dyshohet se ka nisur nga një varkë druri me vela, e cila përdorej për itinerare turistike drejt ishujve Aegina dhe Moni. Flakët shpërthyen rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe u përhapën me shpejtësi në tre anije të tjera që ndodheshin pranë.

    Fillimisht, varka prej druri dhe dy të tjera u fundosën, ndërsa anija e katërt u zhyt pjesërisht nën sipërfaqen e ujit pak para orës 09:00.

    Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë 20 zjarrfikës me 8 automjete, si dhe anije të shërbimit zjarrfikës dhe autoriteteve portuale, të cilat hodhën ujë nga deti për të izoluar flakët.

    Autoriteti portual ka vendosur barriera mbrojtëse në zonë për të parandaluar ndotjen e ujit nga karburantet dhe mbetjet e djegura.

    Hetimet për shkaqet e zjarrit po kryhen nga ekipi hetimor i zjarrfikësve dhe autoriteti portual. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

    FOTO GALERI: 

  • Tragjedi në brigjet greke/ Mbytet varka me emigrantë, raportohet për disa të vdekur

    Tragjedi në brigjet greke/ Mbytet varka me emigrantë, raportohet për disa të vdekur

    Një operacion kërkim-shpëtimi ka filluar që nga pasditja e së hënës në brigjet greke, nën koordinimin e Qendrës së Unifikuar të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit, pas përmbysjes së një varke që transportonte të huaj, afërsisht 15 milje detare në jug të Gavdos. 
    Sipas Rojës Bregdetare Greke, janë gjetur tre trupa dhe janë shpëtuar 56 persona. 
    Dy anije kalimtare dhe dy anije të Rojës Bregdetare po operojnë në zonë, ndërsa një helikopter i Forcave Ajrore është angazhuar po ashtu në kërkim. 
    Deri më tani, 56 persona janë shpëtuar nga një anije e Frontex që merr pjesë në operacion. Kërkimet po vazhdojnë me të gjitha mjetet e disponueshme. 

  • Mbytet varka me emigrantë në Greqi, raportohet për viktima

    Mbytet varka me emigrantë në Greqi, raportohet për viktima

    Një tragjedi ka ndodhur në ujërat greke ditën e sotme, kur një varkë me emigrantë u fundos.
    Një operacion kërkim-shpëtimi, i koordinuar nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit është duke u zhvilluar në jug të Gavdos, pasi një varkë që transportonte emigrantë u përmbys.
    Deri më tani, janë gjetur tre trupa të pajetë dhe 56 persona janë shpëtuar nga një forcë e Frontex.

    Dy anije po lundrojnë në zonë dhe dy anije të Rojës Bregdetare po kërkojnë për të tjerë persona që mund të jenë mbytur, ndërsa është ngritur edhe një helikopter.
    Kërkimet po vazhdojnë për çdo person të zhdukur, teksa moti i keq e pengon operacionin.

  • Tragjedi në brigjet greke/ Mbytet varka me emigrantë, disa të vdekur

    Tragjedi në brigjet greke/ Mbytet varka me emigrantë, disa të vdekur

    Një operacion kërkim-shpëtimi ka filluar që nga pasditja e së hënës në brigjet greke, nën koordinimin e Qendrës së Unifikuar të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit, pas përmbysjes së një varke që transportonte të huaj, afërsisht 15 milje detare në jug të Gavdos.

    Sipas Rojës Bregdetare Greke, janë gjetur tre trupa dhe janë shpëtuar 56 persona.
    Dy anije kalimtare dhe dy anije të Rojës Bregdetare po operojnë në zonë, ndërsa një helikopter i Forcave Ajrore është angazhuar po ashtu në kërkim.
    Deri më tani, 56 persona janë shpëtuar nga një anije e Frontex që merr pjesë në operacion. Kërkimet po vazhdojnë me të gjitha mjetet e disponueshme.

    Top Channel

  • Mbytet varka me emigrantë në Greqi, raportohet për disa viktima

    Mbytet varka me emigrantë në Greqi, raportohet për disa viktima

    Një tragjedi ka ndodhur në ujërat greke ditën e sotme, kur një varkë me emigrantë u fundos.
    Një operacion kërkim-shpëtimi, i koordinuar nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit është duke u zhvilluar në jug të Gavdos, pasi një varkë që transportonte emigrantë u përmbys.
    Deri më tani, janë gjetur tre trupa të pajetë dhe 56 persona janë shpëtuar nga një forcë e Frontex.
    Dy anije po lundrojnë në zonë dhe dy anije të Rojës Bregdetare po kërkojnë për të tjerë persona që mund të jenë mbytur, ndërsa është ngritur edhe një helikopter.
    Kërkimet po vazhdojnë për çdo person të zhdukur, teksa moti i keq e pengon operacionin.

  • Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes/ 103 mln € për anije luftarake, dronët marrin 14.2 mln €

    Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes/ 103 mln € për anije luftarake, dronët marrin 14.2 mln €

    Shqipëria planifikon që mes viteve 2028-2030 të investojë 10 miliardë lekë, ose rreth 103 milionë euro për blerjen e një anije patrulluese luftarake. Planifikimi është që 20% e vlerës, 2 miliardë lekë të paguhen në 2028-ën, ndërsa pjesa tjetër të paguhet më vonë. Ky investim tregon seriozitetin që Shqipëria ka marrë për sigurinë e mbrojtjes për vitet në vijim. Mbetet e paqartë nëse anija do të blihet jashtë, apo do të prodhohet brenda vendit, me synimin e Shqipërisë për të ndërtuar partneritet me kompani ndërkombëtare që mund të bashkëpunojnë me KAYO-n.
    Një tjetër investim disamilionësh është parashikuar. Situata e paprecedentë e zjarreve këtë verë, ku nga veriu në jug u shkrumbuan me mijëra hektarë pyje, me dëme edhe në zona të banuara, qeveria ka parashikuar shtimin e flotës ajrore me të paktën 2 avionë zjarrfikës. Investimi pritet të kapë vlerën e 1.3 miliardë lekëve apo 13.5 milionë eurove dhe që në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet të alokohen 3.1 milionë euro, me synim pagesash, 6.2 milionë euro në 2027-ën dhe 4.1 milionë euro në 2028-ën.

    Vitet e fundit, një prej risive më bashkëkohore të luftës janë dronët, të përdorur masivisht në konfliktin Rusi-Ukrainë, duke i konsideruar si të ardhmen e luftimit. Përgjatë viteve 2027 dhe 2028 janë parashikuar 14.2 milionë euro për blerje dronësh. Pa një numër të caktuar, Ministria e Mbrojtjes synon që në 2027-ën të shpenzojë 3.5 milionë euro dhe një vit më vonë 4.2 milionë euro, pas 2028-ës pjesa tjetër prej 6.3 milionë euro.

    Në total, për vitin 2026 projektbuxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është 58.9 miliardë lekë ose afro 590 milionë euro.

    ANIJE PATRULLUESE LUFTARAKE
    Vlera total: 103 milionë euro
    20.7 milionë euro 2028
    82.8 milionë euro pas 2028
    AVIONË ZJARRFIKËS
    Vlera total: 13.5 milionë euro
    3.1 milionë euro 2026
    6.2 milionë euro 2027
    4.1 milionë euro 2028
    BLERJE E DRONËVE
    Vlera total: 14.2 milionë euro
    3.5 milionë euro 2027
    4.2 milionë euro 2028
    6.3 milionë euro pas 2028

  • Trump: Nuk po e shqyrtojmë mundësinë e sulmeve ndaj Venezuelës

    Trump: Nuk po e shqyrtojmë mundësinë e sulmeve ndaj Venezuelës

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 31 tetor se ai nuk po e shqyrton mundësinë që të kryejë sulme ndaj Venezuelës, shtet që ka shprehur frikën se grumbullimi ushtarak amerikan në rajon synon ndryshimin e regjimit në Karakas.
    Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar tetë anije të Marinës në Karaibe, kanë dërguar aeroplanë luftarakë F-35 në Puerto Riko dhe një grup aeroplanmbajtësish është nisur drejt rajonit – një forcë masive ushtarake që Uashingtoni insiston se ka për qëllim të frenojë trafikun e drogës.
    “Jo” u përgjigj Trump kur u pyet nga një gazetar në bordin e avionit presidencial lidhur me raportimet se ai po shqyrtonte sulme të tilla.

    Uashingtoni ka nisur një fushatë sulmesh që kanë për shënjestër anijet e dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe dhe në Paqësorin Lindor që nga fillimi i shtatorit. Kjo fushatë deri më tani ka shkaktuar të paktën 62 viktima dhe ka shkatërruar 14 anije dhe një nëndetëse.
    Administrata e Trumpit argumenton se këto anije paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane për shkak se thotë se ato po trafikojnë drogë.
    Përveç pajisjeve ushtrake të dislokuara në rajon, Uashingtoni ka kryer disa demonstrime force me bombarduesit B-52 dhe B-1B, të cilët kanë fluturuar pranë bregdetit të Venezuelës. Rasti i fundit ndodhi të hënën.
    Tensionet rajonale janë përshkallëzuar si rezultat i këtyre sulmeve ndaj anijeve të dyshuara se po transportojnë drogë dhe grumbullimit ushtarak, ndërsa Venezuela ka thënë se SHBA-ja po planifikon rrëzimin nga pushteti të Nicolas Maduros, i cili e ka akuzuar Uashingtonin për “fabrikim të një lufte”./REL

