Shqipëria dhe Anglia do të masin forcat për herë të dytë në Grupin K, pikërisht të dielën e 16 nëntorit. Ky takim do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
UEFA ka hapur si zakonisht sondazhin për këtë takim. 51% e votuesve besojnë te surpriza e madhe, që Shqipëria do të fitojë ndaj Anglisë. “Tre luanët” kanë 38% të votuesve në favor, ndërsa 11% e tyre zgjodhën barazimin.
Llogaritë për Grupin K janë mbyllur, si në asnjë grup tjetër. Kështu Anglia si vend i parë nuk ka pësuar asnjë gol deri tani, ndërsa Shqipëria e Silvinjos mban vendin e dytë duke lënë pas Serbinë.
Tag: anglia
-

Befasuese/ Shqipëria shikohet si favorite për fitoren ndaj Anglisë
-

Shqipëria pret Anglinë në ‘Air Albania’ më 16 nëntor, vendos drejtësi italiani Guida!
Kombëtarja shqiptare e futbollit siguroi për herë të parë fazën play-off të një Kupe Bote. Kuqezinjtë e Sylvinhos fituan 0-1 në Andorra dhe do e mbyllin Grupin K në vendin e dytë, me Anglinë si kryesuese që e ka siguruar tashmë kreun dhe një biletë për në finalet e Kupës së Botës 2026.
Të diel në Tiranë kalendari përplas Shqipërinë me Anglinë në orën 18:00. Me dy skuadrat që i kanë siguruar objektivat, kjo sfidë luksi më shumë i ngjan një miqësoreje për tifozët, por jo për futbollistët dhe stafet.
Tanimë UEFA ka vendosur që në Tiranë të gjykojnë arbitrat nga Italia. Kryesori Marco Guida do mbështetet nga ndihmësit Giorgio Peretti, Alessio Berti dhe Simone Sozza. Në VAR do jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.
Shqipëria dhe Anglia janë përballur shtatë herë më parë. Në të gjitha rastet ka fituar Anglia, ndërsa ne i kemi shënuar ‘Tre Luanëve’ vetëm një herë, në humbjen 1-3 në ‘Qemal Stafa’ më 28 mars 2001, me gol nga Altin Rraklli. Ndërkohë që Anglia na ka shënuar 21 gola.
Takimi i fundit mes skuadrave është më 21 mars 2025, kur në Londër Anglia fitonte 2-0. Kjo është ndeshja e fundit që Shqipëria ka humbur këtë vit, teksa më pas Kombëtarja ka gjashtë fitore (pesë radhazi) dhe dy barazime.
-

Në Andorrë mungon goli, Anglia bën detyrën ndaj Serbisë. Shënohet goli i parë në “Wembly” (video)
13 Nëntor 2025
21:21
Telesport
Nëse në Andorrë-Shqipëri ende nuk është zhbllokuar rezultati, në sfidën tjetër të grupit tonë, Angli-Serbi, ka ardhur goli i parë në “Wembley”. Anglezët gjetën golin me Bukayo Saka në minutën e 28-të.
Fillimisht ishte një goditje e fuqishme nga O’Reilly, e cila ndalet nga mbrojtësi serb, dhe më pas Saka e dërgon në rrjetë me një goditje plot klas. Anglia e ka siguruar vendin e parë dhe biletën për në Botëror, por nga kjo ndeshje varet fati i Shqipërisë. SHIKOGOLIN
Kuqezinjtë duhet të fitojnë me patjetër sot ndaj Andorrës, për të siguruar vendin e dytë që të dërgon në play-off, duke shpresuar që Anglia do vazhdojë në avantazh ndaj Serbisë. -

