Tag: anije

  • Analiza e DW: Greqia nuk duhet t’i shesë më anije Rusisë

    Analiza e DW: Greqia nuk duhet t’i shesë më anije Rusisë

    Në flotën ilegale ruse lundrojnë shumë ish-anije greke. Shitja e anijeve të vjetëruara është fitimprurëse për pronarët grekë të anijeve. Deputetët e BE-së i kanë bërë thirrje qeverisë greke të veprojë.

    36 anëtarë të Parlamentit Europian i kanë drejtuar drejtpërdrejt një letër kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në të cilën i kërkojnë që ai duhet të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar çdo shitje të mëtejshme të anijeve greke në Rusi.

    “Ne kemi besim te ju dhe qeveria juaj”, shkruajnë nënshkruesit e letrës, ndër të cilët është edhe politikania gjermane e partisë liberale FDP, Agnes Strack-Zimmermann. Ajo përfaqëson grupin liberal Renew në Parlamentin Europian.

    “Pyetja është nëse firma të ndryshme bëjnë biznese me Rusinë pa dijeninë e shtetit grek”, tha Strack-Zimmermann. “Ne i kemi bërë thirrje qeverisë greke të hetojë për këtë çështje dhe nëse është e nevojshme, të ndërhyjë.”

    Greqia furnizuesja më e madhe

    Parlamentarët evropianë citojnë një studim të organizatës amerikane Brookings, sipas të cilit më shumë se një ndër tri anije të flotës ilegale ruse, ndaj së cilës SHBA-ja ka vendosur së fundmi sanksione, u përkisnin më parë pronarëve të anijeve nga Greqia. Kompanitë greke të transportit detar janë furnizuesit më të mëdhenj të rusëve me anije.

    Shumica e anijeve duhet të jenë shitur vite më parë. Por me sa duket shitjet vazhduan edhe pas pushtimit rus të Ukrainës. Sipas studimit që prej asaj kohe pronarët e anijeve greke kanë fituar nga transaksione të tilla rreth katër miliardë dollarë.

    Dekreti i BE-së i dhjetorit 2023 lidhur me sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë parashikon detyrimin për raportimin e transaksioneve të tilla tek autoriteteve përkatëse. Në këtë dekret thuhet gjithashtu se është e ndaluar që Rusisë t’i shiten anije cisterna si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi./DW

  • “Gati për çdo skenar, të armatosur deri në dhëmbë!” Mbërrin në Mesdhe flota më e madhe britanike

    “Gati për çdo skenar, të armatosur deri në dhëmbë!” Mbërrin në Mesdhe flota më e madhe britanike

    Luftanija britanike HMS Prince of Wales, është fotografuar për herë të parë duke udhëhequr një nga flotat më të fuqishme në historinë e kohëve të fundit, në një mision që mund ta çojë në përplasje me forcat ushtarake të Kinës, shkruan Daily Mail.
    Anija 65 mijë tonëshe, më e madhja që Britania ka ndërtuar ndonjëherë, ka mbërritur në Mesdhe e shoqëruar nga tetë anije të tjera të flotës britanike dhe aleate. Në mesin e eskortës janë nëndetësja bërthamore HMS Astute, luftanija HMS Dauntless, fregata anti-nëndetëse HMS Richmond, si dhe dy anije furnizimi, RFA Tideforce dhe RFA Tidespring.
    Formacioni u pasurua edhe me pjesëmarrjen e fregatës spanjolle Méndez Núñez, si dhe anijeve norvegjeze HNoMS Maud dhe HNoMS Roald Amundsen. Flota britanike do të zhvillojë stërvitje dhe operacione me aleatë në Mesdhe, Lindjen e Mesme, Azi dhe Australi deri në dhjetor, shkruan A2 CNN.
    Misioni “Operation Highmast”, i drejtuar nga Komodori James Blackmore, përfshin 4,500 efektivë britanikë dhe shënon dislokimin e dytë të Grupit të Goditjes së Aeroplanmbajtëses (CSG). Gjatë rrugës, pritet të kalojë përmes Detit të Kuq – ku Houthit e Jemenit kanë sulmuar anije – dhe ndoshta edhe në ngushticën e Tajvanit, një veprim që mund të provokojë Kinën.
    Në bord ndodhen 18 avionë luftarakë F-35B, helikopterë anti-nëndetëse dhe dronë të teknologjisë së fundit. Komandanti i anijes, Kapiten Will Blackett, deklaroi: “Jemi gati për çdo skenar – kjo anije përfaqëson fuqinë detare britanike në maksimumin e saj.”
    Operacioni synon të dërgojë një mesazh të qartë për vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur rendin ndërkombëtar dhe aleatët në Indo-Paqësor.