  • Dislokimi më i madh ushtarak amerikan përballë Venezuelës, ekziston mundësia edhe e një sulmi me raketa

    Dislokimi më i madh ushtarak amerikan përballë Venezuelës, ekziston mundësia edhe e një sulmi me raketa

    Tensioni në Karaibe po rritet ndjeshëm, dhe jo vetëm për shkak të kalimit të uraganit shkatërrues Melissa. Para ardhjes së super-portëmarëses amerikane USS Gerald Ford, e konsideruar si “anija më vdekjeprurëse” e Marinës së SHBA-ve, e cila po grumbullon grupin e saj sulmues në Adriatik para nisjes drejt Amerikës, dislokimi i trupave detare amerikanë pranë bregdetit të Venezuelës tashmë konsiderohet si më i madh në historinë e Forcave të Armatosura të SHBA-së që nga Lufta e Parë e Gjirit (1990-1991), sipas një studimi të ekspertëve të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).

    Analistët paralajmërojnë një përshkallëzim të paparashikueshëm ushtarak, dhe vlerësojnë se një sulm me raketa ndaj Venezuelës është i mundur. Koloneli në pension i Marinës dhe autori i analizës së CSIS, Mark Cancian, thotë: “Nuk dërgon një nga asetet më të rëndësishme detare vetëm për t’i bërë një xhiro dhe për ta lënë të qëndrojë aty. Ose përdoret, ose riasignohet menjëherë. Shumë shpejt mund të ketë një sulm raketor ndaj Venezuelës.” Forcat amerikane do të kenë në dispozicion mbi 700 raketa, përfshirë rreth 180 Tomahawk, për sulme tokësore.

    Pavarësisht se uragani Melissa ka qenë i fuqishëm, ai nuk pritet të ndryshojë planet e Pentagonit. Disa anije lufte të Marinës të angazhuara në misionin antidrogë në Karaibe u zhvendosën për të shmangur uraganin e kategorisë 5 që shkatërroi Xhamajkën dhe goditi Kubo me forcë më të ulët, por operacioni vazhdon. Aeronautika amerikane ka dërguar gjithashtu një tjetër flotë bombarduesish B-1B në rajon.

    Me ardhjen e grupit sulmues të USS Gerald Ford, pritur javën e ardhshme, SHBA do të ketë në rajon tetë anije lufte (gjashtë nga to janë shkatërrues), tre anije sulmuese amfibe dhe një nëndetëse — gjithsej 13 njësi detare, një nivel i paprecedent që nga pushtimi i Panamasë në 1989 ose Grenadës në 1983. “Ky është dislokimi më i madh detar në Amerikën Latine në 25 deri në 40 vitet e fundit,” vlerëson Cancian.

    Forcat do të përfshijnë edhe helikopterë SH-60R dhe avionë luftarakë, duke mundësuar një operacion të gjerë krahasuar me atë kundër trafikut të drogës të urdhëruar nga Trump. Sipas ekspertëve, rezultatet më të mundshme janë sulme ajrore dhe raketore, pasi kjo flotë nuk është projektuar për një pushtim tokësor.

    Analistët vlerësojnë se SHBA nuk ka mjaftueshëm trupa për të kryer një pushtim tokësor të Venezuelës, ndërsa po përgatiten kampementet ushtarake në Puerto Riko, që mund të shërbejnë për një zhvendosje të madhe të trupave në rajon. Michael Desch, drejtor i Qendrës për Sigurinë Ndërkombëtare në Universitetin Notre Dame, sheh ngjashmëri me fushatën e Trump këtë vit kundër Houthi në Jemen.

    Ndërkaq, të martën, Parlamenti i Venezuelës shpalli persona non grata kryeministren e Trinidad dhe Tobagos, Kamla Persad-Bissessar, për lejen që i dha një anije lufte amerikane të ankoronte në vendin e saj. Presidenti i Kuvendit, Jorge Rodríguez, deklaroi: “Kjo grua po lejon që Trinidad dhe Tobago të përdoret si portëmarës kundër Venezuelës dhe ne do të veprojmë për çdo mënyrë që Venezuelës t’i respektohet sovraniteti.” Më parë, presidenti Nicolas Maduro kishte njoftuar pezullimin e kontratave të gazit me arkipelagun.

    Situata në Karaibe është tensionuar në nivele të larta dhe vëmendja globale është e përqendruar në veprimet e ardhshme të SHBA-ve ndaj Venezuelës.