Anglia kalon në avantazh në pjesën e dytë ndaj Shqipërisë.
Pas një goditje këndi, Naser Aliji devijon topin në zonë duke e kthyer në asist për Harry Kane i cili nuk gabon para Strakoshës.
Rezultati shkon në 0 me 1 për “Tre Luanët”.
Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë Harry Kane realizon golin e dytë.
Sulmuesi anglez realizoi me kokë duke mposhtur Strakoshën.
Rezultati shkon në 0 me 2 për “Tre Luanët”.
Tag: anglia
-

Na ndëshkon Anglia/ “Tre Luanët” realizojnë dy gola me Harry Kane
-

Shqipëria luan si e barabartë ndaj Anglisë, mungon goli në pjesën e parë në “Air Albania”
Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Anglisë është mbyllur në barazim pa gola, ndeshja e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ku të dyja ekipet kanë arritur objektivat e tyre.
Anglia e filloi vrullshëm, duke fituar goditje këndi që në minutën e parë. Në minutën e 4-të, Anglia pati një rast serioz me DEclan Rice, por goditja e mesfushorit nuk ishte problem për Strakoshën.
Një minutë më pas, Arbër Hoxha futet bukur në zonë dhe fiton goditjen e parë të këndit për kuqezinjtë, por krosimi i Asllanit nuk vuri aspak në vështirësi anglezët.
Në minutën e 7-të, një tjetër aksion i shpejtë i anglezëve, por kombinimi Kane-Rice ndalet nga ndërhyrja në kohë e Ismajlit dhe Strakoshës. Në minutën e 15-të, Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Kane.
Në minutën e 18-të, Shqipëria pati një shans të mirë me Elseid Hysaj, por goditja e shkodranit përfundon pak mbi traun e portës. Në minutën e 25-të, Hysaj lë fushën e lojës, futet Ivan Balliu.
Në minutën e 36-të, Boëen provon me një gjuajtje brenda zonës, por Strakosha tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 38-të, Adam Wharton ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër ndaj Asllanit. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Letonia po fiton në transfertë 0-1 në Beograd ndaj Serbisë. Vladislavs Gutkovskis shënoi për letonezët në minutën e 12-të. -

Nis festa shqiptare para duelit me Anglinë, qindra tifozë marshojnë me këngë e valle drejt stadiumit
Pamje nga atmosfera
TIRANË- Para ndeshjes së fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Tirana është mbushur me atmosferë festive dhe entuziazëm patriotik.
Sot, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria do të përballet me Anglinë, një përballje ku të dyja skuadrat kanë përmbushur objektivat e tyre.
Anglia kryeson Grupin K me 21 pikë nga shtatë ndeshje, me të gjitha fitore dhe pa asnjë gol të pësuar. “Tre Luanët” tashmë kanë siguruar vendin e tyre në finalet e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut.
Shqipëria ka bërë historinë duke siguruar zonën e play-off me 14 pikë, dhe më 20 nëntor do të mësojë rivalin e gjysmëfinales që do të luhet më 26 mars 2026.
Për këtë sfidë, trajneri Sylvinho ka vendosur të mos aktivizojë Mario Mitajn dhe Juljan Shehun, të ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa Ajeti, Manaj dhe Bajrami janë gjithashtu të ndëshkuar dhe nuk priten të jenë titullarë. Trajneri ka planifikuar pesë ndryshime nga formacioni i përdorur në fitore 0-1 ndaj Andorrës tre ditë më parë.
Formacionet zyrtare:Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni. Trajner: Sylvinho
Anglia (4-3-3): Henderson; Burn, Quansah, Stones, O’Reilly; Bellingham, Wharton, Rice; Eze, Bowen, Kane. Trajner: Thomas Tuchel
Pothuajse 22 mijë tifozë do të jenë sot në “Air Albania”, ndërsa futja e tyre në stadium po bëhet me masa të rrepta sigurie. Edhe një numër i madh tifozësh nga Anglia do të jenë të pranishëm, po ashtu Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Arbitrat e ndeshjes do të jenë italianë, me Marco Guida si kryesor dhe ndihmësit Giorgio Peretti, Alessio Berti dhe Simone Sozza. /ZËRI -