  • Numër rekord emigrantësh kalojnë Kanalin Anglez drejt Britanisë, mbi 10 mijë këtë vit

    Numër rekord emigrantësh kalojnë Kanalin Anglez drejt Britanisë, mbi 10 mijë këtë vit

    Më shumë se 10,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani këtë vit duke kaluar Kanalin Anglez në varka të vogla. Pas mbërritjes së 473 personave në 8 anije të hënën, numri i emigrantëve që kanë arritur në tokën britanike në katër muajt e fundit ka arritur në 10,335.

    Është hera e parë që nga viti 2018, kur filluan këto përpjekje, që momenti i arritjes së 10,000 personave është tejkaluar kaq herët. Vitin e kaluar, 10,000 mbërritje u regjistruan më 24 maj dhe në vitin 2023 më 17 qershor.

    Qeveria Laburiste kishte premtuar, ashtu si qeveria e mëparshme Konservatore, se do ta eliminonte fenomenin. Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper i tha Times Radio se rrjetet e kontrabandistëve që organizonin kalimin e rrezikshëm “përfituan nga shumë ditë të tjera” me kushte të mira moti. Megjithatë, ai mbrojti masat e zbatuara nga qeveria për të luftuar imigracionin e parregullt.

    Cooper njoftoi gjithashtu se një amendament do t’i shtohet projektligjit të imigracionit që po shqyrtohet aktualisht në parlament për të ndaluar abuzuesit seksualë të marrin azil në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, ai nuk specifikoi se sa njerëz mund të preken nga kjo ndalesë.

    Ministri siguroi gjithashtu se Franca do të modifikojë mënyrën se si veprojnë forcat e sigurisë në mënyrë që të zbulojnë më shumë anije me migrantë që lundrojnë nga brigjet franceze.

    “Ne i bindëm francezët të ndryshonin rregullat e tyre në mënyrë që policia franceze të ndërhynte dhe të parandalonte njerëzit të hipnin në anije,” tha ai.

    Ministria e Brendshme e Francës konfirmoi Se po shqyrtohet një “ndryshim në doktrinë” në mënyrë që autoritetet të mund të ndërhyjnë dhe të ndalojnë anijet në ujëra të cekëta dhe deri në 300 metra larg bregdetit. Sot, forcat franceze të zbatimit të ligjit lejohen të veprojnë vetëm për të ofruar ndihmë për një anije që lundron në det të hapur.

  • Moti i keq në Durrës, era e fortë afron afër bregut një anije

    Moti i keq në Durrës, era e fortë afron afër bregut një anije

    Stuhia dhe era e fortë që kanë përfshirë qytetin e Durrësit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në lundrimin detar.
    Si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, një anije rimorkiator është afruar pranë vijës bregdetare.
    Anija ndodhet shumë pranë tokës, duke ngritur shqetësime për një përplasje të mundshme. Deri tani, autoritetet portuale nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë incident.

  • “Reformën në drejtësi s’e solli Amerika dhe BE me aeroplanë dhe anije”/ Rama: Qeveria ime e gjitha në detyrë, në procese me drejtësinë janë ish-ministra!

