Tag: angli

  • VIDEO/ Gol dhe asist brenda 10 minutave, lojtari shqiptar rrëmben skenën në Angli

    VIDEO/ Gol dhe asist brenda 10 minutave, lojtari shqiptar rrëmben skenën në Angli

    Roko Vata ka përmbysur i vetëm Portsmuthin. Futbollisti shqiptar ka rrëmbyer skenën në Angli. Vata dha asisit në minutën e 46 të takimit, kur Louza ktheu përkohësisht barazimin.
    Ndërkohë vetëm 10 minuta më vonë ishte vetë futbollisti i talentuar ai që e dërgoi topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Aktualisht shifrat e sfidës janë në 1-2 në favor të Uatfordit, teksa loja është ende duke u zhvilluar./Sport Ekspres/

  • “Sa herë më kanë tallur kur e quaja raketë”! Trajneri i Hull në Angli lë pa fjalë tifozët me Arbër Hoxhën: Do ta merrja me vete

    “Sa herë më kanë tallur kur e quaja raketë”! Trajneri i Hull në Angli lë pa fjalë tifozët me Arbër Hoxhën: Do ta merrja me vete

    Arbër Hoxha është fjala e momentit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kroaci. Lojtari shqiptar po performon në nivelet më të larta, teksa në ndeshjen e fundit ka shënuar dhe asistuar brenda 45 minutash në kampionat, ndërsa më herët, ishte ylli i ndeshjes kundër Fenerbahces.Fjalët më të mira po vijnë për të nga e gjitha Kroacia, por një deklaratë e fundit e trajnerit të Hull, Sergej Jakirovic, ishte padyshim befasuese. Aktualisht Jakirovic është trajneri i Hull në Championship në Angli dhe nuk e fshehu prapaskenën që e dëshironte Hoxhën në Angli, por transferimi nuk u arrit për probleme burokratike. I pyetur nga mediat kroate në lidhje me këtë super formë të Hoxhës, Jakirovic tha:
    “Çfarëdo që të them për Arbrin është kotësi fjalësh për mua gjithsesi, sepse e njoh shumë mirë atë djalë dhe ai erdhi te Dinamo Zagreb me iniciativën time. Sa herë më kanë tallur kur e kam quajtur raketë dhe e di shumë mirë çfarë kam thënë dhe qëndroj pas çdo fjale. Ai është një sulmues krahu i vërtetë, vertikal, agresiv, i shpejtë, i drejtpërdrejtë dhe me një gjuajtje të shkëlqyer, me të cilën mund të zgjidhë çdo situatë në të cilën ndodhet.
    Në çdo bisedë ishim sa më të ndershëm dhe të hapur dhe ai ka cilësitë e një atleti të vërtetë. Duhet të theksoj gjithashtu se ai vetë kishte një dëshirë të madhe për të ardhur te Dinamo, kështu që më tha se do të vinte për përgatitje sido që të ishte dhe do të nënshkruante çdo gjë, vetëm për t’u bërë lojtari ynë. Do të doja të theksoja faktin se një pjesë e madhe e punës u bë nga z. Robert Markulin nga Slaven Belupo, të cilin dua ta falënderoj, sepse Dinamo sot ka një lojtar kaq të karaktershëm dhe të shkëlqyer.
    Unë personalisht doja ta sillja Arbërin te Hull këtë verë, por u penguam nga embargoja dhe, duke pasur parasysh kontratën e tij ekzistuese me Dinamon, ai nuk mundi të vinte. Kjo tregon mjaftueshëm se çfarë mendoj për të”, tha trajneri i Hull. /Sport Ekspres/

  • Angli, katër gram kokainë e dërgojnë në burg shqiptarin 35-vjeçar

    Angli, katër gram kokainë e dërgojnë në burg shqiptarin 35-vjeçar

    Klajdi Mehalla, 35 vjeç, me banim në Birkenhead, Merseyside, është dënuar me tre vite e gjysmë burg nga Gjykata e Staffordit në Angli, pasi u shpall fajtor për përfshirje në një rrjet të trafikut të kokainës dhe kanabisit.