Ish-trajneri i Kombëtares, De Biasi: Ndeshja me Andorrën vendimtare, fitorja në Serbi historike
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili na udhëhoqi deri në Euro 2016 në Francë, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, në prag të ndeshjes Andorra-Shqipëri.
Ai tha se sfida e sotme është një ndeshje e rëndësishme dhe nuk duhet marrë lehtë, sepse mund të vendosë nëse do të arrijmë në play-off.
“Sonte na pret një ndeshje vendimtare, dhe me shumë gjasa Shqipëria do të jetë e dyta në grup, për t’u fokusuar pastaj tek ndeshja ndaj Anglisë, që nëse përfundohet me fitore, do të ishte një festë për të gjithë. Është kënaqësi të jem këtu. Ky është një moment feste që më rikthen në Shqipëri dhe më kujton kohën që kalova këtu,” tha De Biasi.
Në lidhje me trajnerin Sylvinho, De Biasi tha ai ka bërë punën shumë mirë deri tani.
“Nuk besoj se do të kishte nevojë për këshilla nga ana ime për Botërorin. Kombëtarja ka bërë atë që duhej dhe ishte jashtëzakonshme fitorja në Serbi, që i bëri të lumtur të gjithë shqiptarët në botë. Sylvinho ka arritur shumë, edhe pse ndoshta nuk ka bërë ndeshje të mrekullueshme, por jemi këtu ku jemi”, tha ai.
Sa i përket Anglisë, De Biasi tha: “Anglia është shumë më e fortë se Serbia dhe nuk besoj se mund të ketë surpriza. Por shpresoj që Shqipëria të fitojë me Andorran, ashtu si Anglia me Serbinë.”
Në lidhje me rezultatin, ai shprehu optimizëm: “Shqipëria mund të fitojë 2-0 ndaj Andorrës, ndërsa Anglia 2-0 kundër Serbisë.” Ai përfundoi intervistën me një përshëndetje të ngrohtë: “Ciao, Forca Albania, përgjithmonë!” -

A do tolerojë Anglia ndaj Serbisë? Përgjigjet Duro
A do tolerojë Anglia në ndeshjen ndaj Serbisë? Pavarësisht se “3 luanët” kanë siguruar kualifikimin për në botëror, trajneri Shpëtim Duro, në Sport Neës në Neës 24, u shpreh se anglezët do respektojnë deri në fund garën sportive.
“Nuk besoj te këto tolerime, janë ekipe të nivelit të lartë, ka bërë paraqitje fantastike. Të gjitha fitore.Çdo ekip ka ambicie që t’i çojë deri në fund këto. Aq më tepër që luhet në Angli. Anglia është në formë, nuk mund të bëjë zhgënjime, do jenë kërkues”- Tha Duro.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Serbia pret që Anglia t’i lërë ndeshjen, deklarata e Tuchel u shuan shpresat përgjithmonë
Mediat serbe po shkruajnë dhe luten se Anglia do t’i bëjë një dhuratë të madhe Serbisë. Ata presin që tre luanët të mos impenjohen maksimalisht në këtë takim, në mënyrë që Serbia të dalë me të paktën një pikë dhe të shpresojë deri në ndeshjen e fundit për kualifikimin në Botëror. Por sa e mundur është kjo?
Asnjë shpresë e vetme për Serbinë, teksa trajneri i Anglisë, Tuchel, do të hedh në fushë formacionin më të mirë. Kjo pasi për Anglinë është ndeshja e fundit në shtëpi përpara se të fillojë Botërori. Trajneri i Anglisë u shpreh se e di mirë se Serbia do ta luajë këtë ndehsje si finale, por ai po e përgatit për të përsëritur fitoren 5-0 si në ndeshjen e parë në Beograd.
“Varet gjithmonë nga ne. E kemi bërë mirë punën në ndeshjen e fundit dhe do ta bëjmë përsëri tani. Për Serbinë do të jetë një ndeshje finale dhe kështu do të shohim anën e tyre më të mirë. Ne jemi përgatitur për këtë dhe shpresoj se këtë herë do të kemi edhe stadiumin me vete. është një ndeshje kualifikuese Botërori, një ndeshje në shtëpi, jemi këtu për të fituar”, tha Tuchel.
Por ka edhe një arsye tjetër se përse Anglia nuk duhet të gabojë me Serbinë dhe nuk duhet të zhgënjejë tifozët me performancën. Në ndeshjen e fundit të luajtur në Wembley, ku Anglia fitoi 3-0 me Uellsin, trajneri Tuchel nuk ngurroi që të kritikonte tifozët e Anglisë.
“Ne e dërguam rezultatin 3-0 shumë shpejt. Mund të shënonim edhe golin e 4 apo të 5, por nuk e realizuam dot. Në stadium e donin këtë gol të 4 dhe të 5 dhe pastaj qëndruan në qetësi, sepse ne nuk e realizuam dot. Mendoj se ishte shumë qetësi dhe lojtarët tanë nuk e morën energjinë mbrapsht të tifozëve të tyre, nuk na mbështetën”.Këtë herë stadiumi do të jetë i stërmbushur dhe të gjithë në Angli janë me sytë nga trajneri, për të parë se çfarë performance do të ketë. Në një moment kur steka është ngritur, Tuchel nuk do të falë asgjë dhe do të kërkojë që të vazhdojë me këtë ritëm të frikshëm të rezultateve në rrugën drejt Botërorit. Një marsh më pak Anglia mund ta ketë me shumë gjasa në ndeshjen kunër Shqipërisë në transfertë, pra në Air Albania, por kurrsesi nuk mund ta ketë në këtë moment. /Sport Ekspres/? -