    “Reformën në drejtësi s’e solli Amerika dhe BE me aeroplanë dhe anije”/ Rama: Qeveria ime e gjitha në detyrë, në procese me drejtësinë janë ish-ministra!

    Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për reformën në drejtësinë në Shqipëri.
    Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, Rama tha se ishte PS që e bëri dhe nuk e solli Amerika dhe BE me aeroplanë dhe anije.
    Më tej, ai ka komentuar edhe prangosjen e zyrtarëve të PS-së, duke u shprehur se qeveria e tij është e gjitha në detyrë dhe se në proces me drejtësinë janë vetëm ish-ministra.
    “Qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord. Në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot, në numër, pa harruar se kam pasur mbi 60 ministra.
    Nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë? E solli Zoti? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin, apo qoftë kriminele, të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë.
    Ke parë kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritares janë vrarë njerëz të pafajshëm.
    Dolën pushkët e shtetit, t’i ke parë që qeveri që hedhin në erë zona të banuara, jo në film, në realitet këtu në Tiranë dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Nuk po shkoj më tutje që kë parë presidentë që kanë hedhur vendin në erë duke nxitur njerëzit të fusin lekë në piramida. Po kur vinin me armë dhe me ato murtajat që mbahen në krahë këtu dhe sot duan të bëjnë ‘Shqipërinë madhështorë’. Nuk ke parë një prokuror që t’i thërrasë këta deri para pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar, prokuror i ndershëm i vendosur.
    S’ka thirrë njeri t’i thotë hajde këtu si i vrave ti këta, sepse nuk e kishte shpatën. Shefja e madhe e Altin Dumanit vetëm se çoi një copë letër dhe tha hajdeni t’ju pyes se çfarë ndodhi, u gjend në pozitën të shihte kryeministrin në tv dhe i tha ajo është një lavirë, u shpreh Rama.

  • Flet admirali Agastra: Do rrisim kapacitetet e Flotës Detare. Ja anijet që do të marrim

    Flet admirali Agastra: Do rrisim kapacitetet e Flotës Detare. Ja anijet që do të marrim

    Në një edicion special të emisionit “Ekspres” nga Nolian Lole u trajtua dhurata që Italia i bëri të martën Flotës Detare shqiptare.

    Për të folur mbi këtë temë si dhe planet strategjike që Flota Detare e Republikës së Shqipërisë ka në të ardhmen e afërt, komandanti i Flotës Detare, admiral Adnand Agastra, u shpreh se forcat detare kombëtare po përjetojnë një “boom” investimesh dhe shumë shpejt Shqipëria do të rrisë kapacitetet e saj luftarake për të siguruar gjithë hapësirën detare të vendit.

    Duke dhënë detaje për anijen “Libra”, admirali Agastra tha se ajo do të rritë kapacitetet operacionale në monitorimin dhe kontrollin e hapësirës detare.

    Kjo, tha ai, nuk do të shërbejë vetëm në detin Adriatik dhe Jon, por dhe më gjerë po të kërkohet në vazhdën e misioneve të NATO-s.

    Admirali tha se “Libra” ”është një anije patrulluese me kapacitete luftarake. Ajo është e ndërtuar për misione patrullime në hapësirat detare dhe mbrojtjes të infrastrukturës kritike. Kjo anije me kapacitetet e veta është e pajisur me një top detar 76 mm dhe deri tek helikopteri.  Anija ruan kapacitetet e saj operacionale për të kryer detyrat dhe misione luftarake në përputhje me nevojat që shteti bregdetar ka.

    Kjo është një anije në detyrë, që do të thotë se është efektive dhe e gatshme  për operacione dhe për shumë vite të tjera. Anija do të kryejë dhe disa shërbime të tjera para procesit të dorëzimit. Sigurisht anija ka nevojë për mirëmbajtje dhe sigurisht ne do e mirëmbajmë me qëllim që të ruajmë operacionalitetin e kësaj anijeje.”