    Mehalla u ndalua në prill nga efektivët e policisë gjatë një operacioni proaktiv në zonën e Rugeley, ndërsa ndodhej në një makinë të siguruar në emër të një personi tjetër. Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan katër pako me kokainë si dhe mesazhe në telefonin e tij që reklamonin shitjen e drogës në zonë. Ai pretendoi fillimisht se droga ishte për përdorim personal.
    Hetimet zbuluan se Mehalla luante një rol kyç në një grup të organizuar kriminal me lidhje me Shqipërinë, duke shpërndarë drogë për llogari të këtij rrjeti në disa qytete të Anglisë.
    Në bazë të provave të mbledhura, autoritetet e akuzuan atë për posedim me qëllim shpërndarjeje të kokainës, përfshirje në shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit, si dhe përdorim të një automjeti pa siguracion të detyrueshëm.
    Më 23 maj, Mehalla pranoi fajësinë për akuzat dhe sot (26 shtator) u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg.
    Ky arrestim është pjesë e një operacioni të nisur nga policia e Staffordshire së cilës i referohet Top Channel, në maj 2023 për të goditur krimin e organizuar. Deri më tani, mbi 1,000 persona janë arrestuar për vepra penale që lidhen me drogën dhe armët.
    Autoritetet britanike theksojnë se vijojnë me përkushtim luftën kundër rrjeteve të mëdha kriminale që veprojnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

    Top Channel

  • “Do t’i vras të gjithë djemtë e familjes”/ Si përplasja mes dy shokëve në Angli solli 5 vrasje të bujshme, njëra u zbulua sot

    “Do t’i vras të gjithë djemtë e familjes”/ Si përplasja mes dy shokëve në Angli solli 5 vrasje të bujshme, njëra u zbulua sot

    SPAK zbardhi sot vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në vitin 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit.

    Në pranga janë vënë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, ndërsa në kërkim u shpallën porositësi Aurel Hoxha, dhe Sajmir Kolaveri.
    Por si nisi saga e hakmarrjes mes dy familjeve nga Burreli, Lleshi dhe Hoxha.
    Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se Arben Lleshi dhe Agim Hoxha, dikur shokë, ishin nga e njëjta zonë në Burrel dhe janë marrë me veprimtari droge në Angli.
    Agimi ishte i pari në fushën e narkotikëve dhe mori Arbenin. Kur ky e xhelozi se pse shoku punonte më shumë, e vrau, e futi në një makinë dhe e dogji.
    Pas ngjarjes, Arbeni u tha të afërmve që “nuk e bëra unë” dhe për ngjarjen sajoi histori si përplasje bandash.
    Kur u zbulua që vrasjen e kishte bërë Arbën Lleshi, Aureli, vëllai i viktimës tha që “do t’i vras të gjithë djemtë e familjes Lleshi”.
    Kur u vra Arben Leshi në burg nga Sokol Mjacaj, askush nuk e mori trupin e tij të pajetë nga frika e hakmarrjes, dhe u varros nga shërbimet e bashkisë.
    Historia e vrasjeve:
    2012 Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën në Angli
    2012 Aureli për hakmarrje ka vrarë në vitin 2013 Xhevit Lleshin
    2016 Vritet Hajredin Lleshi
    2020 Vritet Klevis Lleshi
    2023 Vritet Arben Lleshi brenda burgut nga Sokol Mjacaj

    Top Channel

  • “Do t’i vras të gjithë djemtë e familjes”/ Njëra u zbulua sot, si përplasja mes dy shokëve në Angli solli 5 vrasje të bujshme

    “Do t’i vras të gjithë djemtë e familjes”/ Njëra u zbulua sot, si përplasja mes dy shokëve në Angli solli 5 vrasje të bujshme