Shqipëri-Angli, Silvinjo me surpriza. Publikohen formacionet zyrtare
Kombëtarja shqiptare, zhvillon sot, 16 nëntor, ndeshjen e fundit në kualifikueset e Botërorit ndaj Anglisë.
Kuqezinjtë vijnë të qetë, pasi kanë siguruar kualifikimin historik për në “play off” dhe do të luajnë pa presion.
Pesë lojtarët rrezikojnë nga kartonët dhe për këtë arsye, Silvinjo ka dërguar në tribunë Mario Mitajn dhe Juljan Shehun.
Anglia vjen me shifra të frikshme, ku në shtatë ndeshjet e grupit ka marrë shtatë fitore dhe ende nuk ka pësuar gol.
Në krahun tjetër, edhe Shqipëria po kalon një moment shumë të mirë, me pesë fitore radhazi, mes ndeshjeve zyrtare dhe atyre miqësore.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.Anglia: Henderson, Burn, Quansah, Stones, O’Reilly, Wharton, Bellingham, Rice, Bowen, Eze, Kane.
-

“Fatkeqësi nëse do të kemi Kosovën në play-off, nëse ndodh…”
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur gjerë e gjatë në një intervistë për TV Klan, ku ndër të tjera, komentoi sfidën e sotme ndaj Anglisë si dhe mundësinë e përballjes në play-off mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Anglia është një kundërshtar i fortë. Ka fituar të gjitha ndeshjet kualifikuese në grup deri tani dhe nuk ka pësuar asnjë gol. Anglia ka treguar që është një kundërshtar për t’u respektuar maksimalisht, por gjithsesi ekipi ynë di të bëjë mirë edhe ndaj kombëtareve të tilla të mëdha.
Të dyja skuadrat e kanë arritur objektivin që kanë pasur në fillim të këtyre eliminatoreve, sot shpresojmë të kënaqim tifozët, spe jo të arrijmë dhe një rezultat historik”, tha Duka.
Duka foli edhe për mundësinë që Shqipëria dhe Kosova të përballen në play-offin e marsit, rruga e vetme e mbetur që mund të dërgojë në Botëror.
“Uroj që të mos kemi Kosovën përballë, sepse do të ishte vërtet një fatkeqësi për ne dhe për Kosovën të detyrohemi të sfidojmë njëri-tjetrin. Dua që si ne si ata të vazhdojmë paralelisht që të realizojmë ëndrrën tonë për në Botëror pa u përplasur në asnjë moment.
Nëse Shqipëria do të përplaset me Kosovën, do mendojmë për këtë gjë në momentin që do të ndodhë”, tha Duka. -

Kupa e Botës 2026/ Sot Shqipëria pret Anglinë në ‘Air Albania’, të dyja skuadrat i kanë përmbushur objektivat
Sot në orën 18:00 në “Air Albania” luhet Shqipëri – Angli, duel që vlen për kualifikueset e Grupit K të Kupës së Botës 2026. Kjo sfidë është e fundit për të dyja skuadrat, që i kanë përmbushur objektivat. Anglia, si e para e grupit ka marrë biletën për në fazën finale të Botërorit 2026, që do zhvillohet verën që vjen në Amerikën e Veriut. Nga ana tjetër, ekipi ynë do jetë pjesë e fazës play-off dhe më 20 nëntor do mësojë rivalin për gjysmëfinalen që do luhet më 26 mars 2026.
Arritja historike e Shqipërisë në play-off dhe përballja pa objektiva pritet të jetë më shumë një “miqësore luksi”, me 22 mijë tifozë që do jenë në stadium. Festa pritet të jetë kuqezi, ndërsa në impiant do ketë edhe tifozë të “Tre Luanëve”. Policia ka marrë masat e duhura, duke garantuar rregullin jashtë dhe brenda impiantit. Futja në stadium nis në orën 15:00.
Përballjet dhe statistikat
Shqipëria dhe Anglia janë përballur shtatë herë më parë. Në të gjitha rastet ka fituar Anglia, ndërsa ne i kemi shënuar ‘Tre Luanëve’ vetëm një herë, në humbjen 1-3 në ‘Qemal Stafa’ më 28 mars 2001, me gol nga Altin Rraklli. Ndërkohë që Anglia na ka shënuar 21 gola.
Takimi i fundit mes skuadrave daton më 21 mars 2025, kur në Londër Anglia fitonte 2-0. Kjo është ndeshja e fundit që Shqipëria ka humbur këtë vit, teksa më pas Kombëtarja ka gjashtë fitore (pesë radhazi) dhe dy barazime. Anglia, në shtatë ndeshjet e kësaj fushate kualifikuese ka shtatë fitore. ‘Tre Luanët’ nuk kanë pësuar asnjë gol, duke shënuar 20-të. Misioni i Shqipërisë në “Air Albania” duket i vështirë.
Arbitrat
UEFA ka vendosur që në Tiranë të gjykojnë arbitrat nga Italia. Kryesori Marco Guida do mbështetet nga ndihmësit Giorgio Peretti, Alessio Berti dhe Simone Sozza. Në VAR do jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.
Renditja: -

