Shqipëria do të presë Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo është konfirmuar nga UEFA në faqen zyrtare.Ndeshja është planifikuar për t’u luajtur më 7 Qershor, në orën 20:45. Pritet një duel i zjarrtë, për shkak të rivalitetit të madh.
Dy kombëtaret janë pjesë e Grupit K, për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja kuqezi do të kërkojë më çdo kusht fitoren, në garën për dy vendet e para, për ëndrrën e madhe, që është kualifikimi në Botëror.Pjesë e të njëjtit grup janë edhe Anglia, Andorra e Letonia. Shqipëria ka luajtur dy ndeshjet e para në kualifikuese, ku fillimisht u mposht 2-0 nga Anglia në transfertë, ndërsa fitoi 3-0 ndaj Andorrës.
Ashtu si të gjitha ndeshjet e Kombëtares, edhe takimin ndaj Serbisë keni mundësinë ta ndiqni në ekranin e televizionit kombëtar Klan.
Tag: anglia
-

Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin
-

Mbyllet pjesa e parë, Anglia avantazh minimal ndaj Shqipërisë në “Wembley”
Mbyllet pjesa e parë në “Wembley”. Anglia në avantazh minimal ndaj Shqipërisë.
Lewis-Skelly kaloi në epërsi “Tre Luanët” në “Wembley”, në minutën e 20-të.Anglezi u asistua nga Jude Bellingham dhe i vetëm përballë Strakoshës, dërgoi topin në rrjetë.
-

Shqipëria me rekord humbjesh përballë Anglisë
Kombëtarja e futbollit ka nisur grumbullimin në Tiranë për përgatitjet e dy ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në Grupin K. Ekipi kuqezi luan në Londër më 21 mars kundër Anglisë dhe tre ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra.
Sa i takon ndeshjes kundër Anglisë në “Wembley”, statistikat e tanëve lënë për të dëshiruar. Në gjashtë takimet kundër “Tre Luanëve” në gjithë historinë, kuqezinjtë shënojnë gjashtë humbje, të gjitha për kualifikueset e Kupës së Botës ndër vite.
Përtej humbjeve, edhe fati apo më mirë të themi episode të gjykimit kanë qenë kundër Shqipërisë. Në 28 marsin e 2001 në “Qemal Stafa” Anglia na mposhtet 1-3, me fundin e ndeshjes që ishte dramatik dhe një “vjedhje” kundër tanëve që më pas u pranua edhe nga UEFA.
Për kualifikueset e Kupës së Botës 2002, Anglia fitoi 1-3 në Tiranë. “Tre Luanët” kryesonin 0-2 me golat e Michel Owen (73′) dhe Paul Scholes (85′), para se trajneri i ndjerë Medin Zhega të hidhte në fushë Altin Rrakllin.
Ishte pikërisht sulmuesi kavajas që në limitet e ndeshjes shënoi golin e parë për tanët. Me rinisjen e lojës, ekipi shqiptar ia doli të fitonte topin dhe në atë aksion po Rraklli shënoi golin e barazimit, por që u anulua nga anësori luksemburgas.
Protesta nga tanët, por vendimi ishte i pakthyershëm. Në pamjet e përsëritura duket se sulmuesi Rraklli ka qenë në pozicion të rregullt, aq sa UEFA e përdor këtë moment në leksionet sesi nuk duhet të veprojë një anësor. Pas golit të anuluar Anglia shënoi me Andrew Cole për të “vulosur” sfidën 1-3.
Rasti i golit të anuluar për Rrakllin nuk është padrejtësia e vetme që i është bërë kombëtares shqiptare në përballjet kundër “Tre Luanëve”. Në vitin 1989 një gol iu anulua edhe Sulejman Demollarit.
Si të mos mjaftonin këto, në memorien e tifozëve kuqezi janë dy humbjet 5-0 që Anglia na ka shkaktuar në ishull, pikërisht më 26 prillin e 1989 dhe e fundit më 12 nëntor 2021 me golat e Maguire, Kane (3x) dhe Henderson. -

Vjen goli i parë në Londër, Anglia kalon në avantazh ndaj Shqipërisë
Ka startuar ndeshja Shqipëri- Angli në stadiumin “Wembley”. Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë e kuqezinjve për kualifikueset në grupin tonë për Kupën e Botës 2026.
Treajneri i Kombëtares kuq e zi, Sylvinho ka hedhur në fushë Starkoshën, Balliun, Gjimshitin, Ajetin dhe Alijin. Në mesfushë janë vendosur treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa Bajrami dhe Asani do të mbështesin Myrto Uzunin në qendër të sulmit. -

Shqipëria dikton ndaj Andorrës, Anglia tjetër fitore në ‘Wembley’
Shqipëria fiton Juljan Shehun, Broja e Manaj shkëlqejnë ndaj Andorrës
U luajtën ndeshjet e dyta kualifkuese të botërorit 2026, për grupet G, H dhe K. Shqipëri- Andorrë ishte dueli i rëndësishëm për vetë objektivin që kuqezinjtë kishin për këtë takim të parë shtëpiak.
Dy herë Rei Manaj dhe një gol në shtesë nga Myrto Uzuni i dhanë tri pikë Shqipërisë e cila tani renditet e dyta në Grupin K.
Po 3-0 fitoi edhe Anglia me Letoninë ndërsa Serbia si pjesë e grupit të Shqipërisë, ende nuk ka zbritur në fushë (ishte e impenjuar me Ligën e Kombëve).
Rezultatet e ditës së sotme:
Grupi G
Lituani- Finlandë 2-2
Poloni- Maltë 2-0
Grupi H
20:45
Bosnjë &Hercegovinë- Qipro 2-1
San Marino- Rumani 1-5
Grupi K
20:45
Shqipëri– Andorrë 3-0
Angli- Letoni 3-0 /Sportiim.al/