    SPAK zbardhi sot vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në vitin 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit. 
    Në pranga janë vënë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, ndërsa në kërkim u shpallën porositësi Aurel Hoxha, dhe Sajmir Kolaveri. 
    Por si nisi saga e hakmarrjes mes dy familjeve nga Burreli, Lleshi dhe Hoxha. 
    Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se Arben Lleshi dhe Agim Hoxha, dikur shokë, ishin nga e njëjta zonë në Burrel dhe janë marrë me veprimtari droge në Angli. 
    Agimi ishte i pari në fushën e narkotikëve dhe mori Arbenin. Kur ky e xhelozi se pse shoku punonte më shumë, e vrau, e futi në një makinë dhe e dogji. 
    Pas ngjarjes, Arbeni u tha të afërmve që “nuk e bëra unë” dhe për ngjarjen sajoi histori si përplasje bandash. 
    Kur u zbulua që vrasjen e kishte bërë Arbën Lleshi, Aureli, vëllai i viktimës tha që “do t’i vras të gjithë djemtë e familjes Lleshi”. 
    Kur u vra Arben Leshi në burg nga Sokol Mjacaj, askush nuk e mori trupin e tij të pajetë nga frika e hakmarrjes, dhe u varros nga shërbimet e bashkisë. 
    Historia e vrasjeve: 
    2012 Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën në Angli 
    2012 Aureli për hakmarrje ka vrarë në vitin 2013 Xhevit Lleshin 
    2016 Vritet Hajredin Lleshi 
    2020 Vritet Klevis Lleshi 
    2023 Vritet Arben Lleshi brenda burgut nga Sokol Mjacaj 
     

  • “Do t’i vras të gjithë djemtë e familjes”/ Si përplasja mes dy shokëve në Angli solli 5 vrasje të bujshme, njëra u zbulua sot!

    “Do t’i vras të gjithë djemtë e familjes”/ Si përplasja mes dy shokëve në Angli solli 5 vrasje të bujshme, njëra u zbulua sot!

    SPAK zbardhi sot vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në vitin 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit.

    Në pranga janë vënë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, ndërsa në kërkim u shpallën porositësi Aurel Hoxha, dhe Sajmir Kolaveri.
    Por si nisi saga e hakmarrjes mes dy familjeve nga Burreli, Lleshi dhe Hoxha.
    Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se Arben Lleshi dhe Agim Hoxha, dikur shokë, ishin nga e njëjta zonë në Burrel dhe janë marrë me veprimtari droge në Angli.
    Agimi ishte i pari në fushën e narkotikëve dhe mori Arbenin. Kur ky e xhelozi se pse shoku punonte më shumë, e vrau, e futi në një makinë dhe e dogji.
    Pas ngjarjes, Arbeni u tha të afërmve që “nuk e bëra unë” dhe për ngjarjen sajoi histori si përplasje bandash.
    Kur u zbulua që vrasjen e kishte bërë Arbën Lleshi, Aureli, vëllai i viktimës tha që “do t’i vras të gjithë djemtë e familjes Lleshi”.
    Kur u vra Arben Leshi në burg nga Sokol Mjacaj, askush nuk e mori trupin e tij të pajetë nga frika e hakmarrjes, dhe u varros nga shërbimet e bashkisë.
    Historia e vrasjeve:
    2012 Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën në Angli
    2012 Aureli për hakmarrje ka vrarë në vitin 2013 Xhevit Lleshin
    2016 Vritet Hajredin Lleshi
    2020 Vritet Klevis Lleshi
    2023 Vritet Arben Lleshi brenda burgut nga Sokol Mjacaj

    Top Channel

  • “Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur”, në Angli bëhen gati për rikthimin e bujshëm të Harry Kane

    “Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur”, në Angli bëhen gati për rikthimin e bujshëm të Harry Kane