“Të dielën do jetë një ndeshje e vështirë”/ Sylvinho deklaratë për mediat: Anglia, favorite për të fituar Botërorin
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti dolën para medieve nga stadiumi “Air Albania”. Të dielën (nesër) në orën 18:00 Shqipëria pret Anglinë për ndeshjen e fundit në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, me stadiumin ‘Air Albania’ që do ketë mbi 22 mijë tifozë, pasi të gjitha biletat janë të shitura.
Sylvinho: Po flasim për Anglinë, e cila është favorite për të fituar botërorin. Kanë një trajner të mirë. Ne sigurisht për herë të parë do luajmë në play off, do jetë ndeshje e vështirë nesër. Anglia ka lojtarët që luajnë në ligën më të mirën e botës. Kanë shënuar 21 pikë dhe kanë pësuar zero gola. -

Prag Anglia/ Konferencë shtypi e Silvinjos dhe kapitenit Gjimshiti (Live)
Prag Anglia/ Konferencë shtypi e Silvinjos dhe kapitenit Gjimshiti (Live) – Sporti im
Skip to content
Vazhdo leximin
error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!
-

Shqipëria sfidon Anglinë, kompanitë e basteve “vendosin në peshore” skuadrat
Shqipëria dhe Anglia do të mbyllin fushatën kualifikuese në Grupin K, pikërisht nesër. Të dyja përfaqësueset do të masin forcat në stadiumin “Air Albania”.
Ky takim i gjen pa presion kuqezinjtë, pasi siguruan fazën “play off”. Ekspertët e basteve dhe statistikave kanë thënë fjalën e tyre.
Fitorja e Shqipërisë kuotohet 8, ndërsa në anën tjetër Anglia ka koeficientin 1.4. Barazimi është me kuotën mesatare 4.7.
Statistikat ndërkohë i japin 14% mundësi Shqipërisë për një fitore. Anglia dukshëm favorite është me 67% mundësi. Në anën tjetër barazimit i është vendosur 19% mundësi në bazë të situatës aktuale. -

Anglia humb mbrojtësin para ndeshjes me Shqipërinë
Marc Guehi është larguar nga grumbullimi i Anglisë për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Shqipërisë.
Mbrojtësi i Crystal Palace mungoi edhe në fitoren 2-0 kundër Serbisë për shkak të një problemi të vazhdueshëm në këmbë.
Thomas Tuchel shprehu më herët shpresën se lojtari mund të rikuperohej në kohë, por dëmtimi vazhdoi ta shqetësonte. Federata angleze konfirmoi se Guehi është rikthyer te klubi për të nisur fazën e rehabilitimit. Anglia do të udhëtojë drejt Tiranës me 24 lojtarë të gatshëm.
Që nga momenti kur Tuchel mori drejtimin e skuadrës, Guehi është bërë një element i rëndësishëm i mbrojtjes. Kontributi i tij ka ndihmuar Anglinë të vendosë një rekord prej 10 fitoresh radhazi pa pësuar gol. Anglia kryeson Grupin me 21 pikë, ndërsa Shqipëria ndodhet në vend të dytë me 14.