Vetëm Anglia e ka siguruar Botërorin, koha për t’u kualifikuar 11 kombëtaret e tjera europiane
12 Nëntor 2025
8:11
Alfred Lleshi
Nga 13 deri më 18 nëntor do të përcaktohen 12 përfaqësueset europiane që do të marrin pjesë në Botërorin 2026. Deri tani nga kontinenti ynë vetëm Anglia është matematikisht e kualifikuar, pasi dominoi grupin me Shqipërinë dhe Serbinë, pa pësuar asnjë gol. Ndërsa Italia pritet të shkojë në “play off”, Gjermania mbetet në dyshim për kualifikim direkt.
Franca, Spanja, Holanda dhe Portugalia udhëheqin grupet respektive me 3 deri në 5 pikë avantazh ndaj ndjekësve (Ukrainë, Turqi, Poloni, Hungari), ndaj mund ta sigurojnë kualifikimin që në ndeshjen e parë të nëntorit. Norvegjia është pranë Botërorit për herë të parë pas 27 vitesh.
Në grupet me pikë të barabarta, Gjermani-Sllovaki (17 nëntor) dhe Skoci-Danimarkë (18 nëntor) do të vendosin fatin e kualifikimit. Ndërkohë Zvicra, Austria, Belgjika dhe Kroacia janë favorite për t’i mbyllur në krye grupet e tyre përkatëse, duke shmangur fazën e “play off”-eve. -

Java historike e Kombëtares/ Gjithçka varet nga dy ndeshjet e fundit në grup
Kombëtarja shqiptare e futbollit kërkon këtë javë që të shkruajë historinë me kualifikimin për herë të parë në play-off të Kupës së Botës. Gjithçka varet nga dy ndeshjet e fundit në grup, e ndoshta jo vetëm nga rezultatet e kuqezinjve.
Anglia është e kualifikuar në Botëror në mënyrë direkte, si e para e grupit ndaj në lojë mbetet vetëm vendi i dytë. Shqipëria luan ndeshjen e parë të saj të enjten ndaj Andorrës dhe paralelisht, në “Uembli” është Anglia e cila përballet me Serbinë, ndaj të cilës kuqezinjtë kanë avantazhin e një pike.
Një fitore ndaj Andorrës e kombinuar me “ndihmën” nga Anglia duke mundur Serbinë, bën që Shqipëria të shkojë automatikisht në play-off që me ndeshjet e të enjtes dhe ta bëjë thjesht festë “statistike” atë në Tiranë ndaj britanikëve të dielën.
Çdo kombinim tjetër rezultatesh të enjten, bën që gjithçka të vendoset në ndeshjet e fundit, ku paralelisht me ndeshjen në “Air Albania”, serbët do të presin në fushën e tyre Letoninë. -