    Për sa i takon kapacitetit njerëzor dhe trupave ushtarake, admirali Agastra tha se do të ketë një ekuipazh në varësi të misioneve dhe detyrave të saj, përafërsisht një ekuipazh prej 60 personash.

    Këtu përfshihet i gjithë spektri operacionale i anijes që nga lundrimi, misioni speciale apo dhe ekuipazhi i helikopterit. Ky ekuipazh përfshin jo vetëm përdorimin e mjetit por dhe shërbimet operacionale speciale që ajo ndërmerr.  Sigurisht ne kemi kapacitetet tona me oficerë të trajnuar , kemi n/oficerë shumë të trajnuar dhe trupa të tjerë detar.  Ne kemi filluar procesin e familjarizimit me anijen. Grupi ynë ka shkuar në Itali pranë kësaj anije dhe anijeve të tjera dhe kanë nisur trajnimet  dhe bashke me anije do niset dhe grupi tjetër, sigurisht do të nisim dhe kurset dhe trajnimet në shkollat e Marinës Italiane.

    Historiku i Forcës Detare Shqiptare nuk e ka pasur më parë këtë kapacitet ushtarak. Si nga pikëpamja e tonazhit dhe kapaciteteve ushtarake. Një kapacitet i tillë detar që shkon përtej hapësirave tona detare nuk e kemi pasur.”

    Por admirali tha se ky nuk është rast i izoluar, por “Shqipëria është në diskutim për të marr donacion dy anije të tjera të ngjashme në madhësi dhe dislokim. Një tjetër element bashkëpunimi është dhe ringritja e industrisë ushtarake dhe kompanisë të saj KAYO, me FINCANTIERI që kemi kohë që po negociohet për ngritjen e kapaciteteve për ngritjen e anijeve dhe luftarake në kantierin e Pashalimani”.

    Duke folur për objektivin afatgjatë që ka Flota Detare Shqiptare, Admirali u shpreh se ky është objektivi ynë shumë vjeçar.

    Të rrisësh kapacitete e Flotës Detare kërkohet në radhë të parë infrastruktura, kapacitete operacionale dhe fuqia njerëzore. Në të tre këto element në Forcën Detare kanë pasur një ‘boom’ të zhvillimit. Kjo anije është pararendëse e asaj që vjen. Ne e kemi të nevojshme rritjen e kapaciteteve tona luftarake për të mbrojtur hapësirën tonë detare dhe bregdetin e republikës të Shqipërisë. Ne kemi në plan që të ndërtojmë dy anije korvetë dhe më pas një anije të re shumëmisionëshe për Forcën Detare të Republikës së Shqipërisë.”

  • Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anije italiane

    Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anije italiane

    Tri anije italiane janë ankoruar në Portin e Durrësit, duke sjellë një mesazh të fortë bashkëpunimi ndërkombëtar, kulture dhe solidariteti.Njëra prej tyre është anijes historike “Amerigo Vespuçi”, e njohur si një nga më të bukurat në botë.
    “Kënaqësi e veçantë që jemi në Durrës sot me anijen “Vespuçi”. Është një tur, që ka nisur që në 1 Korrik të 2023, gjatë të cilit ka ndaluar në 35 porte të 5 kontinenteve. Anija “Vespuçi ” rikthehet në Durrës, pas një udhëtimi mbresëlënës, ku shumë pjesëtarë të ekuipazhit kujtojnë ende mikpritjen shqiptare dhe mirëpresim sa më shumë vizitorë në bordin e saj gjatë tri ditëve të qëndrimit këtu”, tha Giuseppe Lai, komandanti i velierës.“Vespuçi është një ambasadë e kulturës italiane në det, por edhe të asaj “Made in Italy”, pasi shpërndan në botë idenë e perfektes, stilit, bukurisë, por edhe të cilësisë. Duke qenë në Shqipëri në këtë ditë të veçantë përforcon idenë e një bashkëpunimi të fuqishëm dypalësh, që prek shumë sektorë”, tha Marco Alberti, ambasadori italian.
    Ndërkohë, Forca Detare shqiptare këtë të martë kanë marrë zyrtarisht në dorëzim anijen patrulluese “Libra”, një dhuratë nga shteti italian që do të kontribuojë në forcimin e sigurisë detare. Kjo anije e teknologjisë së fundit është ndërtuar për misione patrullimi dhe mbrojtjeje në ujërat territoriale shqiptare.
    Një tjetër anije e ankoruar në Portin e Durrësit është “Lo Spirito di Stella”, një anije të veçantë, e përshtatur për të garantuar akses dhe lëvizshmëri për personat me aftësi ndryshe.
    “Është hera e parë që vijmë në Durrës. Katamarani “Lo Spirito di Stella” është i pari në botë për personat me aftësi ndryshe. Deri më tani janë 5 mijë persona me aftësi ndryshe që kanë lundruar me këtë anije. Katamarani është i hapur për të gjithë, duke ofruar një udhëtim mbresëlënës në det”, tha Stefano Loci, kapiteni.
    Anija “Amerigo Vespuçi”, e cila rikthehet në Durrës pas më shumë se dy vitesh do të qëndrojë e hapur për tre ditë.
    Tv Klan