    24 Shtator 2025

    19:04

    Telesport

    Pavarësisht super formës që ka treguar dhe statistikave në anën e tij, Harry Kane mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich.
    Në kontratën që nënshkroi kur u largua nga Tottenham te Bayern, ka një pikë në të cilën thuhet se sulmuesi mund të largohet pas sezonit të tretë për kluazolën 65 milionë euro.
    Mediat angleze raportojnë se Harry Kane do të rikthehet në Angli dhe më shumë mundësi tek ish-ekipi i tij, te Tottenham. Trajneri aktual i Spurs, Thomas Frank, nuk hezitoi të shprehte qëndrimin e tij mbi këtë mundësi që po përflitet shumë në ditët e fundit.
    Në një prononcim për mediat vendase, trajneri danez komentoi se “Kane do të jetë gjithmonë i mirëpritur” dhe shtoi se, megjithëse nuk beson se sulmuesi do të largohet nga Gjermania, “nëse vendos të kthehet, do të jetë më shumë se i mirëpritur”.

  • Rekordi i Shearer tundon Kane, “bomberi” mund të rikthehet në Angli?

    Rekordi i Shearer tundon Kane, “bomberi” mund të rikthehet në Angli?

    Harry Kane mund të largohet nga Bayern Munich, kjo si pasojë e një klauzolë të përfshirë në kontratë, e zbuluar nga e përditshmja gjermane Bild. Kapiteni i “Tre Luanëve” është nën kontratë me Bayern edhe për dy vite të tjera, por në 2023, kur firmosi kontratën me gjigandët gjerman, Kane dhe përfaqësuesit e tij ligjor lanë një dritare të hapur për t’u rikthyer sërish në Angli.
    Në fund të këtij sezoni, Harry Kane mund të largohet, nëse ky është vullneti i tij, por më parë çdo skuadër duhet të paguaj 56,3 milionë paund, ky është çmimi i fiksuar në kontratë. I pyetur pak kohë më parë në lidhje me këtë opsion, Harry Kane ishte i prerë, duke theksuar se në Mynih ndihet shumë mirë, për më tepër që edhe familja e tij është përshtatur shumë mirë.

    Lajmi i bërë publik nga Bild ka bërë jehonë edhe në Angli ku Daily Mail shkruan se ka vetëm një arsye që mund të rikthejë Harry Kane në ishull, rekordi i Alen Shearer. Kane u largua nga Anglia me 213 gola të shënuar në Premier League, vetëm 47 gola larg rekordit të Shearer. Nëse “bomberi” anglez e ka këtë si objektiv atëherë kjo është vera e duhur për t’u larguar përpara se të jetë vonë.
    Pavarësisht këtij tundimi, për të thyer këtë rekord, duket pak e vështirë që Kane të largohet nga Bayern, një skuadër që i dha mundësinë të fitonte trofe në karrierë. Me paraqitjet e tij, Kane është kthyer në një idhull të tifozëve te Bayern pasi ka realizuar 98 gola në 103 ndeshje, shifra të jashtëzakonshme.
    Edhe këtë sezon sulmuesi anglez ka shfaqur një formë të shkëlqyer teksa ka realizuar 13 gola, dy herë më shumë se sa Haaland. Bayern as që ka ndërmend të heq dorë nga Harry Kane, madje po mendojnë të rinovojnë kontratën deri në 2028.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Vetëvrasja e shqiptarit në Angli, zyrtarët britanikë injoruan paralajmërimet e Leonard Farrukut

    Vetëvrasja e shqiptarit në Angli, zyrtarët britanikë injoruan paralajmërimet e Leonard Farrukut