Shqipëri, ta gëzojmë Botërorin! Anglia tregon emrat e lojtarëve, nuk ka asnjë shans për Serbinë
Shqipëria do të luajë gjithçka në datën 13 nëntor sa i përket ëndrrës së Botërorit. Kuqezinjtë do të përballen me Andorrën në transfertë, atje ku fitorja është detyrim. Pas fitores me Serbinë, një fitore në transfertë me Andorrën do t’i dërgonte kuqezinjtë më afër ëndrrës së Play Off-it të Botërorit.
Por cilat janë skenaret që ne na dërgojnë për herë të parë në histori, kaq shumë pranë kompeticionit më të rëndësishëm në botë sa i përket Kombëtareve? Skenari më i thjeshtë është ai që Shqipëria të fitojë me Andorrën dhe Anglia të bëjë detyrën, për të mundur në shtëpi Serbinë, pavarësisht se e ka siguruar kualifikimin e saj.
Ndërkohë në çdo rast surprize të Serbisë, atëherë edhe Shqipëria është e detyruar që të bëjë të njëjtën gjë kundër Anglisë, për ta befasuar në Air Albania. Një mision që do të ishte më shumë sesa i vështirë dhe prandaj në 13 nëntor nuk do të jemi vetëm me sytë nga Shqipëria, por edhe nga Anglia.
Shqipëria është e detyruar për të fituar, po aq sa edhe fitorja e Anglisë me Serbinë që për ne mbetet detyrim. Por sa shanse ka që Anglia të lëshojë pe në këtë takim? Në gjithë vitet e fundit, Anglia e ka mbyllur me pikët e plota grupin e saj dhe aktualisht jo vetëm që ka pikë të plota, por golavarazhi i saj është 16-0, pra asnjë gol i pësuar.
Nga ana tjetër, trajneri Tuchel kishte thënë që lojtarët më të rëndësishëm do të bënin pak pushim për ndeshjen me Serbinë dhe Shqipërinë. Megjithatë në listën e publikuar nga Anglia, emrat janë aq shumë të frikshëm sa mund të themi pa problem: “Shqipëri, ta gëzojmë Play Off-in e Botërorit”.Anglia ka rikthyer Foden dhe Bellingham, me këtë të fundit që ka qenë i dëmtuar më parë dhe tani do të rikthehet edhe te “tre luanët” për të qenë pjesë e mekanizmit të Tuchel. Sulmi i Anglisë ka emra të frikshëm: “Boëen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford dhe Saka”.
Kushdo prej këtyre emrave të luajë në sulm, është e sigurt se do të jetë i dëmshëm dhe do të mbylli të gjitha shpresat e Serbisë. Gjithashtu edhe për ata pak emra lojtarësh që do të aktivizohen, është treni i fundit për t’i treguar Tuchel sesa vlejnë dhe e parë në këtë këndvështrim, aktivizimi i lojtarëve të rinj është më keq për Serbinë sesa një Angli me lojtarë të vjetër, të pamotivuar.
Shqipëria duket e sigurt drejt Play Off-it të Botërorit, por asaj që ne i druhemi është mungesa e festës në Air Albania. Kur shkuam në Europianin e Gjermanisë nuk arritëm dot të festonim në Air Albania pasi barazuam 0-0 me Ishujt Faroe dhe nëse Anglia fiton thellë kundër nesh në ndeshjen e fundit, atëherë do të ishte e njëjta pamje jo shumë e bukur, me një tjetër arritje të madhe të pashijuar. /Sport Ekspres/? -