  • Tri anije italiane ankorohen në Portin e Durrësit! Italia na dhuron anijen ushtarake “Libra”

    Tri anije italiane ankorohen në Portin e Durrësit! Italia na dhuron anijen ushtarake “Libra”

    Tri anije italiane janë ankoruar në Portin e Durrësit, duke sjellë një mesazh të fortë bashkëpunimi dhe solidariteti mes dy vendeve tona.

    Ceremonia u hap fillimisht në bordin e anijes historike “Amerigo Vespucci”, e njohur si një nga anijet më të bukura në botë, që tërheq vëmendjen me velat tradicionale. E ndërtuar në vitin 1931, kjo anije shkollë është kthyer në një simbol të trashëgimisë dhe profesionalizmit detar italian.
    Një tjetër anije e ankoruar në port është katamarani “Lo Spirito di Stella”, një anije të veçantë, e përshtatur për të garantuar akses dhe lëvizshmëri për personat me aftësi ndryshe.
    Kulmi i ceremonisë ishte dhurimi nga shteti italian dhe marrja në dorëzim nga Forca Detare shqiptare e anijes patrulluese “Libra”, një dhuratë nga shteti italian që do të kontribuojë në forcimin e sigurisë detare.
    Kjo anije e teknologjisë së fundit është ndërtuar për misione patrullimi dhe mbrojtjeje në ujërat territoriale.
    Anija “Amerigo Vespucci”, e cila rikthehet në Durrës pas më shumë se dy vitesh do të qëndrojë e hapur deri më 10 prill, ndërsa anija Libra deri më 21 prill.

    Top Channel

  • Operacion i jashtëzakonshëm në Francë/ 28 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

    Operacion i jashtëzakonshëm në Francë/ 28 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