    Leonard Farruku

    BRITANI E MADHE- Leonard Farruku, një 27-vjeçar nga Shqipëria, i cili humbi jetën në dhjetor 2023 në bordin e anijes Bibby Stockholm në Dorset, ishte mashtruar për të shkuar në këtë mjet akomodues, pavarësisht refuzimit të tij të prerë dhe paralajmërimeve për gjendjen e tij të rënduar mendore, raporton The Guardian.
    Gjatë seancës hetimore në Bournemouth këtë javë, një punonjës komunitar dëshmoi se Farruku kishte refuzuar hapur të shkonte në anije, por më 3 nëntor ishte gënjyer se do të transferohej në një hotel tjetër, kur në fakt u çua në anijen e kontestuar të përdorur nga Ministria e Brendshme britanike për strehimin e azilkërkuesve.
    Hetimi mësoi gjithashtu se më 3 nëntor 2023, një email urgjent i dërguar nga kompania kontraktuese Clearsprings për gjendjen e rënduar mendore të Farrukut, nuk u ndoq nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme. Tim Rymer, ish-zëvendësdrejtor për akomodimin e të rriturve dhe familjeve në Home Office, pranoi se “ndoshta” ekipi i tij duhej të kishte reaguar. 
    Farruku ishte vendosur më parë në një hotel në Devon, ku kishte filluar të shfaqte sjellje të paqëndrueshme psikologjikisht që prej korrikut.

    Leonard Farruku ndërroi jetë në dhjetor pa e ditur se ai kishte fituar të drejtën për të punuar në Angli e drejtë e cila iu dha nga Home Office. I riu shqiptar kishte mbërritur në Angli prej një viti dhe qëndronte në një azil në Bibby Stokholm. Ai u kishte paguar kontrabandistëve 4,000 euro për të shkuar në Britani ilegalisht me një varkë të vogël përtej Kanalit në gusht 2022. Më pas, ai kishte kërkuar azil dhe kërkesa e tij po shqyrtohej në mënyrë aktive nga Zyra e Brendshme në kohën e vdekjes së tij më 12 dhjetor të vitit të kaluar. Farruku kishte aplikuar për të punuar në një profesion me mungesë, siç lejohet sipas rregullave të Home Office dhe e kishte fituar. Lajm të cilin nuk arriti ta merrte arsye e cila ende mbetet e dyshimte pasi autoritet thone se disa ditë para vdekjes së të riut i ishte dërguar njoftimi./ZËRI

  • Fshehën pistoletetën brenda televizorit dhe ‘e nisën’ me kamion për Angli, arrestohet organizatori në Shkodër

    Fshehën pistoletetën brenda televizorit dhe ‘e nisën’ me kamion për Angli, arrestohet organizatori në Shkodër

     

    sergest meti-Roseljo Arifi

     
    TIRANË- Roseljo Arifi 20-vjeç, i shpallur në kërkim për trafik armësh nga Shqipëria në Angli është arrestuar nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij në Shkodër. Pas ndalimit të Jurgen Susa dhe Segest Meti gjatë ditës së djeshme, dy të arrestuarit janë marrë në pyetje nga policia dhe kanë pranuar njohurinë për aktivitetin e paligjshëm. Tre të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrn u zbuluan një ditë më parë, teksa kishin nisur armë zjarri drejt Anglisë. Pistoleta me silenciator ishte në brendësi të një televizori, në një kamion, ndërsa shoferi nuk kishte dijeni.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasi: R. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli”, njoftoi policia ditën e sotme.
    Dy të arrestuarit e tjerë, Jurgen Suca dhe Segest Meti, kanë deklaruar në polici se nuk kanë qenë në dijeni për dërgimin e armëve. Ata bëjnë përgjegjës të arrestuarin e tretë, Roseljo Arifi, i cili dyshohet të jetë organizatori. Sipas dëshmisë së tyre, Arfifi i ka thitrrur për të kryer realizimin e transportit të armëve drejt Anglisë.

    Por si ra në gjurmët e tyre policia? Pas informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë kanë ndalur për kontroll një kamion në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, të ndarë në pjesë. 
    Identifikimi i tyre u bë më pas përmes këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë në Shkodër, në vendin ku ishte dorëzuar televizori. Ndërkohë, hetimet paraprake tregojnë se kjo nuk është hera e parë që ky rrjet ka organizuar trafik të tillë. Grupi ka transportuar armë edhe nëpërmjet linjave të transportit që mernin e sillnin pako nga shqiperia në angli familjarëve të të arrestuarve./ZËRI