Nga Aston Villa te Tuchel! Anglia nis lojën e pisët me Shqipërinë, a do ndihmojnë Serbinë në Botëror?
Ditët po afrojnë dhe gjithmonë e më shumë edhe emocionet e mëdha për Botërorin. A do të shkojë Shqipëria në Play Off-in e Botërorit për herë të parë në histori? Jemi kaq afër, por frika e herës së parë, nëse diçka nuk sigurohet me 100%, do të sjelli gjithmonë panik derisa matematika të na jap frymëmarrjen e lirshme.
Për të siguruar zyrtarisht kualifikimin kërkohen dy skenare, një fitore e thellë e Shqipërisë me Andorrën dhe një humbje minimale me Anglinë, duke përfshirë këtu edhe një barazim të Serbisë në transfertë me Anglinë ose në të kundërt, që Anglia të bëj detyrën e saj kundër Serbisë për të fituar në shtëpi dhe Shqipëria të fitojë minimalisht me Andorrën.
Pra gabimi i bërë me Letoninë ndihet ende te Shqipëria, përkundër faktit të fitores së madhe me Serbinë. Jo gjithçka ngelet në dorën e tyre, Anglia ka në dorë saktësisht se kë ekip do të marrë me vete për në Botëror, për ta dërguar në Play Off-in e Botërorit. A mund të hapi rrugë Anglia kundër Serbisë? Anglia është një ekip që në kualifikuese kur lojtarët janë në kulmin e ritmit, merr gjithmonë pikët e plota në grup. Por në momentin që fillojnë evenimentet si Botërori apo Europiani, kur lojtarët janë stërloidhur nga kompeticionet, vijnë edhe rezultatet e dobëta të Anglisë.?Golavarazhi i tyre nuk lë vend për shumë dyshim, 18-0, pra 18 gola të shënuar dhe 0 gola të pësuar në grup deri tani. Për më tepër një fitore e pamëshirshme në Beograd, 0-5. Marrëdhëniet mes Anglisë dhe Serbisë nuk janë shumë të mira, Vucic ka akuzuar Britaninë se ka mbështetur fuqimisht dhe ekonomikisht protestat kundër tij në Serbi, ndërsa edhe në Beograd pati përleshje mes tifozëve. Por deklarata e trajnerit Tuchel ka ngjallur pak diskutime. Pasi siguroi matematikisht kualifikimin, ai tha: “Kundër Serbisë dhe Shqipërisë do të luajmë me lojtarët e stolit”.Por cilët janë lojtarët e stolit të Anglisë? Rashford i Barcelonës, Eze i Arsenalit, Lofuts Cheek i Milanit. Pra ka shumë emra që janë jo vetëm të frikshëm, por do të tentojnë me çdo mënyrë për të bindur Tuchel që t’u besojë në të ardhmen. Ndërkohë edhe marrëdhëniet e Anglisë me Shqipërinë nuk janë kaq të mira.
Para pak ditësh, Skënderbeu U-19 barazoi në shtëpi ndaj Aston Vilës U-19 në Europë, 1-1. Pas kësaj fitore, një sjellje e turpshme pasoi nga anglezët. Kur ndeshja përfundoi, vetëm dy lojtarë të Aston Villës përshëndetën futbollistët korçarë, të tjerët u larguan dhe nuk e përtypnin dot inatin e një barazimi me shqiptarët. Madje ata krijuan një trillim, për një histori të pavërtetë ku sipas tyre tifozët shqiptarë kënduan kore raciste kundër tyre dhe e dërguan çështjen në Komisionin e Displinës në UEFA. Prandaj askush nuk duhet të llogarisë të sigurt një “dhuratë” nga Anglia, Shqipëria duhet të futet në fushë për të fituar sa më thellë të mundet ndaj Andorrës pasi mund të ndodh që në fund të kësaj rruge kualifikuese, të qajmë golat e munguar në transfertën me Andorrën dhe t’i gëzohemi vetëm asaj fitore në Leskovac kundër Serbisë. /Sport Ekspres/