    Autoritetet franceze me kompetenca në zonën e Normandisë dhe në grykën e Senës, filluan një operacion të gjerë të policisë gjyqësore që është klasifikuar si historik, pasi shërbeu për të çmontuar një rrjet të madh kriminal kushtuar një aktiviteti shumë të specializuar që nuk ishte parë deri më tani në Francë dhe që përdoret gjerësisht në koleksionin e lartë të drogës në Spanjë e kokainës përmes anijeve të peshkimit ose varkave të shpejta.
    Operacioni rezultoi në sekuestrimin e tre anijeve (një mallrash, një anije peshkimi dhe një skaf), sekuestrimin e 800 kilogramëve kokainë nga Brazili dhe arrestimin e 28 personave të lidhur me ekuipazhet dhe organizatën që merrte ngarkesën e paligjshme. Departamentet e Calvados dhe Seine-Maritime, nën autoritetin e një gjyqtari hetues nga Rennes , zhvilluan aksionin për arrestimin në flagrancë të autorëve të një importimi të produkteve narkotike (kokainë) me anë të ‘hedhjes’, një mënyrë veprimi karakteristik për grupet kriminale më me përvojë të sipërpërmendur. Pas asaj që ndodhi mund të qëndrojë mafia shqiptare, pasi në mesin e të arrestuarve ka të paktën një individ të asaj kombësie.
    Një hetim paraprak, i nisur nga divizioni i krimit të organizuar i Prokurorisë së Caen-it , çoi në referimin e procedimeve në Prokurorinë e Rennes. Hetimet u hapën më 19 tetor 2023 dhe u përditësuan më 19 shkurt 2024. Pas 18 muajsh hetime, divizioni i krimit të organizuar OFAST i Policisë Kombëtare të Parisit, dega e OFAST në Le Havre dhe forca të tjera policore u vendosën të enjten e kaluar, me informacionin se një transport i madh droge do të shkonte në veriperëndim të Francës. Në atë moment u aktivizuan burimet në dispozicion për të siguruar mbikëqyrjen e vendosur rreth disa kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve, duke përfshirë ekuipazhin e një varke peshkimi nga Ouistrham dhe pronarin e një skafi të ankoruar zakonisht në Seine Maritime.
    Rreth mesnatës u nis një operacion i paprecedentë për të koordinuar të gjitha këto shërbime. Gati 100 oficerë policie u vendosën për të arrestuar të akuzuarit kur ata u kthyen në bordin e anijeve për në breg në të njëjtën kohë në Ouistrham dhe Tancarville. Gjithsej gjashtë burra, përfshirë tre peshkatarë dhe dy gra u arrestuan në Tancarville, Le Havre dhe Ouistrham. Ata kanë lindur midis 1976 dhe 1999 dhe jetojnë në Calvados dhe Seine Maritime. Njëri prej tyre është me kombësi shqiptare. Disa kanë procedime gjyqësore të lidhura me krimet e peshkimit, të tjerë dënime për vjedhje të rëndë, dhunë ose trafik droge.
    Në të njëjtën kohë, një anije u identifikua si ajo që transportonte drogën në afërsi të bregdetit francez falë analizave të Douanedhe DNRED të Nantes. Kjo anije mallrash, e cila u nis nga Brazili dhe do të mbërrinte në Amsterdam, u devijua të enjten më 4 prill 2025 në portin e Dunkirk nga Roja Bregdetare Franceze me urdhër të gjyqtarit hetues. I gjithë ekuipazhi, i përbërë nga 22 marinarë me origjinë filipinase, u ndalua nga seksioni i hetimit detar dhe anija u inspektua. Në të u gjetën 800 kilogramë kokainë që do të hidheshin në det.
    Ky operacion i jashtëzakonshëm është i pari në Francë për shkak të modus operandi dhe dislokimit të paprecedentë të mjeteve të të gjitha forcave të sigurisë. E gjitha kjo bëri të mundur parandalimin për herë të parë të një importi masiv kokaine me anë të teknikës së hedhjes, një sistem që dihej se përdorej në bregun perëndimor të vendit për shkak të shfaqjes së disa herë baltave në plazhe, por që nuk kishte mundur të akreditohej deri më tani.

  • Vlorë – Marinari egjiptian dëmtohet rëndë në një anije peshkimi, dërgohet me urgjencë në spital

    Vlorë – Marinari egjiptian dëmtohet rëndë në një anije peshkimi, dërgohet me urgjencë në spital

    Një marinar me shtetësi egjiptiane është lënduar rëndë në dorë ndërsa ishte duke punuar në një anije peshkimi në Vlorë.

    Sipas informacioneve paraprake, marinari është lënduar nga një mjet prerës (gur fresibël) gjatë procesit të punës në bordin e një anije peshkimi. Menjëherë pas incidentit, Policia Kufitare ka dërguar një mjet lundrues në drejtim të anijes për të transportuar të dëmtuarin drejt Portit të Vlorës. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Pas mbërritjes në port, marinari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim mjekësor.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”